Skip to main content

Rragata e hoxhallarëve!



Mos marrëveshjet për organizimin e jetës fetare në Luginën e Preshevës mes hoxhallarëve janë një kohë bukur të gjatë. Polarizime të mëdha mes grupeve grupimeve. Pikëpamje prej ma të ndryshmëve. Vështrime të llojeve të veçanta. E shumë çka tjetër kanë ndikuar dhe tani po ndikojnë që këto mos marrëveshje jo që të pakësohen e të stopohen, por me këtë mendësi bajraktarizmi e vetëpëlqime, të krijohen hendeqe edhe më të mëdha.
Sigurisht që shumë faktor kanë ndikuar që të jetë kjo gjendje fare e palakueshme, me mjerime të njëpasnjëshme. Por e pa pranueshme me gjithë këto hoxhallarë me diploma e pa diploma, me mastera e doktorata të vazhdohet edhe më tutje me mendësi adoleshenti!!
Kujtoj vitet e shkollës së mesme në medresenë Alauddin, nxënës nga Sanxhaku kanë mësuar aty, atje nuk ka pasur medrese. Ata nuk kanë pasur kuadër të mjaftueshëm të hoxhallarëve dhe për muajin e ramazanit medresantet shkonin atje.
Tani ku është Sanxhaku, një kallaballëk institucione arsimore, medrese, universitet, etj.
Pse kjo gjendje kështu!?
Sepse pati të mençur që punuan për Islamin dhe myslimanët në ato vende.
Kurse në Luginën e Preshevës, harxhohet energji kush do të jetë bajraktarë, kryetarë, mufti, udhëheqës, etj.

Gjendja është kjo:

Realiteti i hidhur Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, nuk ka pronë te veten, zyret i ka me qira, kjo gjendje është me dekada.
Ndërsa këta nga ndihmat që kanë marr vetëm nga Kuvendi Komunal i Bujanocit mbi 5 – vite kishin mundur ta blejnë një vend vakëf. Për çdo vit kanë marr nga mbi 5000 euro.
Kurse Këshilli i Bashkësis Islame në Presheve e ka vendin (vakfin) por për momenti edhe ajo është me qira.

Apetit të madh për mu “hongër” edhe nëpër gazeta, televizione.
Kaluan shumë vite vetëm duke u marrë me reagime e kundër reagime.
Disave ju shkoi ymri nëpër reagime.
Të nderuar!
Të tejkalohen mos marrëveshjet është puna me e lehtë në Luginën e Preshevës, vetëm keni frikë Allahun e Lartësuar, kujtoni vdekjen dhe llogarinë para Allahut se a ke jetuar prej Islamit apo për Islamin.
Sot çka po bëjnë disa prej hoxhallarëve është vetëm rragat, e as gjë tjetër.


Burimi:Ulvi Fejzullahu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more