Skip to main content

Zbulohet dinozauri hundëgjatë “Pinokio”

                         Zbulohet dinozauri hundëgjatë “Pinokio”

Dinozauri e ka marrë nofkën Pinokio – për shkak të hundës së tij të gjatë – kurse është zbuluar nga shkencëtarët të cilët thonë se i takon familjes së dinozaurëve Tyrannosaurus.

Një dinozaur komik hundëgjatë ka marrë nofkën Pinokio pasi që është zbuluar nga shkencëtarët, e të cilët thonë se ai i takon familjes së njëjtë të Tyrannosaurëve.

Ekspertët thonë se tyrannosauri me hundë të gjatë është po aq mishngrënës dhe vrasës si dinozaurët e tjerë pavarësisht pamjes së tij më të vogël.

Mbetjet e këtij lloji janë gjetur afër qytetit Ganzhou në Kinën Jugore.

Hulumtuesit besojnë që shtaza, e cila ka pasur bisht dhe ka jetuar në Tokë 66 milion vjet më parë, ishte një mishngrënës i frikshëm kurse jetoj në Azi gjatë periudhës së Cretaceous.

Eshtrat ishin zbuluar nga punëtoret e një firme ndërtimore të cilët i dërguan ato në muzeun lokal. Ekspertët nga Akademia e Shkencës dhe Gjeologjisë në Kinë dhe Universiteti i Edinburgh e kanë ekzaminuar mbetjet e dinozaurit.

Me një kafkë të shtrirë dhe të gjatë, dhëmbë të shpesh prodatori i sapozbuluar duket shumë më ndryshe nga T.rex, i cili ka dhëmbë me maje dhe nofulla më të fuqishëm.

Paleontologët kanë qenë të dyshimte rreth ekzistencës së tyrannosaurit me hundë të gjatë derisa gjetën mbetjet e dinozaurit – emri i mëparshëm i të cilit ishte Qianzhousaurus sinensis – e që doli mbi Tokë në Kinën Jugore.

Para çastit të gjetjes së tij, vetëm dy fosile të tyrannosaurëve me kokë të gjatë kanë qenë zbuluar, por përderisa ata ishin të ri ishte e pa qartë se a ishin nga klasa e re e dinozaurëve apo nëse ata ishin ende në fazat e hershme të rritjes së tyre.

Ekspertët nga Universiteti i Edingburgh thanë se specia e re është një shtazë afër moshës madhore. Është e paprekur dhe “shumë mirë e ruajtur”.

Mendohet që Qianzhousaurus sinensis kanë jetuar krahë tyrannosaurëve të tjerë por nuk ishin në garë direkt me ta, pasi që ata ndoshta kanë qenë gjah dhe pre e llojeve të tjera.

Një nga autorët e studimit, Dr Steve Brussate nga Universiteti i Edinburgh për shkollën e Gjeo-Shkencës tha:

“Ky është një tyrannosaur i ndryshëm. Ka dhëmbë që janë të familjes së T.rex, por feçka e tij është shumë më e gjatë dhe ai ka një radhë të brinjëve në hundë” .

“Mund të këtë pasur një dukje komike, por ka qenë i rrezikshëm sikurse tyrannosaurët e tjerë, ndoshta pak më i shpejtë dhe vjedhës i gjahut”.

“Është një mostër e mbresëlënëse, pothuajse me skelet komplet. Me të vërtetë vlen miliona gjetja e punëtorëve e këtij skeleti”, ka shtuar ai.

Tutje për zbulimin, studiuesit kanë krijuar një degë të re të familjes së tyrannosaurëve për llojin e gjetur që e kanë hundën e gjatë dhe ata presin që edhe më shumë dinozaur t’i shtohen këtij lloji pas që gjurmimet janë duke vazhduar për të identifikuar specie të reja të tyre.

Professor Junchang Lu, nga Instituti për Gjeologji, të Akademisë së Shkencave Gjeologjike në Kinë ka thënë se “zbulimi i ri është shumë i rëndësishëm.

“Pas zbulimit të Alioramus nga Mongolia, kjo tregon se tyrannosauridët hundëgjatë kishin një shtrirje të gjerë në Azi.

“Edhe pse ne ende jemi duke mësuar për të, tyrannosaurët hundëgjatë duket se kanë qenë prodatorët që kanë përbërë grupin kryesorë të tyre në Azi”.

Detalet e studimit, që janë zbuluar nga Natural Science Foundation of China dhe National Science Foundation, pritet të botohet në revistën Nature Communications.



 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more