Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shendetesi

Kamomili dhe vetitë e saj

Kamomili eshte nje bime barishtore, mjaft e përhapur, rritet pothuajse gjithandej. Bimes i perdoren lulet,sepse te lulet perqendrohen te gjitha vlerat e saj kurative. Lulet mblidhen kur jane te çelura sepse ne kete moment ajo ka maksimumin e lendeve aktive dhe thahen per tu ruajtur. Duhet bere kujdes te mos ngaterrohet me nje lule tjeter qe i perngjan shume, tjetra quhet kamomil i eger, ose kamomil ferre, ose kamomil bastard. Eshte e ngjashme me Kamomilin e zakonshem, por nuk ka aftesi terapeutike dhe mund te jep shpesh reaksione alergjie. Lulja e kamomilit te zakonshem  pasi mbaron çeljen, i kthen mbrapa petalet. Kjo e dallon nga "kamomili i ferrres" i cili nuk vepron keshtu. Vetite Kurative: 1-Qe ne lashtesi Kamomili eshte njohur per vetite e tij kurative si qetesues ne gjendjet e ankthit dhe ne pagjumesi. Qeteson sistemin nervor, ne kete menyre edhe gjumi te ze me shpejt. 2-Qeteson dhimbjet dhe spazmat e stomakut dhe te zoreve. Ka efekt antiinfl

Ushqimi dhe sëmundjet

Ushqimi dhe sëmundjet   Ushqimi për diabetikët  Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit Ushqimi dietal Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë Ushqimi dhe personat e sëmurë me giht Ushqimi tek personat e sëmurë nga sulmi në tru (pika në tru) Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës Ushqimi dhe insuficienca kronike renale   ushqimi dhe shendeti,ushqimi dhe semundjet,ushqimi dhe shendeti,ushqimi dhe semundja,semundjet dhe perdorimi i ushqimit

10 gjëra që nuk dini për gjumin

Gjumi është shumë i mirë për rikarikimin e trurit, qelizat autoriparohen dhe trupi fiton energji të reja. Gjumi mbetet ende objekt studimi, ëndrrat mbeten mister për shkencën, megjithatë mbi shumë aspekte është hedhur dritë. Jo të gjithë kanë informacionin e duhur për gjumin, ndaj po ju tregojmë 10 kuriozitete që nuk i keni lexuar më parë. 1. Orët e nevojshme të gjumit, varen nga mosha -16 orë për të sapolindurit - 10 orë për 3-18-vjecarët -8 orë për 19-55-vjecarët - 6 orë për mbi 56-vjecarët 2. Për sa kohë mund të mbijetosh pa gjumë? Nëse pa ushqim mund të jetosh edhe për dy javë, pasi kalojnë 11 ditë pa gjumë njeriu përjeton 'gjumin e përjetshëm'. 3. Sa flenë kafshët? Më gjumashët janë koalat që flenë 22 orë në ditë, lakuriqët e natës që flenë 20 orë, milingonat e mëdha që flenë 18 orë, ndërsa më pak fle xhirafa me vetëm 2 orë në ditë dhe elefanti aziatik me 3 orë në ditë. 4. Kur delfini fle, vetëm gjysma e trurit të tij pushon, gjysma tjetër është aktive

Vitaminat dhe rëndësia e tyre

• Vitamina A nevojitet për t ë parit dhe epitelizim t ë indeve   • B1 Thiamina dhe B2 Riboflavina p ë r metaboliz ë m dhe lirim t ë energjis ë. B3 niacina nevojshme p ë r indet dhe okigjenimin e tyre   • B6 p ë r metabolizmin e proteinave, sistemin nervor dhe rregulimin e hormoneve   • B12 p ë r absorbimin e vit B6 • Acidi Folik eshte i nevojshem per eritrocitet dhe leukocitet.E nevojshme gjate shtatezanise.   • Vitamina C –indet lidhore dhe sh ë rimi i plag ë ve  vitaminat shqip,vitamina,vitamine,roli i vitaminave,vitaminat dhe roli i tyre,vitamina shqip

Ushqimi dhe insuficienca kronike renale

Ushqimi dhe insuficienca kronike renale Dieta përbëhet nga marrja e reduktuar e proteinave , natriumit (nëpërmjet kripës së kuzhinës ), kaliumit, fosforit dhe lëngjeve, dhe rritjen e konsumimit të karbohidrateve dhe yndyrërave. Çfarë duhet të kufizohet dhe pse? Proteinat —reduktimi i proteinave në ushqim mund të çojë në uljen e  uresë në gjak e cila është produkt përfundimtar i metabolizmit proteinik në organizëm dhe veshkët e dëmtuara nuk mund ta eliminojnë atë. Këtu marrin pjesë ushqimet si: mishi i pulave, peshku, vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit. Fosfori - veshkët e dëmtuara nuk mund ta eliminojnë dhe prandaj rritet përqëndrimi i tij në gjak. Kjo mund të shkaktojë reabsorbimin e kalciumit nga eshtrat dhe të çojë në osteoporozë . Ushqimet që përmbajnë sasi më të mëdha të fosforit janë qumështi dhe produktet e qumështit, fasulet, bizelet dhe dredhëzat. Gjithashtu, gjendet edhe në lëngjet si kakao, kola etj. Natriumi - rritja e natriumit në organizë

Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës

Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës   Gjatë sëmundjeve iskemike të zemrës  është e nevojshme që të përdoren rekomandimet e mëposhtme për të ushqyerit e duhur. Të kufizohet marrja e yndyrave dhe kolesterolit Hapi i parë në planifikimin e ngrënies së përditshme te këto pacientë është kufizimi i acideve yndyrore të ngopura dhe transacideve nga ushqimi. Rregullat për përdorimin e ushqimit me proteina Burimi më i mirë me proteina janë: mishi, pulat dhe peshqit pa lëkurë, vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit. Disa lloje të peshkut si troftë, skumbri, salmon dhe harengë janë të pasura me omega-3 acide-yndyrore të cilat ulin nivelin e triglicerideve dhe përdoren si ushqim i shëndetshëm. Gjithashtu, omega-3 acidet yndyrore gjenden në disa bimë si arrat, soja. Bimët bishtajore si bizelet, fasulet dhe thjerrëza janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, pa kolesterol dhe yndyrë dhe janë një zëvendësim i shkëlqyer i proteinave shtazore. Pemët dhe

Ushqimi tek personat e sëmurë nga sulmi në tru (pika në tru)

Ushqimi tek personat e sëmurë nga sulmi në tru (pika në tru) Personat te cilët kanë pësuar sulm cerebral është e nevojshme t’i përmbahen një regjimi të ushqimit, sepse në këtë mënyrë parandalohet shfaqja e ndonjë sulmi tjetër të mundshëm , dhe gjithashtu me anë të ushqimit do të përmirësojë vetë situatën e tanishme. Duhet të përdoren racione të vogla dhe të balancuara me pemë dhe perime. Për të mbrojtur organizmin duhet reduktuar marrjen e kripës së kuzhinës edhe atë në 2.5 gram në ditë, si parandalim nga presioni i lartë i gjakut apo shtypja e lartë e gjakut. Lëngjet janë faktor i rëndësishëm në ushqim dhe është me rëndësi të merren së paku 6-8 gota me ujë në ditë. Nga lëngjet duhet të merren lëngje frutash, ndërsa alkooli, lëngjet e gazuara dhe lëngjet e sheqerosura artificiale janë reptësisht të ndaluara. Rekomandohet aktivitet fizik i përditshëm por i moderuar(mesatar) në varësi të peshës së sëmundjes i cili do të përmirësojë plotësisht gjendjen e përgjithshme të së

Ushqimi dhe personat e sëmurë me giht

Ushqimi dhe personat e sëmurë me giht Personat e sëmurë nga gihti duhet të shmangin një lloj të caktuar të ushqimit dhe duhet ta ndalojnë rreptësisht  alkoolin, por duhet të marrin dredhëza dhe qershia, të pijnë më shumë sasi të ujit dhe të mbajnë peshë normale. Qëllimi i ushqimit dietal te gihti është për të parandaluar dhe minimizuar simptomat në vendosjen e një baze solide në mënyrën e të ushqyerit. Dieta përbëhet nga ushqime me koncentrime të ulëta të purinës. Në ushqim rekomandohet përdorimi i prodhimeve të qumështit, proteina bimore, rritjen e sasive të ujit, dhe reduktimin e ushqimeve të pasura me purinë. Gjatë përdorimit të këtij lloji të ushqimit është vërtetuar që ulen simptomat e gihtit dhe gjithashtu parandalohen edhe sulmet e dhimbjeve. Të sëmuret duhet t’u përmbahen udhëzimeve të mëposhtme për menyrën e të ushqyerit: • duke shmangur ushqime të pasura me purina si bujon, supë me mish, mish i thatë, soset e mishit, organet e kafshëve, skumbri, harengë, sarde

Niacina ose acidi nikotinik ose vitamina B3

   Niacina ose acidi nikotinik ose vitamina B3 Niacina luan  rol në procesin e frymemarrjes indore në metabolizmin e sheqerit dhe në procesin e tkurrjes muskulore (më e pranishme është në ato qeliza ku dhe metabolizmi është më intensiv). Acidi nikotinik gjendet në të gjitha produktet, por më të rëndësishme janë burimet natyrore si mëlçia , mishi dhe peshku (2.5 - 16 mg/l00 g), dhe në mënyrë të konsiderueshme, më varfer gjendet te mielli dhe perimet bishtajore (1,6 - 5,0 mg/100 g).  Veçoritë e termolabilitetit dhe hidrosolubilitetit, çojnë në humbjen e saj gjatë përpunimit termik të prodhimeve (15-25%), por me kombinimin e duhur në racionin ditor me prodhime ushqimore shtazore (mish, mëlçi, vezë, qumësht) dhe bimore (perimet bishtajore, grurë  dhe patate), nuk mund të vijë në manifestimin e mungesës së kësaj vitamine apo vitaminës B3 .   Niacina, acidi nikotinik, vitamina b3 procesi i frymemarrjes indore metabo1izmi i sheqerit procesi i tkurrjes muskulore met

Vitamina B12 apo ciankobalamina

                   Vitamina B12 apo ciankobalamina Vitamina B12 përbëhet prej shumë komponenteve (a, b, c, d), dhe për sintezën e saj, eshtë e nevojshme prania e kobaltit, i cili përfaqëson edhe pjesën qendrore të molekulës së saj. Ciankobalamina është e nevojshme në sintezën e proteinave, veçanërisht në metabolizmin e metioninës, triptofanit dhe tirozinës. është e njohur si faktor i jashtëm antianemik në parandalimin e shfaqjes së anemisë pernicioze. Gjatë racioneve të zakonshme ditore, të përziera, në fakt nuk mund të vijnë në deficitin(mungesën) e saj (nevojat janë shumë të vogla rreth 2g në ditë), dhe burime natyrore më të pasura janë parenkima e organeve të mëlçisë , shpretkës, veshkës dhe më pak vezët dhe qumështi. Nga produktet bimore ka diçka më shumë në maja, oriz dhe grurë.   Vitamina B12 cijankobalamina kobalti sinteza e proteinave metabolizmi metionina triptofani tirozina antianemik anemia pernicioze deficiti(mungesa) e vitamines B12  burimet natyrore tw v

Vitamina B6

Vitamina B6 Vitamina B6 është një kompleks komponimesh i përbërë nga tri komponente (piridoksin, piridoksal dhe piridoksamin) nga të cilat secila ka vlerat e saja biologjike.  Vitamina B6 lind si koenzimë në procesin e dekarboksilimit të aminoacideve, transaminimit, sintezës dhe zbërthimit të triptofanit, përveç saj ka rol të rëndësishèm dhe në metabolizmin e acideve yndyrore të pangopura. Mendohet që Vitamina B6 ka rol të favorshëm në mbrojtjen e organizmit nga rrezatimi i rrezeve rentgen dhe rrezatimeve tjera jonizuese. Mungesa e theksuar e Vitaminës B6 mund të manifestohet me lëkurë të yndyrshme (seborea) dhe me ndryshime psikologjike në organizëm (ngjashëm me pelagrën), por edhe me anemi mikrocitare hipokrome. Burimet natyrore të Vitaminës B6   përfaqësohen në llojet e të gjitha produkteve, por, megjithate, më shumë gjendet te maja, drithërat, mishi dhe organet e brendshme, veçanerisht mëlçia dhe qumështi (nga 0,2 - 0,7 mg%). Vitamina B6  është mjaft re

Vitamina B2 ose riboflavina

Vitamina B2 ose riboflavina Vitamina B2 ose riboflavina Vitamina B2 e luan rolin e saj në përbërjen e proteinave indore (të tilla si flavoproteina) e cila është e nevojshme në procesin e frymëmarrjes indore. Edhe pse gjendet në shumë produkte, por në koncentrime të ndryshme, burimet natyrore më të rëndësishme janë perimet bishtajore (0,16-0,20 mg / 100 g) produktet shtazore (më shumë në organet e brendshme) (0,901,30 rug / 100 g).Diçka më pak është e pranishme në drithëra (rreth 0:10 mg / 100 g) dhe perime me gjethe (akoma më pak). Gjatë përpunimit termik të prodhimeve vjen deri te humbja e kësaj vitamine (madje edhe deri në 50%), dhe për atë, për shkak të profilaksës vlejnë rregullat në amvisëri. Edhe për këtë vitaminë, si dhe vitaminat e tjera të grupit B, nevojat janë më të mëdha te fëmijët në fazën e rritjes intezive dhe zhvillimit.   roli  i Vitamines B2, proteinat  indore flavoproteina procesi i frymëmarrjes indore perimet bishtajore produktet shtazore d

Acidi folik

                                   Acidi folik Acidi folik Acidi folik është gjithashtu i njohur si Vitamina M , Vitamina bs apo vitamina B9 .  Acidi folik është i nevojshëm në sintezën e hemoglobinës për hematopoezën e duhur, por edhe në sintezën e tirozinës dhe metioninës, duke ndihmuar në këtë mënyrë rigjenerimin e qelizave dhe plagëve të stomakut dhe zorrës dymbëdhjetë gishtore (apo në shërimin e ulçerës së tyre). Mungesa e acidit folik në formë ekstreme, manifestohet me anemi makrocitare megaloblastike.   Burimet natyrore kryesore të acidit folik janë organet e brendshme ( mëlçia e zezë dhe veshka ), mishi, zarzavatet e gjelbërta të mbuluara me gjethe (spinaqi) dhe drithërat. Vitamina M, Vitamina bs, sinteza e hemoglobinës hematopoeza sinteza e tirozinës sinteza e metioninës, rigjenerimi i qelizave plagët stomaku zorra dymbëdhjetë gishtore shërimi i ulcers Mungesa e acidit folik anemia makrocitare megaloblastike, Burimet e acidit folik, ku gjendet ac

Vitaminat

                                    Vitaminat Vitaminat Vitaminat (latinisht: vita-jetë) janë materie të domosdoshme për jetën (vitale).  Vitaminat janë komponime komplekse që kanë natyrë të ndryshme kimike. Nga vetë emri janë shumë të rëndësishme për jetën .  Më saktë ato në sasi të vogla janë të nevojshme për rritjen, funksionimin normal të qelizave dhe indeve dhe në përgjithësi për ruajtjen e shëndetit .  Bimët dhe mikroorganizmat janë të afta për t’i sintetizuar vitaminat , ndërsa kafshët duhet t’i marrin përmes ushqimit.  Ato në të vërtetë janë materie organike që trupi i njeriut nuk mund ti sintetizojë (përveç kolekalciferolit, Vitaminës K, dhe pjesërisht riboflavinës ).  Vitaminat takohen në dy forma kryesore; aktive (veprojnë menjëherë në organizëm) dhe joaktive (për të vepruar duhet të aktivizohen).  Vitaminat në formë joaktive quhen provitamina. Mungesa e pjesërishme e vitaminave në organizëm quhet hipovitaminozë ndërsa mungesa e t

Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë

         Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë Dieta është ndërtuar me qëllim që të përmirësojë gjendjen e pacientëve të cilët kanë refluks gastrointestinal, dispepsi, ulçerë në ezofag, stomak ose zorrën dymbëdhjetëgishtore, gastrit kronik etj. Përdorimi i mënyrës së posaçme të ushqimit mundëson uljen e iritimit të mukozës gastrike që tajon lëng gastrik me ç’rast ulen dhe simptomat. Rekomandimet bazë që duhet të aplikohen për të pasur sukses janë dietat e zakonshme me sasi më të vogla dhe më të shpeshta ushqimi gjatë ditës. Megjithatë, duhet theksuar se çdo pacient duhet që në mënyrë individuale të krijojë një menu në të ushqyerit e cila është e rekomanduar, sepse disa nga këto produkte, megjithatë, mund të potencojnë simptomat e kësaj sëmundjeje. Objektivat e dietoterapisë janë të orienturara për të parandaluar humbjen e peshës, për të ndihmuar në rritjen e TT, ndërsa te fëmijët promovimin e rritjes dhe rregullimin e të gjitha deficiteve. Dieta duhet të jetë me sasi të mëdh

Ushqimi dietal

                                Ushqimi dietal Ushqimi dietal Dieta është një mënyrë e posaçme e ushqimit në varësi nga lloji dhe sasia e ushqimeve, përbërja e materieve ushqyese dhe energjisë, mënyra e përgatitjes së ushqimit apo regjimi i ushqimit, për plotësimin e nevojave të veçanta ushqyese te disa sëmundje, çrregullime ose gjendje shëndetësore të veçanta. Ushqimi dietal është ushqimi që duke i ruajtur organet digjestive mund të sigurojë të gjitha materiet e nevojshme ushqyese dhe energjinë e duhur të personave për të cilën ata kanë nevojë gjatë ndonjë gjendjeje ose sëmundjeje. Ushqimi dietal, si masë bazë për tejkalimin e gjendjeve nga ushqimi jo i rregullt (nënushqyerja, mbipesha,) ka karakterin e dietoterapisë. Dieta e të ushqyerit ka një rol të rëndësishëm në rikuperimin ose riaftësimin më të shpejtë të gjendjes shëndetësore, forcimin e imunitetit dhe rehabilitimin e organizmit të sëmurë. Pra në këtë rast ushqimi dietal duhet të jetë si plotosim i trajtimit terapeut

Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit

Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit Studimet epidemiologjike tashmë kanë filluar të studiojnë dhe analizojnë ushqyerjen maternale përmes monitoringut fetal dhe studimeve prospektive te fëmijët me asocimin e proceseve në uterus dhe jetën postuterine (mbas lindjes) si dhe proceset në moshë më të rritur.Njohuritë për lidhjet që egzistojnë në mes ushqimit dhe shfaqjes së ndonjë sëmundje në moshën adulte si psh. sëmundjet kardiovaskulare, neoplazmat malinje, diabeti, janë sfidë për hulumtime të mëtutjeshme shkencore dhe aktivitete preventive për identifikimin e hershëm të rrezik-faktorëve dhe situatave të ndryshme. Arterioskleroza dhe pasojat e saj- sëmundjet e zemrës dhe ato kardiovaskulare rriten me rritjen e konsumimit të acideve të ngopura yndyrore dhe kolesterolit ku vjen deri te rritja e nivelit të kolesterolit në gjak , që paraqet faktor-rreziku shumë të rëndësishëm për shfaqjen e këtyre sëmundjeve. Kaloritë e tepërta që shkatojnë mbishëndoshjen gjithash

Ushqimi për diabetikët apo për të sëmurët që vuajnë nga sheqeri

 Ushqimi për diabetikët apo për të sëmurët që vuajnë nga sheqeri Të sëmurët me diabet duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me ushqimin. Planifikimi i mirë i racioneve ditore do të ndihmojë ndjeshëm në ballafaqimin me sëmundjen . Planifikimi duhet të përfshijë renditjen kohore të racioneve të të sëmurit, zakonet e tij në ushqim. Planifikimi i të ushqyerit do të ndikojë në uljen e sasisë së sheqerit , dhe do të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut , nivelin e kolesterolit si dhe mbajtjen e peshës trupore ideale. Gjithashtu, të sëmurët me diabet duhet të kenë kujdes që të mbajnë dietë të ekuilibruar në raport me terapinë antidiabetike , si dhe nga marrja e insulinës . Aktiviteti fizik, megjithatë, edhe më tej do të ndihmojë në mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak . Ushqimi i shëndetshëm është ai ushqim i cili do të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve në zemër ose sulmin cerebral(pika në tru). Ushqimi i shëndetshëm përfshin ushqime me një gamë të gjërë

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more