Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Ese – Peshorja e jetës - shkruar nga Melina Kabo

Kur hyjme ne kete jete, zeme nje vend qe dikur i ka perkitur dikujt tjeter, apo secili nga ne sjell ne kete bote nje njesh te ri?! Shoqerojme nje mesazh per te mos humbur kurre?! Apo krijojme secili mesazhin tone?! Ingranohemi ne kete udhetim per te permbushur çdo funksion te saj?! Po ne jemi “ushtaret e jetes”! Idete tona praktikohen si rregulla qe gjithkush i vendos per te udhetuar sa me i sigurt, apo gjithkush e çdo gje ka nje kosto, ka nje harte rruge?! Ndaj ne mundohemi te gabojme sa me pak, por armiku i pashmangshem, “egoizmi” nuk na lejon te jemi perhere te vendosur ne rruge te drejte e te paster. E pikerisht ne kete pike gjithkush gabon. Ne mundohemi te mashtrojme me neglizhence apo pakujdesi ate, “peshoren e madhe” dhe decizive JETEN. Veprojme me ligesi dhe duam ta fshehim e ta zbukurojme ate me se miri. Arrijme te behemi te besueshem per syte e sinqerte e naiv, per shpirtrat qe pranojne miresine, por nuk ndodh te mos regjistrohen te gjitha e te mos peshohen thellesisht ne balancen e se vertetes. E ndaj çuditen keta “shpirtligj e ndjenjepakte”, si ka mundesi qe jeta eshte kaq e padrejte?! Jeta eshte e drejte dhe e ndriçuar mire ne çdo skute te saj, ndaj dhe dhurohet vetem nje here. Çdo çast i saj per te provuar deri ku arrin erresira e mendjes se kesaj qenie te quajtur njeri. Bota eshte e rrumbullaket per te gjithe, ne menyre qe kush e rrotullon fort per te rrezuar tjetrin harron se eshte edhe ai pjese e saj. Ajo rrotullohet per te gjithashtu. Pranoje veten siç je, dhe ti do te mund te jesh pjese e meshires se kesaj balance, por mos e mashtro veten se mund te dalesh kunder saj…

Burimi: Gazeta Shqip

loading...

Related Posts :

Namazi

Syzat