Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ese

Durimi, çelës i suksesit dhe ndërmarrje për prodhimin e çelësave

Të duhet vetëm pak durim për ta shmangur një zënkë, përfundimi i së cilës mund të jetë vrasja dhe shkatërrimi i familjes. Katër orë mund të lexosh pandërprerë vetëm në saje të pranisë së durimit, përndryshe në minutën e dhjetë do ta gjesh një arsye të fortë për ta plandosur për toke librin. Duke pasur durim, dy orë pa ndërprerë mund të vraposh ose ta ndjekësh trajnimin e një lloji të artit marcial. Të punosh te të orë në ditë sigurisht se të duhet durimi. Ta shkruash një libër dhe të mos kesh durim, do të thotë të shkarravitësh në fletën e bardhë paqësore. Ta propozosh një vajzë të ndershme për fejesë dhe të mos kesh durim në përgjigjet e saja të stërzgjatura, do të thotë ta humbasësh përgjithmonë atë që përjetësisht e dashuroje. Sa madhështor që është durimi, ndaj le ta kultivojmë sa më shumë këtë çelës të suksesit dhe këtë ndërmarrje për prodhimin dhe përpunimin e çelësave. Burimi: Iljasa Salihu

Njëherë ta shohim dëmin dhe dobinë, pastaj përshtypjen e njerëzve

Të pyesin se çka ruan në shtëpi, ose çfarë ke dëshirë të ruash në shtëpi, qofshin këto kafshë a shpend? Unë i them, kam dëshirë të ruaj lopë dhe ruaj pula me nja dy gjela kujdestar të tyre. Pyetësi rrufeshëm rrudh fytyrën dhe buzët e tij marrin formë të kërmillit, disi i dukem si shumë i prapambetur dhe me botëkuptim fshataresk. Ai kishte pritur të them se ruaj dhe i dua qentë në shtëpi, pastaj dal të shëtitem me qentë ose me qenin e vogël, sepse kjo na qenka qytetërim, ndërsa në gjithë këtë mendësi harrohet dobia dhe dëmi. Harrojnë se unë mjaftueshëm kam shokë e miq për të biseduar e për tu shëtitur, sa në vend të kësaj, ta marr për litari qenin e të dal të shëtis me qen për dore, siç bëjnë rëndom të “qytetëruarit”! Harrojnë se qumështi i lopës dhe vezët e pulave nuk zëvendësohen me asgjë. Harrojnë se unë jam për një jetë të shëndetshme, ndërsa nuk më intereson fare nëse ju do ta quani këtë botëkuptim timin prapambeturi ose përparim! Burimi: Iljasa Salihu

Ese: Etja për pushtet të çon drejt vdekjes!

Pushtet një fjalë që tingëllon sikur të jetë e mbushur me helm dhe vdekje. Pushteti dhe vdekja janë si lapsi dhe letra. Etja për pushtet është aq e fuqishme sa është fuqia e vdekjes mbi jetën. Njeriu që në lindje të tij ka në gjenet e tij etjen për pushtet e pasuri. Pushteti është ligësi nëse e keqprdorë fuqinë e tij, mund të shëndrrohet ose të bëhet vdekja jote e papritur. Pushteti pakufi e shkatërron shtetin dhe shoq ë rinë. Vdekja vjen krejt papritur nga një pushtet i çoroditur. Të duash pushtetin, të kesh etje për pushtet do të thote të kesh etje dhe dashuri për engjullin e vdekjes. Sa pushtete e shtete u shkatërruan, sa mbretëri e perandori u thërrmuan dhe u shëndrruan në pluhurin e historisë për shkak të etjes së tejshtuar për pushtet. Shkruar nga Rapitful

Pse të lexosh?

A ke menduar ndonjëherë, vallë për çfarë arsye janë themeluar kaq shumë shkolla e universitete të mirëfllta, si në vendin tonë ashtu dhe në mbarë botën?! Pa dyshim se gjithë ato mijëra universitete me ata miliona nxënës kanë një qëllim. Ata s’dëshirojnë tjetër veçse marrjen e dijes dhe largimin nga injoranca. E çelësi më efikas për këtë, normalisht se është leximi. Njeriu kur lexon ka dobi të panumërta. Ai duke lexuar mbushë hapësirën boshe të injorancës së tij me njohuritë e reja, që fiton gjatë leximit. Me lexim ai ruan kohën nga humbja e saj në gjëra të kota e të ndaluara. Në të njëjtën kohë ai është i larguar nga shoqërimi me njerëzit e këqinjë, të cilët do të ishin shkaktarët kryesorë të devijimit të tij, shpëton nga ata, ngase ai për vete zgjodhi mikun më të mirë, zgjodhi librin. Leximi të rrit ambicien e të bën mendjemprehtë, të shton kulturën e të shprehurit, të ndihmon të përfitosh nga përvojat e të tjerëve, gjithashtu ai të largon nga pikëllimet, brengat e përd

Sa lehtë e sa vështirë

Sa lehtë është të prishesh me një njeri dhe sa të vështira do të jenë pasojat nga kjo prishje. Ndërsa sa vështirë është të mos prishesh me një njeri me ca vese dhe sa të lehta do të jenë ditët vijuese të shoqëruara me këshilla të buta me këtë njeri tashmë të përmirësuar. Ngjashëm është me shtëpinë. Lehtë mund ta rrënosh, por ditët vijuese do të jenë të vështira pa shtëpi. Kurse me vështirësi mund ta ndërtosh një shtëpi, por pas këtij ndërtimi ditët do të jenë shumë më të mira. Ndaj, të mundohemi për mbajtjen e shoqërisë, qoftë edhe nëse mbajtja e lidhjeve shoqërore kërkon mundim, por nesër do ta keni shoqërinë si kulm mbi kokë, ku në stinën e dimrit do të mbroheni prej borës, në vjeshtë dhe në pranverë prej shiut dhe në verë prej rrezeve përvëluese të diellit! Shkruar nga : Iljasa Salihu

Të pasur, por të varfër dhe të pushtetshëm, por të palumtur

Sa të varfër më duken disa të pasur të cilët nuk nderohen për atë që janë, por për atë që kanë. Madje të mjerë më duken edhe disa pushtetar, të cilën nuk nderohen në saje të njerëzisë së tyre, por nderohen në saje të interesit që njerëzit mund ta kenë ndaj tyre. Sa i lumtur që jam, ndonëse nuk kam shumë miq, por ato që i kam, thjesht më nderojnë në saje të asaj që jam. Jam i sigurtë se ata nuk mund të kenë ndonjë interes material ose të pushtetit prej meje, sepse një gjë të tillë nuk e kam në zotërim. Nëse Zoti ndonjëherë më sprovon me këto dyja, atëherë shokët e rinj do t’i shikoj, ndërsa ata të vjetrit përpos që do t’i shikoj me përqendrim e dashamirësi, ata edhe do t’i ndiej thellë në shpirt! Burimi: Iljasa Salihu

Grua dhe krua

Grua dhe krua! Sa afër njëra tjetrës për nga shqipëtimi. Ndërsa afër mund të jenë edhe për nga kuptimi. Pranë kroit mund të freskohesh e ta shuash etjen. Ngjashëm edhe pranë gruas. Ajo përmes fjalëve dhe veprave shëmbëllyese mund të të freskon e të ta shuan etjen. Kurse në anën tjetër, me ujin që rrjedh prej kroit mund ta vadisësh barin e keq, ngjashëm edhe me fjalët që gruaja t'i thotë enkas ty në intimitet, mund t'ia tregosh të tjerëve, duke mugulluar pastaj të keqen në familje dhe në shoqëri! Burimi: Iljasa Salihu

Ata rishkuan në mërgim, por mbresat u rrënjëzuan në dheun tonë

Ata rishkuan në mërgim, por mbresat u rrënjëzuan në dheun tonë Ata erdhën. Na gëzuan. U mishëruan me gjendjen tonë. Na kuptuan e nuk na qortuan për asgjë. Kaluam shumë mirë. U lumturuam, ashtu siç ngazëllehet rrënja e shkulur në rast takimi me dheun. Biseduam e debatuam. U pajtuam e nuk u pajtuam ndonjëherë në mendime, megjithëkëtë, mbretëronte gjatë tërë kohës hareja, humori, gurra e të qeshurave e rrebeshi i këshillave. Sikur i thamë njëri-tjetrit, ah sa mirë qenka të jetohet në dheun e babës dhe atë të nënës, por ja që valët e jetës me lejen e Zotit, deshën që dikush atje të jeton e dikush këtu të rron për të mbijetuar më shumë. Mirupafshim vëlla, mbesa të bukura e shëmbëllyese të dashurisë familjare dhe kunatë bamirëse, ju falënderojmë për çdo gjë, Zoti ju gëzoftë në këtë botë të përkohshme dhe në atë të përjetshme! Burimi: Iljasa Salihu

Sikur të mos i kisha festat e mia...

Sikur të mos i kisha festat e mia, natyrisht se do ta festoja Vitin e Ri! Edhe pse Viti i Ri është një kompromis ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve, kurse të gjithë të tjerët që e festojnë këtë festë, të paktën le ta dinë se janë duke e festuar një kompromis të atyre që u ndanë, një pikëtakim të krishterizmit të degëzuar. Më mjaftojnë dy bajramet që vijnë pas një flijimi e lodhjeje dhe si shqiptar më mjafton 28 nëntori, ku të paktën do t'i kujtoj më hollësisht padrejtësitë ndaj popullit tim që rrodhën prej atyre që sot patjetër se duhet t'i shikojmë si miq, edhe pse e kaluara flet pak më ndryshe! Iljasa Salihu

Shkrimtari patjetër se është lexues, ndërsa lexuesi mund të mos jetë shkrimtar

Shkrimtari patjetër se është lexues, ndërsa lexuesi mund të mos jetë shkrimtar Unë ju premtoj se mundem edhe të mos shkruaj, vetëm nëse dikush ka mundësi të më bind se nuk ia vlen të lexohet. Ndërsa unë jam i sigurt se nuk ka njeri në botë që mundet të më bind se duhet larguar prej leximit. E pra derisa të ekziston leximi do të jetë në jetë edhe shkrimi, edhe pse pa pas shkruar dikush nuk mund të lexonim! Burimi: Iljasa Salihu

Ujana e diturisë

Dituria është një pikë në ujanë dhe fatlum është ai që prej diturisë ka mbërritur ta merr këtë pikë. Mos të harrojmë se edhe ujana është e mbushur prej pikave. Një ditë, ashtu sikurse njerëzit, edhe ajo ishte një pikë uji. Edhe shiu bie në formë të pikave. Edhe fjalitë e bukura përfundojnë me një pikë, mbase edhe thëniet e arta fillojnë pas dy pikave. Një ditë, edhe jetës sonë do t’i vendoset një pikë, porse askush nuk mund t’i vendose pikë dëshirës sonë për të marr sa më shumë dituri, mbase do të vdesim me shkulm në zemër që të kishim marr edhe pak dituri. Kjo është urtësia e diturisë, që nuk përfundon dot edhe me përfundimin e gjithë jetëve njerëzore. Përkundër kësaj madhështie, shumë sosh ende sillen mospërfillës ndaj kësaj begatie të pazavendësushme dhe të pambarueshme!     Iljasa Salihu

Kur shërbëtori kërkon që atij t’i shërbehet sherbet

Ka dallim të madh të jesh në shërbim të popullit dhe të shërbehesh prej popullit. Sa udhëheqës politik erdhën në pushtet me fjalinë e artë: “Do të jemi në shërbim të popullit!” Ndërsa sa shpejtë dëshmuan se në të vërtetë popullin e kishin vërë në shërbim të interesave të tyre të ngushta, duke e varfëruar kështu popullin në njërën anë dhe duke e pasuruar marramendësisht vetën në anën tjetër! Derisa njeriu fillimisht nuk e kupton se çdo gjë Zoti la në shërbim të njeriut dhe vetëm njerin në shërbim të Krijuesit të tij, pastaj përgjegjësinë si mëkëmbës në tokë dhe si udhëheqës i njerëzve duke i shërbyer denjësisht atyre që ia besuan një detyrë të tillë, atëherë edhe më tej furishëm do të ankohemi për padrejtësitë dhe dallimet e mëdha në ndershmëri dhe në pasuri! Burimi: Iljasa Salihu

Aty ku ka xhelozi nuk ka dashuri

Aty ku ka xhelozi nuk ka dashuri, por ka dyshim që shpie në mosbesim, ndërsa mosbesimi në këtë rast mund të shpie në besimin e asaj se tashmë je i shkurorëzuar. Ai burrë dhe ajo grua që ka frikë dhe nder ndaj Zotit, pastaj vepron në saje të parimeve me të cilat është i kënaqur Krijuesi, atëherë në këtë rast xhelozia njëmend mund të jetë një demagogji e llojit të veçant! Kuptimi i fjalës xhelozi në fjalorin e gj. shqipe është me sa vijon: “Ndjenjë nga e cila vuan dikush, kur dyshon për dashurinë ose për besnikërinë e bashkëshortit a të njeriut të dashur.”     Iljasa Salihu

Shkrimtari është edhe lexues, ndërsa lexuesi sikur po frikohet që të paktën të jetë vetëm lexues!

Shkrimtari është edhe lexues, ndërsa lexuesi sikur po frikohet që të paktën të jetë vetëm lexues! Si janë këta lexuesit tanë; duan t'i mbysin shkrimtarët me moslexim të librave të tyre. Ndërsa përkundër kësaj amullie shkrimtarët vijojnë të duken në vullnet të mirë, sepse këta përpos që janë shkrimtar, në anën tjetër janë edhe lexues. E rëndësishme, asnjëherë tregu nuk do të rrijë pa lexues, për aq sa do të ketë shkrimtar. Vetë shkrimtarët do ta shpëtojnë dhe mbajnë në jetë tregun e lexuesve, duke i lexuar vetë librat e tyre. Nëse dikush mendon se libri mund të zëvendësohet me ndonjë send tjetër, atëherë unë i pyes ata se vallë a ka mundësi që roboti ta zëvendësojë njeriun. Nëse po, atëherë i kisha këshilluar këta që mos ta shikojnë tutje Terminatorin! Nëse edhe më tej mendoni se roboti do ta zëvendësojë njeriun, atëherë jam i sigurt se vetë fjala robot do të humbiste, ngaqë nuk do të ketë kush ta shqipëtojë këtë fjalë. Burimi: Iljasa Salihu

Pasiguria, ky zjarr i lumturisë së rreme!

Përse pas çdo vdekje të ndonjë politikani duhet patjetër të qëndrojë mbrapa një kurth apo një atentat? Mbase të gjallët kështu duan ta paraqesin këtë panoramë të grisur prej vetë duarve të veta! Ndërsa kur kemi vdekje të njerëzve jashtë politikës si shkak i ndonjë papërgjegjësie të politikanëve – udhëheqësve, po nga politikanët mësojmë se kjo është një vdekje e natyrshme, thuajse vdekja e natyrshme i përket vetëm bujkut, ndërsa e panatyrshmja përkon me të “panatyrshmit” politikanët. Mos vallë e keqja u ka hyrë në mes të zemrës dhe tani nuk u ka mbetur gjë tjetër, pos t’i bëjnë atentat njëri-tjetrit ose edhe në rast vdekjeje të natyrshme, patjetër të gjallëve duhet t’i shkojë në mend se dikush e ka vrarë, ndonëse thjeshtë nuk është një aksident. Prej gjithë kësaj të keqe mua për një gjë më vjen mirë. Fatzezësisht dhe fatbardhësisht, zullumi është trashur aq shumë sa të pasurit në kurriz të popullit kanë filluar t’i hajnë të gjallë bashkëpunëtorët e djeshëm në keq

“E mprehu mirë penën (lapsin)!”

Sigurisht që e keni parasysh këtë fjali me kuptim të thellë dhe domethënës. Ata të cilët nuk e kanë idenë se çka po flitet, gjithsesi se duhet “mi ra penës (lapsit)” me mprehë edhe një herë!! Aliu r.a. për “penën (lapsin)” shprehet kështu: “mendja e njeriut regjistrohet në fundin e penës (lapsit)”. Po, gjithsesi se mendarët e kanë parasysh, domethënien e mprehjes, sepse kujtojnë edhe fjalën e shkrimtarit të urtë kur thotë: “sa herë që mprehja (holloja) lapsin, e mprehja vetveten”. Po, gjithsesi se mendarët edhe këtë e dinë: “kur lapsi bie në dorën e të marrit (budallait), është sikur hanxhari në dorën e fëmijës”. Të nderur! Mos i harroni edhe këto tre fjali: - “Pena (lapsi)” është ambasadorë i mendjes. - “Pena (lapsi)” është postier i zemrës, jep haberin me haber. - “Mendja e shkruesit është në lapsin e tij.” Nuk e di a i rashë penës (lapsit) mirë!? Sigurisht ai që dëshiron të më kuptoj, më kuptoi.  Ulvi Fejzullahu  

E mira, e bukura!

- “Ndoshta një fytyrë e bukur e fshehë një shpirt të keq.” - “Bukuria pa mirësi nuk vlen asgjë.” - “Bukurisë mundë t’i mungoj nderi, ndërsa nderit nuk i mungon bukuria asnjëherë.” - “Bukuria nuk është në teshat që na zbukurojnë, bukuria reale është tek mirësia e diturisë (ilmit) dhe edukatës (edebit).” (Duke lexuar mbi të bukurën dhe të mirën, ndava këto fjali për përkthim)   Ulvi Fejzullahu

Ese për Librin shkruar nga Blertina Bislimi

  Ese për Librin shkruar nga Blertina Bislimi Çfarë mund të thuhet për librin?  Edhe sikur shkretëtira e Saharës të ishte fletë shkrimi dhe gjithë oqeanet bojë pende, nuk do të mjaftonte për t'i përshkruar vlerat e tij. Kur unë lexoj më duket sikur zemra hap krahët dhe fluturon në qiej të historisë, fantazisë dhe shkencës. Shkruar nga: Blertina Bislimi Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër. Ese hartime, libri, ese per librin, hartime per librin, libri ese, ese libri, hartim per librin, hartime per librin, ese per libra, librat ese 

Ese për shokun - Përshtati Rapitful

  Ese për shokun Shoku mund të jetë miku juaj derisa je mirë me të por kur prishen raportet mund të bëhet armiku juaj më i madh.Rruga e vetme për të gjetur shokë, është të bëhesh shok dhe shoku është dhurata që njeriu i bën vetes. Të vdesësh për shokun është e lehtë, por të gjesh shok që vdes për ty është vështirë. Shokun kur e ke vetëm këshilloje, kur jeni me të tjerë lavdëroje dhe me shokun silluni ashtu sikur ai mund tu bëhet juve armik. Në shtëpinë e shokut shkoni shpesh sepse rrugën e pa përdorur e bllokojnë shkurret. Shoku është sikur pjepri. Pse? Sepse për të gjetur një shok të mirë provoni me qindra prandaj. Shoqëria është gjithmonë sikur pema që bën hije. Shoqëria është dashuri pa krahë. Shoqëria është një lidhje e fortë, në momentin e nevojës për para nëse nuk i kërkohet zgjat deri në fund të jetës. Pa e argumentuar dashurinë asnjëri nuk mund të jetë shok i vërtetë. Më trego shokun të tregoj se kush je. Nëse nuk i shohim njëri-tjetrit me sy të mirë disa mangësi t

Mos më qani, mos më vajtoni, mos derdhni lot nëse pasurohem duke varfëruar popullin tim

Njeriu njeri është, sidoqoftë për ikjen e tij nga kjo botë përmallohemi, por mos të harrojmë se edhe viktimat (lexo: populli) nuk mugullojnë prej dikujt tjetër, pos prej njerëzve. Shpesh populli ankohet për shpërdorimet e mëdha financiare që bëjnë politikanët, ndërsa vetëm pasi të vdesin, vdekje kjo e shoqëruar me ndonjë makinë të shtrenjtë ose në ndonjë rast tjetër i shoqëruar me gjësende të shtrenjta, populli i varfëruar prej tyre ose prej bashkëpunëtorëve të tyre, lezetshëm e përvajshëm i qanë, duke harruar i gjori se një ditë, ose vetëm pasi të këndellet pak, do të vajtojë për atë vajtim të kotë. Iljasa Salihu  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more