Deputeti i PDK-së, në Kuvendin e Kosovës, Ramë Vataj ka thënë se e ka
dosjen e atyre që janë pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të
Kosovës pa meritë. Për të, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk është
akademik.
“Ai e ka një punim me tri faqe. Nuk mund të jetë pjesë e Akademisë. Janë avancuar njerëz që s’kane vlerë as profesori, por janë pjesë e Akademisë. Unë kam fakte. Janë pranuar njerëzit në Akademi vetëm pse janë në LDK”, ka thënë Vataj në Interaktiv të KTV-së.
Sipas tij, njerëzit e LDK-së prijnë më mashtrime akademike, dhe PDK-ja insiston që të verifikohen gradimet që prej fillimit të viteve 90.
Vataj ka kundërshtuar kërkesën e opozitës së bashkuar për shkarakimin e rektorit Ibrahim Gashi.
Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Lirie Kajtazi ka thënë se nuk do të hiqet dorë nga kjo kërkesë.
Vataj është pyetur edhe për regjistrimin e djalit të tij në Mjekësi si shtetas i huaj (francez) jashtë kuotave.
Edhe pse ka pranuar se kjo është bërë me një vendim të Ministrit dhe pa provim pranues, ai ka thënë se është patriotike që dikush të kthehet nga Franca dhe të studiojë në Kosovë.
Burimi:Koha
Lexo edhe:

loading...
Lexo edhe: