Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Ese – Durrësi, porta e Europës - shkruar nga Vladimir Shyti

Kur bie muzgu ne ate lagje, eshte ajo ore e bukur e dites kur i ke dhene fund gjumit te pasdites dhe perpara teje shtrihet nje mbremje me argetime dhe biseda. Ajo lagje duket krejt e zeze ne sfondin e qiellit dhe ne te gjitha sendet mbi toke. Qielli s’eshte i zymte, por i shndritshem si kujtimet e embla.

Te zymte e bejne rrugen ata qe varen pas koshave te plehrave, qofshin njerez me ngjyre e te tjere, qe i japin lagjes dramen tragjike te varferise se tejskajshme. Qente dhe macet rrugaçe qe u vijne nga pas dhe kerkojne se bashku ushqimin e jetes. Kembet e nje pijaneci qe ndal ne mes te rruges dhe u bertet shofereve te automjeteve qe u bien borive papushim, ku ne ate çast te keq ai ka pushuar se qeni.
Ai njeri pinte vetem per inat te realitetit, kurre me pare se kishin pare rruges te dehej. Nuk kishte patur, nuk ka, as do te kete shpirt me te delire se ai njeri ne ate lagje, por mjerimi po e dergon ne rrugen e ferrit. Dhe kjo rruge, ne dukje si lagjja e zezakeve te Zhorzh Simenonit, e donte te bukuren dhe ishte mistike. Shpirti i tyre del e merr perpjete, drejt shkelqimit te fundit te diellit ne perendim.

Ata njerez jo aq te persosur, me fytyra te vrara e shpine te perkulur, qe futen ne sherre dhe leshojne nga goja mallkime, vazhdojne te jetojne ne strehen e mbremjes. Pulebardhat varen me pertese drejt çerdheve te veta mbi kodrinen buze detit, qe atyre u kujton dhe u zgjon urine, e cila u kthen serish shpirtin e tyre nga qielli ne toke. U flasin qenve me fjale te ashpra, qe te largohen nga koshat; ata lehin, por zbythen te trembur e ngaterrohen nder kembet e kalimtareve. Rruga e ndyre, zbuluar vende-vende nga çakulli, po ashtu dhe nje kanal i madh, ku fle uji midis mbeturinave te lagjes, qe te mbyt nga nje ere e tmerrshme pocaqie, e ben mehallen te duket sikur jeton ne Boten e Trete.

Durresit, porte se vetme drejt Europes, ku kaluan me dhjetera kryetare bashkie e deputete, nuk iu degjuan asnjehere lutjet e te gjoreve qe jane shtrenguar te perleshen e te shkaterrojne njera-tjetren gjate rruges deri tek Perendia! Eshte e qarte, s’mund te behet nje shtet pa sunduar apo pa te sherbyer.
Te komandosh do te thote te marresh fryme lirisht. Por edhe ata te mjere arrijne te marrin fryme. Dhe ai me i fundit ne shkallen shoqerore, ka bashkeshorten dhe femijet e vet. Thelbesore eshte qe te kesh mundesi te inatosesh pa pasur te drejte e tjetri te te ktheje pergjigje. Eshte e nevojshme qe dikush do te thote fjalen e fundit.

Perndryshe, çdo arsyetim mund t’i kundervihej nje tjetri dhe do te behej lesh e li lagja dhe qyteti. Ndersa pushteti, perkundrazi, i zgjidh te gjitha. Na duhet edhe me shume kohe per ta kuptuar kete gje? Keshtu per shembull, sa kohe u duhet te pastrojne ate kanal qe sherben per largimin e ujerave te kodrinave?
Ne vend te hoteleve e moteleve, te ngrinin sikur edhe nje punishte apo fabrike, ku te punonin keta te mjere, nje kompleks pallatesh, ku te strehoheshin te pastrehet dhe te ndiheshin mire ne token e tyre meme. S’themi si ne kohet naive. Tashme jemi bere te vetedijshem.

Zevendesuam komunikatat me dialogun, por qe bie ne vesh te shurdhet. Politika duhet t’u sherbeje te gjitheve, edhe asaj lagjeje qe terhiqet zvarre neper kosha plehrash e qe punojne edhe ne te zeze me hope. Qyteti yne duhet te jete shembulli i se mires ketu dhe ne Ballkan. Rilindja detin po e ngjit lart, nje anije duket tutje ne horizont dhe lutemi te mos vonoje te vije ne brigjet tona.

Burimi: Gazeta Shekulli

loading...

Related Posts :

Namazi

Syzat