Mos e fshih fajin
Agimi e donte shumë gjyshen dhe shkonte shpesh te ajo.
Një ditë kur po luante vetëm në dhomë, theu një pasqyrë.Për të mos e kuptuar se e theu, u largua menjëherë.
Megjithëse dora i dhembte nga një cifël që i kish hyrë, ai e duroi e s'i tha njeriu.
Gjyshes i erdhi keq kur pa pasqyrën e thyer.
Pyeti njerëzit e shtëpisë, por asnjë nga ata s'e kish thyer.
Kur iu keqësua dora, Agimin e shpunë te mjeku.
Mjeku i hoqi ciflën e vogël të qelqit që i kish hyrë dhe e mjekoi.
Të nesërmen shkoi te gjyshja.Ai i kërkoi të falur, se nuk i kishte treguar për pasqyrën që e theu.
- S'ka gjë, Agim, por herën tjetër mos e fshih fajin, se kështu bën një faj edhe më të rëndë !
tregimi mos e fshih fajin,fajin,mos e fsheh fajin,mos e mshef fajin tregimi
loading...
Lexo edhe: