Drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Arsim Morina ka mohuar lajmin se në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK, ka ngecje të shërbimeve shëndetësore, duke thënë se vëllimi i punës në sallën e operimit dhe vizitat ditore në ambulancën specialistike kanë qenë si më parë. Ai ka deklaruar se zgjedhja e tij për drejtor është në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe standardet botërore të përzgjedhjes. Morina ka thënë se nuk do të ketë ”bllokadë” apo “ paralizë”të punës në këtë Klinikë, të paktën nuk do të lejoj të ndodhë diçka e tillë përderisa ai të jetë udhëheqës i kësaj klinike. “Vetë shpallja e ‘grevës’ këto ditë nga kolegët dhe thirrja e Dr. Haxhi Avdylit për të vazhduar me grevë konsideroj që është tejet e pamatur, e papjekur dhe e papërgjegjshme ngase është jashtë çdo obligimi etiko-profesional dhe kornize ligjore. Është më se e qartë që arsyet, kushtet, mënyra e organizimit janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Andaj, ftoj kolegët që të reflektojnë p
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,