Skip to main content

Posts

Këto janë rregullat e reja për marrjen e vizave!

    Të enjten, më 25 shtator 2014, Sistemi Informativ i Vizave (VIS) do të nisë të funksionojë në të gjitha konsullatat e shteteve anëtare të Shengenit të pranishme në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi) dhe Turqi, që lëshojnë inter alia, viza afatshkurtëra për qytetarët. Njoftimi vjen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Sistemi Informativ i Vizave (VIS) është një sistem për shkëmbimin e të dhënave për vizat me qëndrim afatshkurtër ndërmjet këtyre shteteve, që janë anëtare të plota të Shengenit acquis. Shpërndarja graduale e VIS në mbarë botën ka nisur që nga tetori i vitit 2011 dhe pritet të përfundojë deri në 2015. Me futjen e tij në përdorim në shtator 2014, duke e përfshirë edhe Kosovën, do të mbulohet rajoni i gjashtëmbëdhjetë në botë. Nisja e funksionimit të këtij sistemi nënkupton që konsullatat do të nisin të mbledhin gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë digjitale

Frymëzimi

Njeriu shkruan a flet gjëra të ndryshme, por sado i aftë të jetë nuk mund ta dinë se si, kush dhe për çka është frymëzuar pala tjetër. Frymëzimi mund të jetë i mirë dhe i keq, ngazëllues dhe ngashërues. Për këtë arsye është tejet e vështirë dhe shumë e pasaktë që njeriu të ndiqet penalisht në cilësinë e shkaktarit të një frymëzimi të caktuar. Kështu që, një i ri lehtë do të frymëzohet për punë të liga në rastin kur ballafaqohet me shumësinë e lakuriqësisë së vajzave , të cilat së fundmi gjithkah dhe gjithkund i ke. Një i ri lehtë do të frymëzohet të shkruaj poezi, roman apo libër shkencor në lidhje me krimin në sajë të veprimit të politikanëve tanë. Një i ri lehtë do të frymëzohet se Kosova është një ferr i kësaj bote dhe se nuk ia vlen të jetohet në këtë cep të shkretë, sepse të pushtetshmit e grumbulluan tërë pasurinë për ta varfëruar shoqërinë, edhe pse shpeshherë hiqen si shpëtimtar të shoqërisë, mu sikurse ujku pranë kopesë së deleve kur sheh se dhelpëra po i si

Të paktën mediat tona duhet të jenë më syhapur kur paraqesin ndonjë lajm

Të paktën mediat tona duhet të jenë më syhapur kur paraqesin ndonjë lajm. Nuk duhet që qëllimi përfundimtar i tyre të jetë shikueshmëria e lartë. Nuk i ka hije që lajmi më i keq të llogaritet si lajmi më i mirë në mediumin e tyre. Nuk është e ndershme të thuhet se shtetet e koalicionit do të luftojnë kundër Shtetit Islam. Nuk po luftohet Shteti Islam, por ata që sajuan dhe keqpërdorën një emërtim të këtillë. Mirë do të ishte të thuhet se do të luftohet i ashtuquajturi Shteti Islam, apo mëtuesit e rrejshëm për një shtet të tillë. Në të kundërtën, përdorimi i fjalisë se po luftohet Shteti Islam, është një fyerje dhe provokim i madhe ndaj fesë islame dhe ndaj muslimanëve përmbajtësor. Burimi: Iljasa Salihu

Ese: Mosha e mjerimit - Fatos Baxhaku

Ne Qafe-Bull ka nisur te vije era dimer. Nje mjegull e dendur na pengon te shikojme perpara, teksa kemi nisur t’i afrohemi ngadale Bulqizes. Mbi qytet bie nje shi i rrembyer dhe njerezia jane strukur nder bare me xhama te mjegulluar. Qe tani kemi nisur ta ndjejme nje ndjenje qe do te na perseritet edhe me pas. Qe tani na duket sikur koha eshte ndalur diku ne te dale a ne te hyre te qytetit. Presim sa te rrallohet ca shiu dhe marrim rrugen drejt “Shtogut”, grumbullit me mbetje te kromit qe per shume vjet ka qene burim jetese per shume familje. Ketu, punetoret thuajse te vetem, jane femijet dhe diku me pak edhe grate. Ne fillim kthejme ne shtepine e Nexh minatorit. Ketu kishim njohur familjen e tij. Ketu kishim njohur Enverina qe donte te behej mjeke, teksa rriste vellezerit e saj me te vegjel. Ketu e ema na kishte thene se edhe ajo do t’i futej malit te kromit, “po ja sa te forcohet edhe pak”. Ne shtepi nuk pergjigjet askush. Ne degjojme vetem eren qe vershellen fort te

Ese: Aty ku skamja dhe mëshira jetojnë bashkë - Shpresa Mezini

Ne rruget e kryeqytetit, ne çdo cep te tij, çdo dite e me shume shtohet numri i lypesve. Temperaturat e nxehta te veres apo te uletat ne stinen e vjeshtes dhe te dimrit, qe mengjeseve arrijne edhe ne disa grade minus nuk i “ndalojne” lypesit te kerkojne lemoshe rrugeve. Ata gjenden kudo, ne çdo lagje, ne çdo cep rruge, ne trotuare, disa te veshur, disa jo, disa te pangrene, te tjere qe bejne sikur jane te gjymtuar. Por, ajo qe e ben edhe me te dhimbshme kete panorame qe ka mberthyer Tiranen ne te gjithe hapesiren e saj gjeografike eshte prania e femijeve apo foshnjave te porsalindura, te cilet perdoren nga prinderit per te prekur me shume ndjeshmerine e qytetareve qe kalojne prane tyre. E ndersa qytetaret preken lehtesisht perpara ketyre rasteve, si Kryeministri Sali Berisha, ashtu edhe ministri i Punes, Spiro Ksera vijojne te mos mbajne premtimet e bera. Asnje institucion pergjegjes nuk shqetesohet per jetesen e atyre qe ne pamundesi per te jetuar, zgjedhin te kerko

Nëna - Poezi islame nga Egzon Kastrati

Ah moj nëna ime e dashur. Qfar fati të mirë unë paskam pasur. Që bash ti të më lindje mua. Që në xhennet të më dërgojnë këmbët tua. Për një gjë rri i mërzitur... Që kurrë hakut nuk mund të dal. Ah moj nënë,moj e përhitur.. Të lus shumë, ma bën hallall..! Në cdo moment të jetës sime. Ishe ajo që qëndroi me mua. Ma bën hallall oj nëna ime. Që nuk i ndoqa këshillat e tua. Shumë herë në jetë të hidhërova. Asnjëherë nuk më mallkove. Gjithnjë shëndet e lumturi për mua. Te Allahu i Madhëruar kërkove. Andaj ndjej faj edhe kam mërzi. Se asgjë s'bëra për ty. Asnjëherë nuk të gëzova , ashtu sic e meriton. Shumë herë unë ty të nervozova .. Oj nënë hallall a ma bon.... Egzon Kastrati

Ese: Kanionet e Benjës - Anil Kurti

Dite e enjte vere. Dielli ka mbledhur qerpiket dhe ende s’e ka leshuar ate nxehtesine e zakonshme te stines. Nisemi per ne kanionet e Benjes, 14 km ne te dale te qytetit te Permetit. Kam kaluar me mijera here ne kete rruge, ne keto vise. I kam shkelur, por mbetet kaq e bukur kjo zone si te vish per here te pare, sepse natyra ka stisur aq bukuri sa i fsheh e i nxjerr çdo here qe vjen. Vijes se xhadese ka plepa e disa pemeza qe disa prej tyre i ka thare stina. Veshtrimet m’i shoqeron rrjedhshmeria e qete e lumit Vjosa, qe shtrihet neper vijen tokesore me nje zhaurime te embel e qe te shoqeron derisa futesh ne rrugen e shtruar drejt ujerave termale. Pylli eshte i dendur dhe syri te prek gjelberim. Nga xhamat e makines deperton dielli dhe te mbulon me drite. Diku me tej nje burim tokesor shtrin rremujshem krahet, duke marre me vete gjethe te thara dhe rrotat e makines lagen duke lene vijat, siper tokes se thare. Pergjate rruges, ne nje kthese ku ka pjerrtesi e me poshte ku

Plani sekret për shkatërrimin e botës

“Opsioni Samson” është një term që përdoret për të përshkruar strategjinë e ashtuquajtur frikësuese të hakmarrjes masive të Izraelit me armë bërthamore si një "mjet të fundit" kundër kombeve, sulmet ushtarake të të cilave kërcënojnë ekzistencën e tij. Armët bërthamore nga shteti hebre shihen si garant i fundit për sigurinë e tij. Izraeli, nëse do t’i vihej në pikëpyetje ekzistenca e tij, do të mund të përgjigjej me një hakmarrje bërthamore që do t’i zhdukte shtetet kundërshtare. Megjithatë, ka shqetësime se ky është një plan i cili do t’i jepte fund botës. Nuk është sekret se të gjitha vendet dhe kombet që e rrethojnë Izraelin duan ta shkatërrojnë atë. Në fund të fundit, hebrejtë janë përballur disa herë me koalicionet arabe, dhe Presidenti egjiptian Naser e ka argumentuar këtë kur ka thënë se "hebrenjtë do t’i mbysim në Detin Mesdhe" . Prandaj, përsëri, nuk duhet të jetë e habitshme as një plan i fundit i mbrojtjes së shtetit izraelit , i cili do të ak

Ese – Në një çast - Melina Kabo

Koha ecën shpejt dhe ne rendim pas saj për ta arritur, për ta kaluar, por se nuk e kuptojme që jemi ne ata që i japim kuptim njësisë matëse të kohës. Sekondat klikojne pa pushim jetën tonë, i japin shije të kaluarës. Perjetojmë të ardhmen e panjohur. Të tashmen kemi shansin ta prekim nën një shpejtësi marramendëse pothuajse të pandjeshme; aq sa duket se kalon pa e kuptuar, se në një çast ne dhe sekonda jemi takuar! Nën një çast në rruzullin tokësor e përtej tij gjithçka ndodh, edhe në mungese të prezencës sonë. Përgjatë një përpëlitje qerpikësh, mendjen time e përshkon ideja se diku në këtë sekondë dikush dha frymën e fundit, dikush mori frymën e parë, dikush qau e dikush qeshi, dikush u aksidentua apo dikush u zhëenjye, u dashurua apo kuptoi sensin e jetës! Përgjatë kësaj sekonde çdo gjë ka ndodhur në këtë botë, ndoshta paralelisht me mua, dikush që ka po të njejtin mendim si unë dhe po ndien këtë ndjesi nën një klik që mat kohën e (pa)reshtur. Burimi: Gazeta Shqip

Domatja terapi kundër infarktit

Efekteve pozitive t ë domates si aleate kund ë r tumorit t ë prostates, u ë sht ë shtuar edhe nj ë tjet ë r.  P ë r shkak të perberesit antioksidant q ë ka, domatja sh ë rben si terapi edhe kund ë r infarktit dhe goditjes n ë tru. Domatja bllokon oksidimin e lipideve, duke reduktuar rrezikun e formimit te pllakave, q ë shkaktojn ë probleme kardiovaskulare. Mjeket keshillojne qe ne dite te konsumohen 1 kg domate, qe transformohen ne 100 grame, duke evituar keshtu rrezikun e problemeve me zemr ë n. Sipas kreut t ë Shoqates italiane aritmologjike dhe kardiosimulimit, Michele Guilizia, konsumi i domates si pjes ë e diet ë s mesdhetare ul rrezikun e problemeve kardio-vaskulare me 30 p ë rqind.

Ja bonën Shefqeti letërnjoftim të Sërbisë

Spo hy aty se më shumë se gjysma e KS kanë poseduar doc. të Sërbisë se skan mundur të udhëtojn as ndeti... Por vallah a bo kejt besimtart e Ks me kërku doc. të Sërbisë e me shku në Preshev e Bujanoc, Medvegj, e në NoviPazar, ku së paku: - Jetojnë të lirë si të gjithë banorët tjerë - Nuk shfrytëzohen për afera politike - Fëmijët ndjekin mësimbesimin nëpër shkolla - Vajzat vijojnë mësimet me shamia Burimi: Senad Ramadani

Citatet më të mira të Albert Einstein

    Albert Einstein është ndoshta gjeniu më i madh që ka jetuar në tokë. Me siguri, çifuti më i famshëm, dha shumë për shkencën, ndërsa në dekadat e fundit të jetës së tij ishte edhe yll i vërtet i Amerikës. Këto janë disa nga kuotat e tija më të mira: - Imagjinata është më e rëndësishme se edukimi. - Do të doja t’i dija mendimet e Zotit. Të gjitha të tjerat janë detaje. - Puna më e vështirë në botë është tatimi i të ardhurave. - Realiteti është vetëm iluzion, por një iluzion i vazhdueshëm. - Një person fillon të jetoj, kur arrin të tejkalon veten. - Jam i sigurt, qe Ai (Zoti) nuk luan me zare. - Zoti është shumë kompleks, por jo i keq. - Asnjëherë nuk mendoj për të ardhmen. Edhe ashtu mjaftueshëm shpejt vjen. - Dobësia e qëndrimit, paraqet karakter të dobët. - Shkenca pa religjionin s’ka kuptim, religjioni pa shkencën është e verbër. - Të gjithë ata që s’kanë gabuar asnjëherë, s’kanë provuar diçka të re. - Shpirtrat e mëdhenj shpesh hasin agresivit

DËSHMITARËT E JEHOVAIT.....KUSH JANË ATA?

Nje kult qe kontrollon mendjet e atyre qe besojne ne te? Nje ndermarrje shtypi, qe ka vleren e shume trilione dollaresh? “Zoti me tha: Profetet profetizojne genjeshtra ne emrin Tim; Une nuk i kam derguar, nuk u kam dhene asnje urdher dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojne nje pamje te rreme, nje parashikim te kote dhe mashtrimin e zemres se tyre.” Jeremia 14:14 Dallimet midis Deshmitareve te Jehovait dhe Kishes Kristiane jane te medha. Ato kane lidhje me ceshtjet e Trinitetit, Ringjalljes, dhe Jezusit si Perendi. Deshmitaret e Jehovait besojne se Jezusi eshte Biri i Perendise, por jo Perendia vete. Gjithashtu ata besojne se Ai nuk ka egzistuar gjithmone, qe nga fillimi, por ka qene nje qenie e krijuar me emrin e Krye Engjellit Mikael. Deshmitaret e Jehovait thone se Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri, por u ngrit si qenie shpirterore. Ata nuk lejojne qe Jezusi te adhurohet dhe nuk besojne se ka ferr. “Pastaj Perendia tha: Ta bejme njeriun sipas shembe

Gjërat e pazakonta të cilat qentë mund t’i nuhasin

Është dëshmuar se pacientët që vuajnë nga kanceri në mushkëri apo gjinjë, gjatë frymëmarrjes nxjerrin këto erëra. Ashtuqë qentë sot stërviten për të paralajmëruar njerëzit për rrezikun e thithjes së erërave të frymëmarrjes. Qentë shumë herët i ndihmojnë njerëzit në zbulimin e drogës, armëve … Por, a e keni ditur se miqtë tanë katërkëmbësh mund të nuhasin edhe këto gjëra? Bakteriet Për shkak të përdorimit të madh të pesticideve, bletët në kontinentin e amerikës janë gjithnjë e më tepër në rrezik të zhdukjes. Mirëpo, qysh nga viti 1970, bletarët amerikan i kanë stërvitur qentë që të zbulojnë kosheret e sëmura para se t’i infektojnë të tjerat, hojet e shëndosha. Me nuhatjen e shkëlqyer, qentë thjeshtë ndjekin aromën e bakterieve e cila shkakton sëmundjen e njohur si “murtaja” amerikane e folesë së bletëve. DVD Qentë mund të stërviten për zbulimin e materialit të polikarbonatit, komponentë kryesore e të gjithë CD-ve. Në këtë mënyrë, qentë kanë kontribuar për zbulimin e

Maqedonia është e prirë të ketë probleme të mëdha me emrat.

Maqedonia është e prirë të ketë probleme të mëdha me emrat. Greqia nuk ia pranon emrin Maqedonisë, ndërsa qeveria e Maqedonisë nuk ia pranon emrat disa shkollave shqiptare. Pastaj emrat e shqiptarëve, të cilët patjetër duhet t’i shkruajmë edhe në kirilicë, nuk mbesin emra si duhet, deformohen pra. Bardhylit i thonë Bardil, Salihut Saljihi, Vlerës Vljera ose Vllera e të ngjashme. Kah do të sillesh e të pështillesh, mes tjerash, sheh edhe vargmale të tëra të problemeve për sa i përket emrave. Po kur të dalim te mbiemrat? Ndoshta atëkohë do t’i humb vlera emrave! Burimi: Iljasa Salihu

Seriozisht, disa profesorë nuk e kanë vendin në mësimdhënie.

Seriozisht, disa profesorë nuk e kanë vendin në mësimdhënie. Ata shihen se janë ekspert në gjumëvënie. Ata duhet të punësohen në ndonjë klinikë ku njerëzit vuajnë prej pagjumësisë! Duhet ruajtur nxënësat apo studentët prej këtyre gjumashëve. Jo rastësisht pastaj lloji i këtyre nxënësve apo i studentëve, thonë se jeta po ikën si një ëndërr. Normalisht, po kush mund të sheh ëndrra të tejzgjatura, pos atij që në të shumtën e kohës ka fjetur? Në këtë rast, nuk është problem se kush ka fjetur, por kush ishte shkaktar i asaj fjetjeje! Burimi: Iljasa Salihu

Shkenca gjen përgjigjen, pse na duhet gjumi

Shkencëtarët më në fund kanë një përgjigje për pyetjen sa vetë jeta se përse kemi nevojë përgjumë. Sipas një studimi në SHBA, gjumi aktivizon një gen që u lejon disa qelizave të trurit të rimbushen. E quajtur “myelin”, qeliza është jetësore për rolin në izolimin e qarkut të trurit dhe u lejon impulsive elektronike të aktivizohen. Deri tani kjo gjë është vërtetuar tek minjtë dhe kjo gjë pritet të shpjegojë më shumë për të kuptuar ndikimin e mungesës së gjumit tek trupi i njeriut. Autorët e raportit, të publikuar në “The Journal of Neuroscience”, thonë se studimet e ardhshme praktike mund t’u japin përgjigje hamendësimeve për dëmin që shkakton pagjumësia duke agravuar simptomat e sklerozës.

Dijetarët e selefit kanë thënë, tre veta janë më largëpamësit:

1. Vajza e Shuajbit e cila i thotë babait të saj : Merre Musën (alejhi selam) si punëtorë tonin sepse qenka besnik dhe qenka i fortë, 2. Sahibu Jusuf (Pronari i Jusufit alejhi selam) kur i është drejtuar gruas së vet i ka thënë: Kujdesu për të e bëjmë djalë tonin (e bëjmë birin tonë) për Jusufin aljehi selam, 3. Ebu Bekri radijAllahu anhu kur ka vendose që si Emir (Prijës) i muslimanëve të jetë Omeri radijAllahu anhu.

Kritika letrare

Kritika letrare –  (gr.  kριτική,  kpίυω –  gjykoj,   vlerësoj) – Ë shtë një  degë e shkencës së letërsisë  e cila   merret  me   vlerësimin dhe gjykimin e vlerave letrare të   veprës  artistike . Ajo  shpesh  definohet  si   ndërmjetësuese midis veprës letrare dhe lexuesit.  Ajo   ka për qëllim që sa më thellësisht ta zbulojë kuptimin  dhe bukuritë që fshihen në veprat konkrete letrare të  së tashmes e të së kaluarës, për t’u lehtësuar lexuesve   kuptimin sa më të plotë dhe kënaqësinë që ndjejnë kur   i  lexojnë ato. Kritika letrare ndërtohet  dhe zhvillohet  eksluzivisht   mbi  bazat  e  përshtypjeve  individuale  të   veprës  së  lexuar  dhe  mbresave  të  cilat  i  lë  vepra   letrare,  pa pasur nevojë që ato të përfshihen në ndonjë   sistem shkencor  të të menduarit  dhe të studiuarit  të   letërsisë. Kritika letrare,  si  degë e veçantë e shkencës së   letërsisë,   ka për  detyrë ta vlerësojë vlerën e veprës   letrare dhe të tregojë se ç’rëndës

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more