Muslimani nuk është krijuar që të shkon me turmën, të ndjek karvanin njerëzor nga do që shkon, por është krijuar që të orientoj botën, shoqërinë dhe qytetin, t'ia imponoj njerëzimit orientimin e tij dhe t'ia dikton vullnetin e vet, sepse është njeri me mesazh, posedon dituri të pamposhtur dhe është përgjegjës për këtë botë, për ecurinë dhe orientimin e tij.
Ai nuk është në pozitë të imitimit dhe pasimit, por në pozitë të udhëheqjes dhe prijatarisë dhe në pozitë të udhëzimit dhe orientimit, pozitë të urdhërimit dhe ndalimit.
Nëse e injoron udhëheqësia, nuk e dëgjon shoqëria dhe devijon nga rruga e drejtë, nuk i takon të dorëzohet, të nënshtrohet, t'ja le tjetërkujt mëkatet e veta dhe t'i dorëzohet kohës. Por duhet të rebelohet karshi të keqes dhe ta lufton, të vazhdon konfliktin me te derisa të vjen caktimi i Allahut në këtë çështje.
Dorëzimi dhe nënshtrimi situatave të vështira dhe imponuese dhe arsyetimi me Kader është veti e njerëzve të dobët dhe të vegjël, kurse besimtari i fuqishëm është vet Përcaktimi i Allahut që triumfin dhe Vendimi i Tij, të cilin nuk ka kush e kthen prap".
Ebul-Hasen Nedeviu
"Çka ka humbur bota me dekadencën e muslimanëve".
Burimi:Bekir Halimi
loading...
Lexo edhe: