Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shendetesi

Pse është i mirë lëngu i qershisë?

                                     Sipas përllogaritjeve, pagjumësia prek rreth 30% të popullsisë mbi moshën 65-vjeç dhe dëmton rëndë shëndetin. Pagjumësia lidhet me tensionin e lartë, diabetin dhe sklerozën. Kërkuesit shkencorë studiuan shtatë persona mbi moshën 65 vjeç që vuanin nga pagjumësia dhe i kërkuan të konsumonin lëng qershie dy herë në ditë përgjatë dy javëve. Më tej, këta persona u vëzhguan dhe u pa se gjumi i tyre u shtua mesatarisht me 90 minuta. Qershitë janë një burim natyral i melatoninës, një hormon që ndihmon rregullimin e ciklit të gjumit. Burimi: Indeks Online  

Kikirikët ndihmojnë të keni zemër të shëndetshme

                    Konsumimi i rregullt i kikirikëve është i rëndësishëm për të pasur një zemër të shëndetshme dhe për të pasur nivel të ulët të yndyrës në organizëm, tregojnë studimet. Një hulumtim i realizuar kohë më parë ka analizuar 53 persona obezë dhe është realizuar në dy faza. E para fazë ka qenë humbja e peshës trupore, e cila ka zgjatur 4 javë, ndërsa më pas është ndjekur faza e ruajtjes së peshës trupore për katër javë. Yndyrat e ngopura para fazës testuese kanë përbërë 7 për qind të vlerave energjetike të konsumuara. Personat më pas janë ndarë në dy grupe, te njëri grup acidet e ngopura yndyrore në ushqim janë zëvendësuar me karbohidrate, derisa te grupi tjetër janë zëvendësuar me acidet yndyrore të pangopura nga kikirikët, gjalpi dhe vaji i kikirikut. Gjatë fazës së ruajtjes së masës trupore, te personat të cilët kanë konsumuar dietë me pak përbërje yndyre, niveli i triglicerideve është rritur në vlerat e mëhershme, derisa në rastin e dietës tjetër,

Si e ndihmon ecja shëndetin?

                       Ecja në ritëm të lehtë është forma më e mirë e ushtrimeve aerobike, që këshillohet nga ekspertët për të përmirësuar dhe ruajtur shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Por çfarë në të vërtetë bën ecja? Duke qenë një stërvitje aerobike, rritja e nevojës për oksigjen (nga ajri) shton ritmin e zemrës tuaj dhe bën që ajo të jetë e gatshme të pompojë më shumë gjak gjatë një të rrahure dhe rrit qarkullimin e gjakut nëpër trupin tuaj. Kjo sjell më shumë oksigjen dhe lëndë në trurin tuaj dhe organet tjera të rëndësishme, rrit aftësitë e mushkërive për të thithur oksigjenin, ul shtypjen e gjakut dhe ndihmon reduktimin e yndyrave trupore. Ecja është gjithashtu një aktivitet i cili bart peshën trupore; ajo mban eshtrat tuaj të shëndetshëm duke i angazhuar muskujt dhe eshtrat kundër gravitetit. Nga kjo kuptohet se ecja ndihmon edhe në uljen e rrezikut nga osteoporoza dhe frakturat e eshtrave.  Burimi: Indeks Online

Konsumoni banane me pika të errëta

                                   Paraqitja e pikave të errëta është shenjë se ajo është pjekur tepër, por ekziston edhe një arsye për shkak të së cilës do të duhej t’i konsumoni bananet e tilla. Njollat e errëta në banane zakonisht konsiderohen si shenja që bananja më nuk është e mirë dhe e shijshme. Megjithatë, e vërteta është krejtësisht më ndryshe: studimet zbulojnë që njollat e errëta në banane përmbajnë faktorin e nekrozës së tumorit (FNT). FNT-ja ka aftësinë që të luftojë kundër qelizave anormale në organizëm, e me vetë këtë vjen edhe deri te përmirësimi i sistemit të imunitetit. Për fat të keq, konsumimi i bananeve me njolla të errëta nuk u rekomandohet atyre që vuajnë nga diabeti, ndërsa niveli i mikronutrienteve nuk është aq i lartë si te bananet me ngjyrë të verdhë. Në përgjithësi bananet përmbajnë vitamina B6 dhe C si dhe kalium, janë të pasura me fibra dhe sheqer natyral. Një banane e madhësisë mesatare përmban 105 kalori dhe është shumë e mirë

Nëse në kuzhinën tuaj keni xhenxhefil...

Nëse në kuzhinën tuaj keni xhenxhefil, lukthi juaj do t’ju thotë më shumë se falënderit. Ajo përveç se ndikon në disponim dhe zvogëlon stresin, është i njohur edhe si melhem për lukthin dhe zorrët dhe është i njohur edhe si ilaç kundër gripit, të ftohtit, mundimeve, e përmirëson qarkullimin dhe e shton imunitetin. Nëse pini çaj nga xhenxhefili do ta pastroni organizmin nga shtresat që mblidhen në trupin tuaj. Përbërja e çajit: 4 gota ujë 2 pjesë nga rrënjët taze të xhenxhefilit (5 cm trashësi) Shtesa sipas dëshirës: mjaltë dhe një pjesë limon. Qërojeni rrënjën e xhenxhefilit dhe copëtojeni në disa pjesë të holla. Vendosni në ujin e nxehtë dhe leni në zjarr të ulët rreth 15-20 min. Pastaj kullojeni çajin dhe shtoni mjaltë ose limon sipas dëshirës. Burimi: Bekir Halimi  

Ekstrakti nga çaji i gjelbër shkrin kilogramët

  Një studimi i publikuar në revistën European Journal of Clinical Nutrition , ofron të dhëna se EGCG mund të shtojë oksidimin e yndyrave te meshkujt, më së largëti dy orë pas konsumimit të ushqimit. Në studim janë përfshirë 10 meshkuj me mbipeshë, te të cilët është matur oksidimi i yndyrave gjatë marrjes së 300 mg EGCG, pastaj 200 mg kafeinë, si edhe te kombinimi i të dyjave. Rezultatet kanë treguar se ekstrakti EGCG nga çaji i gjelbër shton oksidimin e yndyrave, ngjashëm sikurse kafeina, ndërsa nëse këto merren së bashku, atëherë oksidimi rritet për 50%. Ky është një studim më shumë që tregon se çaji i gjelbër ka efekt të dobishëm në kontrollimin e masës trupore dhe parandalimin e sëmundjeve të lidhura me mbipeshën.

Çaji i Gjelbër – 8 Dobi Shëndetësore që duhet ti dini

                                   Çaji i gjelber – ky çaj mund të ndihmoj duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i imunitetit. Unë preferoj të përdorë barna popullore në vend se të marr medikamente, e kjo është edhe arsyeja pse kam dashur të mësoj më shumë rreth dobive shëndetësore të cajit jeshil dhe të ndajë ato me ju. Caji i gjelber ka një mori antioksidues të ndryshëm kështu që kur ta pish ju do të përfitoni nga dobit e ndryshme shëndetësore për të cilat do të flasim më poshtë. 1. Çaji i Gjelber Zvogëlon Rrezikun e Kancerit Deri më tani janë bërë studime të ndryshme në cajin jeshil dhe kancer dhe është vërtetuar se EGCG që gjendet në caji jeshil rregullon dhe stopon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin. Të pish vetëm dy gota në ditë të këtij caji jeshil të mrekullueshëm ju do të zvogëloni rrezikun e kancerit të mushkërive për 18%. Është një hap shumë i lehtë i parandalimit të kanceri, pse të mos përfitosh? 2. Çaji i Gjelber Lehtëso

Tema shëndetësore dhe mjekësore

Tema shëndetësore dhe mjekësore Kliko mbi titullin qe ju intereson Ushqimi dhe insuficienca kronike renale Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës Ushqimi tek personat e sëmurë nga sulmi në tru Ushqimi dhe personat e sëmurë me giht Vitamina E Vitamina B1 ose tiamina Vitamina C ose acidi askorbik   Niacina ose acidi nikotinik ose vitamina B3 Vitamina B12 apo ciankobalamina Vitamina B6 Vitamina B2 ose riboflavina Acidi folik Vitaminat Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë Ushqimi dietal Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit. Ushqimi për diabetikët Rëndësia dhe nevoja për njohjen e dhënjes së ndihmës së parë Demet e pirjes se duhanit Toksinat ne tymin e duhanit (efektet e katranit) Nikotino plasterat dhe vendosja e tyre Hapat e largimit apo lenjes se duhanit Ndalimi i duhanit ne disa vende te botes Lufta kunder pirjes se duhanit Te mirat e nderprerjes se duhanit Ndryshimet pas lenjes se duhanit Disa nga kancerogjenet qe permban duhani Çf

Era e keqe e gojes ,shkaqet dhe mjekimi

Çdo njeri gjatë jetës së tij të paktën një herë ka vuajtur nga një problem i tillë pra nga era e keqe e gojës që në mjekësi njihet si HALITOZIS. Kjo për arsye të ndryshme. Mendohet se rreth %50 e popullsisë vuan nga një problem i tillë. Në Amerikë gati 50% e meshkujve dhe rreth 60% e femrave përdorin spray (erëra të mira) të ndryshëm apo çamçakëza për ta parandaluar atë. NGA SE SHKAKTOHET ERA E GOJËS? Halitozis shkaktohet prej bakterieve të gojës të cilat prodhojnë sulfur hidrogjeni. Higjena e gojës për keto bakterie dhe për shumimin e tyre është shumë e rëndësishme. SA LLOJE ERËRASH KA? Ka tre lloje: erë fiziologjike, patologjike dhe psikologjike. Ç’ËSHTË ERA FIZIOLOGJIKE? Është ajo erë që ndihet gjatë urisë ose pas ngrënies së bukës. Shkaktar për këtë bëhen ushqimet e tilla si mishi i kuq, peshku, djathi dhe produktet e qumështit si pasoj e ndikimit mes këtyre ushqimeve dhe bakterieve. Gjithashtu edhe ushqimet si qepa, hudhra, që përmbajnë sulfur apo alkoo

Kapaku i syrit, paralajmërues i infarktit

Kapaku i syrit, paralajmërues i infarktit Një studim i fundit tregoi se të sëmurët të cilët kanë njolla të verdha të fryra (ksantelazma)në kapakët e syrit rrezikohen 48% herë më shumë nga një krizë kardiake. Sipas studiuesve në Danimarkë njollat e verdha, të fryra mbi kapakët e syve pasqyrojnë një risk të lartë të krizave kardiake dhe shfaqjes së sëmundjeve të tjera.  E krijuar zakonisht nga kolesteroli ksantelazma është shenjë e mbledhjes së yndyrave në një pjesë të trupit. Kardiologët mendojnë se simptomat e mësipërme do t’i ndihmojnë të përcaktojnë pacientët e rrezikuar nga infarktet. Ekipi studiues në spitalin Herley të Danimarkës ka filluar të ndjekë 12745 të sëmurë që në vitin 1970. Në fillim të studimit 4,4 % e të sëmurëve kishin ksantelazma.    Alarmi i verdhë tek sytë Pas 33 viteve 1872 të sëmurë kaluan kriza kardiale, 3699 të sëmurë u prekën nga sëmundjet e z

5 ushqimet më të mira për fuqizim të memories

5 ushqimet më të mira për fuqizim të memories Shperndaje

12 Ushqimet e trurit

  12 Ushqimet e trurit 1. Bajamet - rrisin e fluksit të gjakut në tru 2. Boronica- përmirëson të mësuarit dhe aftësitë motorike 3. Arrat -janë të pasura me omega-3 yndyrë 4. Lakër Brukseli – përmban triftofan e cila ne tru shndrrohet në seroten 5. Brokoli - ndihmon në funksionimin e trurit 6. Lulelakëra - ndihmon në pastrimin e mases se bardhë trurore 7. Xhenxhefili - ka veprim anti-inflamatorë ( kunder ndezjes) 8. Molla-ushqim për mendjen, trupin dhe emocionet 9. Shalqiri & Pjepri -objektivi; funksionet e trurit 10. Lakra - ndihmon në uljen e rrezikun nga kanceri i trurit, mushkërive dhe kancerit të prostatës 11. Marule - ndihmon në rritjen e fluksit të gjakut në tru 12. Arrat e pishës-stimulojnë aktivitetin e trurit

Mbi trupin tone 14 njohuri të reja...

1.Hunda mbanë në mend 50 000 aroma. 2.Ashti më i vogël në trup është stapesi ose zyengjia, gjendet ne veshin e mesëm, gjatësia 2.794 mm. 3.Ashtu si majet e gishtirinjëve që janë unike, ashtu edhe sipërfaqja e gjuhës është unike për çdo njeri. 4.Një njeri mesatar humb rreth 20kg lëkurë brenda jetës. 5.Thoi i gishtit për 6 muaj rritet nga baza deri te maja e thoit. 6.Eshtrat e gjatë janë më të fortë se sa betoni. 7.Me energjinë që e shfrytëzon truri mund të ndriçohet një poç 25 watt. 8.Zemra prodhon presion për ta hudhur gjakun 9.1 mm. 9.Lukthi juaj riepitelizohet në çdo 3-4 ditë, dhe nëse nuk ndodh kjo acidet e forta që e tretin ushqimin do të tretin edhe lukthin. 10.Zorrët e holla janë të gjata rreth 7m. 11.Trupi ynë ka mbi 650 muskuj . 12.Fëshikëza e urinës e mbushur plotë është përafërisht sa topi i soft ball-it. 13.Për inç katrorë në lëkurën e njeriut ka në përbërjen e saj 6 m enë gjaku. 14. Në dyja këmbët ndodhen 500 000 gjëndra të djersës. Përktheu dhe përshtat

Sëmundja e Udhëtimit !

Semundja e Udhetimit ! Çdokujt qe ka udhetuar me automjet, anije apo aeroplan, mund ti kete ndodhur te kete kaluar gjendjen e semundjes se udhetimit (kinetozes). Simptomat e saj jane kryesisht te perzierat, debulesa, marrje mendsh, te vjella, te cilat mund te shfaqen me tendenca te moderuara deri raskapitese. Semundja e udhetimit eshte nje gjendje konflikti midis perceptimit vizual dhe perceptimit vestibular te levizjes. Syte, qe shohin nga dritarja, perceptojne levizjen, por shqisa vestibulare percepton prehjen (ne rruge te drejte), ose anasjelltas syte perceptojne prehje kur shohin brenda makines, kurse shqisa vestibulare percepton levizje (gjate kthesave) duke sjelle keshtu peshtjellim te informacionit ne tru, i cili nga ana e tij e interpreton si halucinacion te ardhur nga helmimi e menjehere aktivizon qendrat e te vjellit. Semundja e udhetimit, ndalon menjehere sapo ndalet levizja e mjetit, dhe me udhetimet e shpeshta moderohet deri ne mosperseritje. Nese ndjeni qe po ju shfaqen

Si të evitoni sëmundjet e veshkave

VESHKAT Si të evitoni sëmundjet e veshkave: -Evitoni kripën e tepërt. -Pini sa më shumë lëngje. -Konsumoni çaj nga trëndafili i egër. -Konsumoni lëng kumbulle. -Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë Burimi : Mjekesia Islame

Manaferra ndikon si aspirinë

Manaferra është e pasur me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, me thartinë organike, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh. Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore. Përmban thartinë saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit. Kjo pemë ndikon pozitivisht edhe në të parët, forcon imunitetin, ndërkaq është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e rekomandojnë për zbutjen e hemorroideve. Manaferrat e freskëta janë më të shijshme me pak mjaltë apo sheqer.

Çka është lemza ?

Lemza eshte nje levizje frymemarrje spastike, e karakterizuar nga nje tkurrje e vazhdueshme e diafragmes qe shoqerohet me nje mbyllje te menjehershme dhe te pjesshme e glotes. Me pak fjale, eshte nje levizje e pavullnetshme e muskulit te diafragmes, muskuli qe ndan kraharorin nga barku dhe pergjegjes per 50% te frymemarrjes se qete. Kur tkurret, shkakton nje zgjerim (vertikal) te kafazit te kraharorit dhe frymemarrje, mbyllja e pjesshme e glotes ben pjese ne nje refleks te nderlikuar qe ndalon, normalisht, thithjen e ushqimit ose ujit ne mushkeri gjate percjelljes se ushqimit. qka eshte lemza,cka eshte lemza,cfare eshte lemza,pse shfaqet lemza,pse paraqitet lemza,shkaku i lemzes,shkaqet e lemzes

Si të parandalohet rënia e flokëve ?

Për të parandaluar rënien e flokëve ju duhet të:  Kontrolloni stresin.   Mbani një dietë të shëndetshme.   Pini të paktën 2 kilogramë ujë në ditë.   Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat , proteinat dhe mineralet e nevojshme.   Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me ato vajore.   Evitoni ushqimet e skuqura. renia e flokeve dhe parandalimi i renies,ndalja e renies se flokeve,floket dhe renia e tyre,pse bien floket,floket

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more