Skip to main content

Posts

Çka është Kuvendi?

1. Bisedë e shtruar që bëhet për dikë a për diçka; bisedim; fjalë. Kuvend i gjatë. Hyri (ra) në kuvend. Zë (hap, mbyll) kuvendin. Bëj kuvend kuvendoj, bisedoj. Lidh kuvendin me dikë lidh fjalën. As fjalë as kuvend. E kemi bërë me kuvend. 2. vjet. Mbledhje ku merrnin pjesë burrat për të shqyrtuar e për të zgjidhur çështje të rëndësishme të krahinës, të fshatit a të fisit të tyre; përmb. të gjithë ata që merrnin pjesë në këtë mbledhje. Kuvendi i burrave. U mblodh kuvendi. E shtruan në kuvend. E vendosi kuvendi. 3. Mbledhje e gjerë e popullit, ku rrihen e shkëmbehen lirisht mendimet për probleme të rëndësishme politike e shoqërore; përmb. të gjithë ata që marrin pjesë në një mbledhje të tillë. Kuvend historik. Kuvendi i malësisë. Kuvendi i grave. U mblodhën në kuvend. Foli në kuvend.  4. Mbledhje e gjerë për një problem të rëndësishëm të një fushe të caktuar të veprimtarisë shoqërore, shkencore etj. Kuvend shkencor. Kuvend pune. Kuvendi i studimeve Ilire. 5. fet. V

Çka është Kujdesi?

1. Kujdesi - sja është vëmendja që tregojmë për dikë a për diçka dhe përpjekjet që bëjmë për ta ruajtur, për ta mbajtur mirë, për ta rritur, për ta zhvilluar më tej etj.; vëmendje. Kujdes atëror. Kujdes i tepruar. Kujdesi për fëmijët. Kujdesi për të sëmurin. Kujdesi për kulturën (për artin). 2. Kujdesi është përqendrimi i vëmendjes në një punë, në një detyrë etj., për ta kryer atë sa më mirë. Punon me kujdes. Ka kujdes në punë. E ka bërë me kujdes. Rrit (shtoj) kujdesin në punë.  3.Kujdesi është detyrë a punë e vëmendshme që më ngarkohet të kryej për diçka a për dikë. Ia ka lënë vajzës tërë kujdesin e shtëpisë. 4. kryes. sh. bised. Halle, telashe, kokëçarje;, shqetësim, merak. E mbytën kujdeset. Me një mijë kujdese. Shpëtoi nga kujdeset. Rri me kujdes. Më futi në kujdes. Mos ki kujdes! Mban kujdeset e dikujt tjetër. 5. Mbikëqyrje e dikujt për ta ndihmuar sa herë të ketë nevojë. E ka mjeku nën kujdes. * E kam kujdes, diçka e ndjek si shkon; e mbikëqyr gjersa të p

Është për tu habitur pse tani partitë politike në Kosovë nuk flasin kundër islamit

Është për tu habitur pse tani partitë politike në Kosovë nuk flasin kundër islamit, madje tregojnë edhe dyfytyrësinë e tyre duke shkuar në Xhami dhe duke u takuar me hoxhallarë. O muslimanë mos votoni ata që janë dyfytyrësha ndaj Islamit. Do ta vëreni se menjëherë kur ta marrin pushtetin do të flasin kundër Islamit dhe do të shëndrrohen në ''bisha'' zjarrvjellëse ndaj islamit. Madje disa ish-deputete tani sikur janë bërë memece dhe kur dalin shkrimet e tyre në portale kundër islamit thonë se ato shkrime janë për të më dëmtuar mua dhe familjen time. Është ''Çudi e madhe'' se si zgjedhjet në Kosovë saherë që vinë mbyllin gojat antislamike dhe ndërrojnë fytyrat e tyre sikur të ishin zgjedhjet ndonjë ''Kirurgji plastike''. Mbushuni mend popull mos votoni ata/ato që deri dje ishin ''Bisha antislamike'' ndërsa sot kanë ndryshuar totalisht. Islami është fe e shenjtë dhe muslimani i vërtetë nuk shkel dy herë në dërra

Cilat janë shenjat dhe simptomat e cirozës? -plus analizat e gjakut- pasqyra e gjakut

Në fazën e parë Ciroza nuk paraqet shenja të dukshme.  Mund të kalojne vjet për të kuptuar dëmin që Melçia po kalon. Kjo situatë krijohet pasi melçia mund të kompenzojë humbjen e qelizave te saj 'të sëmura' duke i mbingarkuar ato të cilat janë të shëndetshme.  Shenjat e para të semundjes janë humbja e oreksit, peshës dhe masës muskulore. Më pas, kur dëmi është i madh, shfaqet verdhëza, asciti, edema etj.   Dobësi, lodhje. Lëkura: verdhëz, teleangiektazi, eritemë palmare, purpura, ekimoza, glossit e keilozë. Barku: hipertension portal, splenomegali, ascit, variçe ezofageale, caput medusae, hemorroide, hematemezë, melena, hematokezi. Analizat e gjakut: hipoalbuminemi, hipergamaglobulinemi, zgjatje e PT-së dhe e aPTT-së, transaminaza të rritura, anemi, trombocitopeni.

Cilat janë shkaqet e cirozës?- Cila është etiologjia e cirozës?

Në të shkuarën mendohej se shkaku parësor ishte alkolizmi, kjo sepse nuk njihej rëndësia e viruseve HBV, HCV.  Sot dihet më së miri se alkoolet mund të çojne në cirrozë por më shumë ai është një shkak dytësor.  Shkaqet kryesore:   Hepatitet virale kronike Alkoholet Agjente toksike dhe barnat Bllokimi i rrugeve biliare Semundje imunitare

Çfarë është Cirroza?

Cirroza është gjendja në të cilën përfundon mëlçia pas sëmundjeve kronike që shoqërohen me dëmtim të qelizave të mëlçisë, fibrozë, rigjenerim nodular, dhe shtrembërim të mikroarkitekturës të mëlçisë. Fiziologjikisht, cirroza shkakton pamjaftueshmëri të mëlçisë (pamjaftueshmëri biokimiko-metabolike dhe pamjaftueshmëri të qarkullimit të gjakut në mëlçi).

Çka janë izoenimet?

Çka janë izoenimet? Izoenzimet janë forma të ndryshme të enzimit, të cilat katalizojnë reaksionin e njejtë, por dollohen përkah struktura sepse kodohen nga gjenet e ndryshme strukturale.

Ja çfarë shkruan New York Times për Shqipërinë

                    Ja çfarë shkruan New York Times për Shqipërinë Ekziston një vend në Ballkan i cili kufizohet me vetveten. Ku të papunët më së shumti punojnë. Ku të gjithë nxitojnë për në punë, dhe askush nuk arrin në kohë. Aty ku tetë-orëshi i punës zgjat 12 orë. Aty ku shëndetësia është pa pagesë ndërsa shërimi i shtrenjtë. Ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë çdo gjë që ju urdhërohet. Ku sekretet shtetërore janë publike. Aty ku historia përsëritet çdo ditë. Ku më të pasurit janë njerëzit të cilët kurrë nuk kanë punuar. Aty ku përdorët valuta e huaj. Aty ku të mençurit i deklarojnë të çmendur, dhe të çmendurit të aftë. Aty ku analfabetët e shkruajnë historinë. Aty ku ligjet janë të paligjshme, ndërsa anarkia gjendje normale. Aty ku jetohet për të ardhmen sepse për të tashmen nuk kemi të drejtë. Aty ku çdokush e përqesh tjetrin dhe askush askujt nuk ia dëshiron të mirën. Aty ku proceset gjyqësore zgjasin më shumë se jeta. Ku përmbytjet janë e vetmja mëny

Vjersha me titull - Ëndërra e Alketës

Shalqini I rrumbullakët Këmisha lara- lara Përbrenda skuq si gjak  Dhe ka një mijë fara. Sa mirë do të ish, Shalqini lara- lara, Vec lëng e tul të kish Dhe të mos kish fara. Kështu mendon Alketa Pasi enede s`di Se fara, po të mos ketë, S`do të ketë më shalqi.

Vjershë për bicikletën

Bicikleta Bicikleta ka tri rrota, Kur e ngas cuditet bota. Tring-tring tringëllon Zilja e vogël në timon. Shokë e shoqe më vijnë pas, Kur unë bicikletën ngas. Tring-tring tringëllon Zilja e vogël në timon. shënim: tri rrota bickleta për fëmijë

Vjersha me titull -Tri mollët

Tri mollët Unë jam molla rrumbullake, Faqekuqe topolake. Rrumbullake jam dhe unë, Por e verdhë, e pjekur shumë. Edhe unë jam motra juaj;   Më pranoni, jam e pjekur, Pasi ngjyrën e kam të gjelbër.

Problema e Vidmanit (1489)

Problema e Vidmanit (1489) Një luan e ha një dele për 1 orë, një ujk për 4 orë dhe një çakall për 6 orë. Për sa orë e hanë delen së bashku këto kafshë? Kujdes: Nga përvoja ime, nxënësit nxitohen dhe japin përgjigje të pasakta, madje shumica nuk e kuptojnë që koha duhet të dalë më pak se një orë. Zgjidhje: Për një orë luani ha 1/1 pjesë të deles; ujku ¼ e deles dhe çakalli 1/6 e deles. Së bashku për një orë ata hanë: 1 + ¼ + 1/6 = (12 + 3 + 2 ) / 12 = 17 / 12 të deles. Atëherë, tërë delen ata e hanë për 12/17 e orës ose afërsisht 42 e ½ minuta. Nga Bardhyl Selimi

Këshilla e Konicës për mikun gazetar

Faik Konica boton në të përkohshmen "Albania", më datë 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kish nërment të botonte një gazetë shqip në Misir. "I dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s'fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s'është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s'këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je "hamall" e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht do të thonë se s'është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysmë gegnisht, gjysmë toskërisht, do të thonë se është "çervish". Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s'është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë, do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i pag

SI E ZGJODHI MRETI SADRIAZEMIN E RI

Kish pas dek Sadriazemi, e mreti dojke m'e gjete ni Sadriazerat t'meqem me ja zan venin. I thirri 12 ylemate ma t'dishmit n'krejt yl-qen e vet e po do' me i pvete se kush a' ma i mecem e ma i zoti. Jau caktoi ni dite se kur me ardhe. Po vine ylemaja nja ka nja. Mreti dojke me i provue edhe u dha urdhen hyzmeqareve qi rrishin te dera me marre ni sahan me pak t'flliqt, me mlue, e ylemate me i shti mrena ka nja ka nja. Kur hine mrena, me e shplue ata t'flliqt e me u thane: „Urdhni i mretit asht me e kerkue pak". Ylemate ja nisen me ren e po vine. Kur hishin n'dere, e kerkojshin ka pak t'flliqt me gisht, me e cue n'ven urdhnin e mretit, edhe hypshin nalt n'oden e tij. Mrena hine nimdhet ylema. Kur erdh i dymdheti, po i thote hyzmeqari:— Urdhni i mretit asht me e kerkue pak ata t'flliqt para se me u ngjite n'ode t'tij. Ky s'desht kurrqysh e bertiti:— Qysh kujton mreti qi une e ha t'flliqtit? Per ksi urdhnash s'e-

Shqiptarët nuk kanë para, por...

Shqiptarët nuk kanë para, por kanë vetura që nuk i ndalin, celularë të shtrenjtë me të cilat flasin shpesh me tarifën e lirë dhe të holla për festimin e mbrëmjeve të semimaturës, të maturës dhe të mbarimit të fakultetit. Vetëm libra për të blerë nuk kanë para, këtu plotësisht i kuptoj, ngase shkëlqyeshëm këta kanë kuptuar se edhe pa libra i dilet në fund maratonës së arsimimit. Burimi: Iljasa Salihu  

Është për tu habitur se si njerëzit bëjnë vlerësime

Është për tu habitur se si njerëzit bëjnë vlerësime. Çuditërisht për njeriun, i cili është i mirë me njerëzit, shokët e ti, miqtë, e i dëgjueshëm ndaj punëdhënësit e shefave, i sjellshëm me të gjithë, të tjerët krijojnë mendime shumë të mira për të. Pas një kohe kur dëgjojnë se këto veti nuk i ka ndaj prindërve të vet, me automatizëm e ndryshojnë mendimin për të. Edhe mendimi ndryshon radikalisht! Nga "i miri" në "i keqi". Pse?! Nëse nga të gjithë njerëzit vetëm ndaj dy perso nave nuk qenka i mirë, ai mbetet me të gjithë të tjerët i mirë! Pse tani ky ndryshim mendimi për të?   A ndodhë ky "ri-pozicionim" vetëm se bëhet fjalë për personat (prindërit) të cilët kanë qenë shkaktarë të krijimit të tij, e të cilët janë kujdesur një pjesë tē jetës së tyre për të?   Po atëherë si mundet njeriu, i cili është i padëgjueshëm, i pasjellshëm, bile shpesh refuzues ndaj Krijuesit të tij, Krijuesit të prindërve të tij, të shokëve të tij, miqëve, shefave, të k

Fantazma në rrugë, xhirohet nga kamerat e sigurisë!? (Video)

              Videoja e bërë nga kamerat e vëzhgimit tregon habinë e një shoferi. Në video shihet shoferi që vozit natën në Kuala Lumpur të Malajzisë, kur për një çast parakalon një hije. Kur shoferi dhe udhëtari tjetër dalin, nuk shohin asgjë. Se a është i vërtet ky xhirim apo jo, gjykojeni ju. Burimi: Telegrafi

Serbët po zhduken: Çdo i treti çift nuk ka fëmijë!

               Për vetëm 10 vjet, popullsia e Serbisë është buzë katastrofës, pasi nga çdo i treti çift që kishte fëmijë, tash çdo i treti çift nuk ka fëmijë. “Nga numri i përgjithshëm i çifteve që kanë fëmijë, çdo i dyti ka vetëm një fëmijë. Situata është shqetësuese”, thotë për Blic Snezana Lakcevic, shefe e sektorit për regjistrim në Entin e Statistikave të Serbisë. Se sa e keqe thonë është situata, tregon regjistrimi i fundit: në 1458 vendbanime (31 për qind), nuk ka lindur asnjë fëmijë. Krahas kësaj, çdo vit në Serbi vdesin 34 mijë persona më shumë se që lindin. Demografët serbë kanë frikë se do të vdesin si komb! “Përveç rënies së natalitetit, në Serbi bie fertiliteti. Kjo tregon se sa gratë mesatarisht lindin fëmijë në moshën 15-49 vjeçare. Për riprodhimin e thjeshtë të një kombi është e nevojshme që shkalla e fertilitetit të jetë së paku 2.1, e te ne është 1.4 që nga viti 2005”, thotë Gordana Bjelobrk, nga sektori i statistikave vitale. Sipas saj, Ser

A JE TUJ PRITË SURLET ME KRISË?

Ishte kohë ramazani. Tri-katër copë katundesh në Kabash të Prizrenit kishin pas bërë ramazan me një tupan. Ndërmjet atyre katundeve kishte qenë një kodër, Murlan e kishin pas quajtur. Për kohë të iftarit dilte në majte të kodrës tupanxhiu me rrahë për iftar Hoxha kishte pas shkuar tek njëri në Kabash dhe pritshin të bëhet iftar, pasi të gjithë ishin të uritur. I murrën orët e po i vendosin përpara me shikuar kohën. Një djalit të shtëpisë i thanë: - Dil n divanhane e vëzhgo! Kur t’krisin tupanat, na kallxo e t’bajmë yftar. U bë koha e yftarit e djali nuk po lajmëron gjë. Këta të lodhur e të uritur po i ja lëshojnë një zë djalit: - O djalë! - Hoj! - Përgjigjet ai. - A krisën more tupanat a shka u bo? - Qe besa, more babë, ni tupan krisi qatje n’kodër... - Po shka dreqin je tuj pritë. Me krisë edhe surlet a? Ramazani s’ka surle. Pse s’erdhe me na kallxue?

Në të ardhmen pritet që energjinë ta marrim nga rrezet e diellit (Video)

        Dielli prodhon më shumë energji sesa ne mund ta konsumojmë dhe do të vazhdojë të bëj kështu edhe për pesë miliard vjet të ardhshëm, por për ta shfrytëzuar këtë energji ne duhet të jemi të zgjuar. Dielli gjendet 143 milion km nga toka, kurse flaka e shpërndarjes së valëve që bëjnë rrugën tek ne, ulin efektin për shkak edhe të dendësisë së atmosferës. Nga koha kur ato arrin në sipërfaqe, ne sillemi me një fraksion të energjisë që mund të absorbojmë, por ne mund të reduktojmë distancën në mes të kolektorit të energjisë diellore dhe Diellit, me anë të ndonjë sateliti në hapësirë. Andaj kjo është zgjidhja logjike për të vendosur kolektorin tonë të energjisë diellore jashtë atmosferës së Tokës – dhe të përdorim panelet diellorë për energji të anijeve kozmike një gjë që e bëjmë prej vitit 1958, kështu që kjo nuk është se ne nuk e dimë si ta shfrytëzojmë energjinë diellore nga hapësira. Problemi, pra është se si ta kthejmë atë në tokë. Andaj pas disa dekadave të p

Faqet e institucioneve të Kosovës

Faqet e institucioneve të Kosovës Presidenti i Kosovës Kryeministri i Kosovës Sherbime Qeveritare Online Kuvendi i Kosovës Ministria e Arsimit M. e Bujqësisë dhe Pylltarisë Ministria e Diasporës Ministria e Drejtësisë Ministria e Integrimit Europian Ministria e Financave Ministria e Forcës së Sigurisë M. për Komunitete dhe Kthim M. e Kulturës, Rinisë dhe Sportit M. e Punës dhe Mirëqenies Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Jashtme Ministria e Shëndetësisë Ministria e Infrastrukturës Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Ministria e Zhvillimit Ekonomik Ambasada e KS në Uashington Ambasada e KS në Berlin Ambasada e KS në Tiranë Ambasada e KS në Lubljanë Ambasada e KS në Zabreb Ambasada e KS në Paris Ambasada e KS në Londër Ambasada e KS në Hagë Ambasada e KS në Bernë Ambasada e KS në Stokholm Ambasada e KS në Vjenë Ambasada e KS në Romë Ambasada e KS në Bruksel Ambasada e KS në Shkup

UFO shëtitet në rrugët e Rusisë (Video)

                   Kjo video shfaq momentin kur një UFO kalon nëpër një rrugë në një zonë industriale në Rusi. Videoja e gjatë 44 sekonda, e publikuar në YouTube, shfaq një objekt të bardhë që fluturon në zonën industriale të Prokopyevskyt, Rusi. Klipi është shikuar më shumë se 30 mijë herë dhe ka më shumë se 56 komente nga Ufologët, që kanë tentuar të sqarojnë fenomenin e çuditshëm. Një postues i njohur me emrin Russell Davis nga Anglia ka thënë se një gjë të ngjashme e sheh 12 herë në ditë në qytetin e tij Shrewsbury. “Ata dalin natën që t’i shmangen ushtrisë dhe kontrolleve të shumta”, ka komentuar ai. “Këta janë jashtëtokësorë të vegjël që dërgohen nga një anije më e madhe. Ata monitorojnë emocionet dhe sjelljet e njerëzimit”, ka shkruar Davis. Burimi: Gazeta Express

Ja me çfarë mishi bëhet qebapi

                Qeveria britanike është e shqetësuar lidhur me qebapin, sepse ai bëhet prej mishit të kafshëve, i cili nuk përdoret për konsum, si qentë dhe macet. Disa studime të kryera nga Agjencia e Standardeve Ushqimore (“Food Standards Agency”) dhe organizata të tjera të konsumit në Angli, kanë përcaktuar se qebapi që është duke u shitur në vend, nuk ka gjithmonë vetëm mish qengji, por edhe mish me origjinë të panjohur. Një sondazh i kryer tregoi se nga 60 qebape që shërbenin si qebap qengji, 17 prej tyre janë bërë nga përzierja e llojeve të tjera të mishit, ndërsa 5 prej tyre përmbanin lëndë të paidentifikuara. Zëvendësministri i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Clegg, ka komentuar se autoritetet shëndetësore duhet të fillojnë të punojnë për këtë, ndërsa qeveria ka nisur një procedurë zyrtare të analizave për të eksploruar. Përveç cilësisë së dyshimtë të mishit të përdorur, autorët e studimit paralajmërojnë se qebapi në përgjithësi është një produkt jo i shënd

Si na e shkurton jetën kompjuteri dhe pajisjet elektronike?

Puna e gjatë para kompjuterit dhe pajisjeve tjera elektronike, ekranet e të cilave emetojnë dritë të kaltër, mund të shkaktojë dëmtime afatgjata të shikimit dhe pagjumësi, tregojnë studimet. Rezultatet e disa studimeve britanike kanë nxjerrë në pah se 6 nga 10 persona të moshuar nuk flenë mjaftueshëm si rezultat i punës me paisje elektronike. Gjumi i pamjaftueshëm, nën shtatë orë në 24orë, te të moshuarit, shton rrezikun për obezitet, atak kardiak, diabet dhe kancer. “Drita e kaltër e atyre pajisjeve nxit prodhimin e melatoninës, një hormon i cili ndikon në gjumë, ndaj është e rëndësishme t’i shmangni ato para fjetjes”, thotë Richard Wiseman, nga Unvierstieti Hertfordshire. Po ashtu, rrezet blu-violetë janë shumë të rrezikshme dhe toksike për syrin dhe dëmtimi është edhe më i madh nëse ju shikoni pa mbyllur sytë shpesh dhe pa u shkëputur kohë pas kohe nga ekrani. Ekspertët thonë se drita blu-violet prish strukturën e gjumit dhe ndikon në gjendjen shpirtërore. Gjys

15 romanet më të mira evropiane

                        E përditshmja britanike, “The Telegraph” ka publikuar një listë me titujt e 15 romaneve më të mira evropiane. E përditshmja britanike, “The Telegraph” ka publikuar një listë me tituj romanesh evropianë, që sipas saj, janë më të mirët. Fillimisht, kjo e përditshme kishe publikuar një listë anglosaksone me romanet më të mira të Amerikës Veriore dhe një listë tjetër me tituj britanik e irlandez. Pas kësaj, është publikuar edhe një listë tjetër me romanet më të mirë të Amerikës Jugore të cilat kanë pushtuar botën. Ndërsa lista e fundit përbëhet nga tituj romanesh evropianë dhe rus. Sipas “The Telegraph” 15 romanet më të mira evropiane dhe ruse janë këto: 1. “Procesi” (1925) – Franc Kafka, 2. “If This Is a Man” (Nëse ky është njeri) (1947) - Primo Levi, 3. ” Life A User's Manual” (Jeta: Udhëzime për përdorim) (1978) - Georges Perec, 4. “Don Kishoti i Mançës” (1605, 1615) - Miguel de Servantes, 5. “Confessions” (Rrëfimi) (1782) - Jean-Jacques Rousseau

Paguhen shtrenjtë disa, vetëm që nesër të shtrenjtit t’i nënçmojnë

Të kërkojnë punim profesional dhe ta bëjnë me dije se punimi në fjalë nuk paguhet fare. Ndërsa për një mënjamin të vockël të gërvishjes në këpucë, këpuctari të kërkon të holla. Për një avari të thjeshtë në makinë, automekaniku të kërkon të paguash. Të mos flasim për ushqim. Nuk ka ushqim falas. Po ashtu kënga paguhet, paçka se teksti mund të jetë pa asnjë grimcë urtësie dhe këngëtari të jetë vetëm me dy ditë s hkollë, ditë të mjaftueshme sa ta dinte se si duket godina e shkollës përbrenda. Ndërsa vetëm arti dhe shkenca në kohën e sodit dalin të jenë falas, ndërsa punonjësit e këtyre fushave falanik të lodhur. Si rrjedhojë e kësaj dukurie, sot shumë intelektual i sheh të ngërdheshëm pranë atyre që kanë para, por jo edhe dituri e moral. Unë nuk jam i mendimit që dituria dhe urtësia duhen të komercializohen, sepse pikërisht kjo kohë do të ishte edhe varrimi i diturisë dhe i urtësisë, porse unë jam që punonjësit e shkencës dhe të artit të mos përbuzen gjer në këtë masë,

Shkrimtarët janë sikurse bletat

Shkrimtarët janë sikurse bletat. Ata gjithkah të ecin mbledhin nektarin dhe polenin e luleve dhe pastaj japin mjaltë. Në shtratin e kësaj metafore, lulet janë njerëzit, kurse nektari dhe poleni janë sjelljet e tyre. Ndërsa mjalti paraqet shkrimet e tyre! Burimi: Iljasa Salihu  

Nuk ishte vetëm, por ndihej i vetmuar

Nuk ishte vetëm, por ndihej i vetmuar. Kohë më parë, njerëzit i shikonte vetëm si interes material, ndërsa në kohën kur njerëzit kishin filluar ta shihnin me të njëjtën dioptri, atëherë kishte kuptuar se sa i vetmuar gjendej në atë mjedis përplot njerëz! Burimi: Iljasa Salihu  

E dashura ose i dashuri duhet ta ndiejnë afshin e dashurisë

E dashura ose i dashuri duhet ta ndiejnë afshin e dashurisë dhe jo të mundohen me çdo kusht ta kuptojnë masën e saktë të dashurisë. Sado të dish të flasësh dhe të shkruash bukur, pastër e pasur dhe të kesh një ujanë të tërë me fjalë, sërish nuk mund t’ia shprehësh dashurinë asaj apo atij që me loçkë të zemrës e dashuron. Andaj ajo ndihet, shprehet me ndjenja, me sjellje të mirë, ndërsa fjalët janë vetëm një argument i pamjaftueshmërisë për t’ia shprehur të dashurit (burrit) apo të dashurës (gruas) zjarrin e dashurisë! Burimi: Iljasa Salihu  

Dikur ishim në barkun e nënës. Një ditë do të jemi në...

Dikur ishim në barkun e nënës. Një ditë do të jemi në barkun e tokës. Ashtu siç kohë më parë e braktisëm barkun e nënës, ngjashëm një ditë do ta braktisim edhe barkun e tokës. Si janë të lidhura sendet, lehtë mund të kuptohen, mjafton vetëm pak ta shpërpushim prushin në mendje! Burimi: Iljasa Salihu  

Çka është aplikimi parenteral?

Çka është aplikimi parenteral? Kur bari gjatë hyrjes së parë në qarkullim e menjanon qarkullimin portal, dhe përgjithesisht ka veprim më të shpejt , mirëpo përdoret edhe për t’i ikur aciditetit të lukthit dhe enzimeve të TGI

Ta thyejm idhullin e epshit

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, ka thënë: "Secili njeri e ka një idhull në zemrën e tij, në përputhje me epshin e tij. Andaj atë duhet thyer fillimisht". "Reudetul-Muhibin", fq. 482 Burimi: Bekir Halimi  

Komuna e Hanit të Elezit “digjitalizon” arsimtarët

               Komuna e Hanit të Elezit, për secilën klasë në shkollat e kësaj komune, ka siguruar nga një projektor dhe nga një ditar elektronik. Gjithashtu, tashmë e dy vite, punëtorëve të cilët paguhen nga buxheti shtetëror, iu ka siguruar nga një telefon falas, sim kartelë dhe mbushje prej tri eurosh, për çdo muaj. I pari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thënë për Telegrafin se komuna i ka kushtuar rëndësi të madhe arsimit. “Secila klasë ka projektor, secili arsimtarë ka në shfrytëzim një laptop. Madje, në shkollat tona kemi ditarë elektronik. Prindërit tash nga shtëpitë e tyre mund t’i shohin rezultatet e fëmijëve të tyre”, ka thënë Suma për Telegrafin. Ndryshe, Komuna e Hanit të Elezit, para disa muajve, ka vendosur që familjes së çdo të sapolinduri t’ia ndajë nga 100 euro. Burimi: Telegrafi  

Apel për ndihmë...

→ SHPËRNDAJE SE NUK TË DHEMB DORA ← #Ndoshta ti beshesh Shkaktar qe te gjendet nje Fondacion ! __________________________________ Apel për ndihmë një vëllait to në musliman! Avdull Ferati i lindur me 25 shkurt 1990 nga fshati Bare komuna e Mitrovicës ka probleme serioze me shëndetin. Arsyeja është sepse ka pasur një aksident nga i cili ka të lenduar 2 unaza të qafes.Dhe pas ktijë aksidenti ka mbetur i pa levizshëm. Familja e tij 9 anëtarëshe ka hargjuar deri tani pothuajse gjithë pasurinë për hserime dhe përgatitje të analizave te ndryshme,mirpo vazhdimi i mjekimit te djalit te tyre Avdullit është i papërballueshëm për këtë familje. Avdullllin është duke e ndihmuar sipas mundësive i gjithë fshati ku ai është lindur,ndërsa nevoja për dorën humane të njërëzve të mirë është e mirëseardhur në këto momente për shërimin dhe mjekimin e tij. Për të gjithë njerëzitë humanë dhe ata të vullnetit të mirë, që çmojnë jetën dhe vlerën e një të riu 22-vjeçar,familja e tijë

E rrallë/ Avni Rustemi, i rrahur dhe torturuar pas atentatit

E rrallë/ Avni Rustemi, i rrahur dhe torturuar pas atentatit   Gazeta e njohur franceze “LE MIROIR” më datë 20 qërshor 1920 publikon një fotografi të panjohur deri me sot të Avni Rustemit, ku ai shihet i torturuar barbarisht nga policia franceze, pasi kishte kryer atentatin ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris në vitin 1920. Megjithatë Avni Rrustemi u lirua pas vetëm 6 muajve.   Burimi: Indeks Online  

Vijat e Nazca më të vjetrat? Në Peru ka 3 shekuj më antike!

                        Thyhet rekordi i antikitetit, pas zbulimit të bërë nga Charls Stanish i departamentit të Antropologjisë në Universitetin e Kalifornisë. Është thyer rekordi i antikitetit të dizenjimeve gjigante të gjurmuara në terren e që deri më sot i takonte qytetërimit peruan të Nazca. Një grup ndërkombëtar kërkimi, i udhëhequr nga Charls Stanish i departamentit të Antropologjisë në Universitetin e Kalifornisë, ka zbuluar pista të quajtura gjeoglife, që rezultojnë të jenë më të vjetra prej të paktën tre shekujsh. Zbulimi është publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave Amerikane, "Pnas". Gjeoglifet janë pikasur në lëndinën e Chinchas në bregun jugor të Perusë dhe duket se janë të periudhës së qytetërimit Paracas, mes viteve 800-1000 para Krishtit. Kërkimet arkeologjike kanë sjellë në dritë 5 grumbuj gurësh ceremonialë në formë ovale, nga të cilat rrezatojnë 71 linja mijëra metra të gjata, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 40 kilometra katrorë. Të gjithë li

Zbulohet dinozauri hundëgjatë “Pinokio”

                         Dinozauri e ka marrë nofkën Pinokio – për shkak të hundës së tij të gjatë – kurse është zbuluar nga shkencëtarët të cilët thonë se i takon familjes së dinozaurëve Tyrannosaurus. Një dinozaur komik hundëgjatë ka marrë nofkën Pinokio pasi që është zbuluar nga shkencëtarët, e të cilët thonë se ai i takon familjes së njëjtë të Tyrannosaurëve. Ekspertët thonë se tyrannosauri me hundë të gjatë është po aq mishngrënës dhe vrasës si dinozaurët e tjerë pavarësisht pamjes së tij më të vogël. Mbetjet e këtij lloji janë gjetur afër qytetit Ganzhou në Kinën Jugore. Hulumtuesit besojnë që shtaza, e cila ka pasur bisht dhe ka jetuar në Tokë 66 milion vjet më parë, ishte një mishngrënës i frikshëm kurse jetoj në Azi gjatë periudhës së Cretaceous. Eshtrat ishin zbuluar nga punëtoret e një firme ndërtimore të cilët i dërguan ato në muzeun lokal. Ekspertët nga Akademia e Shkencës dhe Gjeologjisë në Kinë dhe Universiteti i Edinburgh e kanë ekzaminuar mbetje

Krijesat e çuditshme në Fukushima

              Fukushima është vendi ku ne 11 mars te vitit 2011 si pasoje e një tërmeti nënujor, pasuar me një cunam të papare, u dëmtua në mënyrë të rrezikshme centrali bërthamor me të njëjtin emër. Kohet e fundit në ujërat që lagin këtë zone janë peshkuar në det disa lloj peshqish të cilët është me mirë të quhen krijesa të çuditshme ujore, për shkak të faktit se ato ngjajnë më shumë me një miksturë ndërmjet peshkaqenit, salmonit dhe ngjalave. Peshqit kanë një gjatësi trupi që shkon nga 10 deri ne 15 cm, dhe sipas specialisteve të fushës, më shumë gjasa janë pasoja të drejtpërdrejta të mutacioneve që mund të kenë ndodhur në vijim të tragjedisë nukleare të Fukushima-s. Burimi: Gazeta Express  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more