Skip to main content

Ujku - tregim nga Dritëro Agolli

Isha vetëm në mes asaj lugine anës Devollit të mbuluar me dëborë.

Ndoshta kishte edhe të tjerë që ecnin si unë, po as i njihja, as ndieja. Isha atëherë 13 vjeç, po kisha një trup të gjatë dhe krahë të fortë. Kthehesha në fshatin tim nga shkolla, që mbante ndonjë orë larg. Trastën e librave e kisha hedhur në qafë dhe, me opingat e lidhura me gjalmë leshi, çaja dëborën që kërciste si kripë e thatë. Kur iu afrova dy lisave të mëdhenj, ndjeva një ulërimë të largët, që i ngjante ulërimës së një qeni të llahtarshëm.

Ndala dhe zemra më rrahu. Shikova diku në kodër dhe preva për një çast frymën.

- Ujk! - thashë.

- Sytë e mi vanë në dy lisat e mëdhenj.

- Vrapo! - i thashë vetes. - Dhe iu qepa lisave binjakë, se kisha dëgjuar që, kur derdhen në dimër ujqit, e mira e të mirave është të hipësh në ndonjë pemë për t'iu shpëtuar dhëmbëve të tyre të mprehtë.

- Shpejt!

Era frynte dhe degët e lisave të mëdhenj vërshëllenin, po tani e ndjeva veten më të siguruar se atje poshtë në dëborë. Dhe, megjithëse isha lart dhe e ndjeja se asgjë e keqe nuk mund të ndodhte, m'u drodh zemra dhe dhëmbët filluan të më kërcitnin.

Poshtë meje, fare pranë, dy metra afër këmbëve, vinin vërdallë pesë ujq. Dy ishin më të mëdhenj dhe tre më të vegjël, që u shëmbëllenin këlyshëve të një bushtre. Ai më i bëshmi dhe më i egri duhet të ishte i ati i tre të vegjëlve, kurse ajo më e dobëta dhe më e holla, që rrinte pranë të vegjëlve, patjetër ishte e ëma. Ujku, i ati i këlyshëve, herë pas here e ngrinte kokën nga unë dhe mua më dukej se i kërciste dhëmbët. O, sa ishte ajo koka e tij. Ajo ishte shumë më e madhe se e qenit. Balli ishte i gjerë dhe qafa e trashë e mbulu- ar me një lesh të murrmë, që i rrinte si një jakë e trashë.

Veshët qëndronin të ngritur lart e dukeshin sikur dëgjonin gjithçka që bëhej rreth e qark, dëgjonin edhe të rrahurat e zemrës sonë. Po sytë? Si shkëlqenin ata me një dritë si të verdhë, me një dritë të frikshme! Dy herë m'i nguli ai ata dy sy dhe ajo dritë e verdhë për pak sa m'i mori mendtë, po u mbajta.


- Mos u tremb. Ai nuk mund të ngjitet. Shtrëngohu pas degës! - i thashë vetes.

Ndërsa ujqit e vegjël hidheshin nëpër dëborë dhe luanin me t'ëmën, i ati i tyre u shtri m'u në fund të lisit, dy metra poshtë meje.

"- O ujk i paturpshëm"! - mendova unë duke u dridhur. U mata njëherë të merrja një copë dëborë, që kishte mbuluar degët e lisit e t'ia hidhja atij të paturpshmit drejt e në kurriz, po pata frikë se mos e egërsoja dhe ngriva në vend.

Kisha dëgjuar për ujqit në përralla, por me sy kurrë nuk i kisha i parë. Tani e kisha nën këmbët e mia. Ndoshta, po të mos ishte ai lisi i madh, lisi i fortë, mua do të më kishin shqyer ata.

U drodha. Tre ujqit po grindeshin me njeri-tjetrin. Ata po shqyenin trastën time dhe po hanin bukën që më kishte mbetur. Ujku i madh, i ati, vazhdonte të rrinte i shtrirë, por i shikonte me zemërim të vegjlit dhe të ëmën e tyre. Ai ndoshta nuk kishte qejf që ata të grindeshin për atë copë bukë në fund të trastës sime. Por, më shumë duhet t'i vinte inat për ulkonjën që ishte e shkujdesur dhe nuk ndërhynte t'i ndalte ata shamatanë të pabindur.

Zënkat ndërmjet tre të vegjëlve u trashën. Ata filluan të kafshonin njeri-tjetrin dhe të bënin një zhurmë, që fundja nuk mund të durohej nga babai nevrik. Atëherë ai u hodh me një të kërcitur të dhëmbëve dhe me një ulërimë të llahtarshme i solli në vete të bijtë. Ku jemi kështu? Duhet të kemi një çikë respekt, ashtu siç i ka hije një ujku të nderuar, apo duhet të jemi për çdo gjë grindavecë? Pa fjalë. Dhe të vegjlit u larguan të heshtur e duke kthy- er herë pas here prapa kryet me sy të dëshpëruar e të fyer. Ujku pastaj e hapi gojën, mori me dhëmbë trastën time, e shkundi dy-tri herë dhe mbi dëborë ranë shishja e bojës, fletorkat, librat, pena me kalemin dhe copat e bukës. Ai i ndau dhe ftoi të bijtë të hanë të qetë.

Unë shikoja nga lisi. Ulkonja dhe ujku me dukeshin të ligj. Ujku, në të vërtetë nuk më pëlqente, se ai në një farë mënyre mjaft të paturpshme dhe krejt haptazi synonte të më hante mua dhe ndoshta trupin tim t'ua ndante, si atë copën e bukës, të vegjëlve të tij. Për këtë qëllim ai nuk përtonte të priste nën lis, gjersa unë të zbritja në dëborë dhe pastaj ai të më hidhej. Po mbahesha me gishtat e mi të hollë e të mpirë nga era e dimrit. Shikoja kurrizin e tij të zi me lesh të trashë, si tel me lesh të ashpër.

Po fillonte të ngrysej, po ujku vazhdonte të rrinte i shtrirë nën këmbët e mia me veshë të ngritur, duke më ndjekur.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more