Skip to main content

GABIMET E FUNDVITIT



1- Nuk është legjitime urata me ardhjen e Vitit të ri hixhri, sepse një vepër e tillë nuk na ka ardhur nga selefi (të parët tanë), dhe sikur të ishte e mire (hajr) do të na kalonin ata në këtë.

2- Është shumë e përhapur se fletushkat mbyllen me përfundimin e vitit, por e vërteta ështe se ato mbyllen me vdekjen e njeriut dhe shfaqen prap në Ditën e Gjykimit. Allahu ka thënë:” …dhe kur të shpërndahen fletushkat”. Tekvir:10.

3- Thuhet se punët ngriten tek Allahu në fund të vitit, por kjo është në kundërshtim me fjalën e Muhamedit alejhi selam ku thotë:” në muajin shaban ngriten punët tona tek Allahu”. Kjo është ngritja e punëve vjetore, ndërsa ngritja e punëve javore bëhet në ditën e hënë dhe të enjte, ndërsa ngritja ditore e punëve bëhet në namazin e sabahut dhe të ikindisë.

4-Nuk lejohet festimi i të ashtuquajturit “vitit të ri hixhri”, apo “ përkujtimi i hixhretit të Muhamedit alejhi selam”, sepse kjo është risi (bidat) në fe. Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kush shpikë në (fenë tonë) atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”.

5- Si muslimanë duhet të punojmë me kalendarin hënor për shkak të dobive sheriatike, si: agjërimi, haxhi, etj.

6- Disa prej emrave të muajve diellor kanë emra të Zotëve të tyre, psh : janari: ruajtësi i qiellit.

7- Ne duhet ta falënderojmë Allahun që na ka zgjatur jetën, më i miri prej nesh është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të mira.

8- Të meditojmë në shpejtësinë e kalimit të ditëve, netëve, javëve, muajve dhe viteve. Allahu ka thënë:” Ai është i cili bëri natën dhe ditën shembull për atë që do të marrë mend ose dëshiron të falenderojë (të jetë mirënjohës). Furkan:62.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more