Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Tregime Islame

BABAI IM, PSE NUK E FAL NAMAZIN E SABAHUT?!

Një ditë nga ditët mësuesi gjatë orës së mësimit filloi të flet për namazin, e në veçanti për vlerën dhe rëndësinë e namazit të sabahut. Fjalimi i mësuesit ishte shumë prekës dhe ishte një mesazh i rëndësishëm për çunat që i mësonte të klasës së tretë të shkollës fillore. Në mesin e atyre çunave gjendej një çun, i cili u ndikua shumë nga fjalimi i mësuesit të tij. Ai më herët asnjëherë nuk e kishte falur namazin e sabahut, as ai e as familja e tij!! Kur u kthye në shtëpi, filloi të mendon për të nesërmen, se si të zgjohet për namazin e sabahut!? Mendoi, mendoi dhe në fund nuk gjeti asnjë zgjidhje tjetër, përveç se tanë natën të mos flenë dhe ta pret kohën e namazit të sabahut! Dhe me të vërtet, e realizoi atë që e mendoi!! Kur e dëgjoi ezanin, doli nga shtëpia dhe u nis drejt xhamisë për ta falur namazin e sabahut, mirëpo rrugës i doli një problem?! Xhamia ishte shumë larg dhe frikohej të shkon i vetëm. Nga mërzia filloi të qan dhe u ul para dere, kur në ato momente

HOXHA DHE I DEHURI !!

Nje dite, gjere sa Hoxha ishte duke dalur prej xhamise, e sheh nje te dehur me shishe te alkoolit ne dore duke ecur para xhamise, e i thote: - " Ma jep ate shishe te alkoolit ! " - Cfare te duhet shishja ime o hoxhe, ti sapo dole nga xhamia ?! " - " Dua t'a zbrazi ne brendesi te xhamise " - i thote Hoxha ! - " Ti a nuk i frikesohesh Zotit be Hoxhe, si mund t'a derdhesh alkoolin ne shtepi te Zotit ?! Une sa e sa vite e pije alkoolin, por kur nuk me ka shkuar ne mendje ta beje nje te keqe si kjo. Ty nuk t'a jap shishen time. Une i frikesohem Zotit " - i thote i dehuri ! Hoxha, kete kerkonte te degjonte nga i dehuri, pastaj i thote atij: - " Ti bre burre, nuk paske guxim t'a zbrazesh nje shishe me alkool ne Xhami, qe eshte nje ndertese e ndertuar nga dora e njeriut, atehere, si ke guxim t'a derdhesh ate felliqesire te quajtur - alkool ne trupin tende qe Allahu e krijoi per t'a lartesuar dhe adhuruar Ate

Zgjedhe njërin: vëllaun, burrin apo fëmiun

Zgjedhe njërin: vëllaun, burrin apo fëmiun Thuhet se Haxhaxh b Jusuf et-Thekafij ka urdhëruar për kapjen e tre personave të akuzuar dhe vendosjen e tyre në burg. Më pas urdhëroi që tu prehet koka, dhe kur i sollën para xhelatit Haxhaxhi pa një grua të pashme që po qante dhe tha: silleni atë. Pasi e sollën para tij e pyeti: pse po qanë? U përgjigjë: ata për të cilët urdhërove t’iu prehet koka janë: burri, vëlla dhe djali im. E si mos të qajë? Haxhaxhi vendosi që ta falte njërin prej tyre si nderë për atë dhe i tha: zgjedhe njërin prej tyre që ta fali. Dhe mendoi se ajo do të zgjedhte fëmiun e saj. Mbretëroi heshtja në vendin e ngjarjes dhe sytë shikonin drejt gruas se cilin prej tyre do ta zgjedhte që të falej. Heshti një çast dhe tha: “vëllaun”. U çudit Haxhaxhi me përgjigjen e saj dhe e pyeti për sekretin e zgjedhjes së saj? U përgjigjë: Burri gjendet, d.m.th mund të martohem me një burrë tjetër. Fëmiu lind, d.m.th pas martesës mund të lindë fëmijë, ndërsa vëllaun nuk mundet

Njeriu dhe mendja

Një njeri ulet në tavolinë dhe e pyet mendjen: -O mendje, a ta pi një gotë? -dhe mendja i përgjigjet: -Po bëj ç'të duash, o njeri, ti e di. -Pasi e piu të paren njeriu iu drejtua përsëri me të njejtën pyetje: -O mendje, a ta pi edhe një gotë? - dhe mendja iu përgjigj përsëri: Po ti e di o njeri, bëj ç'të duash. Pasi e piu edhe të dytën iu drejtua përsëri me të njejtën pyetje: -O mendje, a ta pi edhe një gotë? -atëherë mendja e mërzitur iu përgjigj: -O njeri, ti pi sa të duash tani, se unë po iki... Thotë Hasan El Basri: -Ta dinte njeriu se sa vlerë ka mendja, do harxhonte të gjithë pasurinë e tij për ta blerë atë, por njeriu e harxhon pasurinë për ta humbur atë... Elmaz Fida

Tregtari i qumështit dhe majmuni

Një tregtar qumështi udhëtonte në një anije, pasi kishte shitur qumështin dhe kishte fituar 12 dërheme. Teksa nxorri qesen me dërhemë dhe po i numëronte, u befasua nga nje majmun, i cili ia mori qesen dhe dërhemet e saj filloi ti hedhë një e nga një në det. Pasi hodhi shtatë dërhemë, majmuni ia ktheu përsëri qesen tregtarit. Një njeri që kaloi aty pranë, e pa tregtarin të zemëruar dhe e pyeti mbi shkakun. Tregtari i tregoi atë që ngjau. Burri e pyeti:”Mos je tregtar qumështi ti?” “Po” -iu përgjigj tregtari. Burri:”Mos e përzien qumështin që shet me ujë?” “Po” - iu përgjigj tregtari i zënë në siklet. Burri i tha:”Atëherë dërhemët që fitove nga uji i morri uji, kurse ato që fitove nga qumështi i ke në qese. Elmaz Fida

A ESHTE ZOTI I DREJTE APO I PADREJTE ?!

A ESHTE ZOTI I DREJTE APO I PADREJTE ?! (Tregim interesant) Thuhet se një grua vajti tek profeti Daut a.s dhe e pyeti si me gjysmë zëri:”O profet i Zotit! A është Zoti i drejtë apo i padrejtë?!” Dauti a.s i tha:”E mjera ti! Ai është drejtësia absolute! Pa më thuaj, ç’të ka ngjarë që e bën këtë pyetje?” Gruaja iu përgjigj:”Unë jam grua e ve dhe nënë e tri vajzave jetime. Siguroj bukën e gojës për veten dhe vajzat me pëlhurat që tjerr në tezgjah. Një ditë, u nisa për në treg, për të shitur punimet e mia, të cilat i kisha mbështjellë me një pëlhurë të kuqe. Gjersa isha ulur të marr një frymë nën një pemë, vjen një shpend i madh dhe e rrëmben pëlhurën me gjithë punimet e mia dhe fluturon larg. Kjo që më ndodhi ishte një fatkeqësi e madhe për mua, pasi tani s’kam ç’tju çoj vajzave të mia për të ngrënë. Prandaj erdha të qaj hallin tim tek ti.” Ndërkohë që Dauti alejhi selam po orvatej ta qetësojë, troket dera dhe hyjnë dhjetë tregtarë. Secili prej tyre mbante në dorë njëqind dinar

XHELOZIA, KU MË DËRGOI!

XHELOZIA, KU MË DËRGOI! Një vajzë, e cila gjendej në brendësinë e Haremit në Meke, na rrëfen dhe thotë: Brenda Haremit në Meke e vërejta një plakë e cila falej, qante dhe i ngrinte duart e saj dhe i lutej Allahut duke qarë. Më herët nuk kisha parë si kjo plakë dhe kjo më ngjalli interes të shkoj dhe të ulem afër saj dhe ta pyes për gjendjen e saj. Iu afrova dhe i thash: Oj nëna ime, çka është problemi me ty?! E shoh se qan shumë, cili është tregimi jot?! - Plaka duke i rrjedhur lotët më tha: Qaj nga dënimi i vetes! I thash: Si ashtu?! Mu përgjigj: Isha e martuar me një burrë dhe e dashuronim njëri-tjetrin marrëzisht, mirëpo Allahu gjatë martesës me të nuk na furnizoi me fëmi. Kjo filloi të ndikon në jetën tonë dhe fillova të mërzitem për burrin tim, derisa i propozova të martohet me një grua të dytë. Ai refuzoi menjëherë, mirëpo unë këmbëngulja në kërkesën time me ditë, me javë, me muaj, derisa në fund edhe pranoi. E zgjodhi një vajzë dhe e fejoi dhe unë isha prezente me të kur

Djaloshi dhe problemi i tij

Një djalë i ri iu ankua një dijetari dhe i tha: Unë jam një djalosh i ri të cilit dashuria ndaj epsheve dhe pasioneve ka filluar t'i bëhet problemi kryesor. Nuk munden ta ndali veten nga shikimi i grave dhe i vajzave nëpër tregje. Çka të bëj? Çka më sugjeroni dhe këshilloni? Dijetari ia dha një gotë me qumësht të mbushur përplot dhe e porositi që ta dërgon deri në një vend të caktuar ku ndërkohë do të duhet të kalon nëpër treg pa mos e derdhur aspak qumështin nga gota. Dijetari e thirri njërin nga nxënësit e tij ta shoqëron djaloshin deri në vendin e caktuar dhe e porositi ta rrah para të gjithë njerëzve nëse e derdh qumështin. Dhe me të vërtet ... djaloshi e dërgoi qumështin deri në vendin e caktuar pa mos e derdhur aspak nga gota. Kur e pyeti dijetari se sa njerëz dhe vajza i shikove për rruge, djaloshi iu përgjigj: Dijetari im, nuk pash asgjë përreth meje. Isha i frikësuar se do të rrihem dhe do të poshtërohem para njerëzve nëse e derdhi qumështin. Atëherë dijetari i tha: Kës

Dy fëmijë në Luftën e Uhudit

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu Vëllezër dhe motra të nderuara, në një Ligjeratë të mbajtur nga një dijetarë i Afrikës së Jugut, dijetari përmendi një hadith të cilin desha ta ndajë me ju. Në të thuhet si vijon: Në luftën e Uhudit, kur muslimanët tuboheshin për të shkuar në luftë, erdhën dy fëmijë (12 dhe 13 vjeçarë), njëri prej tyre quhej Rafi´ ibn Hatixh ndërsa tjetri Samra ibn Xhundub dhe kërkuan nga i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) që t´i lejojë të marrin pjesë në luftë, mirëpo i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) u tha që të kthehen dhe ata respektuan urdhërin e të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe u kthyen. Babai i njërit prej atyre dy fëmijëve të kthyer erdhi tek i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem dhe i tha: " O i Dërguari i All-llahut, ti nuk i ke lejuar birit tim që të marrë pjesë në luftë dhe unë respektoj vendimin dhe urdhërin tënd. Vetëm se, biri im është shenjëtarë shumë

Sadakaja e pranuar -tregim islam

Sadakaja e pranuar I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Një njeri tha: “Do të jap sadaka.” Doli dhe e dha sadakanë në dorë të një hajni. Të nesërmen të tjerët thoshin: “Dje ky njeri i ka dhënë sadaka hajnit.” Ai tha në vetvete: “O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi! Unë prapë do të jap sadaka.” Del nga shtëpia dhe i jep sadaka një prostitute. Të nesërmen njerëzit thoshin se ky njeri i ka dhënë sadaka prostitutës!” Ai tha në vetvete: “O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi! Unë prapë do të jap sadaka.” Kështu që del nga shtëpia dhe i jep sadaka një të pasuri. Të nesërmen njerëzit thoshin se ai i ka dhënë sadaka një të pasuri. Ai tha në vetvete: “O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi, për atë që i kam dhënë sadaka: hajnit, prostitutës dhe të pasurit!” Atij pastaj i paraqitet (në ëndërr) një zë duke i thënë: “Sadakaja e jote e dhënë hajnit ndikoi që ai të largohet nga vjedhja; sadakaja e jote e dhënë prostitutës ndikoi që ajo të largohet nga prostitucioni; sadakaja e jote e

Këshillat e Llukmanit a.s

Këshillat e Llukmanit a.s Djali im, kalova pranë shumë Pejgamberëve dhe përfitova prej tyre tetë urtësi: - Kur të jesh në namaz, ruaje zemrën tënde. - Kur të jesh në tubime me njerëz, ruaje gjuhen tënde. - Kur të jesh në shtëpitë e tyre, ruaje shikimin tënd. - Kur të jesh në ushqim, ruaje stomakun tënd. Dy gjëra mos i përmend kurrë: - Të keqen që ta bën dikush dhe, - Të mirën që ia bën dikujt. Dy gjëra mos i harro kurrë: - Allahun e Madhnum dhe, - Shtëpinë e përhershme (ahiretin). Djali im, kam bartur gur dhe hekur, mirëpo nuk kam gjetur asgjë më të rëndë se borxhi. I shijova te gjitha mirësitë e nuk shijova asgjë më të mirë se shëndeti. I shijova te gjitha të hidhurat e nuk shijova asgjë më të hidhur se nevoja ime për njerëzit. Djali im, me të vërtetë prindërit janë derë prej dyerve të xhenetit, nëse ata janë të kënaqur me ty, vazhdo për në xhenet, e nëse janë të hidhëruar, të është bërë perde (pengesë) për në xhenet. Djali im, mos rri me njerëz të prishur dhe

Dëshirat e plakut

               Dëshirat e plakut Vëllezër dhe motra! Eselamu alejkum! Është mirë të mësojmë nga ngjarja e një të moshuari. Ndodhia në fjalë zgjon interesim, ofron dobi dhe mësime. Një plak i shtyrë në moshë gjendej i shtrirë në shtratin e vdekjes. Rreth tij ishin tubuar anëtarët e familjes, të afërmit dhe miqtë. Momentet e fundit të vdekjes... qimet e bardha i kishin mbuluar kokën, shenjat e pleqërisë vëreheshin dukshëm, por ai ishte i përmbajtur në fytyrë. Të gjithë rreth tij shikonin me kujdes dhe vëmendje. Mbretëronte qetësia.. Plaku filloi të flasë: -O bijtë e mi! Kur i mbusha të njëzetat, kisha ambicie, aspirata dhe synime të mëdha. Ato ishin gjithëpërfshirëse, synoja të ndryshoja për së miri tërë dynjanë (botën), të bëja një përmirësim të shkëlqyer. Këto ishin ëndrrat e mia! Kaluan vitet, i bëra njëzet e një, njëzet e dy, njëzet e tre... arrita në të tridhjetat. Kështu e pashë veten se gjatë kësaj periudhe kohore vetëm kisha menduar, por asgjë nuk kis

Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s

Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira... Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin "El- Vabilus-Saj-jib”. Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: "Ky është hadith madhështor, me pozitë të lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim komplet për shkak të përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojën e krijesave për të... Ky është hadithi i Seid Ibën Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibën Semure Ibën Xhundub, i cili thotë: "Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ne ishim në "Suf-fe” në Medine. U ngrit në këmbë e tha: "Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme. Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i Vdekjes për t’ia marrë shpirtin... Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe

Emanetu Feridetun

                   EMANETU FERIDETUN Muhamed s.a.v.s. ka thënë: “Një njeri e bleu nga një njeri tjetër një pronë të tokës, dhe në atë pronë, më vonë, gjen një qese me ari. Shkon e i thotë pronarit të mëhershëm: “Merre arin, se unë nga ti kam blerë tokën, e jo arin.” Pronari i tokës i thotë: “Unë ta kam shitur token tërë atë që është në të”. Shkuan te një njeri, gjykatës, për të gjykuar mes tyre. Gjykatësi i tyre u thotë: “A keni fëmijë?” Njëri thotë: “Kam një djalë”, e tjetri thotë: “Kam një vajzë.” Pastaj ai u thotë: “Martoni fëmijët tuaj mes veti, pra djalin me vajzën, kështu që arin e trashëguan ata të dy.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) amaneti, amenetet, amaneti, tregime islame, tregim islam,tregime islame, amanet,

TREGIMI I ROBIT XHUREJXH

                                            TREGIMI I ROBIT XHUREJXH Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Xhurejxhi ka qenë rob i devotshëm. Ai është vetmuar në një faltore vetëm për adhurim. Deri sa ishte duke u falur, i shkon nëna dhe e thërret: “O xhurejxh!” E ai në namaz thotë: “O Zoti im, nëna ime dhe namazi im, në të njëjtën kohë.” Kështu ai vendos ta falë namazin, e nëna kthehet (pa përgjigje). Të nesërmen, prapë, deri sa ai ishte duke u falur, i vjen nëna dhe e thërret: O Xhurejxh! E ai i thotë: “O Zoti im, nëna ime dhe namazi im, në të njëjtën kohë (cilës t’i përgjigjem dhe çka është më së miri?)” dhe vazhdon namazin, e nëna prapë kthehet pa përgjigje. Po ashtu prapë të nesërmen, deri sa ishte duke u falur, i shkon nëna dhe e thërret: “O Xhurejxh!” E ai prapë thotë: “O Zoti im! Nëna ime dhe namazi im, dhe e vazhdon namazin. Nëna tha: “Mos vdeksh, derisa të shohësh fytyrat e lavireve!” Bëni israilët e përmendin shumë me nam Xhurejxhin dhe ibadetin

TREGIMI I TË ZGJEBOSURIT, TË VERBËTIT DHE QELIT

TREGIMI I TË ZGJEBOSURIT, TË VERBËTIT DHE QELIT Atë, i cili duron në vështirësi dhe në probleme, të cilat i paraqiten, Zoti e shpërblen me të mira. Kush e falënderon për të mirat që ia jep Zoti, ia shumëfishon ato të mira. Kur dëshiron Allahu që të dënojë ndokënd, i cili punon punë të këqija, dërgon melaqe për t’i dënuar. Ose nëse një popull vepron me padrejtësi, Zoti dërgon melaqet për ta shkatërruar atë popull. Kështu ka ndodhur me popullin e Lutit a.s. Ai i këshillonte, i udhëzonte në punë të mira, mirëpo populli i tij nuk e dëgjoi. Për këtë arsye Zoti i Madhëruar dërgoi melaqet, të cilat shkatërruan këtë popull. Po me të njëjtën mënyrë, nëse dikush punon punë të mira, Zoti dërgon melaqe për t’i dhënë atij të mira të shumta. Të shohim çfarë ka ndodhur me tre persona të një vendi, ku njëri e kishte zgjebën, i dyti ishte pa flokë (qel) dhe i treti i verbër. Që të tre kishin të meta, që të tre ishin të vetmuar, nuk u ndihmonte askush, por vetëm largoheshin prej tyre për shkak të sëmu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more