Skip to main content

Bagëti e Bujqësi - Poemë nga Naim Frashëri

Bagëti e Bujqësi - Naim Frashëri

Ju bregore bukuroshe! E ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe, dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë, që mbani ju e ushqeni;
O vëndëthit e bukur, ju mendjenë ma dëfreni.
Kur dëgjon zëthin e s’ëmës, qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë;
Edhe në i prefshin udhën, njëzet a tridhjetë vetë,
e ta trëmbin ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë.
Mëndje! Mer fushat e malet, jashtë jashtë nga qyteti,
nga brenga, nga thash-e-thëmet, nga rëmuja nga rëmeti.
Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
tek hapet trëndafili, atje ma ënda të jem,
bashkë më shpesh edhe unë, t’ja thëres këngës, t’ia them,
Të shoh kecërit e shqerrat, deshtë cjepët, dhënt e dhitë,
Qiellin e zbukuruar, dhenë me lul’ e me dritë.
- Vashë bukurosh’ e bariut! Që vjen me llërë përveshur,
Me zemër të dëfryer, e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënd e shoh gazë që s’e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk’e me këmborë që e ke manar po të vjen pas,
Dhe qeni me bes i larmë, të ndjek me dëshir e me gas,
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
- I lash’ atje pas më të gdhirë... ja atje përtej tek vinë.
O! Sa bukuri ka tufa! Sa gas bie bagëtia!
Vinë posi blet e plotë, i bekoftë Perëndia!
Nëpër shesh e nër bregore, janë përhapur shqerrat!
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat!
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapen me nxit, aty mblidhen prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë, përhapen duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur duke hedhur,
Nxitojn’ e s’ lodhen kurrë, edhe kur i mer uria,
se cili futet në tufë, suletë te mëm’ e tia.
Posa gjen mëmën e dashur dhe me vrap i hyn në gji,
Rri në gjunjë dhe e zë sisën, e qumështin e ëmbël pi,
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë ndo dele,
Bir’ e vetëm e mer në gji, me gas e me përkëdhele...
Sa më pëlqen blegërima, zër’ i ëmbël i bagëtisë,
Qëngji dhe kec’ i bukur, që rri në gjunj’ e pi sisë,
Përhapurë bagëtia nëpër shesh e nëpër brinja
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër muriza ndër dëllinja;
Bien zilet dhe këmborët, dhe fyelli dhe xhuraja,
Dhe bleron e gjelbërojnë, fusha male brigje maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë, ndjen në zëmër një dëshirë,
Një gaz të ëmbël e të shumë! O! Sa bukur e sa mirë!

Poema bageti e bujqesi, Naim Frasheri bagetia e bujqesia, Naim Frasheri Bagetia dhe Bujqesia, poema nga Naim Frasheri
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more