Skip to main content

Posts

Arkiva e postimeve tetor 2012

 Arkiva e postimeve tetor 2012 Ku gjendet Ferizaji ? Çka shfaqen në lëkurë nga thumbimi i mizave dhe mu... Çka është ictus insecti ? Çka shfaqet kur koka rriqrës mbetet ne lëkurë ? Çka shfaqet në vendin e thumbimit të rriqrës ? Çka është Ixodiosis ? Me çka bëhet mjekimi i pediculosis pubis ? Pediculosis pubis është ne diagnoze diferenciale m... Hanko Halla - Analiza Ali Asllani - Biografia Të mjerët - Analiza Viktor Hygo - Biografia Eugjen Onjegin - Analiza apo referati Cili është roli i tireokalcitoninës në organizëm ?... Cili është roli i tiroksinës në organizëm ? Cilat janë hormonet e gjëndrës tiroide ? Cili është roli i parathormonit ? Cilat janë hormonet e gjëndrës paratiroide ? Çka është masa ? Në vendin e thumbuar pediculosis pubis në lëkurë h... Çka është pediculosis pubis ? Pediculosis pubis është sëmundje e lëkurës e rajon... Pediculosis corporis është ne diagnoze diferencial... Ku i vendos vezët femra e pediculosis corporis ? Çka është pediculosis corporis ? Çka kemi në ve

Durimi, çelës i suksesit dhe ndërmarrje për prodhimin e çelësave

Të duhet vetëm pak durim për ta shmangur një zënkë, përfundimi i së cilës mund të jetë vrasja dhe shkatërrimi i familjes. Katër orë mund të lexosh pandërprerë vetëm në saje të pranisë së durimit, përndryshe në minutën e dhjetë do ta gjesh një arsye të fortë për ta plandosur për toke librin. Duke pasur durim, dy orë pa ndërprerë mund të vraposh ose ta ndjekësh trajnimin e një lloji të artit marcial. Të punosh te të orë në ditë sigurisht se të duhet durimi. Ta shkruash një libër dhe të mos kesh durim, do të thotë të shkarravitësh në fletën e bardhë paqësore. Ta propozosh një vajzë të ndershme për fejesë dhe të mos kesh durim në përgjigjet e saja të stërzgjatura, do të thotë ta humbasësh përgjithmonë atë që përjetësisht e dashuroje. Sa madhështor që është durimi, ndaj le ta kultivojmë sa më shumë këtë çelës të suksesit dhe këtë ndërmarrje për prodhimin dhe përpunimin e çelësave. Burimi: Iljasa Salihu

Do të bëhet mirë, vetëm pasi ti të bëhesh njeri i mirë, ndaj jepi vëlla!

Kopshti i jetës nuk është gjithaq i gjerë, që të ketë vend për të mbjellur dëshpërim. Le të mbjellim shpresë në këtë kopsht, sepse drizët dhe bari i keq nuk ka nevojë të mbillen dhe as të punohen, ata mbijnë dhe rriten vetëm në saje të përtacisë së njeriut! Do të bëhet mirë me lejen e Zotit, por jo ende duke qenë ti njeri i keq, përkundër që shumë lehtë mund të bëhemi njerëz të mirë. Mjafton ta kuptos h se jeta sado e gjatë të jetë, ajo në të vërtetë është e shkurtër, si dhe sado të ruhemi e të sigurohemi nëpër kompani të ndryshme të sigurimit, vdekjen e kemi të sigurtë. Mjafton të besojmë se njeriu pas vdekjes të gjitha do t’i lë pas përpos veprave. Ndaj ti që ende nuk je këndellur sa duhet, si vallë mendon të dalësh para Krijuesit me këtë bjeshkë të veprave të këqija? Pendohu sa nuk je penduar për mos pendimin me kohë! Burimi: Iljasa Salihu

Pyetje dhe Përgjigje nga Mjekësia dhe Shëndetësia

Pyetje dhe Përgjigje nga Mjekësia dhe Shëndetësia Do te shtohen pyetjet tjera ne ditet ne vazhdim inshallah Çka janë antitrupat ? Çka janë epitopet ose determinantat antigjenike ? Çka janë haptenet ? Çka janë antigjenet ? Çka janë imunogjenet ? Çka është imunologjia ? Çka është mëlçia Cyanosis definition Çka është alergjia ? Çka është febris undulans? Çka është febris recurens ? Çka është febris intermitens ? Çka është febris remitens ? Çka është febris continua ? Çka është inflamacioni apo pezmatimi ? Çka është neuroni ? Çka janë enzimet ? Çka është poliuria ? Çka është anuria? Çka është oliguria ? Çka është hipostenuria ? Çka është pesha specifike e urinës dhe sa është t... Çka është Izostenuria ? Çka është Elektroencefalografia (EEG) ? Çka është Elektromiografia (EMG) Çka është përshtatja apo adaptimi Çka janë gamaglobulinat Çka është serumi Çka janë Vaksinat Çka është paronomazia ? Çka është infeksioni ? Sa është vlera e potencialit membranor në qetësi Sa është kon

Pyetje dhe Përgjigje nga Gjuha dhe Letërsia

Pyetje dhe Përgjigje nga Gjuha dhe Letërsia Kliko mbi titullin qe ju intereson Çka është rrethanori ? Cilët janë gjymtyrët e dyta ose plotësit e fjalisë... Cilët janë llojet e kallëzuesit ? Çka është kallëzuesi ? Çka është mbiemri? Çka është fjalia e thjeshtë dhe fjalia e përbërë ... Çka është asidenti Cilat janë shenjat e pikësimit ? Çka është Pikëçuditja dhe kur përdoret Çka është pikëpyetja dhe kur përdoret Çka është presja dhe pse përdoret Çka janë sinonimet Çka janë homonimet Çka janë shenjat Çka janë sinjalet Çka është citati Çka janë treguesit Çka është ditari Çka është brenga Çka janë pyetjet retorike Çka është Epiteti Çka është Alegoria Çka është inversioni Çka është sinektoda Çka është shkallëzimi Çka është enumeracioni Çka është apostrofa Çka është anafora Çka është përsëritja Çka është paralelizmi figurativ Ç'është poezia lirike Ç'është Komedia Ç'është Drama Ç'është Radiodrama Ç'është Reportazhi Ç'është njoftimi

Tema shëndetësore dhe mjekësore

Tema shëndetësore dhe mjekësore Kliko mbi titullin qe ju intereson Ushqimi dhe insuficienca kronike renale Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës Ushqimi tek personat e sëmurë nga sulmi në tru Ushqimi dhe personat e sëmurë me giht Vitamina E Vitamina B1 ose tiamina Vitamina C ose acidi askorbik   Niacina ose acidi nikotinik ose vitamina B3 Vitamina B12 apo ciankobalamina Vitamina B6 Vitamina B2 ose riboflavina Acidi folik Vitaminat Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë Ushqimi dietal Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit. Ushqimi për diabetikët Rëndësia dhe nevoja për njohjen e dhënjes së ndihmës së parë Demet e pirjes se duhanit Toksinat ne tymin e duhanit (efektet e katranit) Nikotino plasterat dhe vendosja e tyre Hapat e largimit apo lenjes se duhanit Ndalimi i duhanit ne disa vende te botes Lufta kunder pirjes se duhanit Te mirat e nderprerjes se duhanit Ndryshimet pas lenjes se duhanit Disa nga kancerogjenet qe permban duhani Çf

19 Analiza apo Referate

19 Analiza apo Referate Vepra e Bodlerit Çajld Haroldi Plaku dhe deti - Analiza Xha Gorio Poezia e Pablo Nerudës Romani ,,I huaji” nga Alber Kamy-kritikë letrare a... Garda Krutane nga Kolë Jakova-Kritikë letrare apo ... Romani ,,Era dhe Lisi'' nga Sinan Hasani-kritikë l... Romani ,,Dikush më buzëqeshte” nga Fatos Arapi-kri... Vdekja më vjen prej syve të tillë - Analiza Romani ,,Përsëri në këmbë” i Dhimitër Xhuvanit-kr... Romani ,,Rruga e shtëpisë sime” nga Nazmi Rrahmani... Drama ,,Cuca e maleve” - Analiza   Poezia e Din Mehmetit-kritikë letrare apo analizë ... Poezia e Ali Podrimjes-Kritikë letrare apo analizë... Romani ,,Para agimit” i Shevqet Musarajt -kritikë ... Kronike ne gur - Analiza Romani Kronikë ne gur nga Ismail Kadare Kështjella Ismail Kadare - (Analiza) Lumi i vdekur i Jakov Xoxes

Shpjegime të ëndrrave sipas Islamit

Do të shtohen kysmet inshallah edhe të tjera në ditët në vazhdim Automobili në ëndërr Ashensori në ëndërr Ajri në ëndërr Akulli në ëndërr Kur ndiqesh nga dikush Shikimi i arshit në ëndërr Shikimi i Allahut subhanehu ve teala në ëndërr Babai-në ëndërr - komentimi i ëndrrave Ndërtesa në ëndërr Aksidenti në ëndërr Akrepi në ëndërr Akullorja në ëndërr Adoptimi në ëndërr Ndjekja në ëndërr

Postime të ndryshme nga Islami

Kliko mbi titullin që ju intereson Bota e xhinëve TRE PYETJE PËR ATEISTËT (PABESIMTARËT) TREGIMI I ROBIT XHUREJXH TREGIMI I TË ZGJEBOSURIT, TË VERBËTIT DHE QELIT Arabët dhe Beduinët Ezani më i mrekullueshëm i Bilalit Emanetu Feridetun Kalifati Arab Etika Islame Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s Ezani bazik   Jeta E Profetit Muhamed a.s Jeta e Varrit Dijet e njerëzve të mëdhenj Tek Porta e Xhenetit Udhezues i Ilustruar Mbi Islamin Hutbeja lamtumirëse e Pejgamberit a.s Takvim i përhershëm për Maqedoni Komenti dhe Mendimi islam rreth telkinit

Hoxhë Dr.Shefqet Krasniqi takohet me Gold AG

Hoxhë Dr.Shefqet Krasniqi sot pas namazit të ikindisë në Xhaminë e madhe në Prishtinë e priti reperin e njohur, tashmë të famshmin Gold AG,i cili e njoftoi hoxhën për motivin e këngës së përfolur ditëve të fundit. Ndërsa Hoxha nga ana e tij e falenderoj vëllain Arianin për guximin, vendosshmërinë e tij për t'i mbrojtur interesat e Islamit dhe muslimanëve në vendin tonë. Pastaj hoxha e këshilloi atë që ta lë muzikën dhe në të njejtën kohë të jetë sa më i kujdesshëm në flajorin e tij, sepse fjalori i pastërt është kulturë e besimtarit të mirë. Burimi: Të përfitojmë nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi

Skandal: Veç pse i shau, e lidhin dhe e varin të moshuarin në eskavator (Video)

Çmenduria dhe keqtrajtimi nuk njohin kufi në këtë video që po bën xhiron në rrjetin social facebook dhe që është xhiruar në një fshat të Beratit. Dy të rinj kapin dhe lidhin me litar një person rreth të 50-tave dhe çdo gjë e... Çmenduria dhe keqtrajtimi nuk njohin kufi në këtë video që po bën xhiron në rrjetin social facebook dhe që është xhiruar në një fshat të Beratit. Dy të rinj kapin dhe lidhin me litar një person rreth të 50-tave dhe çdo gjë e filmojnë dhe e hedhin në rrjet tek faqja FB “Jeta osht qejf” Ajo që për të moshuarin është tmerr, për të rinjtë e papërgjegjshëm është argëtim. Me litarin e lidhur rreth shpatullave ata e varin në kovën e një eskavatori mbi lumin, ku duket se mjetet e rënda punojnë në një lavatriçe zhavorri. I pafuqishëm ndaj dy të rinjve, 50-vjeçari kërcënon se do të vetëhelmohet në momentin kur ata e mbanin me forcë dhe e lidhnin. Pamjet pa koment të publikuara në rrjetin social “jeta osh qef” anë pa koment, por kanë ngjallur irritim e të g

Mësime

Tutoriale apo Mësime Kliko mbi titullin qe ju intereson Fitoni para me webfaqen tënde Si ta ndërtoj një elektromagnet ? Earn free traffic with Web Traffic grill Fitoni trafik falas përmes Webtrafficgrill Si e prodhon energjine Dielli? Si ta ndërtojmë një gjenerator elektrik? Mbroni fëmijët tuaj nga faqet Pornografike Top 3 alternativat me te mira te Gogle Adsense Fito para përmes ngarkimit të dokumenteve Si te fitojm para permes ngarkimit dhe shkarkimit ... Si te fitoni trafik(vizitore) falas per faqen tua... Si te beni nje apo disa logo interesante(Tutorial ... Si te duket foto e juaj me e pastert apo me profes... Si te fitojm para permes linkave Si ta formatizoj kompjuterin Fito Para me adsense Earn Money by shrink Fito Pare online

Sytë katër e veshtë tetë!!!

Secili duhet të jetë syçelë përgjatë fushatës së zgjedhjeve, përndryshe ka mundësi të shkojë viktimë në këtë periudhë. Në këtë kohë, kemi përpjekje për ta rritur kënaqësinë e votuesve duke burgosur e vrarë njerëz të etnitetit tjetër dhe në anën tjetër dikush po për të njëjtin qëllim, vendoset në mbrojtjen e etnitetit të vet, ndërsa nesër po këta "grindavecë" që ziheshin në llogari të huaj, sigurisht se do t'i shohim duke bërë politika të përbashkëta, ndaj kujdes: "qeni kafshon" dhe i njëjti qen me vite të tëra është i pa vaksinuar! Burimi: Iljasa Salihu

Kritika e gruas ndaj burrit !

Një grua fillon të kritikoj burrin e vet duke i thënë: Pse insiston (më detyron ) të veshi mbulesës islame? Po më vë në pozitë të sikletshme para njerëzve, shoqërisë familjes (para krijesave) me mbulesën islame! Burri buzëqeshi butësisht dhe tha: Çfarë mendon ti, në çfarë pozite të sikletshme më vë mua para Allahut (Krijuesit) me zhveshjen tënde!? Këshillë për motrat pa mbulesë!!! Shpërndaje le të përfitojnë të gjithë. Burimi: Valdet Kamberi

Të godasim atje prej kah po na vjen goditja për dekada me radhë!

Deri sa shqiptarët në Maqedoni nuk e marrin në dorë udhëheqjen e Ministrisë së Financave, atëherë synimi i shqiptarëve për tu avancuar nëpër ministri të tjera do të jetë vetëm një ëndërr e shkarravitur. Ministri shqiptar kërkon avancim për shqiptarët, ndërsa Ministria e Financave arsyetohet me mospasje të mjeteve financiare për ta përballuar avancimin e nëpunësve shtetëror shqiptar. Kësisoj, kemi dëgjuar të jetë doktor shkence dhe ende të punon si referent i ri, ose magjistër me përvojë pune dhjetë vjet të punon ende si bashkëpunëtor i ri, krejt kjo si rrjedhojë e asaj që Ministria e Financave nuk lëshuaka para. Kemi edhe arsye tjera, të cilat drejtëpërsëdrejti burojnë prej vetë shqiptarëve, të cilët nuk i përveshin sa duhet mëngat për një anomali të tillë! Burimi: Iljasa Salihu

Edhe një tjetër paradoks nga Expressi

Reperin Gold AG e quan fashist ndërsa nga video e tij fiton para. Në artikullin që ka postuar në portalin e tyre kanë vendosur edhe videon e GOLD AG më saktë intervistën që ka dhënë për Klan Kosovën dhe ku përmes kësaj video fiton para. Pra kjo gazetë e pushtetit aktual jo vetëm që i përgojon dhe i etiketon njerëzit që treguan të vërteta rreth gjendjes aktuale, por edhe fiton nga ata në mënyrë të paskrupullt. Kjo është fytyra e vërtetë e një gazetë që mikun e quan armik dhe armikun e quan mik për hirë të parasë. Për më shumë mund ta vizitoni në linkun e mëposhtëm hajninë e tyre se si në fund kanë vendosur videon me linkun e videos së Klan Kosovës përkatësisht intervistën me Gold Ag, ku me anën e reklamave fiton para. Gazeta Mashtruese

Po shihet fytyra e vërtetë e Turqisë...

Sipas disa portaleve pritet të rritet tarifa për energjinë elektrike. Një shtrejtim i energjisë elektrike vetëm se do t'a rëndojë gjendjen ekonomike të familjeve kosovare edhe ashtu të rënduar. Ishte po kjo kompani KEDS që i rriti në mënyrë jo të rregullt fatyrat elektrike duke bërë kështu edhe zhvatjen e parave nga popullata kosovare. Pra kjo kompani është shëndrruar në një kompani gjakpirëse të popullit të Kosovës. Është një kompani sikur ''gjarpëri nën gurë'' që duke pritur paralajmrimet e qeverisë për rritjen e rrogave, po tenton të fitoj nga kjo mundësi që të vazhdoj vjedhjen e qytetarëve të Kosovës nëpërmjet rritjes së faturimit. Kjo kompani është një tjetër kancer i shoqërisë kosovare me një papunësi mbi 40 % që mezi mbahet në këmbët e veta. Duhet që populli i Kosovës të ngrihet në protesta që të ndal këtë vazhdë të zhvatjes së Turqisë ndaj Kosovës. Pra Turqia është vetëm një hajneshë e Kosovës e mbuluar me petkun e miqësisë së rrejshme.

Pa avokat nuk bën, por vaj halli për disa avokat të sodit!

Vetëm me këshilla dhe ndihmë për sa i përket çështjeve të drejtësisë, në trojet tona vështirë se do të rronte një avokat. Ndërsa t’i mbrosh të ndershmit prej padrejtësive shtetërore dhe private, të cilëve ju është bërë padrejtësi dhe në anën tjetër të fitosh aq shumë para, vërtet është e pamundur. Duhet pritur ndonjë kriminel, që do t’i jep me qindra e mijëra euro, vetëm të mund të shpëton disi. Madje duke i mbrojtur vetëm njerëzit e drejtë, nuk do të kesh mundësi të paktën as qiranë e zyrës ta paguash, ngase shumica e kësaj kategorie nuk shquhet për të pasur, sepse duke e ditur se janë të pafajshëm nuk i jepen para për një gjë të kotë, me përjashtim nëse dikush tjetër do të paguante për këtë kategori, si fjala vjen, ndonjë shoqatë joqeveritare. Si t’i besoj një avokati se do të shëmbëllen drejtësi, kur para pak kohësh, po ky qe mbrojtës i denjtë i një të padrejti, që ishte shumë i pasur, pasuri këtë që e kishte fituar në rrugë kriminale? Burimi: Iljasa Salihu

Nuk e dimë nëse është shfryrë apo është fryrë?

Kryesorja i paska dhënë "Gold AG" ushqim urrejtësve të Islamit. Nuk mjafton të jesh vetëm trim, por duhet të dish si të jesh trim, - thoshin të moçmit. Unë jam duke e pritur qëndrimin e hoxhallarëve për këngën dhe sjelljen e tij, hoxhallarë të cilët flasin njëmend dhe me dije për Islamin, edhe pse parimisht kënga është haram dhe jo ata hoxhallarë që vetëm sa nuk e thonë se përmes haramit mbërrihet hallalli, ose vidh që t'i ushqesh skamnorët. Tani në saje të këtij brufullimi që pashë, doli se shkrimet, librat dhe romanet tona mirë qenka t'i shkruajmë duke fyer, mos ndoshta dikush pastaj na lexon, përndryshe me urtësi shihet se nuk shihemi asgjëkundi, por fal Zotit që nuk jemi të interesuar të shihemi, por që ta shohin lexuesit se çka kemi shkruar! Burimi: Iljasa Salihu

Çfarë paradoksi?

Çfarë paradoksi? Gazeta Express e quan fashist një reper vetëm pse tha të vërteta që nuk mund të lëkunden në asnjë mënyrë dhe ku tregon fytyrën e vërtetë të politikanve dhe sahanlëpirsve të antislamistave, ndërsa kur gazeta Express sulmon vazhdimisht Islamin me shkrimet e tyre kjo nuk qenka Fashizëm. Oj Gazetë përqarëse oj gazetë buzhaliste merru me shkrime ndaj hajnave dhe ndaj skandaleve të politikanëve dhe mos u shëndrro në një gazetë totalisht antislamiste helmvjellëse dhe shkrimshpifjebërëse vetëm sa për tu vizituar. Ju jeni një gazetë që falsifikoni edhe Alexa Rank me programe të ndryshme dhe bleni viewsa nga kompani indiane dhe amerikane për ngritje të rangimit. Respekt për  Gold AG që tregon të vërtetën përmes vargjeve të tij.  

Çka është Recitimi?

Çka është Recitimi? Recitimi është thënia me zë e në mënyrë shprehëse përpara të tjerëve një vjershë a një copë proze të mësuar përmendësh. Recitoj një vjershë (një poezi). Recitoj me zë të lartë. Reciton bukur. E vë të recitojë. qka eshte recitimi ,Cka eshte recitimi ,ceshte recitimi,cfare eshte recitimi ,qeshte recitimi,definicioni recitimi, perkufizimi recitimi,shpjegimi recitimi,qka kuptojm me recitim, qka nenkuptojm me recitim, nenkuptimi recitimi, kuptimi i fjales recitim

Uji shuan zjarrin, kurse zjarri vetëm se e rritë zjarrin!

Përfundimisht duket se pafundësisht do të ngelim popull euforik! Shkruan akëcil dijetari, pak njerëz e lexojnë, edhe më pak haptas e komentojnë, të mos flasim se sa prej tyre e zbatojnë! Flet hoxha me zë jo aq të lartë, shëmbëllen urtësi në vend të sokëllimave të Tarzanit, sërish pa rreze ndikimi në shoqëri, nuk përflitet as për keq e as për mirë. Këndon "Gold AG" në shumë vende e thotë të vërtetën, dikund shanë e d ikund sillet me shpoti kundrejt atyre që prej kohësh hedhin baltë mbi muslimanët! Harrojmë se Muhamedi alejhi selam thotë: "Mos e shaj tjetrin, sepse do t'i japësh shkas që ai të fyen gjënë më madhështore, të vërtetën"! E kuptoj "Gold Ag" është reper, por të kemi kujdes se kështu në emër të Islamit nuk bën të paraqitemi, sepse e vërteta është shumë më e madhe se sa nevrikosja jonë kundrejt dashakeqëve. Edhe mua ndonjëherë më vjen t'i shaj të gjithë, mbase të kapërthyhem edhe fizikisht me disa, por i them vetes kujdes, s

Shpesh...

Shpesh...

Ujku delet i ndërron, por jo edhe shprehinë për të ngrënë dele

Përse nevojiten aq shumë viktima vetëm për ta mbërritur një marrëveshje me viktimizuesin ose përkrahësit e tij? Kosova vetëm në vitin 1998-99 kishte 15 mijë njerëz të vrarë dhe rreth 1 milion të dëbuar, kurse përkundër këtij argumenti, sërish duhet duartrokitur marrëveshjet e mbërritura me Daçiqin për Kosovën dhe jo për dënimin e Serbisë për llahtarinë e shkaktuar në Kosovë. Meqë pushteti serb iku me dhunë pas dhunës së jetësuar në Kosovë, përse paska nevojë të luten trashëgimtarët e atyre krimeve për ta pranuar Kosovën si shtet. Ajo me dëshirë nuk u larguar, ndaj si ka mundësi që të lutet me dëshirë të na pranojë si shtet? Burimi: Iljasa Salihu

Përzierja e kohëve do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar

Vetëm në politikë koha e ardhme është kohë e artë. Në vend se të thonë “këtë e atë e kam bërë”, shprehen se “këtë e atë do ta bëjmë”. Ndërsa provojeni që të dashurës t’i flisni me këtë gjuhë dhe do ta shihni ndikimin e kësaj shprehjeje. E dashur, do të dua, - i thoni ju. Si, domethënë ju nuk më paskeni dashur deri më tani, mbase as sot, por pritet të më dashuroni në ditët vijuese, - shprehet me habi e dashura, të cilën në kohën e kaluar dhe në atë të tanishme nuk e paskeni dashuruar. Po mirë ore mistrec, më fal për fyerjen ore harabel, - shprehet e dashura, të cilën nuk e dashuroni, vallë e shihni derën, nëse po, atëherë menjëherë të kërceni për dritare, ngase kështu hyre në jetën time; hyre duke më thënë se më dashuroni, ndërsa tani the se do të dashuroj, kjo i bie se nuk më dashuron! Burimi: Iljasa Salihu

Të thuash se nuk janë shqiptarët të korruptuar...

Të thuash se nuk janë shqiptarët të korruptuar, por sistemi është i korruptuar, është si të thuash nuk janë lavire laviret, por shtëpitë publike janë të tilla! Jo i dashur Ram, sistemi është koncept abstrakt, ai bëhet me jetë vetëm kur të bashkohet me njerëzit! Ndoshta e ke pasur si metaforë këtë, por ju lutem të jeni më i arsyeshëm edhe në metafora! Burimi: Iljasa Salihu

Si mund të barazohet njeriu...

Si mund të barazohet njeriu që vdiq në shtrat si shkak i konsumimit të duhanit dhe të alkoolit, me atë që u vra së bashku me familjen duke luftuar dhe duke u kapërthyer si është më së vështiri me armikun serb? Kujdes në barazimin e Rugovës me Adem Jasharin! Burimi: Iljasa Salihu

Godet Gold AG, fyen Jahjagën, Dedën dhe Buzhalën (Video)

Reperi nga Presheva, Gold AG, ka shkaktuar një “goditje” të papritur në skenën e hip hopit shqiptar, duke lansuar një projekt me videoklip që ngërthen fjalë të rënda për Atifete Jahjagën, Ragmi Mustafën, Ilir Dedën dhe Berat Buzhalën. Personalitete nga muzika, politika dhe tema të tilla Gold AG i ka trajtuar hollësisht në videon prej tetë minutave të titulluar “Shqiptar”, ku ai shfaqet me vargje e tekst agresiv. Reperi që njihet për këngët patriotike, e ka punuar këngën te Sopi Records. Videoklipin e ka punuar M Production, kurse për çfarë bëhet fjalë shikoni videoklipin. Burimi: telegrafi.com

Rasti i rëndë shëndetsor, kërkohet ndihma e publikut

I diagnostikuar nga një sëmundje malinje para nëntë muajve dhe trajtuar në QKUK, Omer Mehmeti, fëmijë i mo shës rreth trevjeçare sipas sugjerimit të mjekëve duhet të vazhdojë trajtimin jashtë vendit. Por familja e tij nuk ka para dhe i duhet ndihma e qytetarëve. I ati i Omerit, Bajrami, thotë se nuk ka mundësi ekonomike që ta trajtojë të birin jashtë vendi meqë kostoja prej 200 mijë eurosh është e papërballueshme për familjen e tij. ”Për momentin jamë i pa punë edhe mundësitë nuk kanë lejuar ta kryej operacionin. Tash po i drejtohem qytetarëve sado pak për ndihmë, thotë babai i Omerit, Bajrami. Familja Mehmeti shpreson në ndihmën e qytetarëve që ta mbështesin këtë familje për trajtimin e mëtutjeshëm të fëmijës së tyre.

Senin që po e vërejm kohëve të fundit në facebook

Senin që po e vërejm kohëve të fundit në facebook është kjo: njerëzit po i hapin 2 ose 3 akounta(llogari, profile) në facebook me foto të tyre dhe po e postojnë në profilin e tyre që kinse ato dy llogari nuk janë të tyre por janë të atyre që ;''ma kanë inati'' (hhahaha çfarë mendimi idiotesk) që i kanë hap për inati të tyre. O njerëz leni këto fore e mos u munoni mu kon në qendër të vëmendjes me veprime idioteske. Askush nuk interesohet për kurva e kurvana përveç kurvanave e kurvave. Stop Balicave e Balave

Njëherë ta shohim dëmin dhe dobinë, pastaj përshtypjen e njerëzve

Të pyesin se çka ruan në shtëpi, ose çfarë ke dëshirë të ruash në shtëpi, qofshin këto kafshë a shpend? Unë i them, kam dëshirë të ruaj lopë dhe ruaj pula me nja dy gjela kujdestar të tyre. Pyetësi rrufeshëm rrudh fytyrën dhe buzët e tij marrin formë të kërmillit, disi i dukem si shumë i prapambetur dhe me botëkuptim fshataresk. Ai kishte pritur të them se ruaj dhe i dua qentë në shtëpi, pastaj dal të shëtitem me qentë ose me qenin e vogël, sepse kjo na qenka qytetërim, ndërsa në gjithë këtë mendësi harrohet dobia dhe dëmi. Harrojnë se unë mjaftueshëm kam shokë e miq për të biseduar e për tu shëtitur, sa në vend të kësaj, ta marr për litari qenin e të dal të shëtis me qen për dore, siç bëjnë rëndom të “qytetëruarit”! Harrojnë se qumështi i lopës dhe vezët e pulave nuk zëvendësohen me asgjë. Harrojnë se unë jam për një jetë të shëndetshme, ndërsa nuk më intereson fare nëse ju do ta quani këtë botëkuptim timin prapambeturi ose përparim! Burimi: Iljasa Salihu

Ese: Etja për pushtet të çon drejt vdekjes!

Pushtet një fjalë që tingëllon sikur të jetë e mbushur me helm dhe vdekje. Pushteti dhe vdekja janë si lapsi dhe letra. Etja për pushtet është aq e fuqishme sa është fuqia e vdekjes mbi jetën. Njeriu që në lindje të tij ka në gjenet e tij etjen për pushtet e pasuri. Pushteti është ligësi nëse e keqprdorë fuqinë e tij, mund të shëndrrohet ose të bëhet vdekja jote e papritur. Pushteti pakufi e shkatërron shtetin dhe shoq ë rinë. Vdekja vjen krejt papritur nga një pushtet i çoroditur. Të duash pushtetin, të kesh etje për pushtet do të thote të kesh etje dhe dashuri për engjullin e vdekjes. Sa pushtete e shtete u shkatërruan, sa mbretëri e perandori u thërrmuan dhe u shëndrruan në pluhurin e historisë për shkak të etjes së tejshtuar për pushtet. Shkruar nga Rapitful

Ertan Shakiri - Më fal Zot ( Official Video 2014 )

Poeti yne, vellau HazbiTherra Ahmeti pas Teksteve "A ka Taube", "Jam Sami Abdullahu", na sjell nje mega tekst me titull "Me fal Zot" te kenduar nga vllau yne Ertan Shakiri... Melodia & Regjia - Hazbi Ahmeti (Therra) Studio - Ardian Kastrati Vokal Percjelles - Mevlan Kurtishi Productioni - StratanProduction Perkrahur nga - Thirrja Islame - Elhamdulil-lah Burimi: Adem Ramadani

Legjenda e mjekesise dhe mbreti i zemrave

Ky eshte titulli qe figurat me te larta te Britanise i kane vene doktorit te zemres me origjine egjijptiane, Mexhdi Jakub. Vajzes ne foto, ai i beri nje transplant zemre, por pa ia hequr zemren e semure. Vajza e mbajti zemren e semure per dhjete vite, bashke me zemren e re, derisa shendeti i saj u permiresua. Pastaj, ia hoqi zemren per te jetuar vetem me zemren e re dhe per tu marre me sport krejt normalisht. Vlen te themi se vajzes nuk i ishte dhene shprese per te jetuar nga doktoret e tjere. Doktori ne fjale, ka bere mbi 20 mije transplante zemrash, nuk i pelqen ti permendet emri neper media, gjithmone e gjen ose ne salle te operacionit, ose mbi libra. Zoti ia shperblefte me te mira dhe rrugen e tij e ndjekshin mjeket e rinj shqiptare. (Elmaz Fida)

DISA URTËSI!!

Ua dhuroj disa urtësi që më lanë mbresa: 1. Nëse je në namaz, ruaje zemrën tënde të mos preokupohet me diç tjetër! 2. Nëse je në mesin e njerëzve, ruaje gjuhën tënde nga përgojimi! 3. Nëse je në shtëpitë e njerëzve, ruaje shikimin! 4. Nëse je pran ushqimit, ruaje lukthin! 5. Dy gjëra mos i përkujto asnjëherë: Dëmin e njerëzve që ta kanë bërë dhe të mirat që ti ua ke bërë! 6. Dy mos i harro asnjëherë: Allahun e Madhëruar dhe Ditën e Ahiretit! Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Paqëndrushmëria në qëndrime

UÇK-ja luftoi kundër sundimit serb, ndërsa Rugova me ndihmën e ushtarëve të tij, luftoi kundër UÇK-ës. Për më keq, Hashim Thaçi që ka humbur rrugën për në Prekaz, ndoshta me hir ose me pahir, mbase për ndonjë arsye tjetër, pa përtesë e duke i shkëlqyer fytyra prej një rrezeje që ngrohte papushim, viziton në çdo përvjetor varrin e Ibrahim Rugovës. Kjo mua më jep të kuptoj se për qëllime gjoja të larta, shkelim me dy këmbë botëkutimin e mëparshëm dhe kultivojmë fshirjen e kujtesës. Unë nuk jam kundër faljes, unë jam për kërkim faljesh e për pranim faljesh, por nuk jam për kultivimin e dyftyrësisë! Burimi: Iljasa Salihu

Islami nuk njeh “Islam politik”

Po e përsërisë: Islami nuk njeh “Islam politik”, por njeh “politikë Islame” që jetësohet në përputhshmëri me parimet dhe rregullat Islame, që kanë burim Kuranin, veprat dhe thëniet e të Dërguarit alejhi selam, shokët e tij, konsensusin dhe komentimet e dijetarëve Islam, qofshin ata teolog, sociolog, politikolog, ekonomist e filozof. Sintagmën “Islami politik” e krijuan soji i Surroit, që njëmend janë injorantë në këtë ujanë, për më keq, ka edhe qëllim të keq në këtë perceptim! Burimi: Iljasa Salihu

Edhe pse ngadalë, disi u pajtuam, por të ndalet assesi nuk u pajtuam

Para një viti filloi rregullimi dhe pastrimi i rrugës në Llojan që përshkohej nga qendra e fshatit deri në kufirin e vdekur. Filluan dhe në çerek të rrjedhës së punimeve e lanë punën, për të mos e rifilluar deri më sot. Na dëshpëruan, kërkuam përgjigje, por ndërmarrja ndërtimore nisi të luaj tenis me përgjgijet tona. Para tre muajve filloi rregullimi dhe zgjerimi i rrugës që përshkohej nga hekurudha deri n ë fshatin Vaksincë, për të vazhduar në pjesën e dytë deri në qendër të fshatit Llojan. Sërish mbetëm me gishta në gojë! Këto ditë pamë të largohet makineria punuese, duke e ngulfatur kështu sërish një nismë. Vërtet qenka vështirë të kesh shtet e komunë dhe të mos dish se ku ta drejtosh hallin, sepse pastaj do të ballafaqohesh me lojën e tenisit, ku faji do të ketë trajtë topthi! Ec e thuaj në këtë gjendje dikujt se duhet të jemi besnik ndaj shtetit, sidomos për sa i përket pagesave të tatimeve të ndryshme. Burimi: Iljasa Salihu

Të thuash se nuk janë shqiptarët të korruptuar...

Të thuash se nuk janë shqiptarët të korruptuar, por sistemi është i korruptuar, është si të thuash nuk janë lavire laviret, por shtëpitë publike janë të tilla! Jo i dashur Ram, sistemi është koncept abstrakt, ai bëhet me jetë vetëm kur të bashkohet me njerëzit! Ndoshta e ke pasur si metaforë këtë, por ju lutem të jeni më i arsyeshëm edhe në metafora! Burimi: Iljasa Salihu

Kuriozitete të çuditshme për trupin e njeriut !?

•Shkencëtarët thonë se sa më i madh të jetë IQ (inteligjenca) i një personi, aq më tepër ai person do të ëndërrojë. •Qeliza më e madhe në trupin e njeriut është veza e femrës, ndërsa ajo më e vogla është spermatozoidi i mashkullit. •Ne përdorim 200 muskuj për të hedhur një hap. •Gishtat e mëdhenj të këmbës kanë nga 2 kocka secili, ndërsa të tjerët 3 kocka. •Një palë këmbësh përmban rreth 250,000 gjëndrra djerse. •Acidi në stomakun tuaj është aq i fortë saqë mund të tresë brisqe rrojesh. •Qeliza njerëzore e trurit mund të mbajë 5 herë më tepër informacion se e gjithë Enciklopedia Britannica. •Endrra mesatare e njeriut zgjat për 2-3 sekonda. •Meshkujt që nuk kanë qime në gjoks janë më të prirë për të zhvilluar cirozë të mëlçisë sesa ata që kanë. •Në secilën këmbë ka rreth 1 trilion bakterie. •Trupi juaj lëshon nxehtësi në gjysmë ore e cila është e mjaftueshme për të zier gjysmë galloni ujë. •Enameli në dhëmbë është substanca më e fortë në trupin e njeriut.   • D

Mirë ishte vetëm atëherë dhe kështu do të jetë në të ardhmen

Unë them se do të bëhem më mirë seç është tani. Ndërsa një plak ma kthen se dikur ishte më mirë seç është sot! Ndoshta kur të plakem e të kapërthehem me dertet e pleqërisë, edhe unë do them se dikur ishte më mirë seç është tani. Paj, do të them unë kështu, pikërisht unë që para do kohësh thosha se do të bëhet më mirë, ndonëse atëkohë flisja për këtë kohë, kurse tani në këtë kohë po them se atëkohë ishte më mirë. Pa, pa, pa, ec e bjeri në fije njeriut! Burimi: Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more