Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Mistere

E çuditshme: Nazistët u përpoqën të "ringjallin" një specie të zhdukur!

    Regjimi nazist, me urdhrin e drejtpërdrejtë të Adolf Hitlerit, u përpoq të ringjall një lloj mëzati që është zhdukur në shekullin XVII. Ky ishte një mëzat i madh që peshonte më shumë se një tonelatë, dhe që jetonte në Evropë e Azi. Lloji njihej si tur. Shefi i aviacionit, Hermann Göring, ishte adhurues i gjuetisë, ndërsa këtë soj e shihte si një sfidë të veçantë të gjahut. Kështu, shkencëtarët e asaj kohe me metodën e kryqëzimeve të llojeve ekzistuese donin të krijonin specien e zhdukur. Por, nuk patën kohë t’ia dalin, transmeton Telegrafi. Po ashtu, të njëjtin projekt e synuan shkencëtarët në vitin 2010, por prapë nuk ia dolën. Pos për gjueti, kjo specie për nazistët do të përdorej edhe për qëllime propagande. Por, se si do të përdorej, kjo nuk u arrit të kuptohet. Burimi: Gazeta Express

Krijesa e mistershme që doli nga deti

                Një krijesë e çuditshme ka dalë në dritë në plazhin e Wellsit. Krijesa misterioze me ”fytyrën e një kali, trupin e një derri, dhe kthetrat e një ariu” është zbuluar në plazhet e Wellsit Jugor. Këtë krijesë së pari e hasi qeni i një kalimtari me emrin Peter Balley përderisa ishin duke u shëtitur nëpër rërën e plazhit Tenby në Wells. Balley i bëri disa fotografi krijesës dhe ua kaloi ato autoriteteve të plazhit, mirëpo ata më vonë me anë të zëdhënësit të tyre kanë thënë së krijesa e gjetur nga Peter ishte një qen i llojit Jack Rusell. Por djaloshi që "zbuloi" krijesën këmbënguli se ajo ishte një përbindësh sepse ishte tepër e madhe për të qenë qen. Ai tha së kishte përshtypje se ajo gjë kishte fytyre kali,trup derri dhe kthetrat e një ariu. Krijesa si e tillë ishte e neveritshme dhe e dekompozuar, pa flokë, tha ai. Fotot e krijesës iu dërguan doktorit Dan Forman nga Kolegji i Shkencave në Swansea kurse ai tha se fakti që krijesa i ka 5 gishtërin

Gjeniu belg, e mendoi internetin 100 vjet më parë

            Njerëzit ishin duke punuar në HyperText – që përdoret nga shfletuesit e web-it për të ndërlidhur informacionet – shumë kohë para kompjuterëve e madje edhe para Vannevar Bushit i cili ka shtruar themelet e HyperTextit në një artikull të vitit 1945. Në fakt, gjithçka kishte ndodhur para shekullit XX. Një gjeni belg i quajtur Pol Otlet, shtroi në vitin 1895 idenë për “bibliotekat universale” për t’i dhënë secilit qasje në një numër të madh të librave. Më 1934 ai e kishte përpunuar idenë në “teleskopët elektronikë” që do t’i ndërlidhnin njerëzit menjëherë me librat, filmat, audio incizimet dhe fotot, transmeton Telegrafi. Sot gjithçka duket e thjeshtë, por pak kush kishte ide të tilla në atë kohë. Otlet i kishte bashkuar forcat me mendimtarët radikale, si nobelistiHenryLafontaine dhe gjeniu i arkitekturës Le Courbusier, për të hartuar një arkiv global gazetash, të shoqatave në rrjet, dhe muzeut me 150 dhoma. Edhe pse ato ide kanë mbetur vetëm ëndrra, në nj

Parashikimet për 2014-n të bëra nga Isaac Asimov në vitin 1964

         Shumë vite më parë, në vitin 1964, Isaac Asimov, një biokimist dhe një shkrimtar rus me nënshtetësi amerikane, bëri disa parashikime për vitin 2014, të cilat duket se i ka gjetur pothuajse të gjitha! 10. Ekranet e mëdhenj apo të vegjël dhe shumëngjyrësh do të jenë kudo për të komunikuar dhe për të përçuar informacion. - Isaac Asimov, ashtu siç raportohet nga një artikull interesant nga “New York Times”, kishte parashikuar që në vitin 2014, bota do të ishte përplot me ekrane të tillë, të cilët do të shërbenin si për komunikim ashtu edhe për të përçuar informacion. Në fakt, kështu janë ata që ne po i përdorim gjerësisht: smartphone-t, tablet-ët, kompjuterët, televizorët dhe ekranet gjigantë të vendosur nëpër rrugët e qyteteve. Ne mund të kemi qasje gjithmonë për informacionet që na interesojnë! 9. Do të jetë e mundur të shihni persona të cilët ndodhen shumë larg jush nëpërmjet ekraneve dhe të komunikoni shumë lehtë në kohë reale. – Ka arritur të sho

Llojet e jashtëtokësorëve

                        Jo të gjitha llojet jashtëtokësorë janë listuar dhe përshkruar. LLOJI Jashtëtokësorë 1: Grit. Nga ky lloj ka disa nënlloje. Gjitha tentojnë të shfaqen në ngjyrë gri dhe për këtë arsye janë të referuar si "gri." LLOJI GRI A: Ky është lloji më i zakonshëm që na referohen si gri. Gjithashtu i njohur si Zeta Reticuli nga sistemi yllit Zeta Reticulan (ylli Bernard) zona fqinje e Orionit. Ata funksionojnë në një mënyrë që është me sa duket ushtarake në natyrë me një ngurtësi të përcaktuar nga struktura shoqërore që mban shkenca dhe "botë pushtues" për me qen levizesit kryesor. Ata janë zakonisht rreth 1.37 metra të gjatë me krerë të mëdhenj dhe sy me një mbeshtjelles të zi. Ata kanë kufizuar tiparet e fytyrës, gojën si vrimë dhe pa hundë. Ata kanë evoluar më tej nevojën për sisteme riprodhuese apo sistemeve që ndihmon tretjen e ushqimit dhe të riprodhimit nga klonimi. Gjenetika e tyre është bazuar pjesërisht në gjenetikë insektes

Alarm zyrtar nga SHBA: Toka në prag të një stuhie të madhe

                       Dielli mund të shkaktojë stuhi të fuqishme në Tokë që do të sillnin ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe çorjentimin e sistemit satelitor, GPS. Ndërkohë që Dielli është pothuaje në kulmin e ciklit të tij 11 vjeçar të shpërthimeve, shkencëtarët thonë se stuhi të forta mund të vijnë në Tokë. Shpërthimet duken si njolla diellore. Shkencëtarët si Michael Wiltberger në Observatorin e Lartësive të Mëdha në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Armosferike në Boulder të Kolorados i emërtojnë ato CME, ose shpërthime masive të koronës, raporton Zëri i Amerikës. “Vëzhgimi i ciklit diellor është shumë i hershëm. Kur Galileoja e drejtoi teleskopin e tij nga Dielli, ai pa njolla në sipërfaqe. Shkencëtrët kanë mbajtur shënime për njollat e konstatuara që nga ajo kohë. Pra ne kemi të dhëna prej rreth 200 vjetësh për njollat diellore”. Wiltberger po ndërton modele kompjuterike për të ndjekur ciklin e Diellit që do të shërbejnë për të parashikuar më mirë

Gati për jashtëtokësorët

                         Një grup shkencëtarësh britanikë thonë se qeveritë botërore kanë filluar të përgatiten në një mënyrë të sinkronizuar për takimin përfundimtar me banorët jashtëtokësorë . Në revistën shkencore “Philosophical Transactions Α” të Royal Society, instituti britanik dhe një grup shkencëtarësh, nënvizojnë për herë të parë në historinë e njerëzimit hapur se nuk jemi të vetëm në Univers. “Nëse kjo do të thotë se nuk jemi vetëm, atëherë kjo ndikon në atë se si njerëzimi e koncepton vetveten dhe duhet të jemi përgatitur për pasojat”, thonë studiuesit Martin Dominik dhe John C. Zarnecki në hyrje të raportit të ty re. Në këtë raport shkencorë thuhet se mungesa e koordinimit, mund të shmanget me krijimin e një platforme më të gjerë në nivel global duke u rregulluar dhe ligjëruar nga politika ndërkombëtare. Shkencëtarët thonë se Kombet e Bashkuara kanë krijuar tashmë një mekanizëm institucional që nga viti 1959: Komisionin Extra Space, ku hetojnë struktura d

Si jetohet në hapësirë

           Pas dhjetë vjetësh, stacioni hapësinor ndërkombëtar është thuajse gati. Një shtëpi e madhe ku mund të hash, lahesh, punosh dhe lëvizësh. Por, për të gjitha këto duhet të jesh ekspert Në orën 18:41 të 27 tetorit, një dritë e vogël u shfaq në qiell, para se të zhdukej në errësirë. Shumë njerëz, as që e vunë re fare, por për disa të tjerë ishte njëlloj sikur panë dritat e shtëpisë. Nga Toka nuk është se shihej shumë. Nëse do të mundje t’i afroheshe, do të dalloje një bllok të shndritshëm tubash të ndërthurur me pjesë metalike në fund, të dy paneleve gjigante në formën e krahëve. Përmasat janë ato të një shtëpie me pesë dhoma, por është e vështirë të mendosh për një banesë të ndërtuar në kushte ekstreme. Ajo që nga larg duket si një dritë që ndriçon në qiell, është drita e diellit e reflektuar në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Pas më shumë se dhjetë vjetësh, punët për ndërtimin e saj janë duke përfunduar dhe më në fund astronautët do të mund të lëvizin të

Fantazma në rrugë, xhirohet nga kamerat e sigurisë!? (Video)

              Videoja e bërë nga kamerat e vëzhgimit tregon habinë e një shoferi. Në video shihet shoferi që vozit natën në Kuala Lumpur të Malajzisë, kur për një çast parakalon një hije. Kur shoferi dhe udhëtari tjetër dalin, nuk shohin asgjë. Se a është i vërtet ky xhirim apo jo, gjykojeni ju. Burimi: Telegrafi

Në të ardhmen pritet që energjinë ta marrim nga rrezet e diellit (Video)

        Dielli prodhon më shumë energji sesa ne mund ta konsumojmë dhe do të vazhdojë të bëj kështu edhe për pesë miliard vjet të ardhshëm, por për ta shfrytëzuar këtë energji ne duhet të jemi të zgjuar. Dielli gjendet 143 milion km nga toka, kurse flaka e shpërndarjes së valëve që bëjnë rrugën tek ne, ulin efektin për shkak edhe të dendësisë së atmosferës. Nga koha kur ato arrin në sipërfaqe, ne sillemi me një fraksion të energjisë që mund të absorbojmë, por ne mund të reduktojmë distancën në mes të kolektorit të energjisë diellore dhe Diellit, me anë të ndonjë sateliti në hapësirë. Andaj kjo është zgjidhja logjike për të vendosur kolektorin tonë të energjisë diellore jashtë atmosferës së Tokës – dhe të përdorim panelet diellorë për energji të anijeve kozmike një gjë që e bëjmë prej vitit 1958, kështu që kjo nuk është se ne nuk e dimë si ta shfrytëzojmë energjinë diellore nga hapësira. Problemi, pra është se si ta kthejmë atë në tokë. Andaj pas disa dekadave të p

UFO shëtitet në rrugët e Rusisë (Video)

                   Kjo video shfaq momentin kur një UFO kalon nëpër një rrugë në një zonë industriale në Rusi. Videoja e gjatë 44 sekonda, e publikuar në YouTube, shfaq një objekt të bardhë që fluturon në zonën industriale të Prokopyevskyt, Rusi. Klipi është shikuar më shumë se 30 mijë herë dhe ka më shumë se 56 komente nga Ufologët, që kanë tentuar të sqarojnë fenomenin e çuditshëm. Një postues i njohur me emrin Russell Davis nga Anglia ka thënë se një gjë të ngjashme e sheh 12 herë në ditë në qytetin e tij Shrewsbury. “Ata dalin natën që t’i shmangen ushtrisë dhe kontrolleve të shumta”, ka komentuar ai. “Këta janë jashtëtokësorë të vegjël që dërgohen nga një anije më e madhe. Ata monitorojnë emocionet dhe sjelljet e njerëzimit”, ka shkruar Davis. Burimi: Gazeta Express

Vijat e Nazca më të vjetrat? Në Peru ka 3 shekuj më antike!

                        Thyhet rekordi i antikitetit, pas zbulimit të bërë nga Charls Stanish i departamentit të Antropologjisë në Universitetin e Kalifornisë. Është thyer rekordi i antikitetit të dizenjimeve gjigante të gjurmuara në terren e që deri më sot i takonte qytetërimit peruan të Nazca. Një grup ndërkombëtar kërkimi, i udhëhequr nga Charls Stanish i departamentit të Antropologjisë në Universitetin e Kalifornisë, ka zbuluar pista të quajtura gjeoglife, që rezultojnë të jenë më të vjetra prej të paktën tre shekujsh. Zbulimi është publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave Amerikane, "Pnas". Gjeoglifet janë pikasur në lëndinën e Chinchas në bregun jugor të Perusë dhe duket se janë të periudhës së qytetërimit Paracas, mes viteve 800-1000 para Krishtit. Kërkimet arkeologjike kanë sjellë në dritë 5 grumbuj gurësh ceremonialë në formë ovale, nga të cilat rrezatojnë 71 linja mijëra metra të gjata, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 40 kilometra katrorë. Të gjithë li

Zbulohet dinozauri hundëgjatë “Pinokio”

                         Dinozauri e ka marrë nofkën Pinokio – për shkak të hundës së tij të gjatë – kurse është zbuluar nga shkencëtarët të cilët thonë se i takon familjes së dinozaurëve Tyrannosaurus. Një dinozaur komik hundëgjatë ka marrë nofkën Pinokio pasi që është zbuluar nga shkencëtarët, e të cilët thonë se ai i takon familjes së njëjtë të Tyrannosaurëve. Ekspertët thonë se tyrannosauri me hundë të gjatë është po aq mishngrënës dhe vrasës si dinozaurët e tjerë pavarësisht pamjes së tij më të vogël. Mbetjet e këtij lloji janë gjetur afër qytetit Ganzhou në Kinën Jugore. Hulumtuesit besojnë që shtaza, e cila ka pasur bisht dhe ka jetuar në Tokë 66 milion vjet më parë, ishte një mishngrënës i frikshëm kurse jetoj në Azi gjatë periudhës së Cretaceous. Eshtrat ishin zbuluar nga punëtoret e një firme ndërtimore të cilët i dërguan ato në muzeun lokal. Ekspertët nga Akademia e Shkencës dhe Gjeologjisë në Kinë dhe Universiteti i Edinburgh e kanë ekzaminuar mbetje

Krijesat e çuditshme në Fukushima

              Fukushima është vendi ku ne 11 mars te vitit 2011 si pasoje e një tërmeti nënujor, pasuar me një cunam të papare, u dëmtua në mënyrë të rrezikshme centrali bërthamor me të njëjtin emër. Kohet e fundit në ujërat që lagin këtë zone janë peshkuar në det disa lloj peshqish të cilët është me mirë të quhen krijesa të çuditshme ujore, për shkak të faktit se ato ngjajnë më shumë me një miksturë ndërmjet peshkaqenit, salmonit dhe ngjalave. Peshqit kanë një gjatësi trupi që shkon nga 10 deri ne 15 cm, dhe sipas specialisteve të fushës, më shumë gjasa janë pasoja të drejtpërdrejta të mutacioneve që mund të kenë ndodhur në vijim të tragjedisë nukleare të Fukushima-s. Burimi: Gazeta Express  

HD Livestream: Shikojeni Tokën nga Stacioni Hapësinor 24/7

                         Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) më në fund ka vendosur webkamera në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Në fakt kamerat - të gjitha në HD - do të transmetojnë live pamje HD të Tokës, nga perspektiva e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Kamerat janë vendosur në kuadër të eksperimentit - “ The High Definition Earth Viewing (HDEV)”. Edhe pse temperatura është e kontrolluar, kamerat janë të ekspozuar ndaj rrezatimit nga dielli, i cili do të lejojë astronautët të kuptojnë se si rrezatimi ndikon te instrumentet. Live streaming video by Ustream

Rikthehet këmbëmadhi. Filmohet në Kanada (Video)

          Legjendari i mbiquajtur këmbëmadhi, një qenie me dy këmbë që sipas gojëdhënave jeton nëpër male të humbura njoftohet se është parë në malet e thella të Kanadasë. Për ekzistencën e kësaj qenieje tashmë shumë misterioze ka shumë informacione, asnjë prej të cilave deri tani nuk ka qenë në gjendje të thotë fjalën e fundit për këtë mister. Rasti i fundit vjen nga Kanadaja. Në këtë rast kemi të bëjmë me një filmim të një alpinisti kanadez, i cili ka mundur të fiksoje me videokameran e tij një krijesë që lëvizte neë malet e larta me dëborë në rajonin e thellë të Squamish-it në Kanada. Ai ishte në gjendje te lëvizte, ndonëse pamjet vijnë prej shumë larg, dhe janë vështirë të identifikueshme, edhe në pendenca, të cilat janë të pamundura nga njerëzit pa mjetet e nevojshme në të tilla raste. Alpinisti, Myles Lamont, e ka hedhur këtë video në YouTube, dhe aty ai shpjegon se qenia ishte trupmadhe dhe lëvizte në terrene të vështira, pa asnjë lloj pajisje dhe pa ve

6 simbole të famshme që nuk kanë kuptimin që ju besoni

                 Çdo ditë të jetës tonë u kemi atribuuar një lloj domethënie simboleve që gjenden kudo, por sot “Ndryshe” ju tregon se në të vërtetë shumë nga këto simbole nuk sinjifikojnë atë që ne besojmë! 6. Ichthys- peshku kristian Përveç kryqit, simboli më i njohur i fesë kristiane është Ichthys! Por në të vërtetë, ky simbol e ka origjinën edhe më të lashtë në krahasim me kristianizmin: e besoni ose jo bëhet fjalë për një vaginë. Në fakt, para se të quhej kështu, ai njihej me emrin Vescica Piscis, apo më saktë si “Thika e Peshkut” por njihet në italisht edhe si “Bajamja” dhe ai përdorej si simbol i pjellorisë së çdo gruaje perëndeshë, si Venera, Afërdita, Artagatis, perëndesha siriane e fertilitetit apo edhe si Grande Madre, perëndesha e famshme pagane. 5. Zemra Zemra është një nga simbolet më të përhapura në planet, që e gjejmë në të gjithë botën, në letrat e karameleve, te lodrat, te tatuazhet, kudo… pavarësisht përkatësisë kulturore. Askush nuk e ka vënë r

Hitleri dhe Stalini ishin agjente britanike

              Rokeri britanik, Bez, është i bindur se njerëzit kontrollohen nga një shoqëri sekrete dhe se Adolf Hitler ishte një agjent i dyfishte, i cili punonte për Britaninë e Madhe. Anëtari i grupit “Happy Mondays” në mars të këtij viti i shokoi të gjithë duke thënë se do të angazhohej në politike dhe se do të luftonte për një vend në Parlament duke konkurruar në vendlindjen e tij Salford, në Angli. Deri me tani, ai është përfshirë në protesta të ndryshme duke kërkuar revolucion në Britaninë e Madhe, ndërsa tani ka dalë haptas për botëkuptimet e tij rreth komploteve të ndryshme. Mark Berry (emri i vërtetë i artistit) mbështet idenë e ekzistimit të grupit 'Illuminati' dhe se figura të fuqishme në mënyrë sekrete e kontrollojnë botën, ndërsa për habinë e të gjithëve ka thënë se krye-nazisti Adolf Hitler dhe diktatori rus, Joseph Stalin, ishin agjentë britanike. Sipas tij, bankat dhe Illuminati bëjnë komplote të ndryshme për të kontrolluar boten. “Është

80 mijë videot misterioze në Youtube: Spiunë, marketing apo alienë?

                Filmime 11-sekondësh me drejtkëndësha të ngjyrosur, me tinguj elektronikë. Në dukje nuk kanë kuptim, por kanë tërhequr edhe vëmendjen e BBC, që investigon. A ka një mesazh të fshehur? A është një kod për spiunazhin? Një iniciativë e mençur marketingu? Apo një lojë në internet? Mos është shfryrja e ndonjë të çmenduri? Dikush ka ngarkuar për shtatë muaj me radhë në YouTube një video pas tjetrës me një format pothuajse identik: dhjetë pamje drejtkëndëshash ngjyrë të kuqe dhe blu, të cilët alternohen për 11 sekonda, me një muzikë në sfond që gjenerohet nga një kompjuter. Cfarë do të thotë? Kush i ka prodhuar dhe përse? Kur numri i këtyre videove arriti shifrën mbresëlënëse 80 mijë, publikuesi anonim i tyre u ndal. Stop. Fundi i transmetimeve. Heshtje. Por ndërkohë në internet kishin nisur tam-tamet për të zbuluar kush dhe çfarë fshihen prapa këtij misteri të vogël të rrjetit? Tani me të po merret edhe BBC, e cila ka ngaruar një specialistin e vet për të

A ndodhi një kiamet i vogël më 19 maj 1780

                             Tre shekuj më parë në pjesë të Amerikës Veriore, një ngjarje misterioze ktheu mëngjesin në darkë. Çfarë shkaktoi Ditën e Zezë? Gjatë mëngjesit qielli u kthye i verdhë. Kafshët vraponin të fshiheshin dhe shumë shpejt ra errësira. Njerëzit ndezën qirinj dhe nisen të luteshin. Në dreke ishte ende errësirë. Kishte ardhur fundi i botes? Dita e Zezë, ndodhi në 19 maj 1780 në New England dhe pjesë të Kanadasë. Që atëherë historianet dhe shkencëtarët kanë hedhur hipoteza të ndryshme në lidhje me origjinën e kësaj ngjarje. Sot, ka shumë teori. Ishte rezultat i një shpërthimi vullkanik, zjarr, meteor apo diçka tjetër më e çuditshme? Më shume pak njohuri shkencore në atë kohe njerëzit menduan menjëherë se kishte ardhur dita e gjykimit. Ndjesia që kishte ardhur një moment vendimtar ishte me e theksuar pasi në ditët e mëparshme dielli dhe hëna shndrisnin të kuq. Mike Dash, një historian, i cili shkruan për paranormalen, thotë që kur u përballen me e

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more