Për çdo përçarje ndër shqiptarët duhet të akuzohen të krishterët dhe Vatikani dhe jo, qoftë ata me mjekra a qoftë ata pa mjekra. Prej kohësh duke filluar prej intelektualëve në skenë në krye me Ismail Kadarenë dhe klerit katolik në prapaskenë në krye me Don Lush Gjergjin, pa asnjëfarë njerëzie dhe argumenti i bëhet thirrje muslimanëve që në mënyrë masive të rikthehen në fenë e të parëve (edhe pse ajo është paganizmi, kurse këta mëtojnë në krishterizëm).
Pastaj katedralja në Prishtinë, fyerja ndaj hoxhallarëve gjoja se po thirrkan në ekstremizëm, edhe pse ata ligjëronin e shkruajnë gjëra që kishin dhe kanë burim në Kuran dhe Sunet. Mandej, emërimi i kryetarëve, duke filluar prej Ibrahim Rugovës e deri tek Atifetja vërehet qartë një përkrahje e skajshme e fesë katolike dhe një urrejtje të qartë ndaj muslimanëve që janë shumicë në Kosovë.
E gjithë kjo nuk bëhet përmes fesë katolike ose mësimeve të saja, por përmes kulturës shqiptare, gjoja se kjo kulturë qenka me prejardhje katolike. E pra i gjithë ky rrebesh padrejtësish ndaj muslimanëve, vallë ka të drejtë të paktën morale që dikush nesër t'i akuzojë për prishje të harmonisë ndërfetare dhe prishje të imazhit të Kosovës, musliman të cilët janë nën një trysni të pashoq prej katolikëve dhe laikëve, trysni kjo që bëhet prej institucioneve shtetërore dhe prej të zgjedhurve të popullit, shumica e të cilëve janë musliman, por që e kërkojnë një Islam duke shijuar këtë fe madhështore së bashku me bakllavanë vetëm për Festën e Bajramit!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: