Skip to main content

Posts

KUJDES GJUHEN ME TE TJERET

Ebu Hurejrah, radiAllahu anhu, transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) tha: - ”Kush beson Allahun dhe Diten e Fundit, le te flase mire ose le te heshte”. Buhariu dhe Muslimi. Ky hadith, per te cilin dijetaret kane rene dakord per vertetesine e tij, eshte prove e qarte se personi nuk duhet te flase, perveç kur e folura e tij eshte e mire dhe kur e folura e tij ka me shume perfitim. Keshtu, nese dikush eshte ne dyshim se nese e folura e tij eshte me perfitime, atehere ai nuk duhet te flase. Imam Shafi’i, rahimehullah, tha: - ”Kur dikush deshiron te flase, atehere eshte detyre e tij te mendoje para se te flase. Nese ka diçka me vlere ne ate qe ka per te thene, atehere mund te flase; nese ka dyshim rreth asaj, atehere nuk duhet te flase derisa ta sqaroje dyshimin e tij”. Ebu Hurejre radiAllahu anhu, transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: - ”Me te vertete robi do te flase nje fjale duke mos patur kujdes dhe per shkak te saj do te hidhe

Ne nuk kemi nevojë për...

"Ne nuk kemi nevojë për ndërtimin e pallateve por për ndërtimin e ndërgjegjes sepse ujërat nuk u ndotën vetëm pasi që u ndotën shpirtërat." -Abd el-Hamid Kishk Burimi: Agnesa Mahalla

Gabimi

Kur përseritet gabimi i njejt ti prap t'njejtën zbrasti ki me ndi prap shpirti i qet s'ka met flejt le që vetën po as tjert s'ki me mujt ma mi rrejt Dhoma e musht plot njerz ti ata nuk ki mej pa ka met mbyt dhimbja"pse gabimin e njejt prap e kam ba?" T'bahet krejt terr e zeza mbizotron "pse apet ja ktheve fjalën prindit?" kjo pytje ton kohën t'shoqron dal nga dal t'shkatrron tash at dhimt kurr se harron Krejt t'kqijat t'lyhen kur prap gabon t'dhamin ftyrat plot dhimt dhimt që ti e shkakton T'djeg loti i perindit kur ti se vlerson T'mledhen krejt e ja nis e kan masi i thu babit tung ,t'shfaqen pytjet qe t'qet stlajn "pse nuk e p ërcjella,pse vet e kom lan? pse se putha nball,po i dhash buzqeshje t'ran? pse menova per tjert ,kur aj para tjerve gjith t'paren m'ka qit? pse ngava mas tjerve e lava prindin me prit?" Je msu me prit gabim mas gabimi po qeky mas shumti t'd

Si përfitohet Çeliku ?

Si përfitohet Çeliku ? Çeliku përfitohet në konvertor të ndryshëm dhe në furra elektrike . Njërat nga metodat e përfitimit është nga giza e shkrirë në konvertor duke fryrë me oksigjen të pastër 99.99%.

Çka është çeliku?

Çka është çeliku? Çeliku është aliazh i hekurit me karbonin i cili permban me pak se 1,7% karbon. Është aliazh me fortësi të lartë, i farkëtueshëm dhe me qëndrueshmëri të lartë.

Cilat janë vetitë e hekurit të pastër?

Cilat janë vetitë e hekurit të pastër? Hekuri i pastër është metal i bardh me shkëlqim të argjendtë , është i farkueshëm dhe ferromagnetik që i ruan vetitë magnetike edhe nëse në të vepron fusha magnetike . Është i qëndrueshëm në ajër pa lagështi dhe në ujë në të cilin nuk ka oksigjen të tretur.

Higjiena e periudhës menstruale

Është me rëndësi që vajzat e reja në pubertet të njoftohen me fiziologjinë e ciklit menstrual. Atyre duhet shpjeguar se ky është një proces normal fiziologjik dhe duhet udhëzuar lidhur me sjelljet gjatë menstruacionit. Nëse vajzat nuk ndihen mirë mund edhe të udhëzohen që të pushojnë, mirëpo, pasi që menstruacionet të rregullohen, atëherë ato duhet të sillen si edhe vajzat e pjekura. Nuk duhet të mungojnë nga aktivitetet e përditshme shkollore pasi që kjo shpesh mund të ndikojë në shfaqjen e dismenoresë. Mbajtjes së higjienës personale duhet kushtuar gjithashtu një kujdes i posaçëm. Për shkak të rënies së shtresës funksionale të endometriumit në zgavrën e mitrës krijohet një plagë e përkohshme, e cila kërkon higjienë të përsosur, për shkak se gjatë kësaj periudhe mund të fitohen infeksione të ndryshme. Tamponët higjienik duhet ndërruar të paktën 2 – 3 herë brenda ditës. Nuk preferohet vendosja e tamponëve në vagjinë, sepse shkaktohet grumbullim i gjakut, që ka për pasojë infeksion

Aty ku mungon edukimi i shëndoshë moral i gjinisë femërore

“Plotësisht është e qartë se në shoqëritë ku mungon edukimi i shëndoshë moral i gjinisë femërore, mjerisht çdo ditë, nga ora në orë, apo thuaja çdo çast, dëgjoj më dhe jemi dëshmitare të rrëfimeve të tmerrshme përdhunime dhe abuzime të ndryshme seksuale ndaj femrave.” All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të venë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” (El-Ahzabë, 59) Është një fjal e urtë popullore: Ajo që bën dallimin në mes njeriut dhe kafshës është veshja! Mbulesa islame (hixhabi) - duke u nisur nga ajo se është mbulojë për femrën, automatikisht vihet në mbrojtje të femrës nga shqetësimet dhe njëherit paraqet edhe shenjë identifikimi të kulturës islame, qoftë kjo në vendet islame apo ato joislame. Mbulohu oj motër e dashur, respektoje ligji

Kush krenohet me...

Kush krenohet me pozitë - le ta kujton Firaunin që e fundosi deti Kush krenohet me pasuri - le ta kujton Karunin që e fundosi toka Kush krenohet me origjinën e tij - le ta kujton EbuLehebin që e mallkoj Kur'ani Kush krenohet se posedon shumë njohuri por me të nuk punon- le ti kujtohet shejtani që nga mëshira e dëboj Zoti   Kush krenohet me bukurin e tij - le ti kujtohet pleqëria   Dhe në fund e kuptova se: Pa besim të sinqertë - asgjë nuk vlente krenaria. Burimi: Senad Ramadani

MOS U HIDHËRO!

MOS U HIDHËRO! Organizmi ndryshon në bazë të gjendjeve shpirtërore, siç janë: zemërimi, gëzimi, brenga, pikëllimi, turpi. Zemërimi e nxeh organizmin dhe e dehid ron. I Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ue selem e ka ndaluar që të hidhërohemi. Erdhi një njeri te i Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ue selem dhe i tha: “Ma jep një këshillë.” I tha: “Mos u Zemëro.” Gjendjet shpirtërore siç janë: Zemërimi, pikëllimi, mërzia dhe brenga në mënyrë të drejtpërdrejt ndikojnë në organizëm, në mënyrë që e ngrisin shtypjen e gjakut, që mund të shkaktoj pasoja siç janë stenokardia dhe infarkti. Zemërimi i vazhdueshëm mund të shkaktoj diabetin, ashtu që shtohet aktiviteti i gjëndrës mbiveshkore e cila në mënyrë të sforcuar tajon hormonin adrenalin. Gjendja shpirtërore mund ta dobësoj imunitetin, dhe mandej organizmi i ekspozohet sëmundjeve të ndryshme. Prandaj ai që zemërohet dhe ka karakter të keq duhet të përmbahet që zemërimi të mos e pushtoj. Zoti na ruajt nga

Krijesa e mistershme që doli nga deti

                Një krijesë e çuditshme ka dalë në dritë në plazhin e Wellsit. Krijesa misterioze me ”fytyrën e një kali, trupin e një derri, dhe kthetrat e një ariu” është zbuluar në plazhet e Wellsit Jugor. Këtë krijesë së pari e hasi qeni i një kalimtari me emrin Peter Balley përderisa ishin duke u shëtitur nëpër rërën e plazhit Tenby në Wells. Balley i bëri disa fotografi krijesës dhe ua kaloi ato autoriteteve të plazhit, mirëpo ata më vonë me anë të zëdhënësit të tyre kanë thënë së krijesa e gjetur nga Peter ishte një qen i llojit Jack Rusell. Por djaloshi që "zbuloi" krijesën këmbënguli se ajo ishte një përbindësh sepse ishte tepër e madhe për të qenë qen. Ai tha së kishte përshtypje se ajo gjë kishte fytyre kali,trup derri dhe kthetrat e një ariu. Krijesa si e tillë ishte e neveritshme dhe e dekompozuar, pa flokë, tha ai. Fotot e krijesës iu dërguan doktorit Dan Forman nga Kolegji i Shkencave në Swansea kurse ai tha se fakti që krijesa i ka 5 gishtërin

Kjo për bijat

**Kjo për bijat** Edhe bijat kur po i vjen shkusi po qesin kajde: jo e re, jo du me kry shkollën, jo larg, jo e kam vllaun ni her, jo spom tërheq dicka. E kur i bojnë nga 30vjeç, o hoxh vllaznia pe teprojnë, pi dojnë ka 20vjeç. Eee si ja ke bo - ta bojn !!! Burimi: Senad Ramadani

Kuriozitete nga gjeografia

  Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2) Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut. Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të. Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m, Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim. Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër. Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj

Disa kuriozitete të veçanta

Disa kuriozitete të veçanta - Devetë janë dy llojesh: * Me një gungë, që jetojnë në Azinë Perëndimore dhe në Afrikën Veriore. * Me dy gunga, që quhen baktriane, dhe të cilat jetojnë në Mongoli dhe në Turkmenistanin Kinez. Devetë quhen ndryshe edhe “anijet e shkretëtirave” për shkak të rrugëve të gjata që bëjnë dhe jo për shkak të kapacitetit që bartin. - Miniera e Rendit Lindor, e cila gjendet në Boksburg të Afrikës së Jugut, është miniera mëe thellë në botë – 3.585 metra. Kjo minierë ari ka 2.740 punëtorë. - Japonia ka rreth 200 vullkane dhe është “shtëpia” e rreth 10 % të vullkaneve aktive të të gjithë globit. - Ashti më i vogël në trupin e njeriut është një që gjendet në veshin e mesëm. Gjatësia e tij mesatare është 28 mm. - Zërin (britmën) më të lartë nga të gjitha krijest e gjalla e ka Balena e Kaltër, 188 decibelë. Zëri i saj mund të dëgjohet deri 853 km. - Nuk është e mundshme që njeriu të teshtijë pa i mbyllur sytë! - Sytë e njeriut janë të të nj

Mbylle dritaren se po ndotet dhoma!!!

Mu dhimbs një mik imi që jeton në njërin prej qyteteve të ndotura, i cili mes tjerash kështu më tha: "Nuk guxojmë t'i hapim fare dritaret, ngase dhoma do të na ndotej shumë. Ne nuk themi hapi dritaret dhe le të ajroset e të freskohet dhoma, por detyrimisht kemi kujdes që ajrin në dhomë ta ruajmë duke mos i hapur dritaret, sepse ajri përjashta është shumë i ndotur dhe pakujdesia e njeriut që normalisht është e qortueshme është shndërruar në një shkujdesjeje mikluese dhe tejet normale"!     Iljasa Salihu

Hipovitaminoza A karakterizohet me :

Hipovitaminoza A karakterizohet me : ndryshime në sy - hemeralopi ( “terri I pulave”) -kserozë të konjunktivës dhe kornesë ndryshime në lëkurë - hiperkeratozë të lëkurës keratinizim të epitelit respirator dhe urogjenital

GJUMI DITËN ËSHTË I DËMSHËM!

Gjumi ditën është i dëmshëm, shkakton sëmundje, e bën njeriun përtac prandaj duhet shmangur, përveç kur është fjala për vapët e mëdha, në bazë të fjalëve të Pejgamberit alejhi selam: “Flini në drekë, sespe shej tanët nuk flenë në drekë.” I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam ka thënë : “Përdoreni syfyrin për ta agjëruar ditën, dhe gjumin e drekës për ta falur namazin e nates.” Transmetohet nga Pejgameri salallahu alejhi ue selam të ketë thënë: “Gjumi pas sabahut e pengon furnizimin. Burimi: Dr. Kosovare Kelmendi

Forumi i të Rinjve Myslimanë “përzgjedhë kandidatët që nuk duhet votuar”

                        Forumi i të Rinjve Myslimanë përmes një komunikatë ka përzgjedhur “kandidatët” për deputet që nuk duhet votuar në zgjedhjet e 8 qershorit. FRM do ti bëj me dije popullit të Kosovës për operimin e një grupi që ka për qëllim shkatërrimin dhe degjenerimin e popullit te Kosovës. Ky grup synon ta arrijë këtë duke sulmuar identitetin mysliman shqiptar. Shumë nga këta persona janë politikanë me influencë në Kosovës. Ata kanë bërë një shtet paralel dhe me ndihmën e agjenturave kristiane e laike e anti-islamike kërkojnë të deislamizojnë Kosovën dhe t’i kthejnë shqiptarët në serbë. Plani i këtij i grupi është të shkaktojë frikë në popullaten vendore duke e emërtuar idententit musliman të popullit tonë si një gjë të frikshme. FRM dënon ashpër politikanët që po ndjekin nje politike islamofobiste ku persekutohen, diskriminohen dhe debohen nga shkolla muslimanet ne Kosove. Duke pare aplikimin e politikave diskriminuese ndaj myslimanëve në Kosovë kryes

Nuk i doli ëndrra symbyllur ashtu si e kishte ëndërruar syhapur

Kishte menduar se nëse veprimi i tij i fundit ditor do të përvijohej me ndonjë ëmbëlsirë, njëmend do të shihte ëndrra të bukura dhe të ëmbla. Kishte ngrënë një çokollatë të tërë dhe menjëherë ishte shtrirë për të fjetur. Me të zgjuar të nesërmen, ndihej tejet i shqetësuar dhe i dërrmuar. Nuk kishte parë ëndrra të bukura dhe as të ëmbla, por i dukej se tërë natën e kishte parë në ëndërr një dentist që ia rregullonte dhëmbët, duke e qortuar njëkohësisht se patjetër duhet t’i pastronte dhëmbët para gjumit, aq më tepër pas ushqimit të fundit.   Iljasa Salihu

Fiset e Pakistanit që 2300 vite me prejardhje “shqiptare”! (Video)

                      Këto fise të Pakistanit pretendojnë se janë pasardhësit e drejtpërdrejt të Aleksandrit të Madh. Ata flasin një gjuhë e cila është e ngjashme në shumë fjalë me gjuhen tonë shqipe, kanë veshjet kombëtare të cilat u ngjajnë shumë veshjeve tona antike, ata madje edhe i thërrasin me emrin shallvare. Përpos këtyre ngjashmërive, dokumentari i mësipërm tregon se sa është muzika e tyre autoktone e njëjtë me muzikën ton folklorike, dhe me të dëgjuar, nuk do të keni mundësi të dalloni cila është muzikë shqiptare apo cila është muzikë e Huanza, apo siç quhen ndryshe ata. Për më tepër, vallëzimet e tyre tradicionale ngjajnë tepër shumë me vallëzimet tona dhe simbolet e tyre janë simbolet identike të cilat janë përdorur prej ilireve të lashtë. Ata kanë ngjyrë të bardhë lëkure, e cila është plotësisht e kundërt me ngjyrën e popullsisë së Pakistanit, gjë që lënë të kuptojë se ata janë racë tjetër, gjë të cilën edhe ata vet e pranojnë, por se nuk e dijnë që gjuha

Një përkujtim i mirë me rastin e ngjarjeve të këqija

Një përkujtim i mirë me rastin e ngjarjeve të këqija Ku ishin idhujtë e shumtë mbrëmë në Shkup? Qofshin ata shqiptar, maqedonas, antik, bullgar, serb, të panjohur, të vjedhur, njerëz këta të mirë e të këqinj. Fatkeqësisht, idhujtaria e ka përshkuar Shkupin gjithandej, ndaj edhe mund të presim gjithçka tjetër, pos ditë fatlume, assesi ditë të bardha, sepse të zinjtë duan të na kthejnë në idhujtari, edhe atë, në emër të nacionalizmit. Prandaj, edhe do të ketë në këtë vend: rrah je të nxënësve, të familjeve, vrasje, përplasje etnike e politike, protesta, padrejtësi infrastrukturore, si dhe si një përkujtim i zëshëm, mbrëmë patëm natën e vërshimit, të breshërit, të vetëtimës, të bubullimës dhe të tërmetit. Këso rastësh janë edhe një përkujtim i mirë për ata që thanë se mjafton që unë adhuroj Zotin si të vetëm, jam i drejtë dhe nuk çaj kokën për të tjerët. Ngjashëm si ujit ashtu edhe zjarrit nuk i intereson nëse trungu është i thatë apo është i njomë, që të dytë kaplohen p

Ta dëgjosh gruan dhe të këshillohesh me atë

Ta dëgjosh gruan dhe të këshillohesh me atë nuk është aspak dobësi, as nënshtrim ndaj saj, as nëpërkëmbje për ty, por dobësi dhe marrëzi e rrallë është t'i dëgjosh ata që të thonë se të dëgjuarit e gruas është dobësi e madhe! Kështu që, të dëgjuarit dhe të këshilluarit me gruan është mëkëmbje dhe assesi nëpërkëmbje. Iljasa Salihu  

Gjeniu belg, e mendoi internetin 100 vjet më parë

            Njerëzit ishin duke punuar në HyperText – që përdoret nga shfletuesit e web-it për të ndërlidhur informacionet – shumë kohë para kompjuterëve e madje edhe para Vannevar Bushit i cili ka shtruar themelet e HyperTextit në një artikull të vitit 1945. Në fakt, gjithçka kishte ndodhur para shekullit XX. Një gjeni belg i quajtur Pol Otlet, shtroi në vitin 1895 idenë për “bibliotekat universale” për t’i dhënë secilit qasje në një numër të madh të librave. Më 1934 ai e kishte përpunuar idenë në “teleskopët elektronikë” që do t’i ndërlidhnin njerëzit menjëherë me librat, filmat, audio incizimet dhe fotot, transmeton Telegrafi. Sot gjithçka duket e thjeshtë, por pak kush kishte ide të tilla në atë kohë. Otlet i kishte bashkuar forcat me mendimtarët radikale, si nobelistiHenryLafontaine dhe gjeniu i arkitekturës Le Courbusier, për të hartuar një arkiv global gazetash, të shoqatave në rrjet, dhe muzeut me 150 dhoma. Edhe pse ato ide kanë mbetur vetëm ëndrra, në nj

Parashikimet për 2014-n të bëra nga Isaac Asimov në vitin 1964

         Shumë vite më parë, në vitin 1964, Isaac Asimov, një biokimist dhe një shkrimtar rus me nënshtetësi amerikane, bëri disa parashikime për vitin 2014, të cilat duket se i ka gjetur pothuajse të gjitha! 10. Ekranet e mëdhenj apo të vegjël dhe shumëngjyrësh do të jenë kudo për të komunikuar dhe për të përçuar informacion. - Isaac Asimov, ashtu siç raportohet nga një artikull interesant nga “New York Times”, kishte parashikuar që në vitin 2014, bota do të ishte përplot me ekrane të tillë, të cilët do të shërbenin si për komunikim ashtu edhe për të përçuar informacion. Në fakt, kështu janë ata që ne po i përdorim gjerësisht: smartphone-t, tablet-ët, kompjuterët, televizorët dhe ekranet gjigantë të vendosur nëpër rrugët e qyteteve. Ne mund të kemi qasje gjithmonë për informacionet që na interesojnë! 9. Do të jetë e mundur të shihni persona të cilët ndodhen shumë larg jush nëpërmjet ekraneve dhe të komunikoni shumë lehtë në kohë reale. – Ka arritur të sho

Rrushi, një mbrojtës i fuqishëm i organizmit

                    Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.” Në vitin 1927 Dr. A Liebstein, mjek i famshëm nga Nju-Jorku, duke iu drejtuar disa prej kolegëve të tij, të cilët e pyetën se çfarë mendonte për aftësitë kuruese të rrushit, tha: “Rrushi është ushqimi më ideal. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.” Një vit më vonë Johanna Brandt, banore e SHBA-ve, nxori në treg librin e saj me titull “The Grape Cure” (Terapia e rrushit), me anë e të cilit deshi të ndante me lexuesit historinë e saj personale sesi rrushi e ndihmoi të shëronte me sukses kancerin. Disa mjekë kanadezë, pas provave të kryera në kushte laboratorike, arritën në rezultatin se rrushi përbën një armik të viruseve. Në këto prova ata përdorën rrushin në gjitha format e tij, d.

Cilën parti do ta votoni më 8 qershor?

Cilën parti do ta votoni më 8 qershor? PDK LDK AAK VV NISMA AKR

Ah, sikur të duhemi sa urrehem

Ah, sikur të duhemi sa urrehemi. Të këshillohemi sa qortohemi. Të shpjegojmë sa mallkojmë. Të lexojmë sa nuk lexojmë. Të shkruajmë sa merremi me gabimet e shkrimtarëve. Të ushtrojmë sa merremi me bisedat rreth dietës. Ta mbajmë fjalën sa merremi me rëndësinë e fjalës premtim. Sigurisht se do të ecnim në rrugën që rrihet pandalshëm prej rrezeve të dritës! Burimi: Iljasa Salihu  

Llojet e jashtëtokësorëve

                        Jo të gjitha llojet jashtëtokësorë janë listuar dhe përshkruar. LLOJI Jashtëtokësorë 1: Grit. Nga ky lloj ka disa nënlloje. Gjitha tentojnë të shfaqen në ngjyrë gri dhe për këtë arsye janë të referuar si "gri." LLOJI GRI A: Ky është lloji më i zakonshëm që na referohen si gri. Gjithashtu i njohur si Zeta Reticuli nga sistemi yllit Zeta Reticulan (ylli Bernard) zona fqinje e Orionit. Ata funksionojnë në një mënyrë që është me sa duket ushtarake në natyrë me një ngurtësi të përcaktuar nga struktura shoqërore që mban shkenca dhe "botë pushtues" për me qen levizesit kryesor. Ata janë zakonisht rreth 1.37 metra të gjatë me krerë të mëdhenj dhe sy me një mbeshtjelles të zi. Ata kanë kufizuar tiparet e fytyrës, gojën si vrimë dhe pa hundë. Ata kanë evoluar më tej nevojën për sisteme riprodhuese apo sistemeve që ndihmon tretjen e ushqimit dhe të riprodhimit nga klonimi. Gjenetika e tyre është bazuar pjesërisht në gjenetikë insektes

Alarm zyrtar nga SHBA: Toka në prag të një stuhie të madhe

                       Dielli mund të shkaktojë stuhi të fuqishme në Tokë që do të sillnin ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe çorjentimin e sistemit satelitor, GPS. Ndërkohë që Dielli është pothuaje në kulmin e ciklit të tij 11 vjeçar të shpërthimeve, shkencëtarët thonë se stuhi të forta mund të vijnë në Tokë. Shpërthimet duken si njolla diellore. Shkencëtarët si Michael Wiltberger në Observatorin e Lartësive të Mëdha në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Armosferike në Boulder të Kolorados i emërtojnë ato CME, ose shpërthime masive të koronës, raporton Zëri i Amerikës. “Vëzhgimi i ciklit diellor është shumë i hershëm. Kur Galileoja e drejtoi teleskopin e tij nga Dielli, ai pa njolla në sipërfaqe. Shkencëtrët kanë mbajtur shënime për njollat e konstatuara që nga ajo kohë. Pra ne kemi të dhëna prej rreth 200 vjetësh për njollat diellore”. Wiltberger po ndërton modele kompjuterike për të ndjekur ciklin e Diellit që do të shërbejnë për të parashikuar më mirë

Gati për jashtëtokësorët

                         Një grup shkencëtarësh britanikë thonë se qeveritë botërore kanë filluar të përgatiten në një mënyrë të sinkronizuar për takimin përfundimtar me banorët jashtëtokësorë . Në revistën shkencore “Philosophical Transactions Α” të Royal Society, instituti britanik dhe një grup shkencëtarësh, nënvizojnë për herë të parë në historinë e njerëzimit hapur se nuk jemi të vetëm në Univers. “Nëse kjo do të thotë se nuk jemi vetëm, atëherë kjo ndikon në atë se si njerëzimi e koncepton vetveten dhe duhet të jemi përgatitur për pasojat”, thonë studiuesit Martin Dominik dhe John C. Zarnecki në hyrje të raportit të ty re. Në këtë raport shkencorë thuhet se mungesa e koordinimit, mund të shmanget me krijimin e një platforme më të gjerë në nivel global duke u rregulluar dhe ligjëruar nga politika ndërkombëtare. Shkencëtarët thonë se Kombet e Bashkuara kanë krijuar tashmë një mekanizëm institucional që nga viti 1959: Komisionin Extra Space, ku hetojnë struktura d

Si jetohet në hapësirë

           Pas dhjetë vjetësh, stacioni hapësinor ndërkombëtar është thuajse gati. Një shtëpi e madhe ku mund të hash, lahesh, punosh dhe lëvizësh. Por, për të gjitha këto duhet të jesh ekspert Në orën 18:41 të 27 tetorit, një dritë e vogël u shfaq në qiell, para se të zhdukej në errësirë. Shumë njerëz, as që e vunë re fare, por për disa të tjerë ishte njëlloj sikur panë dritat e shtëpisë. Nga Toka nuk është se shihej shumë. Nëse do të mundje t’i afroheshe, do të dalloje një bllok të shndritshëm tubash të ndërthurur me pjesë metalike në fund, të dy paneleve gjigante në formën e krahëve. Përmasat janë ato të një shtëpie me pesë dhoma, por është e vështirë të mendosh për një banesë të ndërtuar në kushte ekstreme. Ajo që nga larg duket si një dritë që ndriçon në qiell, është drita e diellit e reflektuar në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Pas më shumë se dhjetë vjetësh, punët për ndërtimin e saj janë duke përfunduar dhe më në fund astronautët do të mund të lëvizin të

Qeveritë botërore po përgatitet për të mirëpritur jashtëtokësorët!

               Qeveritë botërore kanë filluar të përgatiten me një mënyrë të sinkronizuar për takimin përfundimtar me jetën jashtëtokësore, ose me Jashtëtokësorët, thuhet nga një grup shkencëtarësh britanik. Në botimin e fundit të revistës shkencore “Philosophical Transactions Α” të Royal Society, instituti britanik dhe një grup shkencëtarësh, nënvizojnë për herë të parë në historinë e njerëzimit hapur se nuk jemi të vetëm në Univers! “Nëse kjo do të thotë se nuk jemi vetëm… atëherë kjo ndikon në atë se si njerëzimi e koncepton vetveten dhe duhet të jemi përgatitur për pasojat”, thonë studiuesit Martin Dominik dhe John C. Zarnecki në hrye të raportit të tyre. Mungesa e koordinimit, mund të shmanget me krijimin e një platforme më të gjerë në nivel global duke u rregulluar dhe ligjëruar nga politika ndërkombëtare. Të dy shkencëtarët, për këtë qëllim thonë se Kombet e Bashkuara kanë krijuar tashmë një mekanizëm institucional që nga viti 1959: komisionin Extra Space që l

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more