Skip to main content

Paguhen shtrenjtë disa, vetëm që nesër të shtrenjtit t’i nënçmojnë


Të kërkojnë punim profesional dhe ta bëjnë me dije se punimi në fjalë nuk paguhet fare. Ndërsa për një mënjamin të vockël të gërvishjes në këpucë, këpuctari të kërkon të holla. Për një avari të thjeshtë në makinë, automekaniku të kërkon të paguash. Të mos flasim për ushqim. Nuk ka ushqim falas. Po ashtu kënga paguhet, paçka se teksti mund të jetë pa asnjë grimcë urtësie dhe këngëtari të jetë vetëm me dy ditë shkollë, ditë të mjaftueshme sa ta dinte se si duket godina e shkollës përbrenda. Ndërsa vetëm arti dhe shkenca në kohën e sodit dalin të jenë falas, ndërsa punonjësit e këtyre fushave falanik të lodhur. Si rrjedhojë e kësaj dukurie, sot shumë intelektual i sheh të ngërdheshëm pranë atyre që kanë para, por jo edhe dituri e moral.
Unë nuk jam i mendimit që dituria dhe urtësia duhen të komercializohen, sepse pikërisht kjo kohë do të ishte edhe varrimi i diturisë dhe i urtësisë, porse unë jam që punonjësit e shkencës dhe të artit të mos përbuzen gjer në këtë masë, që netët e mbushura me lodhje të mundimshme, ku kihet për qëllim shprehja e gjërave të dobishme për njeriun dhe shoqërinë, lehtas po prej njerëzve kjo valë e mundimshme të merret falas!



Burimi:Iljasa Salihu
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more