Skip to main content

Posts

Duhanpirja shkakton KANCER TË GOJES !

Duhanpirja shkakton KANCER TË  GOJES ! Kur ju pini duhan....realishtë ju e djegni veten, jo duhanin.. Mos e djeg veten..... STOP duhanpirjes ! Burimi: Valdet Kamberi

A e keni ditur !?

Syri njerëzorë është me fuqi analizuese 576 mega pixel . Kornea janë indet e vetme që nuk kërkojnë gjak në trupin e njeriut por oksigjenin e nevojshem e merr nga ajri. Allahu i Madhëruar thotë: ''Kjo është mirësi e Allahut, që ia jep atij që do, e Allahu është i zoti i dhuntisë së përsosur''. [Xhuma:4 ] Burimi: Valdet Kamberi

Kujdes nga mendjemadhësia

Mendjemëdhenjt janë njerëzit që më së paku kuptojnë, sepse zemrat i kanë të mbushura me iluzion, e kur t'ju vi e vërteta përmbyten. Allahu, Fuqiplotë, thotë: "Do ti largoj nga faktet e Mia ata që janë mendjemëdhenj". Kurse njerëzit me kuptim më të madh janë njerëzit modest. Shejh Abdul-Aziz Tarifi Burimi: Bekir Halimi

Si ti fshijmë mëkatet?

Pas çdo namazi mundesh ti fshish mëkatet. Si? Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: Kush pas çdo namazi lavdëron Allahun (subhanallah) 33 herë, falënderon Allahun 33 herë dhe madhëron Allahun (Allahu Ekber), e kështu bëhen 99 herë dhe e plotëson njëqindshin me: ska hyjni që meriton adhurim veç Allahut, i cili është i Vetëm dhe pa ortak, të cilit i takon pushteti dhe falënderimi dhe Ai është i gjithëmundshmi (la ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir), i falen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit". Muslimi Burimi: Hoxhë Bekir Halimi

Viti i ri dhe bredhi; simbolet e paganizmit (besimeve të kota)

Viti i ri, po ashtu edhe bredhi, s’janë gjë tjetër veç së prej traditave të popujëve paganë, si shkak i injorancës së tyre ata i shpiken dhe i bën pjesë të riteve të tyre fetare. Kjo ndodhi shumë vite para së të krishterët t’i praktikonin, pastaj, erdhën të krishterët dhe i përvetësuan dhe kështu vazhdoi praktikimi i tyre edhe në ditët tona. Më llomin e dalë nga kjo humnerë u njollosën edhe disa myslimanë, ku iu bashkuan paganëve dhe të krishterëve në festimin e vitit të ri dhe vendosjes së bredhit! Kjo festë dhe ky bredh, përveç së nuk ka të bëjë asgjë me islamin, fillet i ka thellë në paganizëm, e aspak nuk ka bazë as në dhiatën e re (Inxhili apo Bibla), mirëpo, të krishterët filluan t’i praktikojnë shumë vite me vonë, pastaj, fatkeqësisht u bë festë edhe tek disa myslimanë. Sipas gjithë asaj që dihet, kjo festë, posaçërisht vendosja e bredhit, nga të krishterët, ka filluar të praktikohet në periudhën e mesjetës në Gjermani, ku aty praktikohej edhe nga idhuj

Cilat janë elementet e qarkut rregullues?

Elementet e qarkut rregullues janë: Inputet madhësia hyrëse(I) Pengesat inputet e pa pritura(P) Njësia qeverisëse (X) Sinjalet qeverisëse (SQ) Sinjalet korrektuese(SQ) Njesia e qeverisur (SK) Procesi transformues(Y) Outputet madhësia dalëse(O) Lidhja e sërishme prapavajtëse(LSP)

Objekti i së drejtës civile

E drejta civile studion marrëdhëniet juridiko-civile. Pra është tërësi normash juridike civile me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror. Në teori thuhet se, objekti i së drejtës civile janë raportet shoqërore me karakter pasuror, si dhe raportet tjera shoqërore që fillimisht nuk kanë karakter pasuror, por në instancë të fundit edhe atom und të shprehen në vlerë pasurore. E drejta civile është degë e së drejtës dhe si e tillë ajo rregullon marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror si dhe disa marrëdhënie shoqërore që fillimisht janë jo pasurore por në instancë të fundit shprehen si pasurore. E drejta civile edhe pse shpesh identifikohet me të drejtën private, ajo nuk është e njejtë. E drejta private është degë e së drejtës e cila rregullon edhe objektin e së drejtës civile por edhe objektin e disa degëve tjera të pavarura të së drejtës. E drejta civile është në lidhmëni të drejtë me ndarjen e përgjithshme të së drejtës private dhe publike, pra ius public

Shqiptar e musliman, shtrëngoni shtretërit dhe lironi rripat!!!

Shqiptar, duroni edhe pak rrahjet, padrejtësitë dhe Car Dushanat, se vetëm edhe 15 vjet, Maqedonia do të bëhet shtet shqiptar dhe musliman, kështu na tha Georgievski që njihet për mendimet e tij bombë, duke u mbështetur në argumentet demografike në Maqedoni. Mbase një shpëtim të kësaj natyre e provuan edhe përmes miratimit të ligjit të natalitetit në pjesën maqedonase, por as kjo nuk i ndezi. Tani të nderuar le xues i bie që shqiptarët ta braktisin shqetësimin për ekonominë, politikën e publicistikën dhe t'ia mësyjnë shtretërve, t'i thonë grave të tyre, mbahuni gra se jeni duke kontribuar për popull, jini krenare! Shumëkush me këtë deklaratë do të jetë i prirë t'i arsyetojë dështimet e kohës së sotme, sepse nuk janë gjatë, vetëm edhe 15 vjet. Megjithëkëtë, dështimi i sotëm nuk arsyetohet për hir të së nesërmes gjoja të ndritur, edhe sikur nesër sigurt do të bëhemi më të fortë se vetë Amerika! Burimi: Iljasa Salihu

Mirë me të gjithë, por i mirë për asnjërin!

Ata që nuk kundërshtojnë kurrë dhe ata që nuk kundërshtohen asnjëherë, thjeshtë janë hije që ecin sikurse qeniet njerëzore dhe veprojnë sikurse qeniet tjera. Të kundërshtuarit në vete ngërthen edhe ofrimin e shtegut, vetëm se duhet lexuar a dëgjuar pak më thellë, ngaqë thjeshtë kundërshtimi nuk bëhet vetëm për t’u shfryrë. Burimi: Iljasa Salihu

Kur e sheh dikë më të vjetër se ti dhe kur e sheh ndonjë më të ri se ti

“Kur e sheh dikë më të vjetër se ti; thuaj: ky më ka parapri me iman e punë të mira, atëherë ai është më i mirë se unë. Po kur e sheh ndonjë më të ri se ti; thuaj: unë këtij i kam parapri me gjynahe dhe mëkate, andaj ai është më i mirë se unë.” (Bekr b. Abdullah el-Muzenijj) (Përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Othman Ibn Affani qëndronte pranë ndonjë varri qante derisa edhe mjekra i lagej

Othman Ibn Affani qëndronte pranë ndonjë varri qante derisa edhe mjekra i lagej. Përkujton Xhennetin dhe Xhehennemin e nuk qanë ndërsa kur e sheh varrin qanë?! –e pyetën. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë –filloi të sqarojë Othmani-: “Vërtetë, varri është shtëpia e parë e Ahiretit, nëse njeriu shpëton aty, atëherë çdo gjë që vjen është më e lehtë, ndryshe çdo gjë që vjen është me e vështirë.” [Transmeton Ibni Maxheh (4257) ndërsa Albani e ka klasifikuar hasen -të mirë.] Burimi: Valdet Kamberi

Ta ruajmë buzëqeshjen për hapjen e ndonjë ndërmarrje prodhuese

Kosova po lavdërohet me një burg të ngjashëm si hotel. Sot përgjatë përurimit të burgut pamë fytyra të buzëqeshura të zyrtarëve, shumica e të cilëve nëse do të kishte drejtësi në Kosovë do të duhet të jenë së shpejti banor të atij burgu me pesë yje. Ata aq shumë ishin lumturuar, sa të krijohej përshtypja se po hapin ndonjë shkollë. Sidoqoftë në atë burg do të ketë të dënuar me të drejtë dhe të dënuar me pa të drejtë, ai sërisht është burg, të paktën të kihej ndjesi gjatë ditës së hapjes që nesër do të mbyllen shumë njerëz kriminel e të pafajshëm, ashtu siç kemi edhe kategori të tilla në liri, ku shumë prej tyre e meritojnë burgun dhe kuptohen pjesa tjetër janë meritor të lirisë! Burimi: Iljasa Salihu

Pse të mos e përsërisim edhe ne shumë shpesh këtë lutje?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e përsëriste shpesh këtë dua, lutje. Pse të mos e përsërisim edhe ne shumë shpesh? Është kjo një lutje e cila më pëlqen shumë. اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوْذُ بِكَ مِنَ الْهَمِّ وَالْحُزْنِ، وَالْعَجْزِ وَالْكَسَلِ وَالْبُخْلِ وَالْجُبْنِ ، وَضَلَعِ الدَّيْنِ وَغَلَبَةِ الرِّجَالِ. Allahumme inní e’udhu bike minel hemmi vel huzni, vel axhzi vel keseli, vel buhli vel xhubni, ve daleid dejni ve galebetir rixhal. (O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mposhtja prej njerëzve). Buhariu 7/158. Shiko: “Fet’hul Bari” 11/173. Burimi: Hoxhë Bekir Halimi

Bredha, Lula, Baba Dimra krejt kto elemente krishtere futen në familjet Muslimane

" Bredha, Lula, Baba Dimra krejt kto elemente krishtere futen në familjet Muslimane, Goditje e madhe e Medias, deri para disa viteve ishte URIME VITI I RI tash po thonë URIME FESTAT ku hyn këtu edhe kërshëndellat, e me folë kundër Vitit të Ri thonë kshyre këtë të prapambeturin nga Afrika nga Azia " Hoxhë Bekir Halimi

Priteni edhe pak kur të del gazeta “Express” me një titull bombë...

Priteni edhe pak kur të del gazeta “Express” me një titull bombë: “Hoxhë Krasniqi thotë se është haram festimi i Vitit të Ri”! Ha, ha, ha, ec e mos qesh, thuajse Shefqeti e paska ndaluar festimin e kësaj feste të shpikur prej atyre që prej kohësh shpifën dhe sajuan gënjeshtra nga më të ndryshme në librat e shenjtë!     Iljasa Salihu

Ç'do punë që është e mirë dhe që është e keqe

Ç'do punë që është e mirë edhe nëse është e vogël, bëje. Ç'do punë që është e keqe edhe nëse është e vogël, lëre. Ka mundësi Allahu për një të mirë edhe nëse është e vogël të bëjë rahmet dhe për një të keqe edhe nëse është e vogël të bëjë lanet. Ibën Haxher el Askalani. Burimi: Bekir Halimi

Profetit Muhamed kur i vdiq gruaja e tij Hatixhja

" Profetit Muhamed kur i vdiq gruaja e tij Hatixhja shkonte i vizitonte shoqet e saja dhe ju dërgonte dhurata, Shoqeve të saja!? Ne gruas tonë nuk ja dërgojmë një dhuratë, Pastaj kta na flasin për romantikë, e kulmi i romantikës ka qenë te Muslimanët para 1400 viteve, Shih pas vdekjes së gruas së vet ka shku ju ka dërgu dhurata shoqeve të gruas vet për dashurinë që ka pas ndaj gruas së vet "   Bekir Halimi

Mbi diturinë

Dituria është themel i çdo vlere dhe burim i çdo virtyti, andaj sa më shumë e shton njeriu diturinë aq më shumë i pakësohen fatkeqësitë dhe problemet, pakësohen hyrjet dhe hilet e shejtanit, nëpërmjet të cilave ia prish adhurimin besimtarit. Ai që humbë shpresën në mëshirën e Allahut, atij i mungon dituria mbi gjerësinë e mëshirës, dhuntive dhe bujarisë së Allahut. Ai që i mburret veprave të veta dhe ka vetëpëlqim, atij i mungon dituria mbi mangësitë dhe dobësinë e vet dhe i mungon dituria mbi sasinë e obligimit që ka ndaj Allahut.   Ai që e humbë kohën në gjera të padobishme ose në gjera me rëndësi të vogël, atij i mungon dituria mbi prioritetet, etj.   Andaj sa më shumë që mëson njeriu aq më mirë e bënë më të mirën dhe largohet nga shumë gabime dhe fatkeqësi.   S'ka gjë me dobi aq të madhe për individin dhe shoqërinë sa dituria dhe nuk ka gjë me dëm dhe prishje më të madhe se sa injoranca.   Për këtë, shkaku kryesor i shumë problemeve është injoranca dhe zgjidhja e t

Rragata e hoxhallarëve!

Mos marrëveshjet për organizimin e jetës fetare në Luginën e Preshevës mes hoxhallarëve janë një kohë bukur të gjatë. Polarizime të mëdha mes grupeve grupimeve. Pikëpamje prej ma të ndryshmëve. Vështrime të llojeve të veçanta. E shumë çka tjetër kanë ndikuar dhe tani po ndikojnë që këto mos marrëveshje jo që të pakësohen e të stopohen, por me këtë mendësi bajraktarizmi e vetëpëlqime, të krijohen hendeqe edhe më të mëdha. Sigurisht që shumë faktor kan ë ndikuar që të jetë kjo gjendje fare e palakueshme, me mjerime të njëpasnjëshme. Por e pa pranueshme me gjithë këto hoxhallarë me diploma e pa diploma, me mastera e doktorata të vazhdohet edhe më tutje me mendësi adoleshenti!! Kujtoj vitet e shkollës së mesme në medresenë Alauddin, nxënës nga Sanxhaku kanë mësuar aty, atje nuk ka pasur medrese. Ata nuk kanë pasur kuadër të mjaftueshëm të hoxhallarëve dhe për muajin e ramazanit medresantet shkonin atje. Tani ku është Sanxhaku, një kallaballëk institucione arsimore, medres

Kritikat që bëhen për udhëheqësit e vdekur

Kritikat që bëhen për udhëheqësit e vdekur, ato në të vërtetë bëhen për të gjallët që kanë marr në kohën e tanishme model botëkuptimet e tyre të mbrapshta. Mua më duket se me këtë veprim mëtohet t’i mëshohet qenit të ngordhur për t’i frikësuar qentë e gjallë, përndryshe çdo kritikë për njerëzit e vdekur drejtuar pikërisht atyre, njëmend do të ishte e kotë dhe fyese padyshim! Burimi: Iljasa Salihu

Mjaft mësuam, lë të fillojmë të doktorojmë!!!

Kishte doktoruar edhe Ragmi Mustafa, Kryetar i Komunës së Preshevës. Ky vërtetë duhet të jetë gjeni. Ta mbash mbi supe gjithë atë bjeshkë dertesh e hallesh të popullit dhe sërish të gjesh kohë për të bërë shkencë, njëmend është për t’u përshëndetur ky zell politik dhe shkencor. Madje se ky është gjeni patëm rastin ta shohim edhe me mbjelljen dhe çrrënjosjen e lapidarit në Preshevë. Ky siguroi se ai lapidar nuk do të hiqet. Nëse eventualisht hiqet, ai do të jepte dorëheqje të parevokueshme prej pozitës së kryetarit dhe se Komuna e Preshevës do të ndërpriste çdo marrëdhënie me Serbinë. Ndërsa ky gjeni në mënyrë gjeniale mashtroi pupullin “gjinihall”! Sot ky ende është kryetar, kryen marrëdhënie edhe me Serbinë ose ka marrëdhënie me Serbinë (problem sintaksor), si dhe tani është edhe doktor shkence. Nesër ky pas gjithë atij mali dështimesh e përçarjesh, do të bëhet një profesor i rruar, më falni i rryer, derisa natyrisht do të kënaqet së shituri mend atyre që nderojnë

Më mirë një sallatë shope, sesa një sallatë fjalësh

Deri kur disa hoxhallarë do të flasin pa asnjë rregull dhe deri kur do të vazhdoni ta thoni të vërtetën në kohën dhe mënyrën e gabuar? Unë mendoj se shumë thirrësve Islam i duhet fillimisht një kurs dy vjetor për mësimin e gjuhës shqipe, sepse në këtë gjuhë po mundohen ta kumtojnë të vërtetën, pastaj edhe nja dy vjet tjera për mësimin dhe zhvillimin e artit të ligjërimit dhe të bërjes debat, sepse vërtetë shkretuat si është më së keqi. Gjuhën dhe kulturën arabe (ndërsa jo atë Islame) e keni mishëruar shumë keq me gjuhën shqipe dhe me sokëllimat që rëndom i shkojnë përshtati gjuhës së bukur arabe, por jo edhe asaj shqipe. Mjaft më përfituat nam prej skandaleve. Mediat pise këtë janë duke e pritur nga ju! Të vërteten thonë, por kujdes se ky popull ka probleme me shkronjën A, ndërsa shoh se disa ligjërojnë për të kuptuarit e shkronjës ZH. Vërtetë unë kam përfituar shumë prej gjithë hoxhallarve, Allahu i shpërbleftë, por ndiej nevojë që edhe hoxhallarët tashmë të përfitoj

Nuk është me rëndësi se sa orë gjumë i bën

Nuk është me rëndësi se sa orë gjumë i bën, por me rëndësi është se si e bën gjumin dhe se çfarë plane ke paraparë përgjatë ditës! Mendon ta shfrytëzosh kohën apo ta humbasësh atë, bjerrje kjo që vetëm përtacët e shquar një gjë të tillë (ta humbasin) mund ta bëjnë. Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more