Skip to main content

Posts

Sa zgjati lufta punike ?

Sa zgjati lufta punike ? Lufta punike zgjati 100 vjet nga 264 deri 164 para krishtit por me nderprerje prandaj u emertuan lufta e pare punike, lufta e dyte punike dhe lufta e trete punike.

Kush u be shkak per fillimin e Luftes Se Pare Boterore ?

Kush u be shkak per fillimin e Luftes Se Pare Boterore ? Lufta e e Parë Botërore nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit , trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nga serbo-boshnjaku Gavril Princip me 28 qershor 1914 . pse filloi lufta e pare boterore,pse nisi lufta e pare boterore,lufta e pare boterore shkaku,kur filloi lufta e pare boterore

Kush e adhuron Allahun mirë në rini

Hasan Basriu, rahimehullah, thotë: “Kush e adhuron Allahun mirë në rini, Allahu atij i jep urtësi në pleqëri. Kjo është e marrë nga ajeti Kuranor, ku Allahu, subhanehu ve teala, thotë: "ولما بلغ أشدّه آتيناه حكماً وعلما وكذلك نجزي المحسنين". “E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët”. (Jusuf:22) Burimi: Bekir Halimi

Dituria e dobishme njeriun e bën njeri

Nëse njeriu është i ç'veshur nga dituria atëherë shumë kafshë janë më të mira se ai. Argument për këtë është fjala e Allahut, subhanehu ve teala: ( إِنَّ شَرَّ الدَّوَابِّ عِنْدَ اللَّهِ الصُّمُّ الْبُكْمُ الَّذِينَ لَا يَعْقِلُونَ (22) وَلَوْ عَلِمَ اللَّهُ فِيهِمْ خَيْرًا لَأَسْمَعَهُمْ وَلَوْ أَسْمَعَهُمْ لَتَوَلَّوْا وَهُمْ مُعْرِضُونَ ). "Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te Allahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë. Allahu do t'i bënte të dëgjojnë ata (shurdhmemecët) po të dinte (të pritej prej tyre) se do të arrinin ndonjë të mirë, po edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të zmbrapseshin dhe do të refuzonin". (El-Enfal: 22-23). Burimi: Bekir Halimi

Çka kam mësuar nga rruga e selefit ?

1- Prej politikës është lënia e politikës. 2- Citati ka përparësi para mendjes. 3- Të mos i bëj shok Allahut. 4- Allahu është mbi Arsh. 5- Dy dëshmitë edhe nëse i komenton në vëllime të tëra nuk mjaftojnë. 6- I gjalli nuk mund të shpëtoj nga fitnet (sprovat). 7- Fanatizmi vetëm për Allahun dhe Muhamedit alejhi selam. 8- Nderimin e dijetarëve. 9- Sufitë janë grup i humbur. 10- Çdo gjë që është shpikur në fe pa argument është bidat-risi. 11- Nuk respektohet krijesa për t’i bërë mëkat Allahut. 12- Dije, punë, davet (thirrje) dhe durim. Allahu e shpërblefte atë që mi ka mësuar këto. Përshtati: Valdet Kamberi

Një thënie për qenin dhe luanin nga Imam Shafiu

“A s’e sheh që luani rri i heshtur, por [nga ai] të gjithë janë të frikësuar E qeni leh pa ndalë, por prapë është i përçmuar” — Imam Shafiu

Thenie per pasurine dhe varferine

Thenie per pasurine dhe varferine   1.Pasuria eshte si uji i kripur:sa me shume pi,aq me shume etje ke.(A.Schopenhauer)   2.Kur isha i ri mendoja se paraja ishte nje gje shume e rendesishme;tani,qe jam plak,jam shume i sigurte per kete.(O.Wilde)   3.Pasuria nuk i perket atij qe e ka,por atij qe di ta gezoje.(B.Franklin)   4.Eshte thene qe etja per para,eshte baza e gjithe te kqijave ne kete bote.E njejta gje mund te thuhet per mungesen e parave.(S.Butler)   5.Nga ferri i te varferve eshte bere parajsa e te pasurve.(V.Hugo)

Poezia me titull ''Ditëlindja e babait'' shkruar nga Ersilja Çeli

Ditëlindja e babait Sot është ditë e vaçantë, Sot ditë e shënuar, Se babai im Ditëlindjen është duke festuar. “Baba” – gërma të arta, Skalitur në zemrën time, Mijëra urime të zjarrta Dalin nga goja ime. Faleminderit Zotit, Që më dha këtë baba, Është i mrekullueshëm, Si ai në botë nuk ka! Të uroj pafundësisht, Sot në këtë ditëlindje, Qofsh për jetë i lumtur, Kudo dhe në familje. Shoh buzët e tua Që qeshin me ngadalë, Më puth, më perkëdhel, Më thua nja dy fjalë: -Faleminderit, bija ime, Për të gjitha këto urime. Ti je drita e syve të mi, Ti më mbush me krenari. poezi per babain,poezi per baben,vjersha per babain,babai vjersha shqip,vjersha dhe poezi per babain

Poezi per motren shkruar nga Ersilja Çeli

Motrës së vogël Motra ime Quhet Uarda, Është e bukur, Si rrezet e arta. Është shumë e vogël, Por është e zgjuar, Me kurreshtje më shikon Kur jam duke shkruar. Lapsin merr ngadalë, Fillon e pikturon, Unë kënaqem shumë Kur vjersha mëson. Librat i shfleton Me doçkat e saj, Është kaq e bukur, Si lelet në maj! Motra ime, Uarda, Shumë të adhuroj, Ndonëse je e vogël, Unë të respektoj. Vogëlushja ime, Sa shumë që të dua, Çdo orë e minutë Ëngjëll je për mua. poezi per motren,vjersha per motren,motra poezi,vjershe per motren,motra vjersha shqip,poezi dhe vjersha per motren time te dashur,motres sime poezi

Poezi per boren shkruar nga Ersilja Çeli

Bora Në dritare dal, Rri dhe vështroj, Bora e bardhë bie, Gjithçka e mbuloi. Vrapoj me nxitim, Të luaj me topa bore, Që mua më ngjajnë Porsi akullore. Gjithçka është mbuluar, Në kopshtin aty pranë, Nga bora e bardhë Që zbardh anembanë. Luajmë dhe vrapojmë, Me gëzim të madh, Të gjithë po bëjmë Një plak bore të bardhë. Bora që ra, Të githëve na gëzoi, Por ne fëmijëve Shumë na argëtoi. poezi per boren,vjersha per boren,bora poezi shqip,vjersha dhe poezi per boren,bie bora poezi poezi per boren e pare poezi per boren download poezi per boren poezi per boren full complete poezi per boren poezi per boren vjersha per boren vjersha per dimrin,dimri vjershe poezi

Etja për Hadithe

Në moshën 20 vjeçare, Baki ibn Makhlad Al-Andalusi udhëtoi nga Spanja deri në Bagdad në këmbë. Me të arritur në Bagdad kuptoi se imam Ahmed ibn Hanbeli ishte nën arest shtëpiak dhe i ishte ndaluar transmetimi i haditheve tek ndokush. Ai e takoi imam Ahmedin në fshehtësi dhe i propozoi që ta dëgjonte nga një hadithë në ditë, i maskuar si lypës. Imam Ahmedi u pajtua me kusht që kjo gjë të mbetej sekret. Në këtë mënyrë ai grubmbulloi (mësoi) 300 hadithe nga ai. Ai vazhdoi mësimin e haditheve derisa Imam Ahmedi u lirua nga aresti. Për shkak të kësaj përpjekje, Imam Ahmedi vendosi që Baki ibn Makhladit t'ia dhuronte titullin 'student i dijes'. Burimi: Valdet Kamberi  

7 cilësitë e islamofobëve

Ajo që sot po shihet qartë, çdo ditë e më tepër po qartësohet, është blloku islamofob që ka marrë një detyrë për ta akuzuar, sulmuar dhe luftuar çdo gjë Islame. Ajo që kundërmon edhe më tepër është kur shpifarakët këtë e bënë duke u thirr në emër të drejtave dhe lirive. Pra, kjo e qartë, nëpër mjet kësaj thirrje, po nëpërkëmben liritë, të drejtat e besimtarëve myslimanë. Ditët e kaluara ishin edhe një dëshmi shtesë, kur islamofobët në grupime të ndryshme politike dhe partiake u bënë bllok kundër Islamit dhe myslimanëve. Një ashtu është interesante të theksohet edhe një gjë mbi komunitetin islamofob, kur dikush që ndoshta nuk ka haber me Islamin, por ja që ka një qasje pozitive dhe deklarohet pro disa të drejtave elementare. Menjëherë pasojnë etiketimet. Mos të habitemi, këta kështu sillen edhe në rrethin e vet me të vetit. E mos të flasim me myslimanët. Të nderuar! Duke lexuar mbi siren (jetëshkrimin) e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem, në fillet e thirrjes Islame, shohim shqet

Dituria dhe vepra janë

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, thotë: "Dituria dhe vepra janë bineq e nëna e tyre është ambicia e lartë, kurse injoranca dhe dembelia janë bineq, kurse nëna e tyre është dhënia përparësi përtesës".

Mbi trupin tone 14 njohuri të reja...

1.Hunda mbanë në mend 50 000 aroma. 2.Ashti më i vogël në trup është stapesi ose zyengjia, gjendet ne veshin e mesëm, gjatësia 2.794 mm. 3.Ashtu si majet e gishtirinjëve që janë unike, ashtu edhe sipërfaqja e gjuhës është unike për çdo njeri. 4.Një njeri mesatar humb rreth 20kg lëkurë brenda jetës. 5.Thoi i gishtit për 6 muaj rritet nga baza deri te maja e thoit. 6.Eshtrat e gjatë janë më të fortë se sa betoni. 7.Me energjinë që e shfrytëzon truri mund të ndriçohet një poç 25 watt. 8.Zemra prodhon presion për ta hudhur gjakun 9.1 mm. 9.Lukthi juaj riepitelizohet në çdo 3-4 ditë, dhe nëse nuk ndodh kjo acidet e forta që e tretin ushqimin do të tretin edhe lukthin. 10.Zorrët e holla janë të gjata rreth 7m. 11.Trupi ynë ka mbi 650 muskuj . 12.Fëshikëza e urinës e mbushur plotë është përafërisht sa topi i soft ball-it. 13.Për inç katrorë në lëkurën e njeriut ka në përbërjen e saj 6 m enë gjaku. 14. Në dyja këmbët ndodhen 500 000 gjëndra të djersës. Përktheu dhe përshtat

Mrekulli SUBHANALLAH

Thotë Allahu i Gjithëdijshëm Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? (Err Rrahman 19-23) (Shperndaje të shofin ata që ende dyshojnë)        

Poezi per pushimet dimërore shkruar nga Ersilja Çeli

Pushimet dimërore Pushimet erdhën, Pushimet afruan, Oh, sa u kënaqëm, Oh, sa u gëzuam! Këngë e vjersha Ne recituam, Çdo fëmijë kishte Një dhuratë në duar. Festa vazhdoi, Dhe  valle kërcyem, Oh, sa na gëzoi, Oh, sa u dëfryem! Rretheqark pemës, Pakot radhë - radhë, Mua më dhuruan Një mace të bardhë. Mësuesja e kënaqur Të gjithëve na uroi: - Viti i Ri, fëmijë, I mbarë t’u shkojë! Ersilja Çeli

Poezia ''Lulet dhe djali'' shkruar nga Ersilja Çeli

Lulet dhe djali Në parkun e madh Fëmijët lodrojnë, Por ka dhe nga ata Që lulet ngacmojnë. Lulet shumëngjyrëshe Na kanë rrethuar, Por të vjen keq T’i prekësh me duar. Një djalë i vogël Lulet këput, Iu afrova dhe i fola Urtë e butë: - Pse i këput lulet? S’të vjen gjynah? -Ç’të duhet ty, Mos je roje? - më tha I thash roje nuk jam, Por lulet i kam xhan, Me lulet thith aromë, Ato ajrin e pastrojnë. Fjalët e mia Djali i dëgjoi, Me keqardhje i pa lulet Dhe më falënderoi. Ersilja Çeli

Poezi per Bleten shkruar nga Ersilja Çeli

Bleta Degë më degë, Lule më lule, Fluturojnë bletët, Duken si nure. Nektarin thithin Dhe nxitojnë, Që në koshere Mjaltin ta çojnë. Është i ëmbël, Me ngjyrë të artë, Për shëndetin, Me vlerë të lartë. S’ka si bleta punëtore, E palodhur, shembullore! Gjithë ditën ajo punon, Mjaltin ne na e dhuron. Bleta është si flori, Kosheret janë si mbretëri! poezi per bletet,poezi bleta,poezi per bleten,bleta poezi shqip,poezi per bletat

Poezi per nenen shkruar nga Ersilja Çeli

Nënës Tetë Marsi, ditë e shënuar Për nënën time, Që është kaq e çmuar! Lule të freskëta Mbaj në duar, Nënës sime Për t’ia dhuruar. Je kaq e shtrenjtë Moj nënë për mua, Më solle në jetë, Sa bota të dua! Me gëzim më mbush, moj nënë, Sa herë që të shikoj, Je gjithçka për mua, Të dua, të adhuroj. Këto vargje sot Nga zemra më burojnë, Poezinë time Ty, nënë, ta kushtoj. Ersilja Çeli poezi per nenen 2013 poezi per nenen e vdekur poezi per nenen dhe mesuesen malli per nenen loti per nenen poezi per nenen time te dashur poezi per nenen time te dashur poezi per nenen 8 marsi

Kujdes, një virus është përhapur në Facebook!

 Këtyre ditëve përdoruesit e Facebook duhet të jenë të kujdesshëm, sepse një virus i ri është përhapur, dhe i njëjti ka për synim ta infektojë kompjuterin tuaj. Në fakt, në qoftë se ju jeni një përdorues i rrjetit më të madh social në botë, dhe për shumicën prej jush ne po sugjerojmë se jeni, dhe në qoftë se në e-mailin tuaj vjen një porosi, përmbajtja e të cilës thotë "Hey (emri juaj), your Facebook account has been closed" ose "Hi (emri juaj), your Facebook account is blocked", keni kujdes, sepse ky është një mesazh i rrejshëm i cili ka për qëllim të ju dëmtojë. Bëni kujdes, dhe mos e hapni emailin, sepse ky “njoftim” është një përpjekje për infektimin e kompjuterit tuaj me një virus. Nëse tashmë e keni hapur këtë email, porosia e radhës që do ta merrni përmes një programi, do të jetë “Our Facebook connection is now secured! Thank you for your support”, mirëpo atëherë do të jetë shumë vonë, pasi kompjuteri juaj do të jetë i infektuar nga virus

EVOLUCIONI-Prejardhja e njeriut

- Më lehtë është të besosh se Allahu të ka krijuar nga dheu, se sa të besosh se fillimisht u krijuan rastësisht fosilet, qelizat, gjallesat nën tokë apo në ujë, përmbi tokë..., kafshët, majmuni, e pastaj prej tij njeriu. Natyrshmëria dhe logjika më lehtë e pranon të parën se të dytën. Me të parën mendja është më e qetë se me të dytën. Unë jam shumë rehat kurse ateisti hiq. LOGJIKO PAK...   Lulzim Susuri  

10 më budallenjtë e planetit Tokë

Ku vendoset përshkrimi ?

Përshkrimi vendoset në fillim të tekstit, në të cilën përshkruan rrethanat e fillimit të veprimit.  Mund të vendoset edhe në brendi, kur përshkruan personazhin dhe karakteristikat e tij, pamjen fizike, tiparet pozitive dhe negative të tij. Lexo më shumë: Përshkrimi

Çka janë fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme ?

Fjalët që ndryshojnë formën gjatë përdorimit në fjali i quajmë pjesë të ndryshueshme  .  Fjalët që nuk e ndyshojnë formën kur i përdorim në fjali të tjera i quajmë fjalë të pandryshueshme .  Të ndryshueshme janë: emri , mbiemri , përemri , nyja, folja dhe numërori .  Të pandryshueshme janë: ndajfoljet , parafjalët , lidhëzat , pjesëzat dhe pasthirrmat . pjesë të ndryshueshme fjalë të pandryshueshme

Loti më i bukur

Ekzistojnë disa momente kur derdhen lot, mirëpo ato janë momente të bukura. T’i rikujtojmë disa prej tyre: Kur largohesh nga mëkati. Kur pendohesh pas mëkatit. Kur i bën sexhde Allahut Kur i përulesh Allahut. Kur bën lutje me përgjërim. Kur bën iftar pas agjërimit për hir të Allahut. Kur derdh lotin në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Kur falesh në Xhaminë El Aksa (Allahu na e mundësoftë sa më shpejt). Kur të largohet ndonjë brengë. Kur bën ndonjë vepër të mirë. Kur ledhaton kokën e jetimit. Kur dëgjon ndonjë lajm të gëzueshëm për veten dhe të tjerët. Kur bashkohesh me familjen pas një ndarjeje. Kur prindërit janë të kënaqur me ty. Kur shërohet ndonjë i sëmurë që i ke ndihmuar. Kur e merr ndonjë mik për dore për të bërë ndonjë bamirësi. Kurse loti më madhështor dhe më i bukur momenti kur e fiton xhenetin. ----------------------------- Almedin Ejupi

Burimi i gjynaheve

Gjynahet dhe gabimet burojnë nga: 1. Mendjemadhësia; kështu veproi Iblisi i mallkuar. 2. Lakmia; është ajo e cila e nxori Ademin nga xheneti. 3. Xhelozia; njëri nga bijtë e Ademit vrau vëllanë. Ai i cili ruhet nga këto tre burime gjynahesh i është ruajtur të keqes: kufri vjen nga mendjemadhësia, gjynahu nga lakmia dhe padrejtësia nga xhelozia. Shtyllat e kufrit janë katër: 1. Mendjemadhësia; 2. Xhelozia; 3. Hidhërimi; 4. Epshi. Mendjemadhësia e pengon nënshtrimin, xhelozia pengon pranimin e këshillës, hidhërimi e pengon drejtësinë dhe epshi pengon ibadetin (adhurimin e Allahut). Kur shkatërrohet shtylla e mendjemadhësisë lehtësohet për robin nënshtrimi. Kur shembet shtylla e xhelozisë lehtësohet pranimi i këshillës. Kur shembet shtylla e hidhërimit lehtësohet përulësia dhe drejtësia. Kur shembet shtylla e epshit lehtësohet durimi, ndershmëria dhe adhurimi. Shembja dhe eliminimi i kodrave do të i

Të kujtuarit e Allahut

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Të kujtuarit e Allahut për zemrën është njësoj si edhe uji për peshkun. Çfarë mund të jetë peshku kur nxirret nga uji?

Një besimtar është i huaj në këtë botë

Thotë Hasan El Basriu, Allahu e mëshiroftë: Një besimtar është i huaj në këtë botë, ai s’ka frikë nga përbuzjet, ai nuk garon për lavdi personale. Njerëzit janë në një gjendje, ai është në një gjendje tjetër, njerëzit janë të kënaqur me të, atij i vjen neveri nga vetja (është i lodhur me vetveten).

Nga ne kerkohet qe te kujdesemi dhe te ruajme

Nga ne kerkohet qe te kujdesemi dhe te ruajme: 1.Tevhidin (Njesimin) ndaj Allahut Meshireplote. 2.Te kujdesemi per rrespektin ndaj Muhamedit alejhi selam. 3.Te kujdesemi qe te jemi te gjithe te bashkuar ne nje fjale. Salih ibn AbduAziz alShejh.   Pershtati: Haqif Ibrahimi

Shenjat e njerezve te sinqerte

Shenjat e njerezve te sinqerte: 1.Cdo here punojne qe te arrijne knaqesine e Allahut Meshireplote. 2.Punojne ne fshehtesi dhe nuk mburren (llogarisin vetveten se cka kan vepruare). 3.Punet e fshehta i kan me te mira se ato pune qe te gjithe njerezit jane informuar. 4.Kan frike se Allahu nuk i ka pranuar veprat e tyre. 5.Nuk fiksojne vetveten per punet e tyre te mira se a do te falnderohen nga njerezit apo jo. Pershtati: Haqif Ibrahimi

Ti dhe mysafiri

Ti dhe mysafiri Respektoje mysafirin që të hynë në shtëpi, Mundësisht jepi edhe bukë... Mjafton të lutet për ty me fjalën: "ALLAHU TË DHASHTË BEREQET" ________________________ Lulzim Susuri

NASA DESHMON KURANIN (SUREN TARIK)

Sëmundja e Udhëtimit !

Semundja e Udhetimit ! Çdokujt qe ka udhetuar me automjet, anije apo aeroplan, mund ti kete ndodhur te kete kaluar gjendjen e semundjes se udhetimit (kinetozes). Simptomat e saj jane kryesisht te perzierat, debulesa, marrje mendsh, te vjella, te cilat mund te shfaqen me tendenca te moderuara deri raskapitese. Semundja e udhetimit eshte nje gjendje konflikti midis perceptimit vizual dhe perceptimit vestibular te levizjes. Syte, qe shohin nga dritarja, perceptojne levizjen, por shqisa vestibulare percepton prehjen (ne rruge te drejte), ose anasjelltas syte perceptojne prehje kur shohin brenda makines, kurse shqisa vestibulare percepton levizje (gjate kthesave) duke sjelle keshtu peshtjellim te informacionit ne tru, i cili nga ana e tij e interpreton si halucinacion te ardhur nga helmimi e menjehere aktivizon qendrat e te vjellit. Semundja e udhetimit, ndalon menjehere sapo ndalet levizja e mjetit, dhe me udhetimet e shpeshta moderohet deri ne mosperseritje. Nese ndjeni qe po ju shfaqen

JU LUTEM LEXOJENI, REFLEKTONI DHE SIGURISHT SHPERNDAJENI...

Ishte një djalë që nuk e respektonte nënën e tij. Ai ishte keqbërës dhe kështu që një ditë prej ditëve vendosi ta mbylle çështjen me nënën e tij të moshuar njëherë e përgjithmonë. E mori nënën, e vendosi mbi shpinën e tij dhe e dërgoi drejt një mali. Rrugës d uke ecur në mes të malit kalonin mbi degë që i pengonin, kurse nëna i thyente degët ndërsa fletët i hidhte në tokë. Kur arritën, djali keqbërës e braktisi nënën e tij në mes të malit dhe duke u kthyer i vetëm drejt shtëpisë humb rrugën dhe mbetet i habitur, dhe nuk di nga t'ia mbaj. E thërret nëna e tij me zë të mallëngjyer: "O biri im nga frika se do ta humbësh rrugën gjatë kthimit, unë kam thyer degët e pemëve dhe fletët e tyre i kam hedhur në tokë keshtu që të orientohesh në bazë të tyre dhe të kthehesh i sigurt." Lotët filluan të rridhnin nga sytë e djalit keqbërës, por e mblodhi veten për një çast, u kthye e mori nënën e tij dhe e ktheu në shtëpi. Për çudi, biri mendonte për vdekjen e saj ndërsa

Ndalu pak dhe mendo!

- Mos u trishto nëse je i varfër sepse të tjerët rreth teje janë të mbytur në borxhe. - Nëse s'ke mjet transporti, mendo t'paktën se dikush nuk ka as këmbë ! - Nëse ankohesh nga një dhimbje koke, shih të tjerët që janë të lidhur në krevat me vite të tëra të shtangur ! - Nëse është dikush që nuk të do, ka të tjerë plotë që presin të të duan dhe nuk do të donin të të humbisnin kurrë !

Gurët Lundrues - lëvizës

Gurët Lundrues - lëvizës Gurët lundrues (lëvizës) ose " sailing stones " është një fenomen që mund të shihet në Luginën e Vdekjes, në Racetrack Playa. Në këtë vend gurët zhvendosen vetëm, pa intervenimin e njeriut ose të kafshëve dhe duke lënë gjurmë në tokë. Fenomeni është studiuar që nga gjysma e shekullit të njëzetë, por askush nuk ka parë gurët duke lëvizur. Shkencëtarët janë ende me supozime për zhvendosjen e gurëve. Disa thonë se kjo vjen nga era, të tjerët nga akulli ... Burimi: explorerunivers.com

Ja çka janë veprat e mira dhe njerëzit vepërmirë

Poezi per atdheun shkruar nga Ersilja Çeli

  Atdheu Atdheu im i dashur, Me ngjyra si ylber, I shtrenjtë je për mua, Je vlerë përmbi vlerë. Ke male të larta, Fusha e bregore, Lumenj të kulluar E toka pjellore. Atdheu është i shtrenjtë, Është vendi ku ke lerë, Gjithkush ndjehet krenar Për të kurdoherë. Në çdo  vend të huaj Edhe po të shkoj, Me tokën mëmë Kurrë s’e ndërroj. Ndjehem shumë krenare E mbushem me hare, Kur them se jam shqiptare, I shtrenjti im, Atdhe. Poezi per atdheun, poezi per vendlindjen, vjersh per atdheun, vjerrsh per atdheun, poezi per vendin time, poezi per atdheun tim, atdheu poezi

Çka është Qafa në gjeografi ?

Çka është Qafa në gjeografi ? Qafa është vendi më i ulët në kurrizin e një mali a një një kodre ose ndërmjet dy majave malore a dy kodrave, nëpër të cilin më së lehti kapërcehet mali ose kodra. janë krijuar nga gërryerjazhveshja ose proceset tektonike. qka eshte qafa,cka eshte qafa,cfare eshte qafa,qka jane qafat,qafa ne shqip,qka quajme qafe,

Çka është porti ?

Çka është porti ? Porti është vend i posatshëm, zakonisht në një gji deti , i ndërtuar dhe i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, ku mund të hyjnë anijet, të ngakohen dhe shkarkohen ose të qëndrojnë pë t'u rregulluar.  qka eshte porti,cka eshte porti,cfare eshte porti,cka jane portet,cfare jane portet,cka eshte porti,porti shqip

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more