Skip to main content

GRUAJA DUHET TA MËSON KËTË!!



A e din se.. i pari që e banoi Haremin e Mekës ka qenë grua, dhe ajo është Haxheri!

A e din se.. i pari që e siguroi dhe e qetësoi të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur i erdh shpallja ishte grua, dhe ajo është Hatixhja!

A e din se.. i pari që e flijoi gjakun në rrugë të Allahut ishte grua, dhe ajo është Sumeja, nëna e Amarit!

A e din se.. Allahu e zbriti një sure në Kuran, e cila titullohet Nisa ( surja e grave), dhe ajo është surja e tretë në Kuran për ka gjatësia!

A e din se.. “Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë”! Këto fjalë i tha i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në hutben e lamtumirës dhe e përsëriti tri herë: Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë!

A e din se.. i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kush i ka tri vajza dhe i strehon ato, iu siguron ushqim dhe i mëshiron, për të bëhet obligim hyrja në Xhenet”. Njëri nga të pranishmit pyeti:'Po ai i cili ka dy vajza?' I Dërguari i Allahut tha: ”Po, edhe ai, i cili ka dy vajza". E nëse e ka një, o i Dërguar i Allahut?! I Dërguari i Allahut tha: ”Po, edhe ai, i cili e ka një vajzë".

A e din se.. Xheneti është nën këmbët e nënave tona!

A ka fisnikëri dhe respekt më të madh se kjo për gruan!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more