Është me rëndësi që vajzat e reja në pubertet të njoftohen me fiziologjinë e ciklit menstrual. Atyre duhet shpjeguar se ky është një proces normal fiziologjik dhe duhet udhëzuar lidhur me sjelljet gjatë menstruacionit. Nëse vajzat nuk ndihen mirë mund edhe të udhëzohen që të pushojnë, mirëpo, pasi që menstruacionet të rregullohen, atëherë ato duhet të sillen si edhe vajzat e pjekura. Nuk duhet të mungojnë nga aktivitetet e përditshme shkollore pasi që kjo shpesh mund të ndikojë në shfaqjen e dismenoresë. Mbajtjes së higjienës personale duhet kushtuar gjithashtu një kujdes i posaçëm. Për shkak të rënies së shtresës funksionale të endometriumit në zgavrën e mitrës krijohet një plagë e përkohshme, e cila kërkon higjienë të përsosur, për shkak se gjatë kësaj periudhe mund të fitohen infeksione të ndryshme. Tamponët higjienik duhet ndërruar të paktën 2 – 3 herë brenda ditës. Nuk preferohet vendosja e tamponëve në vagjinë, sepse shkaktohet grumbullim i gjakut, që ka për pasojë infeksion
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,