Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Analiza letrare

Lulet e verës - Analiza

  Këtë përmbledhje me poezi lirike Naimi e botoi më 1890. Aty ai shfaqet më i plotë si poet. Talenti i tij lirik shpërthen në një rreth të gjerë ndjenjash tepër të holla dhe mendimesh të thella. Motivet kryesore që trajtoi Naimi në përmbledhjen " Lulet e verës " janë tri: motivi patriotik, motivet filozofike dhe motivi i dashurisë(erotik). Vjershat e motivit patriotik:   ("Shpreh", "Përse", "Gjuha jonë", "Korça", "Tradhëtorët" e ndonjë tjetër) janë lirika që shprehin ndjenjat qytetare të poetit ndaj Atdheut, vlerave të tij dhe fateve të tij. Një nga përjetimet më të fuqishme të këtij motivi është besimi i palëkundur në të ardhmen e Shqipërisë, ndonëse dita e lirisë ishte ende larg. Por, duke u nisur nga fakti që lëvizja komëtare kishte përparuar, ishin hapur shkolla shqipe, ishin botuar libra e gazeta shqip, ndërgjegjja komëtare ishte forcuar, poeti shpërthen plot ngazëllim: Për Shqipërinë Ditët e mira Paskëtaj vijnë, shkoi e

Një e fshehtë në zemër - Analiza

Ne kete veper behet fjale per Mailesin dhe Misin. Keta ishin nje qift shume i lumtur qe jetonin ne nje qytet te vogel, ne Nju Bern. Pasi u martuan iu lindi nje djale qe e quajten Xhonas. Shtate vitet e marteses qene periudha me e lumtur e jetes se tyre. Por ne moshen njezet e nente vjeqare, Misin e vrane. Atehere Xhonasi ishte vetem pese vjeq, vdekja e saj shoi driten ne syte e tij. Qe kur e shoqja Misi vdiq e shtypur nga nje pirat i rruges jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithate Mailesi e di se duhet te shkoj perpara dhe te mesoj te jetoj pa dashurine e madhe qe e ka shoqeruar shume moti duhej ta bente edhe per te birin Xhonasin e vogel. Ne kete gjendje te nje hidherimi te thelle duke vajtuar gezimin e jetes familiare pikerisht teksa mendon se nuk do te provoj kurre me dehjen e te dashuruarit Malesi takon Saren gruan qe do ta bej te ribesoj. Sara ishte mesuesja e te birit te tij Xhonasit. Ai e donte shume mesuesen e tij Saren. Me Saren vendos te ndertoj nje jete te re pas

Libri “Drama” nga Ag Apolloni

Libri “Drama” përbëhet nga katë tekste dramatike: tri drama tragjike ku vdekja luan me njerëzit dhe një komedi ku njeriu luan me vdekjen. STEFANI - një monodramë tronditëse për dashurinë makabre të një krimineli serb që jeton në një qilar të harruar me 4998 sytë e tij të mbledhur gjatë luftës në Bosnjë dhe Kosovë; HALLOWEEN - një histori për dashurinë incestuoze natën e Halloween-it; JUDITA - një histori mijëravjeçare për luftën mes Lindjes dhe Perëndimit, konfliktin mes njeriut dhe Perëndisë, si dhe për plagët e luftës; MAT - një përballje komike e njeriut me vdekjen. Në katër dramat e Ag Apollonit trajtohen dy temat më të mëdha të letërsisë: dashuria dhe vdekja.

ZOMB - një libër i veçantë dhe i denjë për çmim kombëtar

ZOMB - një libër i veçantë dhe i denjë për çmim kombëtar Viti 2009, mund të thuhet se shfaqet i begatë edhe me prurjet në fushën e poezisë, në plan sasie, po nuk mund të thuhet kështu, ndërkaq, në plan të realizimit artistik e estetik. Nga gjithë titujt e këtij viti, libri ZOMB i Ag Apollonit shënon prekje të parametrave kulmore në këtë terren: sa në plan të strukturës tekstore lirike, po aq sa edhe në plan të përmbajtjeve dhe ideve që transmetojnë vargjet. E parë në aspektin e strukturës, kjo përmbledhje paraqet një minibibël poetike, duke nisur përngjashëm me Biblën, me Genesis, dhe duke sosur me Apocalypsis. Liria poetike i ka dhënë dorë autorit për një dozë rebelimi duke thyer konvencën dhe duke e shoqëruar librin me tekstin autorial, si pasthënie me titullin: Filozofia e kreacionit, që i rri shumë pranë esesë së njohur të Edgar Alen Poes – Filozofia e kompozicionit. Pas leximit të këtij vëllimi poetik na rezulton konkluzioni se autori ka krijuar një materie poetike harmon

Zomb – libër që të ndjell ta duash

IMPRESION Zomb – libër që të ndjell ta duash “Zomb” i Ag Apollonit është një libër i ngjyer në substancën e artit të përbotshëm. Brenda diskursit të vetë dramatik ky libër është i sendërtuar mbi tempujt më të sofistikuar të krijimeve të përbotshme duke përfituar nga to shkëlqimin e përjetshëm dhe duke u dhuruar atyre njëkohësisht kristalin origjinal në shekujt e ardhshëm. Libra të tillë tejkalojnë autorin Avni ALIJA Dehja kthjellon shpirtin. Dhembja deh dhe mbjellë farën e fluturimit shpirtëror. “Zomb” rrezaton një substancë të nëpërdukshme me ngjyrime religjioziteti. Jo në kuptimin klasik Në kuptimin e asaj që "ndërlidhë". Religio. Libër që të ndjellë ta duash. Libri “Zomb” i autorit Ag Apolloni është në gjendje të ngjizë te Perceptuesi i dytë idenë e kristalizimit të mes-hapësirës Zot-Njeri. Kjo mes-hapësirë është dashuria Njeri-Njeri. Libri me poezi “Zomb” tashmë është në dorën e lexuesit. Ag Apolloni ka pasë fuqi që dashnoren e përjetshme të shpirtit ta t

DY FJALË PËR PËRSOSMËRINË

Manjola Brahaj DY FJALË PËR PËRSOSMËRINË: Një vëllim poetik që iu ka shtuar korpusit të teksteve poetike shqitare dhe që duket sikur thërret me veçantësinë e tij , me qenësinë e tij, e cila nuk është në një vijë me krijimet që botohen rëndom kohët e fundit, është vëllimi poetik “Zombi”i Ag Apollonit. a)Gjuha e zemrës. Që në faqet e para të tij kjo vepër poetike shfqet me një gjuhë të thjeshtë e jo shumë të vështirë në të kuptuar, një gjuhë që nuk synon të jetë hermetike. Një gjuhë poetike me pasuri semantike e cila jep, transmeton jo vetëm tingullim të ëmbël i cili vjen shumë bukur shprehur me gjuhën e zemrës (dialektin) duke qenë se dhe i kushtohet ndjenjës më të bukur të zemrës, dashurisë, por edhe ndjell dhe përcjell imazhe të qarta e të lloj llojshme tek lexuesi duke e bërë më të kapshëm e më impresionues përjetimin e dashurisë me shfaqjet e saj dhe kumtin e fortë poetik b)Struktura Danteske. Ky vëllim na vjen dhe me një formë komplekse, me një strukturë të

Akademik Rexhep QOSJA per librin "Zomb"

“Libri Zomb tregon se poezia e Ag Apollonit ndryshon rrënjësisht prej poezisë së poetëve të tjerë shqiptarë – të traditës dhe të bashkëkohësisë.  Megjithëse ata kanë jetuar në periudha të ndryshme historike, poezia e të gjithëve është shumë e ngjashme.  Poezia e Ag Apollonit, ndërkaq, e hapë një shkollë të re të poezisë sonë: të re me fakturë dhe të re me gjuhën poetike” Akademik Rexhep QOSJA Rexhep Qosja analiza per librin Zomb,Ag Apolloni

Madrigalet e Apollonit

Kritikë letrare MADRIGALET E APOLLONIT Refleksione mbi librin me poezi ZOMB të Ag Apollonit, të cilin e botoi shtëpia botuese “Faik Konica”, në Prishtinë Bardh FRANGU Ky shkrim është motivuar nga një ngacmim prej facebook-ut, ku poeti nga Gostivari i Maqedonisë, Lulzim Haziri, kishte hedhur disa vargje të bukura me motiv dashurie, për t’i dhënë mundësi diskutimit të pranisë së erosit në letrat shqipe. Mbase ky motivim edhe korrespondon natyrshëm me librin e ZOMB, në autometatekstin e të cilit autori do të shprehet: “Nisa ta imagjinoj ekranin si dritare të rrëfyestores”. Meqë pranë kompjuterit kisha librin e Ag Apollonit ZOMB, për të cilin këto ditë u fol dhe u shkrua shumë, nisa nga kopertinat e këtij libri, me një ilustrim surrealist dhe shumë përmbajtësor për këtë motiv që edhe e karakterizon librin e autorit në fjalë, i cili provokueshëm prezantohet në fund me një foto personale, që sikur të asocionon në rrugën drejt Nirvanës, e cila gjendet në mendjen e secilit pre

Zomb nga Ag Apolloni

Zomb është libër me madrigale i autorit Ag Apolloni .   Libri përmban gjithsej 100 poezi dhe një pasthënie në formë epistule, në të cilën tregohet sesi është shkruar libri, cili ka qenë qëllimi dhe sa ka zgjatur krijimi.   Libri fillon me një kushtim provokativ (“Gruas së shokut tim”), ka si moto dy vargje të John Miltonit (“Në qoftë se vdekja m’bashkon me ty/ ajo do të jetë për mue vetë jeta”), ndërsa ndahet në gjashtë njësi: Ouverture, Vals edenik, Sonatë dionisiane, Simfona e sirenave, Requiem Erosit dhe Coda.   Zomb është një libër me temë erotike, i ndërtuar sipas parimeve të madrigalit mesjetar, prandaj edhe lidhja e tij me muzikën është e pashmangshme.   Këtë libër autori e ka quajtur libër maket, pasi që nëpërmjet tij paralajmërohet një libër që do të jetë dhjetëfish më i madh se ky dhe do ta ketë po të njëjtin titull.   Zomb është një libër që përmban në vete elemente të shumta nga: muzika klasike dhe muzika rock, nga kinematografia botërore, nga letër

Vlerësime per librin "Zomb"

Akademik Rexhep QOSJA:  “Libri  Zomb  tregon se poezia e Ag Apollonit ndryshon rrënjësisht prej poezisë së poetëve të tjerë shqiptarë – të traditës dhe të bashkëkohësisë. Megjithëse ata kanë jetuar në periudha të ndryshme historike, poezia e të gjithëve është shumë e ngjashme. Poezia e Ag Apollonit, ndërkaq, e hapë një shkollë të re të poezisë sonë: të re me fakturë dhe të re me gjuhën poetike” Dr. Bardh RUGOVA:   “Tri janë karakteristikat e lojës gjuhësore të Apollonit në librin  Zomb : e para ka të bëjë me konventën (konvencionalizmin), lojën dhe jokonvencionalizmin; e dyta është zgjerimi i horizontit me artet e tjera, si: muzika, piktura, teatri, filmi etj.; e treta karakteristikë është motivimi i shenjës. Aftësia për ta motivuar konventën bën që autori të mos i lërë vend rastësisë. Ai planifikon, mëton dhe në fund realizon. Këto karakteristika e bëjnë poezinë e Apollonit një krijim origjinal të artit në Kosovë” Mr. Agron Y. GASHI:  “Për Apollonin poezia është një r

Gjenerali i ushtrisë së vdekur - Referat apo Analize

Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një roman i shkruar nga shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare . Shih një analizë më të gjërë të këtij romani: Gjenerali i ushtrisë së vdekur Romani tregon ngjarje për një gjeneral italian, që është dërguar në Shqipëri me misionin për t'i gjetur eshtrat e ushtarëve italian që kishin vdekur  gjatë kohës së pushtimit të Shqipërisë. Si detyrë kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli të quajtur koloneli Z , i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar. Rrethanat e zhdukjes së kolonelit Z e ndërlikojnë apo vështirësojnë shumë situatën. Lexo biografinë e Ismail Kadare Pas shumë mundimeve dhe kërkimeve  të kota prap se prap eshtrat a kolonelit Z nuk u gjetën. Gjenerali i hedh eshtrat e kolonelit Z në humnerë dhe nga ai moment i prishë raportet me priftin. Si përfundim gjenerali është i mundur në detyrën dhe misionin e tij, dhe në një moment dobësie shpirtërore dhe trupore vendos

Hanko Halla - Analiza

Tema: Kundërshtimi i përparimit dhe qytetërimit nga ana e H.H Subjekti: Veprimi i poemës është në formë të vetërrëfimit të H.H. Kontaktin e parë me botën e re e ka me lajmësin,i cili kërkon mbesën për grua,ndërsa kontaktin e dytë me të renë e vet me çka bie në konflikt. H.H me anë të vetërrëimit tregon për aspiratat e veta dhe shpreh qëndrimin kritik ndaj botës së re,jo nga pozita e një të padituri por nga mospajtimi me pozitën klasore. Në fund ajo vet bindet se ka marrë fund koha e iluzioneve të saja dhe porosity të birin ti kërkojë fajle nusës për konfliktin e mëparshëm. Personazhet: Hanko Halla – kryepersonazh i poemës,jeton me nostalgjinë e së kaluarës patriarkale dhe don ta kthejë të renë mbrapa. Personazhë tjerë: nusja ,i biri,prifti,mjeku,harbuti dhe lajmëruesi. analiza hanko halla,referat,vepra letrare,analize,permbledhja,permbajtja,personazhet,kuptimi,hanko halla

Të mjerët - Analiza

Viktor Hygo në këtë roman glorifikon historinë franceze të shek XIX, i merr në mbrojtje qeniet e mitura , të keqtrajtuara dhe të nëpërkëmbura.Ka dy variante të romanit ,,Të mjerët ‟‟ , njëri i vitit 1845 që i sjell Hygos titullin e akademikut në Akademinë Franceze dhe tjetri i vitit 1860 që i sjell titullin e fisnikut derisa ishte në mërgim në Belgjikë,botuar më 1862.Ideja e romanit mbështetet në tri pika kryesore: të tregohet se si degradohet njeriu i shtresave të varfëra , të tregohet se si gruaja humb dinjitetin familjar nga varfëria e skajshme dhe tregohet se si atrofia(venitja , rrëgjimi) e fëmijëve vjen nga varfëria e skajshme e cila ia ngulfat jetën dhe ekzistencën.Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror.Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Val Zhani dhe prifti i Denjit , Murjeli.Zhani është i dënuar me burg ,ngase kish bërë vjedhje dhe ishte një skamnor që skishte siguruar as kafshatën e gojës , ligji e dënon me burg , ai arrit të ikë nga burgu , stre

Eugjen Onjegin - Analiza apo referati

 '' Eugjen Onjegin '' Ky roman është ndër të parët i shkruar në vargje. Edhe pse i takon epikës   në të ka edhe mjaft pjesë lirike të ndërfutura dhe paraqet një vepër të ngjizur epiko - lirike . Lirika shfaqet me atë kur Pushkini e shpreh haptazi qëndrimin e tij përmes personazheve , narracionit të shkrimtarit , përshkrimeve të natyrës , analizës psikologjike të personazheve , digresioneve të ngjarjeve . Tema e romanit është ''jeta ruse , ajo e fshatit dhe e qytetit rus në fillim të shekullit XIX'' . Bjelinski , studiues i thellë i veprës së Pushkinit,thotë se shumësia e temave e emërton këtë roman si '' enciklopedi të jetës ruse të vitetve 20 të shekullit XIX''. Rrethanat politike –shoqërore- ekonomike të Rusisë së shekullit XIX ishin : zhgënjimi i masave popullore pas fitores historike kundër Napoleonit , vazhdimi i sistemit shoqëror të bujkërobërisë, lëvizja revolucionare e rinisë së kohës për ndryshimin

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more