Skip to main content

Posts

Pse mendojmë se Xhenetin e kemi larg ?!

Nëse 'gjysmë hurme' na largon nga zjari... 'Sadakaja' e fik hidhërimin e Zotit... Dy fjali e rëndojnë peshoren e veprave tona... 'Subhanallahi ve bihamdihi subhanallahil-adhim' 'Agjërim i një dite' na largon nga zjari sa qielli e toka... 'Abdesi' i largon gjunahet nga gjymtyrët tona... 'Një e mirë' shpërblehet shumfish... Pse mendojmë se Xhenetin e kemi larg ?! Burimi: Bekir Halimi

Harami dhe Hallalli

Harami mbetet haram edhe nëse gjithë njerëzit e veprojnë atë! Hallalli mbetet hallall edhe nëse askush nuk e vepron atë! Vëlla/motër Mos lësho pe në parimet e tua, edhe nëse je i vetëm që i praktikon ato! Perktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

Si e mahniste gruaja burrin e saj ?

Ibn Kajjimi Allahu e mëshiroftë tregon: Sejjari rahimehullah rrëfen nga Rijjah rahimehullah i cili ka thënë: Më kanë përmendur një grua, andaj u martova me të. Sa herë që mbaronte së faluri namazin e jacisë, ajo parfumonte veten e saj, zbukuronte veten e saj me temjan dhe veshte rroba të bukura. Pastaj, më afrohej dhe më thoshte: “A ke ndonjë nevojë?” Nëse i thosha po, ajo do të qëndronte me mua; dhe nëse i thosha jo, ajo do të hiqte rrobat e saj të bukura dhe do të qëndronte në namaz deri në agim. Rijah, thotë: ”Pasha Allahun, ajo me të vërtetë më mahniste.” [Sifetus Safuah: faqe: 116] Burimi: Valdet Kamberi

DUAJA, ADHURIM NË VETE

اللهم يا مقلب القلوب ثبت قلبي على دينك O Rrotullues i zemrave, forcoma zemrën time në fenë tënde! Kjo lutje dikujt mund t’i duket shumë e thjesht, ndoshta e parëndësishme apo mund ta thotë duke mos medituar shumë rreth saj. Por, kur dëgjon raste të devijimit nga njerëzit, qofshin hoxhallarë apo xhematë, të bën të mendosh dhe të lutesh edhe më shumë me këtë lutje të Muhamedit alejhi selam. O Allah! Na forco dhe na ruaj nga çdo devijim në fe. O Allah, na bënë që çdo herë të jemi nën mbrojtjen tënde. O Allah, na shto sinqeritetin në punët tona. O Allah, na jep dritë në të shikuarit tanë. O Allah, mos lejo që të na mashtrojnë gjërat e kësaj bote, qofshin ato: gra, fëmijë pasuri, etj, etj. Nga: Hoxhë Valdet Kamberi

Kafsha dhe njeriu

"Kafsha është e rrezikshme atëherë kur është e uritur, kurse njeriu kur është i ngopur. | Alia Izetbegoviq | Thenie per kafshen,Thenie, Thenie per njeriun, Thenie per ngopjen, Thenie per rrezikun

Gjëja më e mirë për ti dhënë...

Gjëja më e mirë për ti dhënë armikut është falja, kundërshtarit tolerancën, mikut zemrën, fëmijës një shembull të mirë, babait nderimin, nënës sjelljen që do ta bënte krenare për ty, vetes respektin, të gjithëve mirësinë.

Çfarë më habit ?

“Çfarë më habit? Njeriu, sepse sakrifikon shëndetin për të bërë para dhe pastaj sakrifikon paratë për shëndetin. Ai është kaq i shqetësuar për të ardhmen sa nuk e jeton të tashmen. Ai nuk jeton dot as sot as nesër. Ai jeton sikur nuk do të vdes kurrë dhe vdes pa jetuar kurrë si duhet.” | Dalai Lama |

Ushqimi i mendjes me ushqim të barkut!!!

Kishte lexuar në gazetë se çokollata ushqen trurin, me këtë rritë edhe inteligjencën e njeriut. Ky e kishte ndjekur këtë udhëzim që i pëlqente shumë. Vetëm pasi kishte rënë prej provimit me shkrim, kishte kuptuar se ushqim i trurit është leximi, ndërsa çokollata vetëm mund të të ndihmojë pakëz në këndelljen e asaj që prej kohësh ke përpunuar në mendje. Kështu është kur lehtësisht dëshiron t’i përvijosh gjërat e vështira dhe kështu është kur sipërfaqësisht i lexon shkrimet nëpër gazeta. Këtij si nuk i kishte shkuar mendja se barku përmes leximit nuk mbushet? Ndonëse ky kishte gjuajtur një herë, për të goditur kështu shumë herë: edhe barku i kënaqur edhe mendja e mbushur dhe e gatshme për provim! Iljasa Salihu  

Vlerësoje si mbret, sepse mbreti mbretëreshë të sheh

Me sa ngazëllim dhe nënshtrim disa gra i shërbejnë shefave të tyre përgjatë orarit të punës, sa mendja kah nuk të shkon. Ndërsa po i the se përse nuk i shërben burrit në shtëpi, të paktën sa gjysma e asaj që i shërben shefit, do të thotë, - të drejtat e barabarta i kemi me burrin, përse unë t’i shërbej atij, unë në punë dhe ai në punë, unë me rrogë dhe ai me rrogë, as unë dhe as ai nuk jemi shef i njëri-tjetrit, ndaj jemi të barabart dhe aq sa unë i bëj punët në shtëpi, aq edhe ai ka për t’i bërë, ndërsa shefi shef është, është më i ngritur në piramidën e punësimit, madje shpesh si shenjë nderi unë edhe i bëj kafe, ndërsa burri nëse më bën i bëj, nëse jo, atëherë as unë nuk i bëj, duhet të mësoheni ju burrat që t’i bëni edhe punët që deri më tani janë përfytyruar vetëm si të grave. Ndërsa gruaja e ndershme do të thoshte, - unë burrit tim i shërbej si të ketë dëshirë ai, për mua burri është mbret dhe vallë, keni dëgjuar ndonjëherë që mbreti të mos jetë martuar me mb

Denimi fetar për ata që shpifin për gratë

Subhanallah! Denimi fetar për ata që shpifin për gratë e ndershme është kamxhikosja... Kurse rafidat (shiitët) shpifën për nënën e besimtarëve, Aishen, radiallahu anha, e Allahu i sprovoi që të kamxhikosin veten e tyre deri në Ditën e Gjykimit!!!! (përkthim) Burimi: Bekir Halimi

Ta ruajmë gjuhën shqipe, përndryshe na turpëruan disa gazetarë e politikan të Shqipërisë mëmë

Nëse gjuha nuk shkruhet, ajo shkrihet! Ngjashëm, nëse gjuha nuk ruhet, ajo rruhet, ndaj ta ruajmë gjuhën tonë duke e njohur dhe kultivuar sa më mirë atë dhe jo duke kërkuar ndërrimin e gjuhës së njësuar ende të pamësuar mirë. Sa më pak të përdorim fjalë të huaja duke qenë se të njëjtat fjalë i kemi edhe në gjuhën shqipe, ndërsa për ato që fare nuk i kemi, atëherë t’i familjarizojmë fjalët e huaja në gjuhën tonë me ndihmën e gjuhëtarëve tanë, të paktën duke i dhënë shije dhe shqiptim të gjuhës shqipe. Për mua edhe ky njeri është patriot i mirë, për dallim prej atyre që tërë ditën flasin për nacionalizëm shqiptar dhe kur të vjen puna e përzgjedhjes së prodhim shqiptar me atë të huaj, ai e zgjedh atë të huajin, ashtu sikurse kur të vjen çështja e përdorimit të fjalës shqipe dhe asaj të huaj, ai sa për t’u dukur se njeh gjuhë të huaja, zgjedh atë të huajën! Burimi: Iljasa Salihu

Kujdes!

Kujdes! Shërbimi sekret i Kosovës, shërbim ky që nuk e ka të qartë se sa shërbime tjera sekrete veprojnë në Kosovë, paska vendosur përmes përrallave të bukura të krijojë dyshime rreth thirrësve Islam në Kosovë dhe konkretisht me ndihmën e gazetës së poshtër “ekspress” na njoftoi se Fuad Ramiqi qenka spiun i kundërzbulimit serb (KOS-it). Madje ishin marrë edhe goxha shumë me kërkesat e tij për truallin e një Xhamie në Prishtinë dhe për çështjen e mbulesës së femrave. Ky shërbim i cili duket se nuk e ka të qartë se kujt në të vërtetë është duke i shërbyer, popullit apo pushtetarëve, nuk paska ndarë fare kohë të merret edhe me ata që po i dëbojnë vajzat me mbulesë prej shkolle. Vallë këta dëbues për cilin shërbim punojnë, meqë tashmë çdo kërkues i një gjëje duheshka punuar për ndonjë shërbim sekret, apo jo? Mua nuk më dhimbset aspak Fuad Ramiqi, as që dua t’i dal në mbrojtje këtij, por kujdes të nderuar, pushteti përmes “shërbimit të urithit” dëshiron të shpërndajë h

SINQERITETI, SINQERITETI DHE SINQERITETI

Iljasa Salihu Secili shkrimtar gjithherë duhet ta ketë parasysh sinqeritetin. Fillimisht shkrimet dhe veprat e tij shkencore të ngriten mbi themelin e sinqeritetit dhe jo parimisht mbi themelin e namit, të karrierës dhe të parasë. Nëse nuk përtoni, shikoni librat e autorëve që kanë vdekur me trup para 500 ose edhe më shumë vjetësh, se si sot, po ato libra me ngazëllim po i lexojmë dhe shpesh po shtangemi me mendjemprehtësinë e tyre. Librat e tyre kanë shpirt, sepse autorët e tyre kishin shkruajtur me sinqeritet, mbase Ibn Kajimi, Ibn Tejmije, Muhamed Gazali e Ebu Hanifja as që e kishin menduar ndonjëherë se “bishti im” ka për t’i lexuar disa prej veprave të tyre. Ata kishin shkruajtur dhe nuk ishin mërzitur për tregun e tkurrur të librit, ndërsa ne fatkeqësisht, shkruajmë dhe sikur të mos jemi fare musliman shpesh mërzitemi thellë për televizionet e përgjumosura për sa i përket dukurisë së librit dhe për lexuesit e fjetur e të dalldisur pas gjërave të kota. Qa

Hadith për Martesën

I Dërguari i Allahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Martohuni me ato që i doni,e kur vullneti i Zotit tju bashkojë, atëherë respektojeni dhe duajeni njëri -tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmoni të vërtetë.' Burimi: Adem Ramadani

GRUAJA DUHET TA MËSON KËTË!!

A e din se.. i pari që e banoi Haremin e Mekës ka qenë grua, dhe ajo është Haxheri! A e din se.. i pari që e siguroi dhe e qetësoi të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur i erdh shpallja ishte grua, dhe ajo është Hatixhja! A e din se.. i pari që e flijoi gjakun në rrugë të Allahut ishte grua, dhe ajo është Sumeja, nëna e Amarit! A e din se.. Allahu e zbriti një sure në Kuran, e cila titullohet Nisa ( surja e grave), dhe ajo është surja e tretë në Kuran për ka gjatësia! A e din se.. “Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë”! Këto fjalë i tha i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në hutben e lamtumirës dhe e përsëriti tri herë: Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! A e din se.. i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kush i ka tri vajza dhe i strehon ato, iu siguron

Ai i cili nuk pranon hakun

Ai i cili nuk pranon hakun eshte mendjemadhe. Prano hakun nga ai person qe e do dhe nga ai qe nuk e do, nga ai qe e njeh dhe nuk e njeh, mashkull apo femer qofte. Shejh: Muhamed Salih Munexhid-Allahu e ruajte-. Burimi: Hoxhë Valdet Kamberi

Nëse dikush i jep votë atij që s’është musliman

'' Nëse dikush i jep votë atij që s’është musliman, njëzetë e tri vite stazhi im edhe djersët që më kanë shku për shpine, kurrë hallall mos ju qofshin, edhe atij nasihati – këshille që ua kam dhanë kurrë hajrin mos ia pafshi asnjëherë inshAllah ! Prej midisit të zemrës po ua them !'' - Hoxhë Jakup Asipi Burimi: Valdet Kamberi

Ai moment kur fjala njeri nuk ka vlerë…

-Fëmiu Sirian i jep dhuratë vëllaut të tij 9 vjeçar qefinin për ditëlindje. - Babai djeg regjistrin familjar pasiqë të gjithë antarët e familjes u vranë -djaloshi 20 vjeçar varros këmbën e tij pasiqë iu këput nga sulmet ajrore -vëllau hap varrin pranë vëllaut të tij dhe pas 5 ditësh vritet dhe varroset në të - nusja vonon ditën e darsmës 3 herë : herën e parë ia shembin shtëpinë, të dytën ia burgosin babain dhe të tretën ia vrasin të fejuarin -në kampin e refugjatëve, fëmiu i zbathur, përplot dhimbje, në vuajtje të thella detyrohet të buzëqesh me një ëmbëlsirë në dorë me çrast antarët e shoqatave të huaja bëjnë fotografi që të paraqiten para botës si " shpëtuesit e njerzimit". Ai moment kur fjala njeri nuk ka vlerë…  Burimi: Valdet Kamberi

Nëse je hoxhë dhe nëse je xhematli

Nëse je hoxhë, pozicionohu të flasësh si hoxhë. Nëse je xhematli, pozicionohu të flasësh si i tillë. ''Nëse nuk je hoxhë, mos me thuaj kështu ka thënë Ibn Abasi, ngaqë ti nuk di se çka ka thënë Ibn Abasi. Me ilmihal të gjuhes shqipe po me flet a?!!!'' (Hoxhë Enis Rama) Burimi:  Valdet Kamberi  

GABIMET E FUNDVITIT

1- Nuk është legjitime urata me ardhjen e Vitit të ri hixhri, sepse një vepër e tillë nuk na ka ardhur nga selefi (të parët tanë), dhe sikur të ishte e mire (hajr) do të na kalonin ata në këtë. 2- Është shumë e përhapur se fletushkat mbyllen me përfundimin e vitit, por e vërteta ështe se ato mbyllen me vdekjen e njeriut dhe shfaqen prap në Ditën e Gjykimit. Allahu ka thënë:” …dhe kur të shpërndahen fletushkat”. Tekvir:10. 3- Thuhet se punët ngriten tek Allahu në fund të vitit, por kjo është në kundërshtim me fjalën e Muhamedit alejhi selam ku thotë:” në muajin shaban ngriten punët tona tek Allahu”. Kjo është ngritja e punëve vjetore, ndërsa ngritja e punëve javore bëhet në ditën e hënë dhe të enjte, ndërsa ngritja ditore e punëve bëhet në namazin e sabahut dhe të ikindisë. 4-Nuk lejohet festimi i të ashtuquajturit “vitit të ri hixhri”, apo “ përkujtimi i hixhretit të Muhamedit alejhi selam”, sepse kjo është risi (bidat) në fe. Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Ku

Armiku me i ashper i Islamit

"Armiku me i ashper i Islamit eshte muslimani i paditur qe tregohet fanatik per injorancen e vet dhe qe me veprat e tij shtremberon imazhin e Islamit te vertete dhe qe e ben boten te mendoje se ai eshte Islami." (Ahmed Didat, Allahu e meshirofte.) Burimi: Valdet Kamberi

Çka ka humbur bota me dekadencën e muslimanëve ?

Muslimani nuk është krijuar që të shkon me turmën, të ndjek karvanin njerëzor nga do që shkon, por është krijuar që të orientoj botën, shoqërinë dhe qytetin, t'ia imponoj njerëzimit orientimin e tij dhe t'ia dikton vullnetin e vet, sepse është njeri me mesazh, posedon dituri të pamposhtur dhe është përgjegjës për këtë botë, për ecurinë dhe orientimin e tij. Ai nuk është në pozitë të imitimit dhe pasimit, por në pozitë të udhëheqjes dhe prijatarisë dhe në pozitë të udhëzimit dhe orientimit, pozitë të urdhërimit dhe ndalimit. Nëse e injoron udhëheqësia, nuk e dëgjon shoqëria dhe devijon nga rruga e drejtë, nuk i takon të dorëzohet, të nënshtrohet, t'ja le tjetërkujt mëkatet e veta dhe t'i dorëzohet kohës. Por duhet të rebelohet karshi të keqes dhe ta lufton, të vazhdon konfliktin me te derisa të vjen caktimi i Allahut në këtë çështje. Dorëzimi dhe nënshtrimi situatave të vështira dhe imponuese dhe arsyetimi me Kader është veti e njerëzve të dobët dhe të vegjël, kur

Kuizi Biologjia -pjesa e parë

Ky eshte nje kuiz nga Biologjia.Pjesa e pare permban 20 pyetje te ndryshme nga Biologjia.Pra testoni njohurite tuaja se sa dini rreth biologjise.  Biologjia, Kuiz nga Biologjia, Biologjia kuiz, testet e matures biologji, Biologjia testet e semimatures, biologji teste shqip, Biology Quiz, Kuiz biologji, Biologjia kuiz, kuiz nga biologjia, biologjia online kuiz, kuize nga Biologjia, biologjia online, luaj kuize nga biologjia, biologji kuize shqip,

Flag of Albania Jigsaw Puzzle - Lojë puzzle

Put the jigsaw puzzle pieces together to form a picture of the Albanian Flag.  Albania, Shqip, Lojra shqip puzzle, lojra, puzzle online, Jigsaw puzzle, jigsaw puzzle online, play online games, play games online, how to play online games, jigsaw puzzles free online, jigsaw puzzles, jigsaw puzzles free online shqip, jigsaw puzzles shqip,

Çka eshte likuiditeti dhe me çka matet ?

Likuiditeti i referohet shpejtesise dhe lehtesise me te cilen nje asset mund te shendrohet ne kesh. Assetet me likuiditet me te larte jane ato qe mund te shiten shpejte, pa humbje te madhe te vleres se tyre, ndersa assetet jolikuide jane ato qe nuk mund te shiten shpejte, pa humbje te madhe te vleres se tyre pra pa ulje te qmimit te tyre. Pra likuiditeti i ka dy dimenzione: lehtesine e konvertimit dhe humbjen e vleres. Mjetet kurente (xhiruese) jane relativisht likuide, ndersa mjetet fikse jane relativisht jolikuide.

Çka eshte Bilanci i Gjendjes dhe çka regjistrohet ne te ?

 Bilanci i gjendjes paraqet nje pasqyre financiare qe tregon vleren kontabel te firmes ne daten e perpilimit, ajo paraqet strukturen e asseteve, detyrimeve dhe kapitalit aksionar te korporatave ne daten e perpilimin. Ne anen e majt te Bilancit te Gjendjes rregjistrohen assetet e korporates (ato klasifikohen ne kurente dhe fixe), burimet e mjeteve (detyrimet e korporates klasifikohen ne kurente dhe afatgjata) dhe kapitali aksionar (diferenca midis asseteve dhe detyrimeve). Ekuacioni bazik i bilancit te gjendjes eshte: Assetet = Detyrimet e korporates + Kapitali Aksionar.

Çfarë mundesi ka bleresi i opcionit ?

Opcioni paraqet nje kontrate qe i jep bleresit te tij te drejten(mundesine) per te shitur (put option) ose blere (call option) nje asset me qmim te caktuar (fixed price) ne nje periudhe te caktuar, ne daten e caktuar ose me heret se ajo date. Opcionet i japin pronarit te tyre vetem te drejten, por jo edhe obligimin.

Me çfarë rreziqesh ballafaqohet korporata gjate investimit ?

Me çfarë rreziqesh ballafaqohet korporata gjate investimit ? Korporata gjate investimeve ballafaqohet me keto rreziqe: Rreziku i normes se kamates (fluktimet e normave te kamates), Rreziku i tregut (fluktimet ne treg), Rreziku i inflacionit (humbja e fuqise blerese te parase), Rreziku i afarizmit ( rreziku nga investimi ne nje biznes te caktuar, p.sh ne nje dege te bujqesise, etj) Rreziku financiare (rreziku I lidhur me perdorimin e borxhit), Rreziku jashtbilancor (humbje qe nuk reflektohet ne B.Gj.).

Pse themi se ekziston ndarje e pronësisë nga menaxhmenti ?

Ndarja e pronesise (aksionareve) nga menaxhmenit eshte e domosdoshme sepse korporatat kane me qindra aksionare dhe eshte e pamundur qe te gjithe te marrin pjese ne manxhim. Kjo ndarje mundeson qe korporata te punesoj menaxher profesionist, mirpo gjithashtu kjo ndarje paraqet rrezik kur interesat e menaxhereve dhe pronareve (aksionareve) ndryshojne. Gjithashtu kjo ndarje i jep korporatave permanence (ato behen imortale) sepse korporata mbijeton edhe kur menaxheret dalin nga puna per aryse te ndryshme.

Çka eshte pronësia e vetme dhe partneriteti ?

Çka eshte pronësia e vetme dhe partneriteti ? Pronesia e vetme eshte nje biznes ku pronare eshte vetem nje person, dhe paraqet formen me te thjeshte te hapjes se nje biznesi. Pronari i ketij biznesi e mban tere profitin dhe kjo paraqet anen pozitive, ndersa ana negative eshte qe pronari ka pergjegjesi te pakufizuara ndaj borxheve te biznesit. Jetezgjatja e ketij lloj biznesi varet nga vet zgjatja e jetes se pronarit. Partneriteti eshte i ngjajshem me pronesine e vetme, perveq se aty jane pronare dy ose me shume persona. Te gjithe partneret e ndajne fitimin dhe humbjen, dhe te gjithe kane pergjegjesi te pakufizuar ndaj borxheve te firmes. Jetezgjatja e ketij lloj biznesi varet nga vet pronaret, nese njeri vdes edhe firma mbyllet. te gjitha te ardhurat taksohen si te ardhura personale per partneret. qka eshte Pronesia ,Cka eshte Pronesia ,ceshte Pronesia ,cfare eshte Pronesia ,qeshte Pronesia ,definicioni Pronesia , perkufizimi Pronesia ,shpjegimi Pronesia ,qka kuptojm me Prone

A lejohet urimi i vitit te Ri Hixhri

Komisioni i Përhershëm i Fetuave thotë: “Urimi i vitit të ri hixhri është i ndaluar, sepse nuk është i ligjësuar sheriatikisht”. Fetuaja nr. 20795 Ibën Uthejmini ka thënë: “Nuk është prej sunetit të shpikim festë për fillimin dhe mbarimin e vitit të ri”. “Veçimi i fundit të vitit me ibadet apo dua (lutje) është bidat (risi në fe)”, kështu kanë thënë: Shejh Ali Shejhu, Shejh Feuzani dhe Shejh Rraxhihi, Allahu i ruajt që të gjithë! Disa njerëz mendojnë se punët dhe librat ngrihen (ngjiten lart) në fund të vitit hixhri, porse kjo gjë nuk ka bazë në fenë tonë!! Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Punët e vitit ngrihen në muajin Shaban, ashtu siç na ka lajmëruar i Dërguari ynë, punët tona të javës ngrihen të hënën dhe të enjten, punët e ditës ngrihen para natës dhe ato të natës para ditës, dhe kur vjen vdekja ngrihet puna e gjithë jetës dhe mbyllen librat e veprave”. Tehdhibus-sunen. Përktheu: Valdet Kamberi

Thonë se LDK-ja në gjirin e saj i ka njerëzit më të shkolluar

Thonë se LDK-ja në gjirin e saj i ka njerëzit më të shkolluar. Mund t’i ketë! Porse para këtij pohimi duhet ta kujtojmë e kuptojmë një gjë. Këta u shkolluan teksa të tjerët vriteshin, burgoseshin e luftonin për liri. Këta merrnin bursa për shkollim, teksa të tjerëve i privohej edhe e drejta për shkollim. Këta që moti kishin bërë paqe me ujqërit në luginën e tyre rrëpirë, ndaj si shenjë mirënjohjeje, delet që ia kishin zvarritur barinjve të ndershëm, ia shërbenin si peshqesh të freskët këtyre që sot hiqen si shumë të shkolluar!  Burimi: Iljasa Salihu  

AMANETI I MBRETIT

E para: Të mos e bartin kufomën time pos mjekët dhe askush pos tyre. E dyta: Rrugës prej vendit të vdekjes-deri tek varrezat të hedhin copa ari, argjendi, dijamante, elmase të cilat i kam mbledhur gjatë gjithë jetës. E treta: Kur ta ngritni kufomën time lartë në tabut, m’i nxjirrni dy duart e mia jashtë qefinit dhe të varura. Kur mbreti mbaroi amanetin e tij, u ngrit gjenerali dhe puthi dy duart e tij, i afroi afër gjoksit të vet, e pastaj tha: Do të shkojnë në vend amanetet e tua dhe pa asnjë mangësi, por zotriu im, më trego enigmën e këtyre tre amaneteve? Mbreti morri frymë thell dhe u përgjigj: Dëshiroj që botës t’i jap një mësim që unë nuk e kam kuptuar deri më tani. Sa i përket amanetit të parë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se kur vie vdekja nuk mund ta largojnë mjekët, të cilët kur (ne) sëmureshim iu drejtoheshim atyre, se jeta e shëndeti janë pasuri që nuk mund t’i dhuroj ato dikush nga njerëzit. Sa i perkët amanetit të dytë: Dëshiroj që njerëzit

Kuize dhe Lojra të ndryshme

Kliko mbi titullin e kuizit apo lojës që dëshironi ta luani Kryeqytetet Ballkanike   Flamujt e shteteve të Ballkanit Where is ? - Kuiz nga Gjeografia Kuizi ''Kush do të bëhet milioner'' - Kuiz diturie Kuizi Islam(Ehli Sunnet) - Kuize diturie Hashim Thaçi-Gjarpëri 1.0 - Lojra me personalitete Kuizi ''Enciklopedia'' - Kuiz rreth diturive enciklopedike The Map Quiz - Lojë nga Gjeografia - Lojra për kontinentet The country maps quiz - Lojë nga Gjeografia -Loje me hartë Fruit smash - Lojë me fruta apo pemë Rapitfulshot- lojë me gjuajtje-Shooting game How fast are your reactions ? - Lojë me dele - Testo reflekset e tua Photosynthesis - Kuiz për fotosintezën - Kuiz nga Biologjia Natural disaster - Kuiz për fatkeqësitë natyrore - Kuiz nga Gjeografia DNA Quiz- Kuiz për ADN - Kuiz nga Biologjia Scientific methods- Kuiz per metodat shkencore Chemical bonds- Lidhjet kimike- Kuiz nga Kimia Kuizi '' Veprat letrare '' - Kuiz nga Letërsia Quiz

Kuize shumëzimi nga 1 deri 10

Kliko mbi titullin (kuizin) që ju intereson Shumëzimi me 1 Shumëzimi me 2 Shumëzimi me 3 Shumëzimi me 4 Shumëzimi me 5 Shumëzimi me 6 Shumëzimi me 7 Shumëzimi me 8  Shumëzimi me 9 Shumëzimi me 10 Kuize shumezimi, shumezimi kuize, kuize per shumezimin, shumezimi kuiz 

Era e keqe e gojes ,shkaqet dhe mjekimi

Çdo njeri gjatë jetës së tij të paktën një herë ka vuajtur nga një problem i tillë pra nga era e keqe e gojës që në mjekësi njihet si HALITOZIS. Kjo për arsye të ndryshme. Mendohet se rreth %50 e popullsisë vuan nga një problem i tillë. Në Amerikë gati 50% e meshkujve dhe rreth 60% e femrave përdorin spray (erëra të mira) të ndryshëm apo çamçakëza për ta parandaluar atë. NGA SE SHKAKTOHET ERA E GOJËS? Halitozis shkaktohet prej bakterieve të gojës të cilat prodhojnë sulfur hidrogjeni. Higjena e gojës për keto bakterie dhe për shumimin e tyre është shumë e rëndësishme. SA LLOJE ERËRASH KA? Ka tre lloje: erë fiziologjike, patologjike dhe psikologjike. Ç’ËSHTË ERA FIZIOLOGJIKE? Është ajo erë që ndihet gjatë urisë ose pas ngrënies së bukës. Shkaktar për këtë bëhen ushqimet e tilla si mishi i kuq, peshku, djathi dhe produktet e qumështit si pasoj e ndikimit mes këtyre ushqimeve dhe bakterieve. Gjithashtu edhe ushqimet si qepa, hudhra, që përmbajnë sulfur apo alkoo

Disa nga shenjat e një njeriu që e kanë marrë mësysh

Disa nga shenjat e një njeriu që e kanë marrë mësysh janë: dhimbje koke, zverdhje fytyre, djersitje e shpeshtë, urinim i shpeshtë, gromësimë dhe gogësimë e shpeshtë, gjumë i paktë ose i tepërt, mungesë oreksi, djersitje e duarve dhe e këmbëve e shoqëruar me shpim, rrahje të forta të zemrës, frikë jonatyrale, zemërim e reagim i fortë dhe i menjëhershëm, trishtim dhe ngushtim në krahërorë, dhimbje në fund të shpinës dhe ndërmjet shpatullave si dhe pagjumësi natën. Këto shenja mund të shfaqen të gjitha ose pjesërisht, në varësi të forcës apo numrit të atyre që të marrin mësysh. Por, këto simptome mund t’i ketë edhe një njeri që nuk është marrë mësysh, për shkak të ndonjë sëmundjeje organike ose psiqike. Autor: Dr.Abdullah Ibën Muhammed Es-Sed’han. Përgaditi: Mesazhi Islam Burimi: mjeksiaislame.com

16 argumente ne trupin tone!!!

-Trupi prodhon aspirine - Eshte mire te beni nje sy gjume ne pune - Ne mengjes jemi me te gjate - Orgazma nxit teshtimen - Edhe gjuha ka gjurme te veqanta - Lekura me e trashe eshte ne shpute - Zorra qorre nuk eshte krejt e padobishme - Biondet kane me shume floke - Pozita e turpit ndikon ne kujtese - Gjurmët e gishtërinjve -Sistemi imunitar - ADN-ja - Zëri - Nënshkrimi...

Mjeku politikan, pse jo dikur edhe politikolog, kurse politikologu asnjëherë mjek

Kam dëgjuar dhe parë shumë mjek ta kenë braktisur profesionin e tyre, përkundër që me shumë vështirësi kryhen studimet për mjekësi, për t’u marrë kështu me politikë ose me tregti, edhe pse politika dhe tregtia sot nuk dallojnë gjithaq. Ndërsa fatmirësisht ende nuk kam dëgjur dhe parë politikolog (edhe pse ka dallim mes politikës dhe politikologjisë, në këtë rast duken si shumë të përafruar, ngase natyrshëm edhe ashtu janë) dhe ekonomistë ta kenë braktisur profesionin e tyre, përkundër që këto dy fusha nuk janë aq të vështira për t’u kryer, për t’u marrë kështu me mjekësi. Ajo që në këtë rast më shumë më habit, është fakti i braktisjes së asaj që me shumë sfilitje rrumbullakohet dhe të qenit besnik të asaj që kryhet shumë më lehtë se mjekësia. Ndoshta fitimi financiar është fajtori kryesor për gjithë këtë mishmash? Unë nuk jam i sigurt në gjetjen e një përgjigje të duhur. Kush ka ndonjë përgjigje tjetër, le të urdhërojë! Burimi: Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more