Skip to main content

A ESHTE ZOTI I DREJTE APO I PADREJTE ?!


A ESHTE ZOTI I DREJTE APO I PADREJTE ?!

(Tregim interesant)

Thuhet se një grua vajti tek profeti Daut a.s dhe e pyeti si me gjysmë zëri:”O profet i Zotit! A është Zoti i drejtë apo i padrejtë?!”

Dauti a.s i tha:”E mjera ti! Ai është drejtësia absolute! Pa më thuaj, ç’të ka ngjarë që e bën këtë pyetje?”
Gruaja iu përgjigj:”Unë jam grua e ve dhe nënë e tri vajzave jetime. Siguroj bukën e gojës për veten dhe vajzat me pëlhurat që tjerr në tezgjah.

Një ditë, u nisa për në treg, për të shitur punimet e mia, të cilat i kisha mbështjellë me një pëlhurë të kuqe.

Gjersa isha ulur të marr një frymë nën një pemë, vjen një shpend i madh dhe e rrëmben pëlhurën me gjithë punimet e mia dhe fluturon larg. Kjo që më ndodhi ishte një fatkeqësi e madhe për mua, pasi tani s’kam ç’tju çoj vajzave të mia për të ngrënë. Prandaj erdha të qaj hallin tim tek ti.”

Ndërkohë që Dauti alejhi selam po orvatej ta qetësojë, troket dera dhe hyjnë dhjetë tregtarë. Secili prej tyre mbante në dorë njëqind dinar ari, të cilat ia zgjatën Dautit alejhi selam duke i thënë:

”Jepja dikujt që i meriton o i Derguari i Zotit !”

Dauti a.s i pyet:”Po ç’eshte kjo ? Çfarë u detyroi ta bëni këtë akt bamirësie?”

Ata i thanë: ” O i Derguar i Zotit! Ishim në lundrim dhe për shkak të një stuhie, anijes iu shkaktua një vrimë, nga e cila filloi të hyjë ujë. Në një moment tepër kritik, vjen një shpend i fuqishëm dhe na hedh një pëlhurë me punime dore, me të cilat ne bllokuam të çarën e anijes. Për ne, kjo ishte direkt ndihma e Zotit të lartësuar, për të na shpëtuar jetën. Që atehere, vendosëm që secili prej nesh do të japë nga njëqind dinar ari si lëmoshë. Prandaj i sollëm që t’ia japësh kujt të duash ! ”

Dauti alejhi selam duke buzëqeshur, iu kthye gruas dhe i tha:
”Një Zot që bën biznes dhe investon pasurinë tënde në tokë e në det, a mund të jetë veçse i drejtë dhe i dhembshur ?! ”

Gjithmone te kemi mendim te mire per Zotin tone, se padyshim qe Ai na e done gjithmone te miren, nese jemi te bindur ndaj Tij !

Allahu na dhashte perfundim te mire!

Burimi : Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more