Skip to main content

BABAI IM, PSE NUK E FAL NAMAZIN E SABAHUT?!



Një ditë nga ditët mësuesi gjatë orës së mësimit filloi të flet për namazin, e në veçanti për vlerën dhe rëndësinë e namazit të sabahut. Fjalimi i mësuesit ishte shumë prekës dhe ishte një mesazh i rëndësishëm për çunat që i mësonte të klasës së tretë të shkollës fillore. Në mesin e atyre çunave gjendej një çun, i cili u ndikua shumë nga fjalimi i mësuesit të tij.

Ai më herët asnjëherë nuk e kishte falur namazin e sabahut, as ai e as familja e tij!! Kur u kthye në shtëpi, filloi të mendon për të nesërmen, se si të zgjohet për namazin e sabahut!? Mendoi, mendoi dhe në fund nuk gjeti asnjë zgjidhje tjetër, përveç se tanë natën të mos flenë dhe ta pret kohën e namazit të sabahut! Dhe me të vërtet, e realizoi atë që e mendoi!! Kur e dëgjoi ezanin, doli nga shtëpia dhe u nis drejt xhamisë për ta falur namazin e sabahut, mirëpo rrugës i doli një problem?! Xhamia ishte shumë larg dhe frikohej të shkon i vetëm. Nga mërzia filloi të qan dhe u ul para dere, kur në ato momente papritmas e dëgjoi zhurmën e këpucëve që vinte nga rruga. E hapi derën dhe doli shpejt! Kur doli jashtë e vërejti një plak të cilin e njihte, ishte gjyshi i shokut të tij Ahmedit, djalit të fqiut. Plaku ishte nisur në drejtim të xhamisë për ta falur namazin dhe fëmija filloi të i shkon pas, mirëpo me qetësi të madhe që të mos e vëren plaku. Çuni frikohej se nëse plaku e vëren se i shkon pas shpine, do ta lajmëron familjen e tij dhe ata do ta ndalin nga namazi dhe do ta dënojnë.

Në këtë mënyrë veproi një periudhë të gjatë, për çdo mëngjes dilte e priste plakun dhe i shkonte pas shpine deri në xhami, e pastaj kthehej në shtëpi. Mirëpo pas një periudhë plaku ndërroi jetë, dhe kur e kuptoi çuni u mërzit tepër derisa filloi të qan pandërprerë. Prindi i tij kur e pa të birin në atë gjendje u çudit dhe e pyeti duke i thënë: O biri im, pse po qan për plakun shumë? Ai nuk ka qenë mosha e jote që të luash me të dhe nuk ka qenë i afërmi jot e mos ta shohësh më?! - Shikoi çuni prindin e vet me sy të lotuara e të pikëlluara dhe i tha: Më mirë kishte qenë që ti të vdesësh,e jo plaku?! - Prindi nga këto fjalë të birit u tremb, dhe u çudit se pse ia thotë i biri këto fjalë dhe pse e donë plakun aq shum?! - Ky çun i dashur iu përgjigj prindit dhe i tha: Unë nuk qaj se e humba as për atë e as për atë?! - E atëherë pse qan, e pyeti prindi?? - Qaj për hir të namazit! Po, për hir të namazit!!

Dhe duke i rrjedhur lotët i tha: O prindi im pse, pse nuk e fal namazin e sabahut?? Pse o babai im, nuk bëhesh sikurse ai plaku dhe sikurse shumë të tjerë të cilët i pash se e falnin namazin?! - Ku i vërejte ata se e falnin namazin, u çudit prindi?! Në xhami,o prindi im!! - Si ka mundësi ti kishe parë ti në xhami, u çudit prindi?!

Çuni në fund ia shpjegoi rastin dhe ia qartësoi se si shkonte në namazin e sabahut pas plakut edhe atë për çdo ditë!! Nga fjalët e të birit, prindi u prek dhe u ndikua shumë, derisa filloi lëkura t'i rrëqethet dhe lotët t'i rrjedhin dhe në fund ta përqafon të birin.

Nga ajo ditë, ai asnjëherë nuk e la namazin në xhami.

I lumtë atij prindi ... i lumtë atij çuni ... dhe i lumtë atij mësuesi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more