Kishte menduar se nëse veprimi i tij i fundit ditor do të përvijohej me ndonjë ëmbëlsirë, njëmend do të shihte ëndrra të bukura dhe të ëmbla. Kishte ngrënë një çokollatë të tërë dhe menjëherë ishte shtrirë për të fjetur.
Me të zgjuar të nesërmen, ndihej tejet i shqetësuar dhe i dërrmuar. Nuk kishte parë ëndrra të bukura dhe as të ëmbla, por i dukej se tërë natën e kishte parë në ëndërr një dentist që ia rregullonte dhëmbët, duke e qortuar njëkohësisht se patjetër duhet t’i pastronte dhëmbët para gjumit, aq më tepër pas ushqimit të fundit.
Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: