Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Pablo Neruda (1904 )

           Pablo Neruda (1904 )  Pablo Neruda është poet i njohur demokrat i Kilit.. Poezitë e tij të ëmbla lirike janë të mbushura me frymë sociale dhe erotike.  Ka shkruar shumë. Në vitin 1971 mori çmimin Nobël për letërsi. Mori pjesë aktive në jetën politike të Kilit në kohën e Salvador Alendes, duke qenë përfaqësues diplomatik në Paris, ku mbeti edhe pas vrasjes së Alendes në vitin 1973 nga junta ushtarake. Përmbledhjet më të njohura të poezive të tij janë: “Këngët e mbrëmjes”, Banori dhe shpresa e tij”,Gurët e Kilit”, “Unazat” etj.

Çka janë përrallat

          Çka janë përrallat  Përrallat janë llojet më të njohura të tregimeve popullore. Në to hasim personazhe dhe ngjarje të çuditshme, që flasin për vise dhe kohë fantastike.  qka eshte prralla, qka domethene prralla, cka jane perrallat, çka jane perrallat, kuptimi i perrallave, prrallat dhe kuptimi i tyre, ceshte prralla çeshte prralla

Çka është tragjedia

          Ç ka është tragjedia Tragjedia është lloj i dramës në vargje apo prozë , në formë dialogu . Termi tragjedi rrjedh nga fjala greke trakos, keci dhe ode, këngë. Personazhi kryesor në luftë për realizimin e idealeve të veta mbaron tragjikisht . Tragjedi të njohura në letërsinë botërore janë : „ Hamleti “, „ Makbethi “, të Shekspirit etj. qka eshte tragjedia, qka domethene tragjedi, cka eshte tragjedia, ceshte tragjedia, c eshte tragjedia, çka eshte tragjedia, fjala tragjedi, kuptimi i tragjedise, çfare eshte tragjedia, cka quajm tragjedi

Çka është romani aventurier

          Çka është romani aventurier Romani aventuror është roman që pasqyron ngjarjet shqetësuese të jetës së pastër në natyrë.  Lindi nga elemente aventurore të romanit helen, të romanit kalorësiak , të librave popullorë të shekullit XVI dhe u paraqit në mesjetën e vonshme si kundërshti e idealizimeve të letërsisë së oborrit.  Shembuj klasik të romanit aventuror në letërsinë botërore janë romani spanjoll Lasarilo de Tormes, Don Kishoti i Servantesit, Robinson Kruso i Daniel Defos etj.

Çka është romani fantastiko – shkencor

Çka është romani fantastiko – shkencor Në këtë lloj romani gërshetohen elementet realiste me ato fantastike dhe shkencore.  Gjithashtu trillohen personazhet , ngjarjet, vendet dhe kohët kur ndodhin veprimet. Në këto romane vjen në shprehje imagjinata e shkrimtarit. romani fantastiko shkencor, roman fantastiko shkencor, qka eshte romani fantastiko shkencor

Çka është autobiografia

         Çka është autobiografia Autobiografia ose vetëjetëshkrimi është një hartim ku ndonjë njeri i përmendur përshkruan jetën e vet.  Në këto shkrime autori jep të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e vet, tregon për historinë e jetës dhe të punës së vet.  Autobiografia mund të shërbejë si burim për jetën e një njeriu të rëndësishëm dhe jetën e shoqërisë së atëhershme.   Autobiografia artistike dallon nga ajo e thjeshtë.  Në letërsinë botërore kemi një varg autobiografish artistike, si p.sh. Fëmijëria,djalëria dhe rinia e Leon Tolstoit, autobiografiae Çarls Darvinit etj.  Autobiografi artistike në letërsinë tonë ka shkruar Jeronim de Rada. qka eshte autobiografia, cka eshte autobiografi, cka domethene autobiografia, biografia, cfare eshte autobiografia, cka eshte autobiografia

Kompozicioni i poezise lirike apo struktura e poezise lirike

Kompozicioni i poezise lirike apo struktura e poezise lirike Veprat lirike janë të ndërtuara në vargje. Në poezitë lirike nuk ka subjekt dhe personazhe, ndjenjat dhe mendimet i shfaq vetë poeti. Motivi Fjala motiv rrjedh nga fjala latine (motio, motos) që do të thotë ngacmoj, zgjoj, arsye, shkas për dika. Njësia më e vogël tematike , pjesa më e vogël e krijimit letrar, e cila nuk mund të ndahet më tej quhet motiv. Motivi është element i rëndësishëm në poezitë lirike. Sipas tij poezitë mund të jenë patriotike, erotike ( të dashurisë), sociale ( shoqërore) , peizazhiste, refleksive etj. Ritmi Fjala ritëm rrjedh nga fjala greke rhitmos që do të thotë ndryshim i njëtrajtshëm i ndonjë elementi. Në letërsi me fjalën ritëm kuptojmë ndryshimin e njëtrajtshëm të rrokjeve të theksuara dhe të patheksuara në vargjet e poezisë. Ritmi luan një rol të rëndësishëm për arritjen e muzikalitetit sa më të madh në poezi dhe bisedat e përditshme. Ritmi mund të jetë i shpejtë dhe i ng

Biografia e William Shakespeare (1564-1616)

Biografia e William Shakespeare (1564-1616) U lind në vitin 1564 në qytetin evogël Stratford, në të cilin e kaloi fëmijërinë dhe rininë.  Pati mundësi të njohë mirë jetën e zakonet e krahinës angleze, të dëgjojë prej gojës së fshatarëve gojëdhënat popullore, të njohë mirë gjuhën e gjallëpopullore. Për 22 vjet veprimtari krijuese, ai i dha skenës së letërsisë 7 vepra të mrekullueshme nga ana e jetës plot gjallëri. Kulmin ekrijimtarisë së vet e arrin kur shfaqen në skenë tragjeditë madhështore të tij “ Hamleti ”, “ Makbethi ”, “Mbreti Lir” etj. VILIAM SHEKSPIRI (1564-1616),william shekspiri,biografia e william shekspirit,Bigrafia e William Shakespeare (1564-1616),jeta e shekspirit 

Çka është monodrama

Çka është monodrama Monodrama është një vepër që i takon gjinisë letrare të dramatikes.  Në këtë lloj dramatik si dramë shfaqet drama e një personazhi.  Në këto vepra dramatike zakonisht nuk ka shumë veprime.  Teksti shfaqet si monolog i shpalimit shpirtëror të personazhit.   Kjo lloj vepre dramatike është e përhapur sot në botë, si element i teatrit modern. cka eshte monodrama, cfare eshte monodrama,kuptimi i monodrames, monodrame,ceshte monodrama,c eshte monodrama

Çka është elegjia

Çka është elegjia Elegji – fjalë greke: elegos, elegon – këngë me të qara.   Elegjia është një vjershë lirike me të cilën poeti shpreh pikëllimin e thellë në lidhje me një ngjarje të pikëllueshme.  Elegji të bukura në letërsinë shqiptare kemi: „O moj Shqypni“ të Vaso Pashës, „Syrgjyn vdekur“ dhe „Shpella e Dragobisë“ të Nolit, ndërsa në letërsinë botërore „Korbi“ të Alan Posë etj. ceshte elgjia, qka eshte elegjia, cfare eshte elegjia, kuptimi i elegjise, cka eshte elegjia, Çka është elegjia

Çka është soneti

            Çka është soneti Dy strofat e para të kësaj vjershe janë katërvargëshe, ndërsa dy të tjerat trevargëshe.   Kjo lloj vjershe quhet sonet ose tingëllimë. Sonete të bukura në letërsinë botërore kanë shkruar Dante Aligieri, Françesko Petrarka etj., ndërsa në letërsinë tonë kombëtare Ndre Mjeda etj. qka eshte soneti, ceshte soneti, c eshte soneti, kuptimi i sonetit, cka eshte soneti

Çka është poema

                   Çka është poema Poema është një nga llojet e gjinisë epiko-lirike tregimtare e letërsisë .   Tregimi thurret gjithmonë në vargje .  Ka një subjekt të caktuar.  Mund të tregohet edhe një ngjarje historike, por kurdoherë në vargje .  Ngjarjet dhe personazhet në poemë paraqiten në mënyrë hiperbolike dhe të idealizuar . qka eshte poema,cfare eshte poema, ceshte poema, c eshte poema,poema shqip

Çka janë anekdotat

            Çka janë anekdotat Anekdotat janë përralla të ndryshme me karakter humoristik që kanë për qëllim të luftojnë të metat e njeriut dhe të shoqërisë në përgjithësisht.  Ato zakonisht janë të shkurtra.  Personazhet e anekdotave zakonisht janë njerëz përtacë, budallenj, mashtrues. qka jane anektodat,qka eshte anektoda,qka domethene anektode,qka eshte anektoda,domethenja e anektodes

Çka është subjekti i veprës letrare

Çka është subjekti i veprës letrare Një vepër letrare ka këto përbërës: subjektin, kompozicionin, gjuhën artistike dhe stilin e shkrimtarit.   Me subjekt të veprës letrare kuptohet renditja e ngjarjeve në një vepër letrare. Këto ngjarje përfshijnë marrëdhënie ndërmjet personazheve. Për të pasur subjekt një vepër letrare duhet pasur lëvizje, ngjarje dhe personazhe.   Subjekt kanë veprat epike, epiko-lirike dhe dramatike, pra veprat që shtjellojnë ngjarje.   Çdo ngjarje në qendër ka një konflikt ndërmjet personazheve.   Natyrisht që çdo konflikt ka pikën e lindjes , të zhvillimit dhe të zgjidhjes.  Sipas kësaj subjekti përbëhet prej disa elementesh të lidhura ngushtë ndërmjet tyre, si: parashtrimi, pika e lidhjes , zhvillimi, pika kulmore dhe zgjidhja.  Njohjes me personazhet i themi parashtrimi,ndërsa pikën e  lidhjes e kemi kur fillon konflikti kryesor që paraqitet në veprën letrare.   Konflikti i saposhfaqur dhe që nis e shtjellohet quhet zhvillimi.

Çka janë këngët kreshnike

        Çka janë këngët kreshnike Këngët që flasin për bëmat e kreshnikëve, quhen këngë kreshnike ( kreshnik- trim i madh).  Në qendër kanë të njëjtët personazhe, por ngjarje të ndryshme, prandaj përbëjnë cikle më vete. Këto këngë kanë elementin fantastik të rrëfimit të ngjarjeve.  Në letërsinë popullore shqiptare në mesin e këtyre këngëve dallohen : cikli i Mujit dhe Halilit ( dy vëllezër që janë heronjtë kryesorë tëkëtyre këngëve), Gjergj Elez Alia etj.  Kreshnikët janë malësorë të lirë shqiptarë, të cilët luftojnë kundër të huajve për mbrojtjen e viseve të tyre. Të huajt janë sidomos kralët e kapedanët e sllavëve të jugut ( shkjetë siç i quan populli). qka jane kenget kreshnike,qka jane kreshniket,qka eshte fjala kreshnik,kenge kreshnike,Muja dhe Halili,Gjergj Elez Alia,cfare jane kenget kreshnike çka jane kenge kreshnike

Cilat janë gjinitë letrare?

Cilat janë gjinitë letrare? Veprat letrare sipas formës së tyre ndahen në dy kategori të mëdha: në poezi dhe në prozë . Poezia ( vjersha) i përket ligjëratës së lirë dhe shkruhet në vargje, ndërsa proza i përket ligjëratës së lirë dhe shkruhet në rreshta. Në poezi zakonisht shkruhen vjershat, poemat etj.,ndërsa në prozë zakonisht shkruhen romanet , novelat studimet letrare etj. Por veprat letrare ndryshojnë edhe nga pikëpamja e përmbajtjes dhe hartimit. Që prej lindjes së veprave të shkruara letrare , janë dalluar tri ndarje të mëdha : Gjinia epike Gjinia lirike Gjinia dramatike Veprat epike janë ato vepra në të cilat shkrimtari e kallëzon, e rrëfen ngjarjen qoftë vetë, ose nëpërmjet personazheve. Këto vepra mund të jenë të shkruara në vargje ( poema,cikle këngësh , epope që mbështeten në ngjarje historike etj.), në rreshta ( romani , novela , tregimi , skica etj.). Veprat lirike janë ato vepra në të cilat shkrimtari nuk rrëfen ngjarje , por shpreh nd

Çka është Pikëçuditja dhe kur përdoret

 Çka është Pikëçuditja  dhe kur përdoret Pikëçuditje është shenjë e pikësimit dhe përdoret në fund të fjalive ose periudhave thirmore, pra përdoret në fund të fjalive që shprehin gëzim,hidhërim, habi, urdhër.   Shembuj:  Rroftë atdheu ynë!  Gjithnjë të doni gjuhën edhe popullin tonë!  Rrofshi sa malet!  Ju lumtë, djemtë exhaxhait! etj. Pikëçuditja Çka është Pikëçuditja  dhe kur përdoret,qka quajm pikequdites,shembuj me pikequditese,kur perdoret pikequditsja,kur perdoret pika quditese,qka eshte eshte pika qudites,cfare eshte pika cuditese

Çka është pikëpyetja dhe kur përdoret

Çka është pikëpyetja dhe kur përdoret Pikëpyetja përdoret ne fund të fjalive pyetëse dhe në fund të periudhave me fjali pyetëse. P.sh Si erdhët?Do të shkojmë apodo të rrimë edhe pak ? Pikëpyetja përdoret rregullisht pas fjalivetë ndërtuara me përemrat pyetës, me ndajfolje pyetëse ose para fjalive të tjera që përdoren si pyetës: Kush? Cili? Me kë? Ku? Kur? Pse? Ashtu? P.sh. Kush erdhi? Ku ishe? Kur do të shkojmë?etj.  Pikëpyetja qka eshte pikepyetja,qka eshte pikepyetje,qka quajme pikepyetje,cfare eshte pikepyetja

Çka është presja dhe pse përdoret

   Presja        Çka është presja dhe pse përdoret Presja është shenjë e pikësimit që shënon një pauzë të shkurtër në mes dy fjalëve,dy togfjalëshve edhe dy fjalive.   Presja përdoret për të veçuar gjymtyrët homogjene në fjali.   Presja përdoret për të ndarë fjalitë që përsëriten... Shembuj me presje: Kur u kthye në Krujë,Skëndërbeun e pritën të entuziazmuar burra,gra,pleq,djem e vasha.   Bilbili i bukur, i bukur, sa s’bëhet me këndu.   Në vjeshtë bujku mbledh mollët,dardhët,ftonjtë etj.   qka eshte presja,shenjat e pikesimit,kur perdoret presja,kur perdorim presjen,kur i perdorim shenjat e pikesimit

Çka është asonaca

         Çka është asonaca   Asonaca është rimë jo e plotë, kur vargjet, duke nisur prej theksit të tyre të fundit, kanë të ngashme në mes tyre vetëm zanoret. P.sh. Fryni era u çil taraba n’kamb Halil, se Abdyl aga … Përsëritje e një ose e disa zanoreve brenda vargut, stofës ose frazës. P.sh. “O i zhyer, i zhgryer, i vyer për hu.” qka eshte asonaca, qka eshte asonac, qeshte asonaca, qfar kuptimi ka asonaca

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more