Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Lajme

Gjermania blen mbi 2 mijë celularë kundër përgjimit

Sipas së përditshmes Bild, Qeveria e Gjermanisë po përgatitet për t’u mbrojtur nga shërbimet amerikane të inteligjencës, duke u pajisur me një sistem të sofistikuar kundër përgjimeve. Bëhet fjalë për mbi 2 mijë celularë shumë të kushtueshëm dhe të pajisur me një mekanizëm sigurie të veçantë, të cilët do të blihen nga institucionet më të larta në Gjermani. Këto masa vijnë si pasojë e planit mbrojtës kundër shërbimeve amerikane të inteligjencës. Pas publikimeve të shumta të kryera nga Edward Snowden, u zbulua se edhe celulari i Angela Merkel ishte nën përgjim të agjentëve të SHBA-ve. Kjo bëri që Gjermania të merrte disa masa.  “Duhet të ketë më shumë disiplinë në bisedat telefonike dhe shumë gjëra mund të shpjegohen në takime individuale, pa pasur nevojë për përdorimin e telefonit”, u shpreh presidenti i Kundërzbulimit, Hans Georg Maassen, nëpërmjet faqeve të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, transmeton gazeta Shekulli. Në javët e fundit, zbulimi i dy agj

Ja çfarë shkruan New York Times për Shqipërinë

                    Ja çfarë shkruan New York Times për Shqipërinë Ekziston një vend në Ballkan i cili kufizohet me vetveten. Ku të papunët më së shumti punojnë. Ku të gjithë nxitojnë për në punë, dhe askush nuk arrin në kohë. Aty ku tetë-orëshi i punës zgjat 12 orë. Aty ku shëndetësia është pa pagesë ndërsa shërimi i shtrenjtë. Ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë çdo gjë që ju urdhërohet. Ku sekretet shtetërore janë publike. Aty ku historia përsëritet çdo ditë. Ku më të pasurit janë njerëzit të cilët kurrë nuk kanë punuar. Aty ku përdorët valuta e huaj. Aty ku të mençurit i deklarojnë të çmendur, dhe të çmendurit të aftë. Aty ku analfabetët e shkruajnë historinë. Aty ku ligjet janë të paligjshme, ndërsa anarkia gjendje normale. Aty ku jetohet për të ardhmen sepse për të tashmen nuk kemi të drejtë. Aty ku çdokush e përqesh tjetrin dhe askush askujt nuk ia dëshiron të mirën. Aty ku proceset gjyqësore zgjasin më shumë se jeta. Ku përmbytjet janë e vetmja mëny

Serbët po zhduken: Çdo i treti çift nuk ka fëmijë!

               Për vetëm 10 vjet, popullsia e Serbisë është buzë katastrofës, pasi nga çdo i treti çift që kishte fëmijë, tash çdo i treti çift nuk ka fëmijë. “Nga numri i përgjithshëm i çifteve që kanë fëmijë, çdo i dyti ka vetëm një fëmijë. Situata është shqetësuese”, thotë për Blic Snezana Lakcevic, shefe e sektorit për regjistrim në Entin e Statistikave të Serbisë. Se sa e keqe thonë është situata, tregon regjistrimi i fundit: në 1458 vendbanime (31 për qind), nuk ka lindur asnjë fëmijë. Krahas kësaj, çdo vit në Serbi vdesin 34 mijë persona më shumë se që lindin. Demografët serbë kanë frikë se do të vdesin si komb! “Përveç rënies së natalitetit, në Serbi bie fertiliteti. Kjo tregon se sa gratë mesatarisht lindin fëmijë në moshën 15-49 vjeçare. Për riprodhimin e thjeshtë të një kombi është e nevojshme që shkalla e fertilitetit të jetë së paku 2.1, e te ne është 1.4 që nga viti 2005”, thotë Gordana Bjelobrk, nga sektori i statistikave vitale. Sipas saj, Ser

Komuna e Hanit të Elezit “digjitalizon” arsimtarët

               Komuna e Hanit të Elezit, për secilën klasë në shkollat e kësaj komune, ka siguruar nga një projektor dhe nga një ditar elektronik. Gjithashtu, tashmë e dy vite, punëtorëve të cilët paguhen nga buxheti shtetëror, iu ka siguruar nga një telefon falas, sim kartelë dhe mbushje prej tri eurosh, për çdo muaj. I pari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thënë për Telegrafin se komuna i ka kushtuar rëndësi të madhe arsimit. “Secila klasë ka projektor, secili arsimtarë ka në shfrytëzim një laptop. Madje, në shkollat tona kemi ditarë elektronik. Prindërit tash nga shtëpitë e tyre mund t’i shohin rezultatet e fëmijëve të tyre”, ka thënë Suma për Telegrafin. Ndryshe, Komuna e Hanit të Elezit, para disa muajve, ka vendosur që familjes së çdo të sapolinduri t’ia ndajë nga 100 euro. Burimi: Telegrafi  

Dhjetë abuzimet më të mëdha të liderëve politikë

                     Revista “TIME” rendit 10 abuzimet më të mëdha që kanë bërë me pushtetin, liderë të ndryshëm politikë. Në këtë listë nuk ka si të mungojë ish-presidenti amerikan Riçard Nikson. Ai është akuzuar dy herë për abuzim me pushtetin. Por, nuk ka si të mungojë as ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, i bërë i famshëm për skandale të shumta. “Hidraulikët” e Riçard Nikson Në Shtator të vitit 1952, Nikson u akuzua se kishte marr para nga fondi zgjedhor. Në një emision televiziv, ai e paraqiti veten si njeri familjar, që kishte pranuar vetëm një dhuratë – Çeker, qenin e familjes. Ky fjalim shpëtoi kandidaturën e tij. Njëzet vite më vonë, stafi i tij formoi “Hidraulikët e Shtëpisë së Bardhë”, një njësi sekrete që kishte si qëllim zbulimin e të fshehtave të Pentagonit. Ata kryenin krime në emër të Komitetit për rizgjedhjen e Presidentit, ku përfshihen dhe vjedhjet e Watergate – it. Edhe pse Niksoni mohoi të kishte dijeni për aktivitetin e tyre, prova

Në QKUK kryhet intervenimi i parë plastik me metoda mikrokirurgjike

                Në repartin e kirurgjisë plastike në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK është bërë për herë të parë intervenimi kirurgjik me metodë mikrokirurgjike, formë kjo më e avancuar në Kirurgjinë Plastike dhe Rekonstruktive. Pacienti që ka përfituar nga ky operacion është O. O. (74 vjeçar) nga Ferizaj, ai tani ka gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon trajtimin e mëtejmë në repartin e kirurgjisë plastike me gjendje stabile shëndetësore. Operacioni është kryer me sukses të plotë. Intervenimi kirurgjik është bërë nga mjekët e Kirurgjisë Plastike të QKUK-së në bashkëpunim me ekipin e kirurgëve plastik nga Qendra Universitare Lishoping – Suedi. Dr. Hysni Arifi, shef i repartit të Kirurgjisë Plastike falënderoi ekipin e mjekëve nga Qendra Klinike Universitare Lishoping të Suedisë. “ Falë bashkëpunimit 14 vjeçar me mjekët nga QU e Lishoping nga Suedia janë realizuar mbi 300 operacione dhe të gjitha ato operacione kanë dalë të suksesshme”. Ndërkohë, dr. Erik T

Miratohet Ligji për Sigurime Shëndetësore

                 Kuvendi i Kosovës me 63 vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për Sigurime Shëndetësore. Me këtë rast, Partisa e Drejtësisë së Fehmi Aganit, njëherësh ministër i Shëndetësisë, nëpërmjet një deklarate, qytetarëve të Kosovës, iu ka uruar miratimin e Ligjit. Me këtë rast, PD ka vlerësuar se ky projektligj ka një vlerë jashtëzakonisht të madhe në aspektin e ngritjes kualitative të financimit të sektorit të shëndetësisë në Kosovë. “Është momenti kur Kosova përfundimisht do ta shënojë ndarjen nga sistemi i kaluar, pra nga ai i pasluftës”, vlerëson PD. Ligji për Sigurimin Shëndetësor është pjesë e pakos reformuese legjislative, e cila përbëhet edhe nga ligjet e tjera themelore siç janë: Ligji për Shëndetësi, Ligji i Odave të Profesionistëve Shëndetësorë dhe Ligji për Kontrollin e Duhanit. Ligji për Sigurime Shëndetësore, do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2015, kur edhe pritet të formohet fondi për sigurime shëndetësor

Shkencëtarët gjejnë terapinë që vret çdo lloj tumori

                Shkencëtarët mund të kenë gjetur ilaçin në luftën kundër kancerit, një bar mrekullibërës që ka asgjësuar secilin tumor me të cilin ka pasur kontakt. Sipas Science Magazine, ilaçi funksionin duke e bllokuar proteinën CD47, që në esencë, në sistemin e imunitetit, është një sinjal që tregon që nuk duhet të hani ushqim. Kjo proteinë prodhohet në qelizat e gjakut të shëndetshëm, por shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit kanë gjetur se qelizat e kancerit kanë prodhuar një sasi joprporcionale të proteinit duke e shtyrë sistemin e imunitetit që të mos shkatërrojë qelizat e dëmshme. Me këtë vëzhgim në mendje, shkencëtarët kanë ndërtuar një antitrup që ka bllokuar kancerin e CD47, duke shtyrë sistemin e imunitetit t'i sulmojë qelizat e rrezikshme. Deri më tani , shkencëtarët e kanë përdorur këtë antitrup në minj, me organe njeriu të prekura nga kanceri, që janë transplantuar tek minjtë, siç janë truri, gjoksi dhe prostata. Në secilin rast antitrup

Pesë vendet me më shumë milionerë

            Britania renditet si një ndër vendet më të mira të botës për vendqëndrimin e milionerëve, sipas raportit të "New World Health". Në vend të dytë renditet Singapori, me 45 mijë milionerë. Në vend të tretë SHBA, me 42 milionerë. Në vend të katërt është Australia dhe në vend të pestë renditet Hong-Kongu. Vendi i origjinës së milionerëve kryesisht është Kina. Më pas vjen India e ndjekur nga Franca, Italia dhe Rusia. Raporti tregon se milionerët kinezë po lëvizin drejt Hong-Kongut, Singaporit dhe Britanisë, milionerët indianë preferojnë Britaninë, SHBA-të dhe Australinë, ndërsa ata francezë dhe Italianë stacionohen kryesisht në Britani dhe në Zvicër. Studimi tregon se Londra ka numrin më të madh të milionerëve me 333,300 të tillë, e ndjekur nga New York me 300, 100, nga Tokio me 222,500 dhe Singapori 225, 000 milionerë. Burimi: Gazeta Express

80 % e mediave botërore cak i hakerëve të shtetit

                        Më shumë se katër të pestat e medieve botërore, përfshirë edhe tabloidin britanik “Guardian”, kanë qenë cak i sulmeve të hakerëve që sponzorohen nga shtetet, ka bërë të ditur hulumtimi i kryer nga dy inxhinier të sigurisë në Google. Hulumtimi i prezantuar në konferencën Black Hat Asia 2014 në Singapor, tregon se si shumë gazetarë “janë cak” i hakerëve të sponzoruar nga shteti. Derisa hulumtuesit nuk hynë në detaje për metodologjinë e tyre, ata konfirmuan për Reutersin se Google “gjurmon vazhdimisht aktorët që sulmojnë mediet”. Ata që dyshohet se janë cak i sulmeve nga hakerët, njoftohen nga një baner i cili shfaqet kur gazetarët klikojnë në internet, ashtu siç ndodhi me disa nga pjesëtarët e “The Guardian”. “Nëse jeni gazetar apo jeni pjesë e medieve, ne e shohim se ju jeni cak i sulmeve të hakerëve dhe kjo ndodhë në çdo regjion, madje në pjesën më të madhe të botës”, ka thënë Huntley, njëri nga hulumtuesit. Në prill të vitit 2013, “The Guar

Kosova e Shqipëria, heqin taksat e dyfishta

                     Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje të premten për të hequr taksat e dyfishta në mesë të dyja vendeve të cilat jo pakë herë kanë penguar zhvillimin e bizneseve dhe depërtimin e tyre në vendet respektive. Ministri i Financave, Besim Beqaj bashkë me homologun e tij Shkëlqim Cani, kanë nënshkruar sot “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal” si dhe “Marrëveshjen për heqjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar në import për librat, produktet e përafërta me librin, gazetat, revistat, periodikët si dhe materialet e ngjashme të shtypit të publikuara në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Kosovës”. Këto marrëveshje sipas Beqajt, kanë treguar edhe njëherë orientimet vëllazërore të të dy shteteve, duke shprehur gatishmëri

Çmimet kanë nisur të rriten ende pa i marrë pagat me ngritje

              Çmimet e konsumit kanë nisur të rriten ende pa i marrë pagat me ngritje punëtorët e sektorit publik, shkruan “Koha Ditore”. Disa tregtarë kanë nisur t’i shtrenjtojnë disa nga artikujt qëkur është vendosur për rritje të pagave. Ngritja e çmimit vërehet kryesisht tek dyqanet e vogla. Ngritje e çmimeve është vërejtur tek mielli, vaji, orizi, qumështi e vezët. Por ka ngritje të çmimeve edhe për artikujt e tjerë. Kjo ngritje është vërejtur kryesisht gjatë muajit të fundit. Tregtarët e demantojnë kryeministrin Hashim Thaçi, i cili nëpërmjet një deklarate ka argumentuar se pse nuk do të ketë ngritje të çmimeve për shkak të rritjes së pagave në sektorin publik. Rritja e çmimeve ishte evidencuar edhe në vitin 2011, kur ishte bërë rritja e fundit e pagave. Atëbotë çmimet ishin shtrenjtuar për rreth 7,3 për qind, që ishte shkalla më e lartë e inflacionit e shënuar viteve të fundit. Burimi: Gazeta Express

Asteroidi me unazë shokon astronautët

                                   Për herë të parë në histori të zbulimeve në hapsirë, astronautët kanë zbuluar një sistem unaze përreth një asteroidi. Zbulimi është një surprizë e plotë për shkenctarët planetarë, të cilët ende janë të pasigurt se si mund të ishte formuar unaza e tillë rreth asteroidit. Objekti kozmik ishte gjetur rreth një objekti me emrin Chariklo, i cili ndodhet mes Saturnit dhe Uranit. Në 155 milje më përtej, Chariklo është asteroidi më i madhe i njohur në atë zonë. Duke kërkuar për të marrë një pamje më të mirë të madhësisë së tij dhe formës, astronautët trajnuan teleskopët e tyre të hapësirës për shkëmbe gjigande në qershor të viti 2013. Pasi që Chariklo kishte kryer eklpiset e tij, studiuesit kishin vërjetur diçka të çuditshme: drita e yllit lëvizi lehtë vetëm pak pas kalimit të Chariklo-së. Arsyeja për errësimin ishin dy unazat e asteroidit, të cilët e kishin bllokuar për një moment yllin. Unaza e trashë e brendshme është rreth 4 milje e gjer

Nis lëshimi i lejeqëndrimeve biometrike për të huaj

                           Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se nga dita e nesërme do të fillojë me lëshimin e leje qëndrimeve për të huaj në formë të kartelave biometrike. “Leje qëndrimet biometrike janë në pajtimin me “Ligjin për të Huajt” të Republikës së Kosovës dhe direktivës e BE-së 380/2008 për leje qëndrime për të huajt. Në këtë mënyrë Kosova bëhet vendi i parë në rajon që përmbush këtë kërkesë të BE-së”, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga MPB-ja. Lëshimi i lejeve në fromë elektronike do të zyrtarizohet të premtën në mesditë gjatë një ceremonie që do të mbahet. Burimi: www.indeksonline.net

Buxheti vjetor i mafisë italiane, më i madh se buxheti i BE-së

                      Buxheti vjetor i krimit të organizuar në Itali është më i lartë se buxheti i Bashkimit Evropian, njoftoi ministria e Jashtme italiane. “Buxheti vjetor i krimit të organizuar tejkalon 200 miliardë euro”, ka thënë Giovani Brauzzi, drejtor i Sigurisë në Ministrinë, duke shtuar se vetëm 10 për qind e këtyre parave investohen në Itali, ndërsa pjesa tjetër në botë. “Kudo kanë miq të mirë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi. Për krahasim, buxheti i BE-së për 2014 arrin në 140 miliardë euro. Brauzzi, në një konferencë mbi sigurinë kibernetike në Bruksel, tha gjithashtu se mafia - kur është fjala për kërcënimet më të vogla në internet - bashkëpunon me gjyqësorin italian në "marrëdhënie reciprokisht të dobishme”. Sipas tij, mafia jep dëshmi tek autoriteteve gjyqësore në mënyrë që të gjejë këto grupe dhe të ndalojë kërcënimet, e kështu të mbrojë aktivitetet e saj. Në listën e pagave të mafisë janë avokatët dhe menaxherët kryesorë në vend. Brauzzi

Hoxhë Dr.Shefqet Krasniqi takohet me Gold AG

Hoxhë Dr.Shefqet Krasniqi sot pas namazit të ikindisë në Xhaminë e madhe në Prishtinë e priti reperin e njohur, tashmë të famshmin Gold AG,i cili e njoftoi hoxhën për motivin e këngës së përfolur ditëve të fundit. Ndërsa Hoxha nga ana e tij e falenderoj vëllain Arianin për guximin, vendosshmërinë e tij për t'i mbrojtur interesat e Islamit dhe muslimanëve në vendin tonë. Pastaj hoxha e këshilloi atë që ta lë muzikën dhe në të njejtën kohë të jetë sa më i kujdesshëm në flajorin e tij, sepse fjalori i pastërt është kulturë e besimtarit të mirë. Burimi: Të përfitojmë nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi

Edhe një tjetër paradoks nga Expressi

Reperin Gold AG e quan fashist ndërsa nga video e tij fiton para. Në artikullin që ka postuar në portalin e tyre kanë vendosur edhe videon e GOLD AG më saktë intervistën që ka dhënë për Klan Kosovën dhe ku përmes kësaj video fiton para. Pra kjo gazetë e pushtetit aktual jo vetëm që i përgojon dhe i etiketon njerëzit që treguan të vërteta rreth gjendjes aktuale, por edhe fiton nga ata në mënyrë të paskrupullt. Kjo është fytyra e vërtetë e një gazetë që mikun e quan armik dhe armikun e quan mik për hirë të parasë. Për më shumë mund ta vizitoni në linkun e mëposhtëm hajninë e tyre se si në fund kanë vendosur videon me linkun e videos së Klan Kosovës përkatësisht intervistën me Gold Ag, ku me anën e reklamave fiton para. Gazeta Mashtruese

Po shihet fytyra e vërtetë e Turqisë...

Sipas disa portaleve pritet të rritet tarifa për energjinë elektrike. Një shtrejtim i energjisë elektrike vetëm se do t'a rëndojë gjendjen ekonomike të familjeve kosovare edhe ashtu të rënduar. Ishte po kjo kompani KEDS që i rriti në mënyrë jo të rregullt fatyrat elektrike duke bërë kështu edhe zhvatjen e parave nga popullata kosovare. Pra kjo kompani është shëndrruar në një kompani gjakpirëse të popullit të Kosovës. Është një kompani sikur ''gjarpëri nën gurë'' që duke pritur paralajmrimet e qeverisë për rritjen e rrogave, po tenton të fitoj nga kjo mundësi që të vazhdoj vjedhjen e qytetarëve të Kosovës nëpërmjet rritjes së faturimit. Kjo kompani është një tjetër kancer i shoqërisë kosovare me një papunësi mbi 40 % që mezi mbahet në këmbët e veta. Duhet që populli i Kosovës të ngrihet në protesta që të ndal këtë vazhdë të zhvatjes së Turqisë ndaj Kosovës. Pra Turqia është vetëm një hajneshë e Kosovës e mbuluar me petkun e miqësisë së rrejshme.

Muslimanët në Afrikën e Mesme po masakrohen

Muslimanët në Afrikën e Mesme po masakrohen A mediat fare nuk po interesohen. Kriminelët krishter sulmojnë dhe nga trupa franceze mbrohen ndërsa nëse do të vritet vetëm një i Krishterë të gjith do të mobilizohen. Kjo është Demo-kracia ku të tjerët të bëjnë cka të duan, ndërsa muslimanit pa faj i vritet nëna,babai, gruaja dhe fëmija. Burimi: Valdet Kamberi

Vataj: Isa Mustafa nuk është akademik (Video)

Deputeti i PDK-së, në Kuvendin e Kosovës, Ramë Vataj ka thënë se e ka dosjen e atyre që janë pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës pa meritë. Për të, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk është akademik. “Ai e ka një punim me tri faqe. Nuk mund të jetë pjesë e Akademisë. Janë avancuar njerëz që s’kane vlerë as profesori, por janë pjesë e Akademisë. Unë kam fakte. Janë pranuar njerëzit në Akademi vetëm pse janë në LDK”, ka thënë Vataj në Interaktiv të KTV-së. Sipas tij, njerëzit e LDK-së prijnë më mashtrime akademike, dhe PDK-ja insiston që të verifikohen gradimet që prej fillimit të viteve 90. Vataj ka kundërshtuar kërkesën e opozitës së bashkuar për shkarakimin e rektorit Ibrahim Gashi.  Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Lirie Kajtazi ka thënë se nuk do të hiqet dorë nga kjo kërkesë. Vataj është pyetur edhe për regjistrimin e djalit të tij në Mjekësi si shtetas i huaj (francez) jashtë kuotave. Edhe pse ka pranuar se kjo është bërë me një vendim të Ministrit dhe pa

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more