Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ismail Kadare

Ismail Kadare- Prometeu- koment

Prometeu është një skicë.  Përmes saj autori, tashmë i larguar nga poezia deklarative, himnizuese, erotike ; e i kthyer kah proza psiko-analitike; duke shfrytëzuar mitologjinë greke ripunon idenë e protestës, urrejtjes e mosnënshtrimit ndaj diktatorit.  Urrejtja që shpreh populli ndaj diktatorit është e njejtë si urrejtja e Prometeut ndaj Zeusit.  Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

Gjenerali i ushtrisë së vdekur - Analiza

'' Gjenerali i ushtrisë së vdekur ' ' '' Tema '' Tek romani '' Gjenerali i ushtrisë së vdekur '' tema është qëndresa e popullit shqiptar në ndeshje me një ushtri pushtuese dhe fati i kobshëm i kësaj ushtrie në truallin shqiptar.  Trajtohen edhe tema nga përditshmëria. Lexo një analizë tjetër: '' Gjenerali i ushtrisë së vdekur '' '' Subjekti '' Romani '' Gjenerali i ushtrisë së vdekur '' konsiderohet kryevepër e prozës shqiptare të realizmit socialist . Në këtë vepër nga '' Ismail Kadare '' shtjellohet ardhja e një gjenerali dhe një prifti në Shqipëri, për t‟i mbledhur eshtrat e një ushtrie të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Ata kalojnë nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë të pas njëzet vjetëve paqe.  Ardhja e tyre në Shqipëri u kujton banorëve ushtarët e vrarë, por edhe baballarët, nënat, vëllezërit, motrat dhe shokët e rënë nga dora e

Gjuha Shqipe - Ismail Kadare

Gjuha Shqipe - Ismail Kadare Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara, Kështjellat e sintaksës S’i muar, që s’i muar.   Kur panë se gjuhës S’i hodhën dot prangat Lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash.   Parashtesa e pjesëza E lidhëza së prapthi, Të bukurën gjuhë Ta bënin leshharpi.   Të të bënin ty, donin, Shqipëri, memece. Po ja, erdhi Naimi, Si yll mbi ty ecte.   Dorën e zbehtë Mbi ballë ta vuri Të të hiqte zjarrllëkun Prej të sëmuri.   Dhe vdisnin pjesëzat, Thaheshin merimangat, Ndriste si perlat Poezia e madhe.

Kështjella Ismail Kadare - (Analiza)

Romani '' Kështjella' ' nga '' Ismail Kadare '' -  kritike letrare apo referat Romani '' Kështjella '' Romani '' Kështjella ' ' , i botuar me 1970, është ndër veprat e para të  '' Ismail Kadaresë '' , me të cilën, sikurse edhe me “ Gjeneralin e ushtrisë së vdekur ”, i ikën në mënyrë mjeshtërore skematizmit që e impononte metoda e realizmit socialist , duke krijuar kështu një vepër , e cila, edhe si përmbajtje, edhe si strukturë, qysh atëherë qëndron përkrah vlerave letrare të popujve të shteteve me  '' demokraci '' të zhvilluara. Temën për këtë vepër autori e merr nga e kaluara historike popullit tonë, nga periudha e Skenderbeut . Si i këtillë, ai është roman historik, pasqyron rrethimin e Kështjellës së Krujës nga ushtria osmane dhe rezistencën e kështjellarëve ndaj ketyre pushtuesve. Shih edhe '' Gjenerali i ushtrisë së vdekur '' Romani  ''

Analiza e romanit ''Kronikë në gur'' - Ismail Kadare

Kronikë në gur Romani Kronikë ne gur nga Ismail Kadare kritike letrare   Ne romanin ,, Kronikë në gur ” (1971), tema e Luftës Nacionalçirimtare është parë nga I. Kadareja në një aspekt tjetër. Vepra në thelb nuk është një roman për luftën , edhe pse ngjarjet që përfshihen nga pikëpamja kohore i përkasin asaj periudhe dhe janë parë në dritën e atyre proceseve e përmbysjeve që solli revolucioni popullor në jetën e shoqerise shqiptare.  Brendinë ideore të romanit Kronikë në gur e formon mohimi i botës së vjetër me gjithë amullinë dhe mentalitetin e saj të ndryshkur , i provincializmit në shfaqjet e tij më tipike.   Imtësitë që krijojnë sfondin historik dhe japin atmosferën e jetës mendore e politike të kohës kur kishte nisur lëvizja çlirimtare antifashiste e masave popullore, e udhëhequr prej komunistëve, çastet dhe episodet e shkëputura nga lufta , pamja e pertëritjes që sjell revolucioni në kontrast me tërë atë botë të mykur dhe të fosilizua

Romani Kronikë ne gur nga Ismail Kadare

Romani Kronikë ne gur nga Ismail Kadare Në romanin ,, Kronikë në gur ” (1971), tema e Luftës Nacionalçirimtare është parë nga I. Kadareja në një aspekt tjetër.   Vepra në thelb nuk është një roman për luftën , edhe pse ngjarjet që përfshihen nga pikëpamja kohore i përkasin asaj periudhe dhe janë parë në dritën e atyre proceseve e përmbysjeve që solli revolucioni popullor në jetën e shoqerise shqiptare.  Lexo edhe analizën për romanin: Kështjella Brendinë ideore të romanit e formon mohimi i botës së vjetër me gjithë amullinë dhe mentalitetin e saj të ndryshkur , i provincializmit në shfaqjet e tij më tipike.   Imtësitë që krijojnë sfondin historik dhe japin atmosferën e jetës mendore e politike të kohës kur kishte nisur lëvizja çlirimtare antifashiste e masave popullore, e udhëhequr prej komunistëve, çastet dhe episodet e shkëputura nga lufta, pamja e pertëritjes që sjell revolucioni në kontrast me tërë atë botë të mykur dhe të fosilizuar , ndihmoj

Ismail Kadare 1936-( )

 Ismail Kadare 1936-(           )   Ismail Kadare Emri më i njohur i letërsisë së sotme shqiptare, në mënyrë të veçantë si romansier, është Ismail Kadare . Begatia , thellësia dhe gjithanshmëria në zgjedhjen e subjekteve , motiveve , formave, problemeve, qofshin morale a shoqërore , ka bërë që ky shkrimtar të radhitet në elitën e shkrimtarëve evropianë. Kritikat, mendimet dhe gjykimet e shumta të kritikëve dhe estetëve më të njohur botëror për romanet e tij të përkthyera në gjuhë të ndryshme , dëshmojnë më së miri këtë. Poeti i njohur freng, Alen Boske, e krahasoi poetin tonë Ismail Kadare me poetin e famshëm botëror Rafael Alberti. Ismail Kadare u lind në Gjirokastër më 1936. Shkollimin fillor dhe atë të mesmin i mbaroi në vendlindje, ndërsa studimet universitare në Tiranë dhe në Moskë . Një kohë punoi si gazetar, tani është shkrimtar i lirë. Ismail Kadare biografia,jeta dhe krijimtaria letrare,pse rradhitet ne eliten e shkrimtareve evropiane,me ken

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more