Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Referate

Romani ,,Era dhe Lisi'' nga Sinan Hasani-kritikë letrare apo analizë letrare

Romani ,, Era dhe Lisi '', për nga angazhimi është në vazhdën e romaneve të këtij shkrimtari, por tani Sinan Hasani ndalet te koha e deformimeve shoqërore, e cila përfundoi dhe u gjykua në Plenumin e Brioneve. Nga porosia e veprës dhe simbolika e saj kuptojmë se deformimet qenë një erë e fortë, që deshi të shkulë dhe të rrënojë edhe lisa të qëndrueshëm. Por, era si çdo erë është kalimtare, prandaj edhe lisat mbesin lisa, përkundër asaj force qëllimkeqe. Era është ajo erë e deformimeve, që u gjykua nga komunistët, ndërsa Lisi, një individ — luftëtar i dyzetenjëshes, si Ramë Ahishta, të cilit iu hapën shumë dosje. Pra, rreth këtyre raporteve sillet romani i Sinan Hasanit dhe vihet përherë në ndeshje të vazhdueshme, herë-herë jo edhe të barabartë dhe me mjete të njëjta, në të cilën, me në fund fitojnë forcat e reja progresive shoqërore. Përmes një retrospeksioni të qëlluar hedhemi në jetën e Lisit — Ramë Ahishtës, një revolucionar i pakompromis, i cili  nuk kursen asgjë

Romani ,,Dikush më buzëqeshte” nga Fatos Arapi-kritikë letrare apo analizë letrare

Fatos Arapi Romani ,, Dikush më bëzëqeshte ” nga Fatos Arapi -kritikë letrare apo analizë letrare Proza artistike e realizuar bukur është romani ,, Dikush më bëzëqeshte ”. Tema e këtij romani, edhe pse lidhet me luftën antifashiste, nuk ka të bëjë me prezentimin klasik, tradicional, të luftës. Kërshëria krijuese e autorit, në plan të parë, përqëndrohet në ndriçimin e botës së nuancuar dhe komplekse të brendshme, në ndriçimin e labirinteve më të degëzuara psikologjike. Vetë shkrimtari, duke rrëfyer në vetën e parë dhe duke u identifikuar plotësisht me personazhin që rrëfen , fare rastësisht has në emrin e një heroine, të rënë në luftë. Ky tregimtar, dikur fëmijë edhe vetë, ka qenë dëshmitar i vrasjes së kësaj heroine nga ana e fashizmit, në qytetin e vet. Kështu, pa pritur, atij tani i del përpara syve pamja e dikurshme: nëpër një rrugë të qytetit të tij, vrasësit e tërhiqnin të varur pas një karroce kufomën e heroinës. Fëmijët e lagjes dhe të qytetit, së bashku me ta

Vdekja më vjen prej syve të tillë - Analiza

Rexhep Qosja Në vëllimin e prozës ,, Vdekja më vjen prej syve të tillë ”, autori përfshin trembëdhjetë tregime .  Ndonjëri nga ato është shkruar vetëm sa për të plotësuar strukturën e një tërësie tematike kronologjike, çfare ka qenë ambicje e autorit apo '' Rexhep Q osjes .  Lexo edhe biog rafinë e au torit:'' Rexhep Qosja '' Pjesa më e madhe dhe relevante si vlerë e këtij rrëfimi mbi Vajazanin janë ngarkim e frymëzim që vjen si domosdojë e brendshme e krijuesit.  Duke pasur ambicjen që ky rrëfim të jetë si çdo rrëfim, me fillim dhe fund — të fillojë me fëmijërinë e thellë dhe të përfundojë me vdekjen, rrjedha e rrëfimit, sidomos në fillim, duket si e dhunuar.  Megjithatë, kjo si kornizë fillimi, të cilën'' Rexhep Q osja '' e len të hapur duke dashur të krijojë iluzionin e kohës së pafund, si rrjedhë lashtësie, që e kufizon me legjendën dhe mitin , plotësisht përputhet dhe kryen rolin e vet si përcaktim i jashtëm i rrëfimi

Romani ,,Përsëri në këmbë” i Dhimitër Xhuvanit-kritikë letrare apo analizë letrare

Dhimitër Xhuvani Romani ,, Përsëri në  këmbë ” i Dhimitër Xhuvanit-kritikë letrare apo analizë letrare Romani ,, Përsëri në  këmbë” i Dhimitër Xhuvanit i kushtohet temës së qëndrimit të njeriut në fatkeqësi, të ndihmës morale që i jep atij shoqëria socialiste. Një punëtor, në moshë të re, ka humbur të dy këmbët. Përpara tij qëndron një dilemë: të zvarritet në jetë, të rrijë qosheve, të harrohet nga njerëzit dhe të kënaqet me një pension të përshtatshëm, apo to përpiqet të ngrihet persëri në këmbë, të hyjë në shoqëri. Punëtori Din Hyka i romanit ,,Përsëri në këmbë” të Dh. Xhuvanit zgjedh rrugën e dytë. Kjo është rrugë e vështirë, plot dhimbje fizike e kontradikta morale, por rrugë ngjitjeje drejt kënaqësisë më sublime që mund të ketë njeriu, kur mposht fatkeqësinë, kur del në radhët e para të jetës dhe kur nuk le të thyhen ëndrrat, pasionet, kur, me në fund, pas shumë përpjekjesh provon përsëri, me forcë të përtërirë bukurinë e ndjenjës së krijimit. Karakteri i Din

Romani ,,Rruga e shtëpisë sime” nga Nazmi Rrahmani- kritikë letrare apo analizë letrare

Romani ,, Rruga e shtëpisë sime ” kritikë letrare apo analizë letrare Nazmi Rrahmani Në romanin e fundit, ,, Rruga e shtëpisë sime ”, Nazmi Rrahmani sjell temën e fatit të çrrënjosjes së njeriut tonë, fatin e braktisjes së dhunshme të trojeve dhe të votrës së vet. Ky fakt, ashtu siç dihet nga e kaluara, është një nga dramat tronditëse që, në letërsinë tonë të sotme, është trajtuar edhe herëve tjera. Romani ,, Rruga e shtëpisë sime ” është njëra nga ato vepra që e selit arratisjen e një familjeje shqiptare të trojeve tona diku nëpër shkretirat e Anadollit. Drama e njeriut që shtrëngohet ta braktisë kasollën stërgjyshore, në këtë roman transponohet sipas formës së   një rrëfim-kujtimi. Shpërngulja e familjes në fjalë është bërë diku para luftës së fundit. Rrethanat, në të cilat bëhet kjo shpërngulje, karakterizohen nga terrori i ushtruar i pushtuesit të ri mbi banorët e vendit, mbi banorët e Perrronit të Keq. Në rrëfimin e romanit vërehen tri faza të ngjarjes së zhvill

Drama ,,Cuca e maleve” - Analiza

Analize për  Dramën  ,, Cuca e maleve ” e Loni Papës Autori niset nga një ngjarje reale që ndodh në një nga fshatrat e malësisë në vitin 1950 dhe lidhet me veprimtarinë heroike të vajzave dëshmore, por me këtë fakt real përgjithëson luftën dhe heroizmin e të rejave malësore kundër paragjykimeve kanunore. Vendin kryesor në dramë e zë lufta që bën bota e vjetër e përmbysur me botën e re, që po rritet e forcohet dita ditës. E reja përfaqesohet në dramë nga Cuca , nga i riu komunist Fizi, që e perkrah dhe mbron idealet e saj, nga vajzat malësore, të cilat të etura per dije e ndjekin, e respektojnë dhe e mbrojnë mësuesen e tyre. Figurën e Cucës , si mishërim i së resë të dalë nga gjiri i popullit, autori e përshkruan me shumë dashuri e ngrohtësi. Fati i saj në të kaluarën do të ishte i njejtë me fatin e shumë të rejave malësore: një fëmijëri e mjerë, pa gëzime, një fejesë që në djep me një njeri të panjohur dhe një jetë prej skllaveje në shtëpi të burrit.Për më tepër, Cuca

Poezia e Din Mehmetit-kritikë letrare apo analizë letrare

                      Poezia e Din Mehmetit-kritikë letrare apo analizë letrare Din Mehmeti Analiza letrare e poezisë së Din Mehmetit Ndër temat më të shpeshta në poezinë e Din Mehmetit është tema sociale dhe morale. Ashtu si edhe në poezinë e Azem Shkrelit , edhe te ky poet hetojmë prirjen për të skalitur portrete psikologjiko-sociale të njeriut tonë. Edhe kujtimi fëmijëror, ashtu si te poeti Rrahman Dedaj, është po ashtu prezent në poezinë e Dinit. Dhe jo njëherë, përmes intonimesh pak nostalgjike, poeti ndjen dhembje dhe do të vuajë që eshtë ,,ndarë”, që është ,,shkëputur”, nga gjiri i natyrës dhe botës së vendlindjes. Do të vuajë për shkak se e ndjen procesin e tjetërsimit në vete. Kurse ata, bashkëfshatarët dhe malësorët e tij krenarë, mbeten përherë të pastër, të paprekur në vizionin poetik të Din Mehmetit. Poezia ,Sytë që shkrepin dashni” është një monolog i nënës përmes të cilit ajo shpreh, me forcë të theksuar emocionale , dashurinë ndaj birit. Por monologu

Poezia e Ali Podrimjes-Kritikë letrare apo analizë letrare

                             Poezia e Ali Podrimjes-Kritikë letrare apo analizë letrare Ali Podrimja Poeti Ali Podrimja është një shpirt kërkues. Atë nuk e josh as nuk e mashtron shfaqja e shndritshme e fenomenit të dhënë, por e tërheq thelbi i përmbajtjes së fenomenit dhe përpiqet të depërtojë tek ai me tërë mendimin dhe ndjeshmërinë që e karakterizon.  Duke lexuar poezinë e tij na vijnë në kujtesë disa çaste më shprehëse të poezisë shqiptare të viteve ‘30 me Migjenin në krye.  Nga pikëpamja filozofike dhe etike poeti ka vënë në qendër të motiveve heroin e vet lirik, njeriun e truallit të vet. Poeti i drejtohet me shumë anës vizuele, se sa anës akustike.  Fjalori i tij është një fjalor i peshuar nga aspekti semantik dhe çdo fjalë synon të ketë një domethënie, një koncentrat ideje.  Poeti nuk analizon, por sintetizon.  Organizimi ritmik i vargut përbën një tipar mjaft origjinal të vjershërimit të tij.  Përballë rrëfimit ai vë një rrëfim fort të ngjeshur, një ,

Romani ,,Para agimit” i Shevqet Musarajt -kritikë letrare apo analizë letrare

Romani ,, Para agimit ” i Shevqet Musarajt -kritikë letrare apo analizë letrare Romani ,, Para agimit ” i Shevqet Musarajt u botua në vitet 1956— 1966. Autori u bë i njohur me poemën satirike ,,Epopeja e Ballit Kombëtar” të shkruar gjatë luftës, me publicistikë, me tregimin ,,Isha unë Çobo Rrapushi” etj. Disa motive satirike dhe portrete tradhëtarësh që i gjejmë në përpjesëtime të gjëra te romani ,, Para agimit ”, zënë fill që në poemën satirike të këtij autori si përvijime të holla dhe të mprehta. Romani ,, Para agimit ” është në dy vëllime. Ai përfshin një periudhë të plotë historike: nga ‘36—’43 dhe ‘43—’44, deri në ditën e çirimit. Ne këtë roman jepet një pasqyrë e shumanshme e zgjimit dhe formimit të ndërgjegjes revolucionare të masave, nën udhëheqjen e komunistëve. Vepra analizon me hollësi karakterin e një komunisti, tregon rrugën e evoluimit dhe të formimit të tij nën ndikimin e rrethanave shoqërore politike dhe të ideve të  partisë. Përveç këtij aspekti të rën

Romani Kronikë ne gur nga Ismail Kadare

Romani Kronikë ne gur nga Ismail Kadare Në romanin ,, Kronikë në gur ” (1971), tema e Luftës Nacionalçirimtare është parë nga I. Kadareja në një aspekt tjetër.   Vepra në thelb nuk është një roman për luftën , edhe pse ngjarjet që përfshihen nga pikëpamja kohore i përkasin asaj periudhe dhe janë parë në dritën e atyre proceseve e përmbysjeve që solli revolucioni popullor në jetën e shoqerise shqiptare.  Lexo edhe analizën për romanin: Kështjella Brendinë ideore të romanit e formon mohimi i botës së vjetër me gjithë amullinë dhe mentalitetin e saj të ndryshkur , i provincializmit në shfaqjet e tij më tipike.   Imtësitë që krijojnë sfondin historik dhe japin atmosferën e jetës mendore e politike të kohës kur kishte nisur lëvizja çlirimtare antifashiste e masave popullore, e udhëhequr prej komunistëve, çastet dhe episodet e shkëputura nga lufta, pamja e pertëritjes që sjell revolucioni në kontrast me tërë atë botë të mykur dhe të fosilizuar , ndihmoj

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more