Skip to main content

XHELOZIA, KU MË DËRGOI!


XHELOZIA, KU MË DËRGOI!

Një vajzë, e cila gjendej në brendësinë e Haremit në Meke, na rrëfen dhe thotë: Brenda Haremit në Meke e vërejta një plakë e cila falej, qante dhe i ngrinte duart e saj dhe i lutej Allahut duke qarë. Më herët nuk kisha parë si kjo plakë dhe kjo më ngjalli interes të shkoj dhe të ulem afër saj dhe ta pyes për gjendjen e saj. Iu afrova dhe i thash: Oj nëna ime, çka është problemi me ty?! E shoh se qan shumë, cili është tregimi jot?! - Plaka duke i rrjedhur lotët më tha: Qaj nga dënimi i vetes!

I thash: Si ashtu?!

Mu përgjigj: Isha e martuar me një burrë dhe e dashuronim njëri-tjetrin marrëzisht, mirëpo Allahu gjatë martesës me të nuk na furnizoi me fëmi. Kjo filloi të ndikon në jetën tonë dhe fillova të mërzitem për burrin tim, derisa i propozova të martohet me një grua të dytë. Ai refuzoi menjëherë, mirëpo unë këmbëngulja në kërkesën time me ditë, me javë, me muaj, derisa në fund edhe pranoi.

E zgjodhi një vajzë dhe e fejoi dhe unë isha prezente me të kur e martoi. Pas një kohe filloi të paraqitet në zemrën time zjarri i xhelozisë kur e shihja se ai anon kah ajo më së shumti, e sidomos kur mbeti shtatzëne dhe ia lindë një djalë të bukur. Çdo ditë më shtohej zilia dhe xhelozia ndaj saj, e sidomos kur e shihja se i afrohet asaj më shumë se sa mua. Një ditë më erdhi dhe më tha se dëshiron të udhëton me gruan e re dhe se do ta len fëmijën me mua. Unë pranova pa diskutim, për arsye se nuk kishte tjetër kush të kujdeset për të përveç meje. Ditën e parë të udhëtimit fëmija qëndronte para meje dhe luante. Ishte një natë dimri e ftohët dhe acari, i mora disa drunj dhe e ndeza zjarrin që të ngrohet dhoma. Fëmija duke lozur, ndërkohë mua zjarri i xhelozisë dhe zilisë ma digjte zemrën, iu afrua zjarrit dhe e kapi një gacë dhe unë shpejtova kah ai, mirëpo në vend se t'ia largoj dorën nga zjarri, unë ia mbajta edhe më tepër derisa dora e tij u shkrumbua mbi zjarr. U qetësua zjarri i zemrës sime, mirëpo nuk u fik tërësisht.

Pas ndodhisë, disa orë më vonë më erdhi lajmi se burri im dhe gruaja e tij e re kishin bërë ndeshje dhe kishin vdekur të dytë. U ndjeva e vetmuar pa askënd afër, përveç se këtij fëmijës me dorë të djegur.

Fëmija filloi të rritet, kurse mua brenda kohe dashuria ndaj tij filloi të më shtohet dhe ai gjithashtu më donte shumë. Ai u bë përgjegjësi im, ai përkujdeset për mua dhe i kryen nevojat e mia. Me mua ka qenë gjithmonë i butë dhe i sjellshëm duke i respektuar ligjet e Allahut dhe duke më thërritur me emrin "nënë". Çdo herë kur më thërret me këtë emër, zemra ime digjet nga pikëllimi e mërzia dhe çdo herë kur ia shoh dorën e tij të djegur, zemra ime copëtohet dhe qaj shumë.

Nuk e di se si do të ishte gjendja ima pa këtë fëmi.

Allahu i Madhëruar thotë: "Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini". Bekare 216.


Nga arabishtja: Irfan JAHIU
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more