Skip to main content

Posts

Shqipja nder 3 gjuhet me te vjetra ne bote, teze e padiskutueshme

                                              Sipas një studimi  “New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.  Ndikimi i gjuhës shqipe në gjuhët e tjera në rajon, dhe pohimet se shqipja është gjuha më e vjetër vazhdojnë të jenë temë diskutimi dhe debati në Ballkan. Kjo për shkak se teoria përmban implikime të shumta etnike dhe politike dhe ushtron një ndikim të mundshëm në pretendimet e shteteve moderne për territore të kontestuara. Sipas gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”, gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës. Në studimin e publikuar dje dhe të përhapur rrufeshëm në të gjitha sitet online, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë. “New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është

Shoqërisë sonë i duhen shkrimtar që...

Shoqërisë sonë i duhen shkrimtar që nuk frikësohen t’i kritikojnë dukuritë e këqija në shoqëri. Shkrimtarit i duhen lexues që nuk përtojnë t’i lexojnë shkrimet e tij. Lexuesve i duhen mendime të qarta dhe goditëse, sepse ata nuk janë pronar të bankave ku depozitohet dhe huazohet kohë. Ata duan të lexojnë gjëra që mund të ndikojnë mirësisht në ndryshimin e rrjedhave në jetën e tyre. Këtë ecejake do ta lyente me vaj ulliri, një politikë e shëndoshë. Politika e shëndoshë mund t ë mbërrihet me njerëz të shëndoshë, të cilët kanë prirje për të bërë politikë. E gjithë ky përvijim do të bëhej i mundur nëse shkrimtarët nuk do të shkriheshin në pellgun e politikës, por të cilët i përgëzojnë ata në punë të mira dhe i kritikojnë miqësisht në punët e tyre armiqësore. Jemi një alfabet. Unë jam një shkronjë për sa i përket veprimtarisë sime, por edhe ti je një shkronjë tjetër, të cilët së bashku përbëjmë një fjalë prej së cilës krijojmë fjali, shkrim, libërth, libër, fjalor, atlas dhe

Deklarata e shkencëtarit në prag të vdekjes: Alienët ekzistojnë

  Alienët, disa të vjetër gati 200-vjeçarë, janë të vërtetë dhe kanë vizituar Tokën, ka thënë një ish-shkencëtar i lartë nga Lockheed Martin. Në momentet e fundit të jetës së tij, ai zbuloi disa foto dhe ndau përvojat e tij personale me alienët. Boyd Bushman vdiq më 7 gusht 2014 dhe videoja e mëposhtme që flet për alienët, megjithëse ka vetëm pak kohë që ka dalë, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. "Unë kam disa prova sekrete", pohon ai në fillim të videos. Më pas ai vazhdon të deklarojë se incidente të tilla si Roswell në vitin 1947, kur një avion ushtarak i Forcave Ajrore u rrëzua, ndodhi për shkak të alienëve. Bushman ndan disa detaje në lidhje me alienët, si dhe teknologjinë e anti-gravitetit, të cilën ai thotë se është duke e zhvilluar SHBA-ja, Rusia, Kina dhe shkencëtarë në Zonën e famshme 51. Ai përshkruan teksa mban në dorë një foto të alienëve, duke thënë se ata janë rreth katër deri në pesë metra të gjatë, kanë më pak brinjë se qeniet njerëzore,

Katër Paradokset e Drejtimit

J anë disa paradokset të cilat në rast se i analizojmë dhe arrijmë ti praktikojmë gjatë punës do të na japin një rezultat të favorshëm dhe të dukshëm. Sigurisht që rezultatet nuk janë aq të dukshem siç edhe një pjesë e njerëzve dhe e drejtuesve mendojnë. Asnjëherë nuk mund të thuhet se një teknikë ose një strategji nuk pati rezultate nëse ne i presim ato brenda një periudhe të shkurtër dhe në një formë të prerë ku në shumicën e rasteve drejtuesit e kompanive këtë rezultat e kërkojnë në të ardhura financiare të menjëhershme. 1. Që të arrish më shumë, ngadalëso. Sigurisht që edhe po të shpejtosh mund të arrish dicka, do lodhesh. Të shpejtosh është e nevojshme vetëm kur objektivi është i përcaktuar shumë qartë dhe rruga që do të përshkruhet është e qartë në formën më të përpiktë mundshme. Por kur bëhet fjalë për biznes dhe për drejtimin e një kompanie është mirë të ngadalsojmë që të arrijmë më shumë. Çfarë përfitojmë? Nesë ngadalsojmë do të mund të shikojmë fakt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Bucaliu, pronari i rrjetit të shitjes së derivateve “HIB Petrol”, “Coca-Cola”

ZERI: Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Bucaliu, pronari i rrjetit të shitjes së derivateve “HIB Petrol”, “Coca-Cola”, si dhe kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, janë top importuesit e produkteve serbe në Kosovë gjatë vitit 2014. Koment: Çdo cent qe shkon ne Serbi financon perpjekjen e shtetit serb per ta minu pavaresine e Kosoves dhe per ta cenu lirine popullit te saj! Ndaloni importet nga Serbia!! Burimi: Ylli Hoxha

Në kërkim të lexuesve

Në kërkim të lexuesve, të cilët mund ta prishnin rendin nëpër universitete, madje të cilët mund të ishin kërcënim serioz edhe për vetë profesorët, policia kishte bastisur një bibliotekë të një universiteti. Për fat të mirë, asnjë nuk e kishin arrestuar, ngase asnjë nuk kishte qenë në bibliotekë. Kësisoj, së bashku me shumë profesorë, të qetë në kafenen që gjendej bri fakulteteve, bënin “kafe-politikë”! Burimi: Iljasa Salihu

Dënimet e reja që janë shumë të rrepta

Dënimet e reja që janë shumë të rrepta, duket se nuk e kishin paraparë daljen e Gardës së Republikës së Iliridës. Dikur AKSH-ja, tani GRI-ja mua po ma kujtojnë pjesën veriore të Mitrovicës. Përse vallë këta trima nuk ia fillojnë prej atje, që derisa të vijnë këtu, të paktën do të dëshmoheshin se fjalët dhe kushtrimi i tyre është përtej letrave! Burimi: Iljasa Salihu

Në Maqedoni pakëz u rritën rrogat

Në Maqedoni pakëz u rritën rrogat, ndërsa shumë u rritën edhe çmimet e gjobave, kur dihet mirëfilli se do të mjaftonte çmimi i kaluar i gjobave nëse do të dënoheshin ata që e meritojnë dënimin. Nuk ka nevojë të rriten çmimet e produkteve me qëllim që pronarët e ndërmarrjeve tregtare dhe prodhuese të arkëtojnë sa më shumë mjete financiare. Do të mjaftonte të rritej mundësia e konsumatorëve për të blerë sa më shumë produkte. Edhe kështu pronarët do të pasuroheshin, duke i lënë njëkohësisht të kënaqur edhe blerësit. Kësodore, do të mjaftonte të respektohej ligji për gjoba dhe jo dimensioni fiskal të ngjeshet duke i mbytur ata që nuk kanë njeri të njohur në piramidën e pushtetit. Nga kjo mendësi e mbrapshtë fiskale dhe juridike, del se kishin pasur të drejtë francezët kur thoshin: “Ligjet i miratojnë dhe i shkelin të pasurit, ndërsa ndëshkohen vetëm të varfrit! Burimi: Iljasa Salihu

Një njeri i devotshëm

Një njeri i devotshëm, sa herë që e këshillonte djalin e tij, ia thoshte këto fjalë: A dëshiron të tregoj për një fuqi që nuk mposhtet kurrë? Djali i përgjigjej: Po, si jo! Prindi ia kthente: Mbështetu vetëm në Allahun. Burimi: Valdet Kamberi

Njerëzit mund ta shpallin dëshmor kë të duan

Njerëzit mund ta shpallin dëshmor kë të duan, edhe pse nesër do të dëshmojnë për çdo dëshmi të kësaj bote që i përkiste të vërtetës dhe gënjeshtrës. Ndërsa Zoti është Ai që e pranon dëshmor atë që duhet, atë që me të vërtetë kishte qenë dëshmitar i një ngjarjeje madhështore! Burimi: Iljasa Salihu

Ummeti ynë ka më shumë nevojë për...

Ummeti ynë ka më shumë nevojë për dituri, thirrje, mësim dhe edukatë, sesa që ka nevojë për gjykatës. Ndërsa sot fatkeqësisht kemi shumë pakë besimtarë që veprojnë si mësues, thirrës, edukatorë, ndërsa kemi shumë që veprojnë si gjykatës. Burimi: Senad Ramadani

Pensionistët udhëtojnë falas me autobusët e Trafikut Urban

Nga java e ardhshme, pensionistët do të mund të udhëtojnë pa para me autobusët e linjës 3 dhe 4 të Trafikut Urban. Ky ka qenë premtim i kryetarit Shpend Ahmeti, i cili do të nis së funksionuari nga muaji i ardhshëm. Ky premtim është konfirmuar në emisionin 038 të KTV-së, nga vet kryetari i komunës, Shpend Ahmeti. Të moshuarit që udhëtojnë çdo mëngjes për në parkun e “Gërmisë” me linjën 4, kanë thënë se janë të lumtur që kryetari Ahmeti ka mbajtur premtimin dhe se do ishte mirë që rregulli në të ardhmen të vlejë edhe për linjat tjera. E kjo mund të ndodh vetëm kur të bëhet riformatizimi i tërë Trafikut Urban, një prej premtimeve kryesore të kryetarit Ahmeti

Përpara se të lavdërohet dikush prej kolltukut të pushtetit

Përpara se të lavdërohet dikush prej kolltukut të pushtetit se ata ishin që i zbuluan shqiptarët e Rekës së Epërme, duhet të turpërohen po të njëjtit njerëz për dëbimin e shqiptarëve prej trojeve të tyre dhe fashitjen e kulturës dhe historisë shqiptare përgjatë mbajtjes së pushtetit nga ana e tyre. Me qindëra shqiptarë ia mbathin prej vendlindjes si rrjedhojë e kushteve të rënda që i krijuan të pushtetshmit, ndërsa tani që zbuluan “ujin e ngrohtë” desh fluturuan, përkundër që edhe në këtë rast nuk janë të çiltër, ngaqë edhe ashtu vetë këta “shqiptarë” po e mohojnë kombësinë e tyre shqiptare. Sidoqoftë, shpresojmë t’i rikthehen natyrshmërisë së tyre! Burimi: Iljasa Salihu

Kur Vetvendosje...

Kur i rrotullojke VV kerret e EULEX-it, u qartshe, se shih çka po bajnë këta barabat. Sot qe çka na doli EULEX-i. Kur i rrotullojke VV kamionat me mall Serbie, këqyrshe shtrembët. Sot miliardat vazhdojnë me i shkue ekonomisë së Serbisë, e cila i përdor kundër teje. Kur e rrotullojke VV qytetin se negociatat s'bajnë, na u idhnojshe që po ta prishim teraqellëkun n'terasë të kafiqit. Sot Serbia hala zullimin s'ta ndalë. Kur i rrotullojshin deputetët e VV-së dajak nëpër asfallt sa dojshin me e parandalue shitjen e KEDS, u bajshe kishe s'po sheh. Sot po të sillet dhoma kur po të vjen fatura e rrymës. Kur i rrotullojke VV do tulla me i thye 2-3 xhama, që ti me i pa hajnat brenda institucioneve kah i vjedhin milionat, ti na shajshe qe po e dëmtojmë pronën publike, që nuk e ka tejkalue kurrë ma shume se 300-400 euro. Hajt, qe, 1000 euro. Qe bre edhe 5000. Sot qata hajna ta kanë bllokue shtetin. Edhe sa fatkeqësi duhen me i ndodhë këtij vendi të shkretë, ma

Gaspër Pali - Biografia

                                 Jeta e Gaspër Palit nuk qe thjesht një ekzistencë, por në radhë të parë një esencë. U lind në Shkodër, në një shtëpi dy katesh të lagjes Serreq, me 14 gusht 1916, kur në të gjitha pemët ndihej muzika e gjinkallave. Kur foshnja bënte rrugën e parë nga materniteti, nëpër kalldrëme trokiste djegaguri . . . Nëna, Luçia – shtëpiake, ishte bijë e familjes Daberdaku. Babai Kola – çikërrimtar në rrënim e sipër, punonte në pazarin e Shkodrës. Bashkëshortët nxorrën në dritë plot 11 fëmijë, të fundmin Gasprin. Emri qe i përsëritur, mbasi vëllai i madh, që vdiq rreth të njëzetave quhej po ashtu. I lindur më tepër në një komunitet, se sa në një familje, Gaspri u rrit me ndjenjën e respektit ndaj të tjerëve dhe me atë të përkujdesjes së të tjerëve ndaj tij. Babai qytetar, ndonëse kishte për të ushqyer një ekip fëmijësh, u dha që të gjithëve arsim në vend e dy prej tyre (Zefit dhe Gasprit) edhe dije të thella në shkollimin e lartë jashtë shtetit.

Ese: Në kërkim të vërtetës shkruar nga Gani Bytyçi

Nje dite vjeshte e njoha nje grua. Gjate nje udhetimi. Ashtu siç e kisha njohur dikur Loren, veçse atehere ishte pranvere. Jo, kete tjetren e kisha takuar para se te mirrja trenin. Me duket se e kisha shikuar pa dashje. Ndoshta edhe jo. Nuk jam fare i sigurt, ngase me jane ngaterruar kohet, stinet. Sidoqofte ajo kishte qeshur. I isha afruar dhe e kisha pyetur se perse qeshte. Me duket se keshtu kishte ndodhur. Keshtu me kishte ndodhur disa here kohet e fundit. Kur shihja njerez duke qeshur, kisha deshire te kuptoja se ku e gjenin ata motivin per te qeshur, ngase une kahere e kisha humbur kete ndjenje. Ajo nuk e fliste gjuhen e atij qyteti. Me foli ne nje gjuhe tjeter. Edhe une, si ne enderr, u perpoqa t`i flisja ne gjuhen tjeter. Ne te vertete, ajo dy a tri here vetem e perseriti emrin e qytetit Z, per ku ishte nisur. I thashe se edhe une udhetoja per atje. Vertet isha nisur per ate qytet, sikur shkoja te kerkoja diçka qe e kisha humbur qysh ne antike. Ne tren u ngji

Ese : Rrugicat e Tiranës shkruar nga Kostandin Dhamo

Ende ka ne Tirane rrugica te ngushta me kalldrem dhe shtepi te uleta aneve, te cilat çdokush i ndertoi sipas trilleve te veta arkitekturore.Muret rrethues prej qerpiçi te oborreve jane te lyer me gelqere lebyrese dhe, persiper i mbrojne nga rrebeshet e shirave tjegullat me myshk dhe me nje bimesi te çuditshme si e shkretetirave, ku rreshqet ndonje mace syndezur, apo ku çukit ndonje gjel i fryre pendekuq si prush i dafurruar… Neper telat e shtyllave elektrike qe pingulen pergjate rrugicave, ngecin ende balonat e kalamajve si re te harruara dhe, mblidhen ne çastin e mberritjes, apo te shtegtimit dallendyshet e hareshme, per te cilat, krahasimi me notat muzikore eshte aq i gjetur dhe i bukur sa, kot te perpiqesh te gjesh nje tjeter. Po çatite ? Te purpurta dhe te pjerreta, me tjegullat qe valezojne e valezojne, aq sa po ta perqendrosh veshtrimin, te merren mendte, ato humbasin skajeve pas degeve te shtrira te pemeve, duke te nxitur plot fantazi te perfytyrosh vatrat e

Ese: Nën qiellin e Mesdheut shkruar nga Arturo Perez Reverte

Eshte nje nate mesdhetare dhe e qete, toka nuk duket, me zhurmen e ujit fosforeshent ne vijen e varkes dhe profilin e sigurte te pemes dhe velave te ngritura qe lekundet ngadale ne qiellin plot me mijera yje. Nje prej atyre neteve ne te cilat nuk te vjen keq te mos e tymosesh, sepse do te ishte bukur ta ndizje nje cigare i mbeshtetur tek mbeshtetesja, prane timonit, me tre oret para teje ne fund te turnit te rojes, llampa e busulles qe ndriçon dobet orientimin lindje juglindje dhe larg, dritat e nje anije tregtare itinerari i se ciles te mbajti te palevizur nga radari dhe qe me ne fund largohet, duke te te lene te lire nga rreziku dhe duke te lene te gjithe detin dhe qiellin per veten tende. Eshte nje nga ato nete ne te cilen ndodhesh ne bord prej pese ditesh egoiste qe duken njezet dhe gjithçka qe lidhet me token duket kaq larg, saqe nuk te intereson fare; dhe e kupton qe prej nje shekulli nuk degjon llogje radiosh, nuk lexon nje gazete, nuk shikon televizor, nuk te

Ese: Vjeshtë në Vjenë – shkruar nga Monika Stafa

Do te kisha dashur ta beja me heret, shume me shpejt se te gjitha kryeqytetet e Europes me pare. Por jo, mundesia me ish dhene tani. Tani kur gjysmen tjeter te lumit qe kalonte mes permes saj e kisha vizituar disa here, ne nje tjeter kryeqytet madheshtor. Isha ndalur mendueshem se kjo tallazitje e tij e shtruar ne mengjes a mund te kish qene po e njejta ne anen tjeter te saj. Ndoshta kurioziteti e kish glorifikuar, ndoshta pamundesia per ta prekur e kish tjetersuar ne perfytyrim, por nje gje ish e sigurt, Vjena tani do te ish mes meje dhe saj. Me Danubin ne mes, asgje s’do ish me e kriptuar si me pare. Mendja ma thosh, por jo te gjitha shqisat ishin njesh me te. Udhetimet e mia s’di pse i ndertoja me kete kryeqytet europian ne mendje. Ndoshta shenjat historike te qytetit me kishin mbetur ne heret ne kujtese kur endesha mes bukurive femerore te Sisit, princeshes se dinastise habsburgase dhe lojerave dashurore te saj, pasionit per artet dhe historine. Hajdit, vogelushes

Ese – Durrësi, porta e Europës - shkruar nga Vladimir Shyti

Kur bie muzgu ne ate lagje, eshte ajo ore e bukur e dites kur i ke dhene fund gjumit te pasdites dhe perpara teje shtrihet nje mbremje me argetime dhe biseda. Ajo lagje duket krejt e zeze ne sfondin e qiellit dhe ne te gjitha sendet mbi toke. Qielli s’eshte i zymte, por i shndritshem si kujtimet e embla. Te zymte e bejne rrugen ata qe varen pas koshave te plehrave, qofshin njerez me ngjyre e te tjere, qe i japin lagjes dramen tragjike te varferise se tejskajshme. Qente dhe macet rrugaçe qe u vijne nga pas dhe kerkojne se bashku ushqimin e jetes. Kembet e nje pijaneci qe ndal ne mes te rruges dhe u bertet shofereve te automjeteve qe u bien borive papushim, ku ne ate çast te keq ai ka pushuar se qeni. Ai njeri pinte vetem per inat te realitetit, kurre me pare se kishin pare rruges te dehej. Nuk kishte patur, nuk ka, as do te kete shpirt me te delire se ai njeri ne ate lagje, por mjerimi po e dergon ne rrugen e ferrit. Dhe kjo rruge, ne dukje si lagjja e zezakeve te Z

Ese – Gjurme - shkruar nga Melina Kabo

Çdo veprim apo mendim i yni le nje shenje si per te thene pergjithmone se ke ekzistuar dhe nuk mund te humbase nga vjetersia, por as ta fshije dashakeqesia, heshtja apo harresa. Ne çdo hap tonin informacione qe ngelen si gjurme te se shkuares vertetojne ate çka kemi bere ose ate qe donim te benim duke mos mundur ta realizojme. Krijohet keshtu nje memorie gjitheperfshirese, ku gjithkush s’mund te nderhyje, e askush s’mund ta harroje. Çdo gje regjistrohet per te mos humbur kurre, si per t’i vertetuar botes se ti ke ekzistuar fizikisht dhe shpirt, e do te vazhdosh te ekzistosh pergjithnje ne formen e perjetimeve qe ke krijuar e shkaktuar me pare. Kjo eshte kostoja e te ekzistuarit ne kete jete. Eshte gjurma jote qe deshmon te verteten kudo dhe kurdo here. Askush s’mund ta ndaloje te verteten te njihet, sepse ajo le gjurme te bardha qe nuk humbasin kurre. Eshte e pashprese tentativa per ta fshehur te verteten. Ajo ekziston perjetesisht ndersa ti, une, ne, perkohesisht. Ajo ng

Ese – Peshorja e jetës - shkruar nga Melina Kabo

Kur hyjme ne kete jete, zeme nje vend qe dikur i ka perkitur dikujt tjeter, apo secili nga ne sjell ne kete bote nje njesh te ri?! Shoqerojme nje mesazh per te mos humbur kurre?! Apo krijojme secili mesazhin tone?! Ingranohemi ne kete udhetim per te permbushur çdo funksion te saj?! Po ne jemi “ushtaret e jetes”! Idete tona praktikohen si rregulla qe gjithkush i vendos per te udhetuar sa me i sigurt, apo gjithkush e çdo gje ka nje kosto, ka nje harte rruge?! Ndaj ne mundohemi te gabojme sa me pak, por armiku i pashmangshem, “egoizmi” nuk na lejon te jemi perhere te vendosur ne rruge te drejte e te paster. E pikerisht ne kete pike gjithkush gabon. Ne mundohemi te mashtrojme me neglizhence apo pakujdesi ate, “peshoren e madhe” dhe decizive JETEN. Veprojme me ligesi dhe duam ta fshehim e ta zbukurojme ate me se miri. Arrijme te behemi te besueshem per syte e sinqerte e naiv, per shpirtrat qe pranojne miresine, por nuk ndodh te mos regjistrohen te gjitha e te mos peshohen thel

Ese: Një rreth - Melina Kabo

Nje jete e plote ose jo e tille pershkon nje rrugetim, te gjate ose te shkurter. Ka nje fillim dhe nje mbarim, here ndjek nje udhe pa krye, e here ndjek me motivin qe ndien dhe me inercine e mesuar nder breza. Ndodh qe rrugetimet nuk jane pjese e njera-tjetres, por ky eshte perceptimi yne. Çdo hallke e ketij misioni eshte pjese e nje rrethi qe na shoqeron kudo dhe ne çdo kohe. Ka nje rreth njerezish qe na krijojne ambientin formues. Ka nje te tille ne çastin e simbolizimit te dashurise e ndaj ka gjithmone nje te tille rreth, per te mos iu shmangur dot jetes, pasojave, pergjegjesive… Ti i vjen qark per t’i kerkuar fundin dhe pa kuptuar e prek ate pafundesisht. Rruga drejt tij te ben te kuptosh se jeta ka ulje dhe ngritje. Ti prek fundin tend dhe me shume vrull takon majen tende kulmore dhe ti ende vazhdon e kerkon deri sa nje çast ti ndahesh prej saj dhe kupton se jeta eshte nje rreth pa fund… eshte vdekja ajo qe te shkeput ty nga ajo, jeta, ky rreth i shndritshem! Burim

Top 6 Vitaminat për dimër

Vitaminat janë molekula unike që i duhen trupit tonë për të funksionuar. Vitaminat janë molekula unike që i duhen trupit tonë për të funksionuar. Burimi kryesor i vitaminave është ushqimi, por, më shumë se 65% e popullatës në shumë vende të zhvilluara vuajnë nga mungesa e vitaminave kryesisht nga shkaku që konsumojnë shumë ushqime të procesuara, përderisa konsumi i frutave dhe perimeve është i ulët. Vitamina A: Forco Sistemin e Imunitetit Vitamina A është një faktor i rëndësishëm në mirëmbajtje të një sistemi imuniteti të shëndetshëm. Burimi ushqimor më i mirë me vitaminë A është mëlçia, por, ushqime tjera që kanë vitamina A janë gjiza, të verdhët e ves, qumështi dhe produktet e qumështit. Doza ditore e rekomanduar është 4000-5000 IU. Vitamina B: Për Sistem Nervor të Shëndetshëm Vitamina B luanë rol shumë të rëndësishëm në metabolizmin qelizor. Ajo ndihmon në mirëmbajtje të niveleve të glukozës nën kontroll dhe është jetësore për funksionin e mirëfilltë të qelizave

Si gjendet plumbi në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (formulat) ?

Si gjendet plumbi në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (formulat) ? Plumbi nuk gjendet i lirë në natyrë por gjendet ne form të mineraleve të ndryshme. Xeherori më i rëndësishëm i tij është galeniti PbS. Në sasi me te vogla gjendet edhe ne formë të ceruzitit PbCO3,DHE ANGLEZITIT PbSO4.

Çka është sulfati i bakrit dhe çfarë veprimi ka ?

Çka është sulfati i bakrit dhe çfarë veprimi ka ? Eshte komponimi më i rëndësishëm i bakrit. Kjo kripë e bakrit ka veprim si fungicid që ka qenë i njohur qysh nga fundi i shek XIX.Ky veprim bazohet ne atë se jonet e bakrit (II) bllokojn reaksionet enzimatike ne poret e kërpudhave. Në këtë mënyrë pengojn mbirjen e tyre.

Cilat janë vetitë e bakrit ?

 Bakri ne gjendje te paster ka ngjyrë të kuqërremtë të çelët. Ka temperaturë të shkrirjes 1083C dhe dendesitet 8,93 kg/m3(meterkub).Eshte mjaftë i fortë por më i butë se hekuri shumë i telëzueshëm dhe i petëzueshëm. Qëndrueshmëria kimike e bakrit rredh nga pozicioni i tij ne vargun elektrokimik te elementeve ku gjendet pas hidrogjenit.

Cilat janë aliazhet e bakrit ?

Cilat janë aliazhet e bakrit ? Aliazhet e tipit te bronzeve janë aliazhe te bakrit me kallajin.Aliazhet e bakrit te cilat permbajn zink dhe me pak se 78% baker quhen tungje. Argjendi i ri eshte aliazh i bakrit nikelit e i zinkut. Metalet kryesore me te cilat bakri formon aliazhe janë : Plumbi,zinku,kallaji,nikeli ,ari etj.

Shkaqet dhe lehtësimi i bllokimit të hundëve tek fëmijët

  Herën e kaluar folëm për bllokimin e hundëve tek foshnjat e porsalindura, ndërsa në këtë pjesë flasim për taposjen e hundëve tek fëmijët më të rritur. Nuk di juve, por një ndër makthet me të shpeshta me fëmijët e mi janë sekrecionet dhe taposja, apo hundëve të zëna, sepse pikërisht në këto momente nuk janë në gjendje të hanë, ose të marrin frymë ashtu si duhet ndaj qajnë gjatë pothuajse gjithë ditës. Pikërisht sot filluan fëmijët me hundë të taposura, ndaj tema e ditës mendova të jetë kjo situatë stresuese për të gjithë prindërit, sidomos ata për herë të parë. Le të rendisim disa nga shkaqet dhe lehtësimet për hundët e zëna Ftohja: hunda e zënë mund te jetë pasojë e Ftohjes së zakonshme, vetëm nëse ajo shoqërohet me dhimbje fyti, temperaturë, dhimbje gjoksi dhe kollë. Gripi: hundët e mbyllura mund të shkaktohen infeksionet e gripit, nëse fëmija ka shenjat e ftohjes normale, por plus tyre shtohen dhe të përzierat, të vjellat dhe humbja e oreksit. Alergjia: ku

Arrat i thonë “stop” rrudhave dhe shenjave të plakjes

Për të parandaluar rrudhat, diabetin dhe për të mos pasur humbje të kujtesës, mjekët këshillojnë që ne të konsumojmë arrat. Në sajë të kërkimeve të ndryshme që janë kryer në këtë drejtim është vënë re se arra, ka një efekt mjaft të rëndësishëm për organizmin tonë. Kërkuesit kanë vënë re se gratë që konsumonin 28 gramë arra dy herë në javë, ishin 24% më pak të rrezikuara për të zhvilluar diabetin. Të mirat e tyre nuk kanë fund, pasi ato janë të pasura me vitamina B dhe me antioksidantë, të cilët e ruajnë lëkurën tuaj nga dëmtimi prej radikaleve të lira dhe parandalojnë rrudhat dhe shenjat e plakjes. Studiuesit janë marrë edhe me kontrollin emocional. Ata kanë vënë re se personat që nuk hanin arra, vuanin nga humbje të mëdha në kujtesë, fizik dhe kontroll emocional. Sipas rezultateve, vitamina E dhe flavanoidet tek arrat ndihmojnë në shkatërrimin e radikaleve të lira të dëmshme që shkaktojnë çmendurinë.

Si të ushqeni lëkurën e fytyrës në kushte shtëpie

Nëse jeni mërzitur me produktet kozmetike të cilat nuk japin efektin që ju dëshironi, zgjidhja do te është që ju të përgatisni diçka në kushtet shtëpiake. Nëse dëshironi që të ushqeni lëkurën, një maskë do të ishte përdorimi i vezës dhe sheqeri pluhur. Maska në fjalë me dy produkte, bën që lëkura juaj të jetë e butë dhe e lëmuar, pa shpenzime. Për këtë na duhen: - 1 e bardhë veze - 1 lugë gjelle sheqer pluhur. Mënyra e përgatitjes: Në fillim merrni një pjatë, hidhni të bardhën e vezës, rrihini mirë me anë të një piruni. Pastaj shtoni sheqerin, përzieni mirë dhe më pas mund të aplikoni maskën në fytyrë. Maskën lëreni të qëndrojë 10-15 minuta. Për ta hequr maskën mjafton të keni ujë të bollshëm. Më pas lyeni fytyrën me një krem me përbërës qumështi, që të marrë shkëlqimin e duhur.

Nga rënia në peshë te hipertensioni, arsyet pse duhet të përdorni limonin

Lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit, sepse në këtë mënyrë do ta nxitni metabolizmin, ndërsa kaloritë nuk do të pozicionohen në zona kritike. Mirëpo, përveç te humbja në peshë, limoni ndihmon edhe te gjendjet serioze shëndetësore. Përveç se është zgjidhje më e mirë nëse duam të largojmë etjen dhe të mposhtim temperaturat e larta, limoni ndihmon edhe te një gamë e gjerë sëmundjesh dhe problemesh shëndetësore. Humbja në peshë Me anë lëngut të limonit shumë më lehtë do t’i shkrini kilogramët e tepërt dhe do të pengoni grumbullimin e tyre në vendet kritike. Për rezultate më të mira, lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit. Gurët biliarë Rreth 80 për qind e gurëve biliarë përbëhen nga kolesteroli, i cili krijohet në rast se mëlçia ose fshika biliare nuk mund ta largojnë me sukses. Për shkak të mungesës së acideve biliare (që mund të vijë si pasojë e plakjes, stresit ose marrjes së barnave të caktuar), kontraksionet e fshikës mund të je

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more