Skip to main content

Rrushi, një mbrojtës i fuqishëm i organizmit

                    Rrushi, një mbrojtës i fuqishëm i organizmit

Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.”

Në vitin 1927 Dr. A Liebstein, mjek i famshëm nga Nju-Jorku, duke iu drejtuar disa prej kolegëve të tij, të cilët e pyetën se çfarë mendonte për aftësitë kuruese të rrushit, tha: “Rrushi është ushqimi më ideal.

Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.”
Një vit më vonë Johanna Brandt, banore e SHBA-ve, nxori në treg librin e saj me titull “The Grape
Cure” (Terapia e rrushit), me anë e të cilit deshi të ndante me lexuesit historinë e saj personale sesi rrushi e ndihmoi të shëronte me sukses kancerin.

Disa mjekë kanadezë, pas provave të kryera në kushte laboratorike, arritën në rezultatin se rrushi përbën një armik të viruseve. Në këto prova ata përdorën rrushin në gjitha format e tij, d.m.th. rrush të freskët, rrush të thatë (stafidhe), lëng rrushi, si dhe verë të bardhë, të kuqe dhe rozë. Në vazhdim ata shtruan specimente virusesh në provëzën me agar lëngu rrushi, dhe vunë re se ai ndikoi në luftimin e poli viruseve, si dhe virusit të herpesit. Megjithatë, mbetet i panjohur fakti nëse rrushi ka aftësinë t’i luftojë viruset edhe brenda organizmit, e jo vetëm në kushte laboratorike.

Ky fryt i çmuar, përveç vlerave të tij të larta ushqimore, përmban edhe një substancë dizintoksikuese të quajtur taninë, e cila konsiderohet se lufton viruset dhe mund të absorbohet mjaft mirë prej zorrëve.
Gjithashtu, eksperimente të kryera në kafshë, arritën në përfundimin se lëngu i rrushit ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve.

Për shkak të sasive të mëdha të acidit kafeik, i cili është përbërës i substancës polifenolë (e cila është substancë dizintoksikuese), rrushi ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga kanceri.

Prova të kryera në SHBA ndër persona të moshës së tretë, treguan se stafidhet dhe rrushi lidhen ngushtë me uljen e përqindjes së vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.



 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more