Skip to main content

Posts

Showing posts from 2013

Namazfalësit...

Namazfalësit janë ata të cilët e kanë frikë Allahun, shpresojnë në rahmetin e Tij. Namazfalësit nuk janë hisedarë në festat e jomyslimanëve. Namazfalësit ia kanë dhënë besën Allahut edhe në këtë natë nuk do t’i bënë gjynah Allahut. Burimi: Ulvi Fejzullahu

Nuk ka Islam nëse...

"Nuk ka Islam nëse nuk ka unitet, nuk ka unitet nëse nuk ka një udhëheqes, nuk vlen udheheqësi nese në te nuk ka bindje." (Omer ibnul Hattabi, radijallahu anhu!) Burimi: Forumi Rinor Islam

Ramush Haradinaj dhe AAK janë njollë e Kosovës

Forumi i të Rinjve Muslimanë ka parë intervistën më të fundit që i akuzuari për krime dhe haraç Ramush Haradinaj që ka mbajtur në Radio Televizionin e Kosovës. Në debatin në fjalë, i akuzuari Haradinaj besimtarët muslimanë të Kosovës i ka quajtur “flliqtana me mjekra”. Pasi ka fyer besimtarët muslimanë të Kosovës ai ka deklaruar se Islami që Ramushi do në Kosovë është Islami i paraluftës, pra Islami i Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviqit dhe jo Islami që praktikon sot populli i lirë i Kosovës. Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës e ka denoncuar edhe më parë Ramush Haradinajn, përkatësisht në nëntor 2013 kur ai u rreshtua përkrah ekstremistëve katolikë të tipit Anton Kqira kur pati thënë që “Me gjenerata familja ime kemi qenë shqiptar katolik. Unë nuk e di pse jam musliman. Kurrë nuk kam qenë në xhami, as për lutje as për asgjë tjetër”. Në nëntor 2013 FRM Ramush Haradinajn e shpalli jo-shqiptar dhe jo-musliman. Por meqë në këtë deklaratën e fundit Ramush Harad

Sikur të mos i kisha festat e mia...

Sikur të mos i kisha festat e mia, natyrisht se do ta festoja Vitin e Ri! Edhe pse Viti i Ri është një kompromis ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve, kurse të gjithë të tjerët që e festojnë këtë festë, të paktën le ta dinë se janë duke e festuar një kompromis të atyre që u ndanë, një pikëtakim të krishterizmit të degëzuar. Më mjaftojnë dy bajramet që vijnë pas një flijimi e lodhjeje dhe si shqiptar më mjafton 28 nëntori, ku të paktën do t'i kujtoj më hollësisht padrejtësitë ndaj popullit tim që rrodhën prej atyre që sot patjetër se duhet t'i shikojmë si miq, edhe pse e kaluara flet pak më ndryshe! Iljasa Salihu

Nëse qeveria ime është e korruptuar, atëherë...

"Nëse qeveria ime është e korruptuar, atëherë nuk do ta bënim borxhin e Turqisë zero. Nuk do të mund ta shnderronim Turqinë nga një shtetë në borxh në një shtet që jep borxhe. Nuk do të mund të ndertonim 52 aeroporte të reja, nga të cilat të ardhurat vjetore janë rreth 126 miliardë dollarë. Nuk do të pesëfishoheshin të ardhurat e familjarëve. Nëse ju dhe aleatet tuaj të jashtëm mendoni se mundet të bëhet kjo, atehere unë jam i korruptuar. Por vetëm për mendimin tuaj" - shprehet kështu Rexhep Taip Erdoani

Dikush thotë jemi...

Dikush thotë jemi shkëlqyeshëm e dikush tjetër thotë se më keq asnjëherë nuk kemi qenë. Ai i cili është duke e thënë të vërtetën në këtë rast nuk shihet, ose flet në heshtje!    Iljasa Salihu

Në Xhenet...

Në Xhenet: I sëmuri e harron sëmundjen, I varfëri harron varfërinë, Jetimi harron bonjakërinë, Ai me nevoja të veçanta i harron pengesat, I burgosuri harron burgun, I shtypuri harron zullumin. O Allah! Na bëj banorë të Xhenetit! Shejh Muhamed Arifi Burimi: Bekir Halimi

Grupi Testi i Maturës

Nëse keni facebook dhe dëshironi të përgaditeni për testin e Maturës atëherë ju ftoj të njiheni me grupin Testi i Maturës Ky është një grup që synon përgatitjen e nxënësve për testin e maturës ju ftojmë të bashkangjiteni dhe t'i shtoni shokët/shoqet  tuaj/tuaja. Për më shumë kliko mbi: Testi i Maturës

KUJTIM NGA KOHA QË KA PERËNDUAR

Politikanët në periudhën e komunizmit e kishin luksin që të fyenin ndjenjat kombëtare e fetare të shumicës së popullsisë, sepse nuk zgjidheshin prej tyre. Politikanët e sotëm, që fyejnë me lehtësi ndjenjat fetare a kombëtare të shumicës, duken si të ardhur nga ajo kohë e perënduar. Po harrojnë që në demokraci, për mirë a për keq, është shumica ajo që vendosë. Prandaj, zgjidhja e duhur është respektimi i specifikave dhe koncensusi për çështjet vitale, e jo fyerjet e nënçmimi. (Milazim Krasniqi)

Ta shohim njëherë e pastaj e përcaktojmë natyrën e brengosjes

Para se të mërzitemi për rrahjen e Artan Sadikut fillimisht le të njoftohemi për arsyen e rrahjes, sepse si popull që jemi shpejt pa një analizë të mirëfillt jemi të prirë t'i shpallim burra të mëdhenj vetëm pse janë rrahur prej dikujt. Aq më tepër ky nuk është dukur gjithaq si aktivist dhe drejtor i instituit për shkenca sociale dhe humanitare ta ketë ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe atyre njerëzore në përgjithësi. Ky qenka rrahur në një kafe - bar, pra aty ku rrin e rrihen "burrat" dhe për shkaqet e rrahjes shpresoj të njoftohemi drejtë! Burimi: Iljasa Salihu

Me çfarë veti karakterizohen elementet e bllokut (d)?

Me çfarë veti karakterizohen  elementet e bllokut (d)? Te gjitha elementet e bllokut d jan metale. Eshtë e njohur se elementet e te njejtit grup te sistemit periodik kanë veti të njëjta .Për dallim nga vetitë e elementeve s dhe atyre p ,përvec në kuadër të grupit elementet d kanë veti të njëjta edhe në kuadër të periodës së njëjtë. Vetitë kimike te tyre nuk ndryshojnë me rritjen e numrit atomik sic ndodh tek elementet s dhe p. Kjo mund te shpjegohet nga fakti se keto elemente dallohen midis vete vetem per nga plotësimi i shtresës së parafundit elektronike. Disa prej elementeve të d në kripërat e tyra kanë numërat oksidues të lartë.Formojn komponime komplekse, tregojn veprime te theksuara katalitike . etj.

Cilat emente quhen të bllokut (d), ku janë të vendosura në tabelën e sistemit periodik dhe si quhen ndryshe ?

Cilat emente quhen të bllokut (d), ku janë të vendosura në tabelën e sistemit periodik dhe si quhen ndryshe ? Elementet kimike te cilat elektronet valente i kanë të vendosura në orbitalet d quhen elemente të bllokut (d). Në tabelën e sistemit periodik këto elemente janë të vendosura në mes te elementeve të bllokut s dhe atyre të bllokut p. Për këtë arsye quhen elemente Kalimtare.

Për cka përdoren gazrat fisnike ?

Për cka përdoren gazrat fisnike ? Gazrat fisnike përdoren për mbushen e pocave elektrikë,për fryemarrje artificjale,  për krijimin e atmosferës inerte gjatë procesit të ngjitjes autogjene dhe në procese metalurgjike që zhvillohen në temperatura të larta.

Cilat janë komponimet e (ksenonit) Xe me fluorin(F) dhe me oksigjenin (O) ?

Cilat janë komponimet e (ksenonit) Xe me fluorin(F) dhe me oksigjenin (O) ? Komponimet e ksenonit me fluorin janë : Difluoruri i ksenonit (XeF2),tetrafluoruri i ksenonit (XeF4) dhe heksafluorurin e ksenonit (XeF6) ndërsa ksenoni me oksigjenin formon dy lloje oksidesh ; treoksidin e ksenonit(XeO3) dhe tetraoksidin e ksenonit (XeO4).

Cilat elemente bëjnë pjesë në grupin e 18 dhe cfarë konfiguracioni kanë?

Cilat elemente bëjnë pjesë në grupin e 18 dhe cfarë konfiguracioni kanë? Ne grupin e 18 të sistemit periodik bëjnë pjesë : Heliumi(He), Neoni(Ne), Argoni(Ar), Kriptoni(Kr) dhe Radoni(Rn) Heliumi përmban vetëm dy elektrone dhe ka konfiguracion elektronik 1s2 ndërsa elementet e tjera të këtij grupi kanë konfiguracion elektronik ns2np6.

Lojrat dhe Kuizet e fundit

Lojrat dhe Kuizet e fundit Kliko mbi titullin që ju intereson Albania Quiz - Kuiz nga Gjeografia Alumini - Kuiz nga Kimia Anatomia e këmbës - Pjesa e parë Autorapitful-loje me veture Bakri - Kuiz nga Kimia Balkan Peninsula Flags- Flamujt e Gadishullit Ball... Bathroom - Gjermanisht Bathroom- Anglisht Brazil Quiz - Kuiz për Brazilin - Kuiz nga Gjeogra... Capital cities of Balkan Peninsula - Geography Qui... Chemical bonds- Lidhjet kimike- Kuiz nga Kimia Chromosomes - Kuiz nga Biologjia- Biology Quiz Ditët e javës në gjuhën angleze DNA Quiz- Kuiz për ADN - Kuiz nga Biologjia Emrat e kafshëve në gjuhën angleze - Pjesa e dytë Emrat e kafshëve në gjuhën angleze - Pjesa e katërt... Emrat e kafshëve në gjuhën angleze - Pjesa e parë Emrat e kafshëve në gjuhën angleze - Pjesa e tretë... Emrat e kafshëve në gjuhën gjermane - Pjesa e dytë... Emrat e kafshëve në gjuhën gjermane - Pjesa e katë... Emrat e kafs

Shkrimtari patjetër se është lexues, ndërsa lexuesi mund të mos jetë shkrimtar

Shkrimtari patjetër se është lexues, ndërsa lexuesi mund të mos jetë shkrimtar Unë ju premtoj se mundem edhe të mos shkruaj, vetëm nëse dikush ka mundësi të më bind se nuk ia vlen të lexohet. Ndërsa unë jam i sigurt se nuk ka njeri në botë që mundet të më bind se duhet larguar prej leximit. E pra derisa të ekziston leximi do të jetë në jetë edhe shkrimi, edhe pse pa pas shkruar dikush nuk mund të lexonim! Burimi: Iljasa Salihu

Në mos më shumë, të paktën për pak çaste respekt!

Shihet se nuk mbushemi me mend edhe përgjatë vdekjes, edhe pse vdekja është një përkujtim i mirë. Muzika e daullja nuk ndalet edhe përgjatë përcjelljes së xhenazës për në varreza. Një pjesë bukur e madhe namazin në Xhami nuk e falin edhe përkundër këtij përkujtimi të mirë. Pastaj një pjesë e madhe prej asaj pjese që nuk shkuan në Xhami nuk ia falin edhe namazin e xhenazës. Zoti na udhëzoftë se vërtetë jemi për lutje e qarje hallesh, ngase hiqemi të hutuar me makinë përballë bjeshkës së shenjave në rrugë. Një fe e mbushur përplotë rregulla e parime, kurse sërish sheh pjesëtar të kësaj feje të hutuar e anatemuar prej këtyre rregullave e kësaj dhurate rrëshirë! Burimi: Iljasa Salihu

Jini syhapur o shqiptar dhe musliman

Për çdo përçarje ndër shqiptarët duhet të akuzohen të krishterët dhe Vatikani dhe jo, qoftë ata me mjekra a qoftë ata pa mjekra. Prej kohësh duke filluar prej intelektualëve në skenë në krye me Ismail Kadarenë dhe klerit katolik në prapaskenë në krye me Don Lush Gjergjin, pa asnjëfarë njerëzie dhe argumenti i bëhet thirrje muslimanëve që në mënyrë masive të rikthehen në fenë e të parëve (edhe pse ajo është paganizmi, kurse këta mëtojnë në krishterizëm). Pastaj katedralja në Prishtinë, fyerja ndaj hoxhallarëve gjoja se po thirrkan në ekstremizëm, edhe pse ata ligjëronin e shkruajnë gjëra që kishin dhe kanë burim në Kuran dhe Sunet. Mandej, emërimi i kryetarëve, duke filluar prej Ibrahim Rugovës e deri tek Atifetja vërehet qartë një përkrahje e skajshme e fesë katolike dhe një urrejtje të qartë ndaj muslimanëve që janë shumicë në Kosovë. E gjithë kjo nuk bëhet përmes fesë katolike ose mësimeve të saja, por përmes kulturës shqiptare, gjoja se kjo kulturë qenka me prej

Studenti që nuk studion duke lexuar libra të obligueshme të fakultetit dhe libra të ndryshme

Studenti që nuk studion duke lexuar libra të obligueshme të fakultetit dhe libra të ndryshme, ai është një kriminel i llojit të veçant, që nesër shoqërinë dhe shtetin nuk do ta vret siç rëndom vrasin kriminelët me pistoletë a me ndonjë thikë, por atë do ta shfarosë siç rëndom shfarosin shtetet e fuqishme disa shtete tjera me bombë atomike!     Iljasa Salihu

BABADIMRI MASHTRUES

Mediet raportojnë se këto ditë “babadimrat” kanë plaçkitur në Tiranë dhe kanë plagosur sot dy persona në Prizren. Por, babadimri nuk ekziston! Babadimri nuk ekziston vërtet, por ekziston mashtrimi me të. Prandaj, hajnat dhe vrasësit maskohen aq lehtë pas rrobes së tij, sepse të rriturit, që e kanë sajuar gënjeshtrën për të, tashmë me shumicë e besojnë edhe vetë gënjeshtrën për Babadimrin. Milazim Krasniqi

O ZOT, FURNIZOMË ME VAJZË!!

Ishte një njeri të cilin Allahu e furnizoi me gjashtë fëmijë dhe të gjithë ishin vajza. Gruaja e tij ishte shtatzënë me të shtatin, dhe frikohej burri se ndoshta edhe fëmija i shtatë do të jetë vajzë, e jo djalë. Vendosi që nëse edhe fëmija i shtatë i lind vajzë, e jo djalë, ta divorcon gruan e tij!! Atë natë kur bie në gjumë, e sheh në ëndërr se është bërë Kiameti dhe se zjarri i Xhehenemit u afrua. Çdo herë kur e merrnin deri te ndonjë derë e Xhehenemit, e gjente para saj një nga vajzat e tij, e cila e pengonte dhe e ndalonte që të hyn në Xhehenem. Kështu në të gjitha gjashtë dyert e gjente njërën nga vajzat e tij dhe të gjitha e pengonin dhe nuk e linin të hyn brenda, përveç se tek dera e shtatë. Aty nuk kishte kush ta mbron dhe ta pengon. Nga ky paralajmërim u tremb fort, dhe e vërejti se qëllimi i tij kishte qenë i gabuar dhe u pendua fort dhe e luti Zotin e vet, duke i thënë: O Zot, furnizomë edhe me të shtatin, vajzë. Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Çka na stabilizon gjatë sprovave?

Çka na stabilizon gjatë sprovave? Prej shkaqeve më të mëdha të stabilitetit në kohëra të sprovës dhe telasheve është mbushja e zemrës me bindje në Allahun. Për këtë Imam Ibën Tejmiu, rahimehullah, ka thënë: "Njerëzit e bindur (ehlul-jekin) kur të sprovohen qëndrojnë, për dallim prej tjerëve". Por, si kultivohet bindja? Imam Ibën Tejmiu, rahimehullah, thotë: "Bindja fitohet me tre gjëra: 1- Meditim të Kuranit, 2- Meditim mbi argumentet në njerëz dhe horizont, 3- Veprimi sipas dijes". Burimi: Bekir Halimi

Lute Allahun

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, ka thënë: "Ai që vazhdon ta thotë lutjen 'ja hajjun ja kajjum la ilahe ente subhaneke birahmetike estegithu' (O Ti që je i Gjallë dhe Mbikqyrës, ska hyjni tjetër veç Teje, i Lartësuar qofsh Ti, në Mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë), zemra e tij bëhet e gjallë dhe kjo shihet edhe në fjalët edhe veprat e tija". Burimi: Bekir Halimi

Ah moj zemër, kah je nisë me shku...

Ah moj zemër, kah je nisë me shku... Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, ka thënë: "Zemra dëgjon sikur veshi, nëse i përkushtohet dëgjimit të bisedave të tjerëve pos Allahut, nuk i mbetet dëgjim e as kuptimit të bisedave të Allahut, ashtu sikurse nëse anon kah dashuria e tjetërkujt pos Allahut nuk i anon zemra kah dashuria e Tij… Burimi: Bekir Halimi

Ai që dëshiron...

Ai që dëshiron shoqërues Allahu i mjafton... Ai që dëshiron argument Kurani i mjafton... Ai që dëshiron këshillë vdekja i mjafton... Atij që si mjafton asgjë atëherë zjari i mjafton... Burimi: Bekir Halimi

O musliman e muslimane

Kujt i duhet që të betohet...

Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kujt i duhet që të betohet, atëherë ai ose duhet të betohet në Allahun, ose duhet të heshtë (dhe nuk duhet të betohet në asgjë tjetër përveçse në Allahun)."

ME RËNDËSI !!

ME RËNDËSI !! I lajmerojme te gjithe vellezerit dhe motrat tona, se hoxha i nderuar Irfan Salihu, ne faqen e Facebook-ut nuk ka profil tjeter perveq ketij ketu https://www.facebook.com/Hoxha.Irfan.Salihu . Koheve te fundit jane hapur shume faqe te reja me emrin e hoxhes te nderuar,prandaj u themi atyre qe i kane hapur ato, qe te kene frike Allahun dhe te mos identifikohen me emrin e hoxhes. Hoxha jone, nuk ka asnje profil privat me emer tij.Hapja e ketyre faqeve e dijme qe ne shumicen e rasteve eshte per qellime te mira,por disa i shohim qe bejne edhe shfrytezimin e emrit te hoxhes tone te nderuar per te promovu faqet apo idete e tyre. Hapja e ketyre faqeve,bene qe shume prej njerezve qe kane halle dhe deshirojne te pyesin hoxhen tone te nderuar,i parashtrojne pyetjet e tyre,ne keto faqe te rrejshme, te cilet kinse folin ne emer te fese, keqperdorin emrat e hoxhallareve tone. Ketyre u themi - KENI FRIKE ALLAHUN dhe mos keqperdorni emrat e te tjereve, e sidomos hoxh

Pallavramenti i Shqipërisë dhe seksialet turke

Fëmijët dhe të rinjtë duhet ruajtur dhe ndaluar prej ndjekjes së serialeve turke dhe kuvendit të Shqipërisë, sepse kanë mundësi të prishen moralisht. Njëra të mëson se si ta tradhëtosh gruan për një vajzë tjetër duke shëmbëllyer njëkohësisht nostalgji të ëmbël prej kësaj ngjarjeje dhe tjetra të mëson si të shpifësh, si të fyesh e si të tallesh me popullin. Prej shumë faktoreve që ndikojnë në prishjen e rinisë, unë me shumë përgjegjësi i kisha futur edhe këto dy faktor. Ndaj, ta ruajmë veten dhe të tjerët prej vërshimit të këtij lumi me fekale të llojllojta! Burimi: Iljasa Salihu

Nëse dynjaja do të ishte e arit...

Fudajl Ibën Ijadi, rahimehullah, ka thënë: "Nëse dynjaja do të ishte e arit por që përfundon e ahireti i baltës por që mbetet, duhet t'i jepet përparësi baltës që mbetet para arit që tretet... E çka të themi kur kemi dynjanë baltë e ahiretin ari?! Burimi: Bekir Halimi

Dimër mund të bëhesh, por assesi babë ose gjysh

Unë një dëshirë me ca nën kërkesa ia kisha kërkuar “Baba Dimrit”! Kurrë mos t’i gënjesh fëmijët se dhuratat janë prej teje; se ti je një babë që kujdesesh për fëmijët, sepse babai ose gjyshi nuk kujdeset njëherë në vit për fëmijët dhe nipat e tyre. Madje mos e përdhos mjekren dhe mos u masko se njerëzit e drejtë paraqiten pa maska, vetëm hajdutët, gënjeshtarët dhe mashtruesit paraqiten me maskë! Kjo është dëshira ime, nëse edhe këtë nuk mund të ma plotësosh, atëherë çfarë bamirësi na qenke ti? Burimi: Iljasa Salihu

Mos e kërkoni vizën përmes njeriut, por njeriun përmes ndershmërisë!

Disa vajza që kanë vizë, së fundmi fatkeqësisht shihen se janë në krizë, edhe pse dikur lloji i këtyre vajzave shihej si shpëtuese prej krizave, natyrisht jo vetëm prej atyre financiare. Sot, nëse dikush këto vajza i kërkon, më shumë lihet përshtypja se viza po kërkohet përmes kërkesës së nuses dhe jo nusja si njeri me njerëzi fillimisht. Unë pajtohem me shqetësimin e këtyre vajzave, të cilët duan të duhen e dashurohen jo pse kanë vizë, por pse kanë diçka tjetër shumë me vlerë, që as nuk vëhet në krahasim me të pasurit vizë, porse unë jam vigjilent se këto vajza fatkeqësisht u rritën me krekosjen e vizës, madje shpesh edhe shiheshin si mospërfillëse të shumë gjërave, duke thënë se ne jemi me vizë, nesër do të kemi me shumicë shkues (msit) që do të na kërkojnë për nuse. Ndërsa në anën tjetër natyrisht se më dhimbsen se shumë sosh para se t’i kërkojnë si njerëz të mirë e të ndershëm, po i kërkojnë për vizë dhe kjo i bie sikur ta blesh një makinë, ngaqë paska regjistrim e

Njeriu, djersitja dhe paratë

Njeriu i djersitur duhet të pastrohet, ndërsa paratë e djersitura nuk ka nevojë të pastrohen, sepse pas kësaj djersitjeje qëndron një njeri punëtor. Kurse paratë e padjersitura shihen se gjithnjë e më shumë kanë nevojë të pastrohen, por edhe pas pastrimit atyre parave dhe produkteve prej tyre u vjen era qelb! Iljasa Salihu

Një detal nga biografia e hoxhë Irfan Salihut

Para se të bëhem hoxhë, unë isha arëpunues - filigrani, Kjo zeje nga e cila perfitova shumë; -Për të arritë mjeshtërin e zanatit duhet mund, kohë dhe përkushtim. Njejtë është edhe me diturinë dhe çështjet fetare. -Mesova se kujdesi dhe preciziteti që kisha në zanat është shumë i rendësishëm edhe në fe, ashtu kanë nevojë për kujdes disa çështje fetare dhe ç'do detal të vendoset në vendin e vet. -Mësova respektin ndaj më të vjetërit dhe ustallarëve ashtu siç duhet respektuar sod ulematë nga cilët vazhdimisht përfitojmë, dhe se me buzëqeshje e përfiton ç'do myshreri. -Po edhe aty ku nuk shkonte puna me pincetë përdorja edhe çekanin. Irfan Salihu Burimi: Valdet Kamberi

Rruga e mesatarisë

"Ai që ndjekë rrugën e mesatarisë, e madhëron atë që meriton madhërim, atë e do dhe miqëson dhe Hakut ja jep atë që meriton. Pra, e madhëron Hakun dhe mëshiron krijesat". Ibën Tejmiu, rahimehullah Burimi: Bekir Halimi

Duhanpirja shkakton KANCER TË GOJES !

Duhanpirja shkakton KANCER TË  GOJES ! Kur ju pini duhan....realishtë ju e djegni veten, jo duhanin.. Mos e djeg veten..... STOP duhanpirjes ! Burimi: Valdet Kamberi

A e keni ditur !?

Syri njerëzorë është me fuqi analizuese 576 mega pixel . Kornea janë indet e vetme që nuk kërkojnë gjak në trupin e njeriut por oksigjenin e nevojshem e merr nga ajri. Allahu i Madhëruar thotë: ''Kjo është mirësi e Allahut, që ia jep atij që do, e Allahu është i zoti i dhuntisë së përsosur''. [Xhuma:4 ] Burimi: Valdet Kamberi

Kujdes nga mendjemadhësia

Mendjemëdhenjt janë njerëzit që më së paku kuptojnë, sepse zemrat i kanë të mbushura me iluzion, e kur t'ju vi e vërteta përmbyten. Allahu, Fuqiplotë, thotë: "Do ti largoj nga faktet e Mia ata që janë mendjemëdhenj". Kurse njerëzit me kuptim më të madh janë njerëzit modest. Shejh Abdul-Aziz Tarifi Burimi: Bekir Halimi

Si ti fshijmë mëkatet?

Pas çdo namazi mundesh ti fshish mëkatet. Si? Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: Kush pas çdo namazi lavdëron Allahun (subhanallah) 33 herë, falënderon Allahun 33 herë dhe madhëron Allahun (Allahu Ekber), e kështu bëhen 99 herë dhe e plotëson njëqindshin me: ska hyjni që meriton adhurim veç Allahut, i cili është i Vetëm dhe pa ortak, të cilit i takon pushteti dhe falënderimi dhe Ai është i gjithëmundshmi (la ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir), i falen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit". Muslimi Burimi: Hoxhë Bekir Halimi

Viti i ri dhe bredhi; simbolet e paganizmit (besimeve të kota)

Viti i ri, po ashtu edhe bredhi, s’janë gjë tjetër veç së prej traditave të popujëve paganë, si shkak i injorancës së tyre ata i shpiken dhe i bën pjesë të riteve të tyre fetare. Kjo ndodhi shumë vite para së të krishterët t’i praktikonin, pastaj, erdhën të krishterët dhe i përvetësuan dhe kështu vazhdoi praktikimi i tyre edhe në ditët tona. Më llomin e dalë nga kjo humnerë u njollosën edhe disa myslimanë, ku iu bashkuan paganëve dhe të krishterëve në festimin e vitit të ri dhe vendosjes së bredhit! Kjo festë dhe ky bredh, përveç së nuk ka të bëjë asgjë me islamin, fillet i ka thellë në paganizëm, e aspak nuk ka bazë as në dhiatën e re (Inxhili apo Bibla), mirëpo, të krishterët filluan t’i praktikojnë shumë vite me vonë, pastaj, fatkeqësisht u bë festë edhe tek disa myslimanë. Sipas gjithë asaj që dihet, kjo festë, posaçërisht vendosja e bredhit, nga të krishterët, ka filluar të praktikohet në periudhën e mesjetës në Gjermani, ku aty praktikohej edhe nga idhuj

Cilat janë elementet e qarkut rregullues?

Elementet e qarkut rregullues janë: Inputet madhësia hyrëse(I) Pengesat inputet e pa pritura(P) Njësia qeverisëse (X) Sinjalet qeverisëse (SQ) Sinjalet korrektuese(SQ) Njesia e qeverisur (SK) Procesi transformues(Y) Outputet madhësia dalëse(O) Lidhja e sërishme prapavajtëse(LSP)

Objekti i së drejtës civile

E drejta civile studion marrëdhëniet juridiko-civile. Pra është tërësi normash juridike civile me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror. Në teori thuhet se, objekti i së drejtës civile janë raportet shoqërore me karakter pasuror, si dhe raportet tjera shoqërore që fillimisht nuk kanë karakter pasuror, por në instancë të fundit edhe atom und të shprehen në vlerë pasurore. E drejta civile është degë e së drejtës dhe si e tillë ajo rregullon marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror si dhe disa marrëdhënie shoqërore që fillimisht janë jo pasurore por në instancë të fundit shprehen si pasurore. E drejta civile edhe pse shpesh identifikohet me të drejtën private, ajo nuk është e njejtë. E drejta private është degë e së drejtës e cila rregullon edhe objektin e së drejtës civile por edhe objektin e disa degëve tjera të pavarura të së drejtës. E drejta civile është në lidhmëni të drejtë me ndarjen e përgjithshme të së drejtës private dhe publike, pra ius public

Shqiptar e musliman, shtrëngoni shtretërit dhe lironi rripat!!!

Shqiptar, duroni edhe pak rrahjet, padrejtësitë dhe Car Dushanat, se vetëm edhe 15 vjet, Maqedonia do të bëhet shtet shqiptar dhe musliman, kështu na tha Georgievski që njihet për mendimet e tij bombë, duke u mbështetur në argumentet demografike në Maqedoni. Mbase një shpëtim të kësaj natyre e provuan edhe përmes miratimit të ligjit të natalitetit në pjesën maqedonase, por as kjo nuk i ndezi. Tani të nderuar le xues i bie që shqiptarët ta braktisin shqetësimin për ekonominë, politikën e publicistikën dhe t'ia mësyjnë shtretërve, t'i thonë grave të tyre, mbahuni gra se jeni duke kontribuar për popull, jini krenare! Shumëkush me këtë deklaratë do të jetë i prirë t'i arsyetojë dështimet e kohës së sotme, sepse nuk janë gjatë, vetëm edhe 15 vjet. Megjithëkëtë, dështimi i sotëm nuk arsyetohet për hir të së nesërmes gjoja të ndritur, edhe sikur nesër sigurt do të bëhemi më të fortë se vetë Amerika! Burimi: Iljasa Salihu

Mirë me të gjithë, por i mirë për asnjërin!

Ata që nuk kundërshtojnë kurrë dhe ata që nuk kundërshtohen asnjëherë, thjeshtë janë hije që ecin sikurse qeniet njerëzore dhe veprojnë sikurse qeniet tjera. Të kundërshtuarit në vete ngërthen edhe ofrimin e shtegut, vetëm se duhet lexuar a dëgjuar pak më thellë, ngaqë thjeshtë kundërshtimi nuk bëhet vetëm për t’u shfryrë. Burimi: Iljasa Salihu

Kur e sheh dikë më të vjetër se ti dhe kur e sheh ndonjë më të ri se ti

“Kur e sheh dikë më të vjetër se ti; thuaj: ky më ka parapri me iman e punë të mira, atëherë ai është më i mirë se unë. Po kur e sheh ndonjë më të ri se ti; thuaj: unë këtij i kam parapri me gjynahe dhe mëkate, andaj ai është më i mirë se unë.” (Bekr b. Abdullah el-Muzenijj) (Përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Othman Ibn Affani qëndronte pranë ndonjë varri qante derisa edhe mjekra i lagej

Othman Ibn Affani qëndronte pranë ndonjë varri qante derisa edhe mjekra i lagej. Përkujton Xhennetin dhe Xhehennemin e nuk qanë ndërsa kur e sheh varrin qanë?! –e pyetën. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë –filloi të sqarojë Othmani-: “Vërtetë, varri është shtëpia e parë e Ahiretit, nëse njeriu shpëton aty, atëherë çdo gjë që vjen është më e lehtë, ndryshe çdo gjë që vjen është me e vështirë.” [Transmeton Ibni Maxheh (4257) ndërsa Albani e ka klasifikuar hasen -të mirë.] Burimi: Valdet Kamberi

Ta ruajmë buzëqeshjen për hapjen e ndonjë ndërmarrje prodhuese

Kosova po lavdërohet me një burg të ngjashëm si hotel. Sot përgjatë përurimit të burgut pamë fytyra të buzëqeshura të zyrtarëve, shumica e të cilëve nëse do të kishte drejtësi në Kosovë do të duhet të jenë së shpejti banor të atij burgu me pesë yje. Ata aq shumë ishin lumturuar, sa të krijohej përshtypja se po hapin ndonjë shkollë. Sidoqoftë në atë burg do të ketë të dënuar me të drejtë dhe të dënuar me pa të drejtë, ai sërisht është burg, të paktën të kihej ndjesi gjatë ditës së hapjes që nesër do të mbyllen shumë njerëz kriminel e të pafajshëm, ashtu siç kemi edhe kategori të tilla në liri, ku shumë prej tyre e meritojnë burgun dhe kuptohen pjesa tjetër janë meritor të lirisë! Burimi: Iljasa Salihu

Pse të mos e përsërisim edhe ne shumë shpesh këtë lutje?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e përsëriste shpesh këtë dua, lutje. Pse të mos e përsërisim edhe ne shumë shpesh? Është kjo një lutje e cila më pëlqen shumë. اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوْذُ بِكَ مِنَ الْهَمِّ وَالْحُزْنِ، وَالْعَجْزِ وَالْكَسَلِ وَالْبُخْلِ وَالْجُبْنِ ، وَضَلَعِ الدَّيْنِ وَغَلَبَةِ الرِّجَالِ. Allahumme inní e’udhu bike minel hemmi vel huzni, vel axhzi vel keseli, vel buhli vel xhubni, ve daleid dejni ve galebetir rixhal. (O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mposhtja prej njerëzve). Buhariu 7/158. Shiko: “Fet’hul Bari” 11/173. Burimi: Hoxhë Bekir Halimi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more