Këtë përmbledhje me poezi lirike Naimi e botoi më 1890. Aty ai shfaqet më i plotë si poet. Talenti i tij lirik shpërthen në një rreth të gjerë ndjenjash tepër të holla dhe mendimesh të thella. Motivet kryesore që trajtoi Naimi në përmbledhjen " Lulet e verës " janë tri: motivi patriotik, motivet filozofike dhe motivi i dashurisë(erotik). Vjershat e motivit patriotik: ("Shpreh", "Përse", "Gjuha jonë", "Korça", "Tradhëtorët" e ndonjë tjetër) janë lirika që shprehin ndjenjat qytetare të poetit ndaj Atdheut, vlerave të tij dhe fateve të tij. Një nga përjetimet më të fuqishme të këtij motivi është besimi i palëkundur në të ardhmen e Shqipërisë, ndonëse dita e lirisë ishte ende larg. Por, duke u nisur nga fakti që lëvizja komëtare kishte përparuar, ishin hapur shkolla shqipe, ishin botuar libra e gazeta shqip, ndërgjegjja komëtare ishte forcuar, poeti shpërthen plot ngazëllim: Për Shqipërinë Ditët e mira Paskëtaj vijnë, shkoi e
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,