ESE MBI DASHURINË Sigurisht që keni dëgjuar për këtë ndjenjë, ose të paktën keni parë ndonjë film për të. Mund të ketë ndodhur që keni qarë dukë parë filmin, ose të paktën, jeni përmalluar, ose keni mundur ta quani budallallëk, tërë atë që ndodhte aty, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se a do ta bënit të njëjtën? Apo, a u ka shkuar mendja ndonjëherë të pyesni veten se çka është dashuria dhe ashtu papritur të hutoheni dhe të mos e gjeni përgjigjen e duhur, ose thjesht të gaboni në përceptimin e ndjenjës më madhështore që njeriu ka brenda? Që në çastet e para të jetës sonë, jemi të mbushur me dashuri. Nëna bie në shikim të parë në dashuri me fëmijën e saj, saqë edhe qan dhe shumica e prindërve nuk mund ta përshkruajnë dashurinë e tyre prindërore. Shumica e atyre që duan tepër, sakrifikojnë po aq, a mund t’i numëroj ndokush tërë sakrificat e prindërve? Dashuria nuk është instikt, shumica e quajnë ndjenjë, por është më shumë se ndjenjë, ashtu si gjaku që është një faktor i pakontest
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,