Skip to main content

Kosova e Shqipëria, heqin taksat e dyfishta

                     Kosova e Shqipëria, heqin taksat e dyfishta

Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje të premten për të hequr taksat e dyfishta në mesë të dyja vendeve të cilat jo pakë herë kanë penguar zhvillimin e bizneseve dhe depërtimin e tyre në vendet respektive.

Ministri i Financave, Besim Beqaj bashkë me homologun e tij Shkëlqim Cani, kanë nënshkruar sot “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal” si dhe “Marrëveshjen për heqjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar në import për librat, produktet e përafërta me librin, gazetat, revistat, periodikët si dhe materialet e ngjashme të shtypit të publikuara në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Kosovës”.

Këto marrëveshje sipas Beqajt, kanë treguar edhe njëherë orientimet vëllazërore të të dy shteteve, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar edhe më ngushtë.

“Pra ne si dy ministra të Financave, në këndvështrimin e mundësimit të lëvizjes së këtyre mallrave tani më kemi bërë punën tonë dhe ju urojmë sferave të edukimit dhe akademive të shkencave që të bashkëpunojmë sa ma frytshëm dhe të krijojmë një ambient të përbashkët në fushën e edukimit”, ka thënë ministri Beqaj.

Ai më tej bëri të ditur se gjatë vizitës së homologut e tij shqiptar Cani, ka bashkëbiseduar edhe për avancimin e procesit për krijimin e bazës për menaxhim të integruar të kufirit. Ai ka informuar po ashtu se është hequr barriera edhe për gypat e çelikut dhe po ashtu është hequr edhe leja e veçantë që ka qenë për tranzitimin e cigareve.

E ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë, Shkelqim Cani shpreson se herën tjetër të nënshkruajnë më shumë marrëveshje dhe secila vizitë e tij të jetë me rezultate të mëdha.

“Është kënaqësi të vijë për herë të dytë për një kohë të shkurtër për të nënshkruar dy marrëveshje natyris ht që uroj që herën e tretë kur të vijë nënshkruajmë tre marrëveshje, ndoshta dhe gjashtë sepse hapësira, dëshira dhe vullneti nuk na mungon, kështu që urojmë që të shtohet numri i marrëveshjeve”, ka thënë Cani.

Të dy ministrat kanë rënë dakord edhe për inkurajimin e dy Dhomave të Tregtisë për një marrëveshje ose memorandum mirëkuptimi sa më të shpejtë në ndihmë të tyre.

Të dy Ministrat gjithashtu inkurajuan edhe Ministritë të tjera për bashkëpunim sa më të madh sidomos për një menaxhim të integruar të kufijve dhe me një godinë të përbashkët, ku së bashku doganierët tanë të kryejnë detyra ndaj të dy vendeve.



Burimi: Telegrafi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more