Shkrimtari është edhe lexues, ndërsa lexuesi sikur po frikohet që të paktën të jetë vetëm lexues!
Si janë këta lexuesit tanë; duan t'i mbysin shkrimtarët me moslexim të librave të tyre. Ndërsa përkundër kësaj amullie shkrimtarët vijojnë të duken në vullnet të mirë, sepse këta përpos që janë shkrimtar, në anën tjetër janë edhe lexues.
E rëndësishme, asnjëherë tregu nuk do të rrijë pa lexues, për aq sa do të ketë shkrimtar. Vetë shkrimtarët do ta shpëtojnë dhe mbajnë në jetë tregun e lexuesve, duke i lexuar vetë librat e tyre.
Nëse dikush mendon se libri mund të zëvendësohet me ndonjë send tjetër, atëherë unë i pyes ata se vallë a ka mundësi që roboti ta zëvendësojë njeriun. Nëse po, atëherë i kisha këshilluar këta që mos ta shikojnë tutje Terminatorin! Nëse edhe më tej mendoni se roboti do ta zëvendësojë njeriun, atëherë jam i sigurt se vetë fjala robot do të humbiste, ngaqë nuk do të ketë kush ta shqipëtojë këtë fjalë.
Burimi:Iljasa Salihu
Lexo edhe:

loading...
Lexo edhe: