Motrës së vogël
Motra ime
Quhet Uarda,
Është e bukur,
Si rrezet e arta.
Është shumë e vogël,
Por është e zgjuar,
Me kurreshtje më shikon
Kur jam duke shkruar.
Lapsin merr ngadalë,
Fillon e pikturon,
Unë kënaqem shumë
Kur vjersha mëson.
Librat i shfleton
Me doçkat e saj,
Është kaq e bukur,
Si lelet në maj!
Motra ime, Uarda,
Shumë të adhuroj,
Ndonëse je e vogël,
Unë të respektoj.
Vogëlushja ime,
Sa shumë që të dua,
Çdo orë e minutë
Ëngjëll je për mua.
poezi per motren,vjersha per motren,motra poezi,vjershe per motren,motra vjersha shqip,poezi dhe vjersha per motren time te dashur,motres sime poezi
loading...
Lexo edhe: