Sipas disa portaleve pritet të rritet tarifa për energjinë elektrike. Një shtrejtim i energjisë elektrike vetëm se do t'a rëndojë gjendjen ekonomike të familjeve kosovare edhe ashtu të rënduar.
Ishte po kjo kompani KEDS që i rriti në mënyrë jo të rregullt fatyrat elektrike duke bërë kështu edhe zhvatjen e parave nga popullata kosovare. Pra kjo kompani është shëndrruar në një kompani gjakpirëse të popullit të Kosovës.
Është një kompani sikur ''gjarpëri nën gurë'' që duke pritur paralajmrimet e qeverisë për rritjen e rrogave, po tenton të fitoj nga kjo mundësi që të vazhdoj vjedhjen e qytetarëve të Kosovës nëpërmjet rritjes së faturimit.
Kjo kompani është një tjetër kancer i shoqërisë kosovare me një papunësi mbi 40 % që mezi mbahet në këmbët e veta.
Duhet që populli i Kosovës të ngrihet në protesta që të ndal këtë vazhdë të zhvatjes së Turqisë ndaj Kosovës.
Pra Turqia është vetëm një hajneshë e Kosovës e mbuluar me petkun e miqësisë së rrejshme.
loading...
Lexo edhe: