Skip to main content

Të vlersojmë tolerancën

- Mirëmëngjesi, Ilir! Përse u vonove? - e pyeti mësuesi.

- Isha me nënën në spital, te babai; është plagosur në kokë. - Po si ndodhi? - pyeti me keqardhje mësuesi.

- Na thanë se një djalë deshi të kalonte me vrap para makinës, ndërsa babai po e ngiste me shpejtësi, sepse po çonte një grua në spital. Djali dhe gruaja shpëtuan, vetëm babai u plagos në kokë. Sot do ta operojnë.

- Po, kush qe ai djalë?

- Nuk dimë, se iku me vrap.

- Për fat të keq, të tillë ka, edhe jo pak, - tha mësuesi me inat.


 - Ti Ilir, kur të duash, shko tek babai, ke leje nga unë. - Faleminderit! - tha Iliri.

Unë isha zbehur. Ballin e mbështeta mbi dorë dhe bëja sikur shikoja
fletoren e detyrave. Zemra më rrihte me forcë dhe nuk kisha guxim as të ktheja kokën nga banka e Ilirit". Po sikur babai i Ilirit të vdesë"?!

Mami m'i dha paratë, megjithëse më kish hequr veshët një natë më parë për pantallonat dhe u nisa për të dalë. Të dera ndenja një çast dhe u ktheva:

- Mami!

- Urdhëro, more bir, ç'ke, s'të dalin paratë?

- Më dalin, më dalin, po e di pse i dua?

- Ti më the se do të blesh diçka. Ti nuk shpenzon kot.

- Do të blej fruta dhe do të shkoj në spital te babai i një shokut tim, Ilirit.

- Po, nga se vuan babai i shokut tënd?

- Nga unë! - i thashë me gjysmë zëri.

- Ti!? Pse?

Mbështeta fytyrën në prehrin e saj dhe, duke qarë, i tregova gjithçka. Kur mbarova, ajo nuk foli, por u ngrit, u vesh dhe dolëm bashkë.

Në një krevat pranë dritares, te pavijoni i dytë, pamë Ilirin që po rrinte

pranë të atit kokëlidhur. Kur na pa në derë, i ati i tha Ilirit gjithë gëzim.

- Shiko, shiko, më duket se ky është Loni, paska ardhur të më vizitojë! Me të dëgjuar këto fjalë, unë shtanga në vend. Rrushi sa s'më ra nga duart. S'dija çfarë të bëja. Lashë rrushin në komodinë dhe iu hodha të sëmurit në krahë.

- Më fal, xha Petro, më fal! Unë isha ai djali që deshi të kalonte makinën. Nga unë e pësove ti.

Ai më përqafoi.

Mami filloi ta pyeste për shëndetin, ndërsa unë dhe Iliri dëgjonim dhe herë-herë shihnim njëri-tjetrin në sy. Me vështrimin e vet të çiltër, Iliri më fali për atë që kisha bërë.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more