I diagnostikuar nga një sëmundje malinje para nëntë muajve dhe trajtuar në QKUK, Omer Mehmeti, fëmijë i moshës rreth trevjeçare sipas sugjerimit të mjekëve duhet të vazhdojë trajtimin jashtë vendit. Por familja e tij nuk ka para dhe i duhet ndihma e qytetarëve.
I ati i Omerit, Bajrami, thotë se nuk ka mundësi ekonomike që ta trajtojë të birin jashtë vendi meqë kostoja prej 200 mijë eurosh është e papërballueshme për familjen e tij.
”Për momentin jamë i pa punë edhe mundësitë nuk kanë lejuar ta kryej operacionin. Tash po i drejtohem qytetarëve sado pak për ndihmë, thotë babai i Omerit, Bajrami. Familja Mehmeti shpreson në ndihmën e qytetarëve që ta mbështesin këtë familje për trajtimin e mëtutjeshëm të fëmijës së tyre.
loading...
Lexo edhe: