Unë them se do të bëhem më mirë seç është tani. Ndërsa një plak ma kthen se dikur ishte më mirë seç është sot!
Ndoshta kur të plakem e të kapërthehem me dertet e pleqërisë, edhe unë do them se dikur ishte më mirë seç është tani.
Paj, do të them unë kështu, pikërisht unë që para do kohësh thosha se do të bëhet më mirë, ndonëse atëkohë flisja për këtë kohë, kurse tani në këtë kohë po them se atëkohë ishte më mirë. Pa, pa, pa, ec e bjeri në fije njeriut!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: