Më shumë se katër të pestat e medieve botërore, përfshirë edhe tabloidin britanik “Guardian”, kanë qenë cak i sulmeve të hakerëve që sponzorohen nga shtetet, ka bërë të ditur hulumtimi i kryer nga dy inxhinier të sigurisë në Google.
Hulumtimi i prezantuar në konferencën Black Hat Asia 2014 në Singapor, tregon se si shumë gazetarë “janë cak” i hakerëve të sponzoruar nga shteti. Derisa hulumtuesit nuk hynë në detaje për metodologjinë e tyre, ata konfirmuan për Reutersin se Google “gjurmon vazhdimisht aktorët që sulmojnë mediet”.
Ata që dyshohet se janë cak i sulmeve nga hakerët, njoftohen nga një baner i cili shfaqet kur gazetarët klikojnë në internet, ashtu siç ndodhi me disa nga pjesëtarët e “The Guardian”.
“Nëse jeni gazetar apo jeni pjesë e medieve, ne e shohim se ju jeni cak i sulmeve të hakerëve dhe kjo ndodhë në çdo regjion, madje në pjesën më të madhe të botës”, ka thënë Huntley, njëri nga hulumtuesit.
Në prill të vitit 2013, “The Guardian” ka qenë viktimë e sulmeve nga Ushtria Elektronike e Sirisë, aktivistë që bashkëpunojnë me regjimin e Bashar al-Assdit. Llogaritë e Twitterit të disa gazetarëve, dhe numrat telefonik të tyre janë marrë nga ky grup i hakerëve.
Burimi: Indeks
Online
loading...
Lexo edhe: