Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Letersia

Çka është Personazhi ?

Kur lexojmë një vepër letrare, ndeshemi me njerëz të ndryshëm që i dallojmë jo vetëm nga pamja, por edhe nga fjalët që thonë, nga veprimet që kryejnë. Një njeri që vepron në një vepër letrare e quajmë personazh . Personazh është individualiteti i krijuar nga shkrimtari në një vepër nëpërmjet tipareve vetjake të të cilit mishërohen disa anë tipike të një karakteri shoqëror, të kuptuara dhe të vlerësuara sipas një botëkuptimi të caktuar ideologjik.  Kështu në veprat letrare dallojmë personazh kryesor dhe të dorës së dytë; personazh pozitiv, negativ, personazh tipik etj. cka eshte personazhi,ceshte personazhi,cka quajme personazh,cfare eshte personazhi,qfare eshte personazhi,personazhi shqip,qka eshte personazhi,personazhi i vepres letrare, personazh,qka quajme personazh,

Ideja e veprës letrare

Ide është mendimi kryesor që përshkon një vepër artistike, parim themelor, mbi të cilin mbështetet ndërtimi i saj.  Ideja e veprës letrare shpreh porosinë e tërësishme që vepra ia ofron lexuesit.  Bie fjala, ideja e përbashkët e veprave të Migjenit në prozë e në poezi është kërkesa për ndryshimin e jetës shoqërore, politike e ekonomike të shoqërisë./ Rapitful cka eshte ideja e vepres letrare, ideja e vepres letrare shqip,ide letrare, ideja letrare shqip,cfare eshte ideja e vepres letrare, ceshte ideja e vepres letrare, qka eshte ideja e vepres letrare, qeshte ideja e vepres letrare, vepra letrare shqip,qka quajme ide te vepres letrare, vepra letrare shqip

Tema e veprës letrare

Kur analizohet një tekst letrar, në radhë të parë duhet vështruar se cila anë e jetës është pasqyruar në të.  Pra, çdo vepër letrare flet për diçka dhe kjo ka të bëjë me temën e veprës. Tema është motivi themelor i një vepre letrare, mbi bazën e të cilit zhvillohet e gjithë ngjarja.  Titulli i veprës letrare rregullisht është në lidhje të drejtpërdrejtë me temën. Edhe në jetën e përditshme themi: tema e mbledhjes (e bisedimit), tema e mësimit, hyri në temë, nuk është në temë etj.  Gjatë bashkëbisedimit: folësi flet për thelbin e çështjes, ndërsa dëgjuesi kupton për se a për kë flitet. Tema është problemi themelor që pasqyrohet në një vepër letrare.  P.sh.: tema bazë në veprën e Migjenit është padrejtësia, vuajtja dhe mjerimi i vegjëlisë. Romani "Heshtja e armëve" i Ramiz Kelmendit, për temë ka hakmarrjen, ndërsa në romanin e Haki Stërmillit "Sikur të isha djalë" tema është shoqërore dhe bën fjalë për emancipimin e gruas. cka eshte tema, ceshte tema, c

Fabula e veprës epike

Fabula është mbarështrimi i ngjarjeve themelore, për të cilën flitet në ndonjë vepër letrare. Në vepër hasim edhe ndjenja, përshkrime dhe qëndrime, por fabula shënon vetëm rrjedhjen e ngjarjeve më të rëndësishme të një vepre letrare. Në një tekst tregimtar (poemë, roman, tregim etj.) ne dallojmë fabulën dhe subjektin .  Fabula është vetë thelbi i ngjarjes, ashtu si ajo ka ngjarë, në renditjen e vet logjike e kronologjike.  Subjekti është më i gjatë e më i zhvilluar sesa fabula .  cka eshte fabula e vepres epike, fabula e vepres epike shqip,fabula shqip,ceshte fabula, cka eshte fabula shqip,

Çka është poema?

Poema është një tregim ose rrëfim jo në rreshta, por në vargje. Zakonisht është më e gjatë se këngët lirike, por më e shkurtër se këngët epike. Në to autori rrëfen për një ose më shumë ngjarje, në të cilat veprojnë disa personazhe.  Ajo shkruhet në vetën e parë ose të tretë.  Gjendja shpirtërore e autorit në fakt ndërthuret me atë të heroit, karakteristikë kjo që poemën e veçon nga llojet e pastra epike.  Në letërsinë shqiptare poema është mjaft e pranishme. Poema kanë shkruar Gavrill Dara i Riu "Kënga e sprasme e Balës", Naim Frashëri "Historia e Skënderbeut", "Bagëti i bujqësi"; Ndre Mjeda "Vaji i bylbylit", "Andrra e jetës" etj. dhe shumë shkrimtarë të letërsisë së sotme shqipe, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Shefqet Musaraj, Ali Podrimja etj. cka eshte poema, cfare eshte poema, poema shqip,cka quajme poeme, poema ne shqip,ceshte poema, poema shqipe

Çka janë baladat ?

Baladat janë krijime letrare epiko-lirike ku rrëfimi i autorit ndërthuret me ndjenjat e tij të brendshme.  Nëse te poemat epike temë kryesore është tema heroike, në balada temë kryesore është jeta shoqërore dhe zakonet morale.  Edhe në balada shfaqen mjaft shpesh elementet fantastike. Ky lloj letrar është zhvilluar me sukses në letërsinë tonë popullore.  Janë të shumta baladat si në krijimtarinë gojore, ashtu edhe në atë të shkruar. Të njohura janë baladat "Gjergj Elez Alia", "Hasan Aga dhe Çika Potureshë", "Konstantini vogëlith" (ose Halil Garria apo Motra me nëntë vëllezër, "Aga Ymeri" etj.). Nga letërsia jonë e shkruar mund të përmendim krijimin letrar "Zolejka" të Çajupit.  cka jane baladat,cfare jane baladat,cjane baladat, baladat shqip,qka eshte balada,cfare eshte balada, balada ne shqip,cka quajme balade, balade shqip,cfare quajme balade, balade shqipe,balade shqipe,balade shqip

Njohuri për dramatikën

Veprimet dramatike e japin jetën nëpërmjet dialogëve, monologëve dhe veprimit të personazheve.  Ne këto vepra mungon fjala e autorit.  Vendin e saj e zë gjuha e personazheve (dialogu, monologu). Dramat, zakonisht, kanë në qendër një konflikt të vetëm, kurse, konfliktet e tjera janë të dorës së dytë, i shërbejnë zgjidhjes së konfliktit kryesor. Këto vepra shkruhen për t'u shfaqur në skenat e teatrit, prandaj duhet të plotësojnë disa kërkesa, si: të mos zgjaten më shumë se dy orë, ngjarjet të jenë shumë të përqendruara dhe të paraqiten sikur zhvillohen para syve të shikuesit, në kohën e tashme. Personazhet vendosen përballë njëri-tjetrit.  Veprat dramatike ndërtohen me akte, skena ose pjesë.  dramatika, njohuri per dramatiken,cka eshte dramatika, dramatika shqip,cfare eshte dramatika, dramatike shqip,cfare eshte dramatika, njohuri rreth dramatikes

Dialogu dhe Monologu

Në veprën dramatike kompozicioni është më i ndërlikuar.  Aty mbizotëron dialogu dhe monologu , si formë e të shprehurit të aktorit. Dialog është bashkëbisedimi që zhvillohet ndërmjet dy personazheve, ndërsa monolog quhet biseda që e zhvillon një personazh duke folur me vetveten ose që u drejtohet lexuesve, dëgjuesve a shikuesve në një shfaqje teatrale.  cka eshte monologu,cfare eshte monologu,cka eshte dialogu,monologu shqip,monolgu shqip,cfare eshte dialogu,dialogu shqip,monologu shqip

Drama

Drama paraqet një konflikt të ashpër, por që gjen rrugëzgjidhje.  Ajo paraqet ngjarje tronditëse, që shkaktojnë vuajtje të mëdha shpirtërore.  Subjekti është mjaft i përqendruar e i ngjeshur. Drama e parë origjinale në gjuhën shqipe është "Emira" e rilindësit arbëresh Anton Santori.  Më pas ajo u zhvillua nga Fan S. Noli, Çajupi etj.  Dramaturgë të njohur të letërsisë sonë janë edhe: Kolë Jakova, Minush Jero, Spiro Çomora, Kasem Trebeshina, Sulejman Pitarka, Ruzhdi Pulaha, Teodor Laço, Ekrem Kryeziu etj.  kush e shkroi dramen e pare shqipe,drama e pare shqip,shqip drama e pare shqipe, drame shqipe

Legjenda - Besa e Konstandinit

Legjenda -  Besa e Konstandinit Ish një herë e një mot një mëmë shumë e mirë e kish dymbëdhjetë bij të hijshëm. Të trembëdhjetën kish një bijë të bukur mbi të gjitha shoqet, që i thoshin Doruntinë. Vasha u rrit e u bë për t’u martuar. Mirëpo nga bujarët e atij vendi asnjë nuk e gëzoi. Të gjithë e dëshironin, askush s’guxonte ta zërë nuse, sepse nuk e ndiente veten të zotin ta merrte për shoqe. Atëhere na vjen një trim i largët: i mirë, i hijshëm, i fisëm dhe nis dërgon shkesë dallëndyshen që ta kërkojë Doruntinën nuse. E ëma dhe të njëmbë - dhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t’ja jepnin, sepse trimi, ndonëse i mirë, ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Konstandini, donte. - T’ja japim, zonja mëmë, - thosh ai, - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër. - Konstandin, biri im, ç’po më thua ti kështu? – ia kthente e ëma. – Aqë larg do ti që të ma shpiesh Doruntinën time? Se, në e daça për gëzim, për gëzim nuk do ta kem; se, në e daça për helm, për helm n

Bagëti e Bujqësi - Poemë nga Naim Frashëri

Bagëti e Bujqësi - Naim Frashëri Ju bregore bukuroshe! E ju lumenjt’ e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe, dhe pyje të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë, që mbani ju e ushqeni; O vëndëthit e bukur, ju mendjenë ma dëfreni. Kur dëgjon zëthin e s’ëmës, qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë; Edhe në i prefshin udhën, njëzet a tridhjetë vetë, e ta trëmbin ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë. Mëndje! Mer fushat e malet, jashtë jashtë nga qyteti, nga brenga , nga thash-e-thëmet, nga rëmuja nga rëmeti. Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë, E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë, tek hapet trëndafili, atje ma ënda të jem, bashkë më shpesh edhe unë, t’ja thëres këngës, t’ia them, Të shoh kecërit e shqerrat, deshtë cjepët, dhënt e dhitë, Qiellin e zbukuruar, dhenë me lul’ e me dritë. - Vashë bukurosh’ e bariut! Që vjen me llërë përveshur, Me zemër të dëfryer, e me buzëzë të qeshur, Me dy shqerëza ndër duar të bukura si d

Plaku dhe deti - Analiza

Romani “Plaku dhe deti” kritikë letrare apo analizë letrare Romani “Plaku dhe deti” Vepra “ Plaku dhe deti ”, të cilën teorikët e quajnë herë novelë , herë roman , është një nga veprat më të thjeshta, por më të fuqishme e më të çmuara të Heminguejt. Themi të thjeshta, sepse kemi pothuajse vetëm një personazh , një subjekt tepër të zakonshëm, por nëpërmjet të së cilave autori arrin të japë një filozofi të tërë jetësore. Po të nisemi vetëm nga titulli '' Plaku dhe deti '' , po t’i lexojmë dy fjalët e tij me kuptim simbolik — e letërisa vetëm kështu duhet të lexohet— menjëherë të rrënqethet trupi nga kundërvënia: plaku/deti. Domethënë, një njeri i vetëm, në muzgun e jetës së tij, me forcat e shpenzuara kaherë, përballë një fuqie të pamatshme dhe me plot të papritura, siç është deti, ku ai e ka kaluar jetën si peshkatar. Plakun Santiago, peshktarin e vetmuar-,jo vetëm profesioni që ushtron, jo vetëm nevoja për të jetuar, por ndoshta vetë fati

Vjersha (poezia)

Vjersha (poezia) Nese deshironi vjersha te ndryshme kliko mbi titullin Vjersha Vjersha ( poezia ) përbëhet nga një numër i caktuar vargjesh, ndërkaq vargjet nga një numër i caktuar rrokjesh. Vjershat përbëhen prej strofës dhe vargjeve. Strofa Strofë quhet bashkimi i disa vargjeve të lidhura për nga ana kuptimore dhe shpesh me rimë ndërmjet tyre, nga të cilët përbëhet një vjershë a një poemë. Sipas numrit të vargjeve që e përbëjnë strofën dallojmë strofë dyshe, treshe, katërshe (me katër vargje), tetëshe etj. Vargu Vargu është njësia poetike që përbëhet prej numri të caktuar rrokjesh dhe sipas numrit të tyre e merr edhe emrin. Kështu kemi vargje pesërrokësh (me pesë rrokje), gjashtërrokësh, tetërrokësh, njëmbëdhjetërrokësh etj. Secili varg ka gjatësinë e tij, e cila varet nga numri i rrokjeve që e përbëjnë atë. Sipas gjatësisë së rrokjeve që e përbëjnë vargu ka edhe ritmin e tij. Rima Në një strofë vargjet edhe mund të rimojnë. Rimë quhet përputhja e plot

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more